Aktualitet

Denoncimi/ Shkarkohen menjëherë nga detyra 2 punonjës të Shërbimit Onkologjik në QSUT

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka pezulluar dhe shkarkuar menjëherë nga detyra 2 punonjës të Shërbimit Onkologjik pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, shtetasit me iniciale P.Ç dhe E.H., dhe e ka dërguar çështjen për ndjekje s në organet kompetente, pas denoncimit në një emisionin investigativ.

Sipas ministres Ogerta Manastirliu, reagimi vjen i menjëhershëm pasi “jemi në krahun e çdo qytetari që denoncon”.

“Kushdo që shkel ligjin dhe rregullat, baltos punën e një komuniteti profesionistësh, mjekësh dhe infermierësh si dhe dëmton raportin e besimit mjek-pacient, do të marrë ndërshkimin e merituar”, tha Manastirliu. Sipas saj, askush në sistemin shëndetësor publik nuk duhet të shpërdorojë detyrën dhe besimin e dhënë për t’u shërbyer qytetarëve.

“Po investojmë e punojmë çdo ditë për sistemin tonë shëndetësor. Po investojmë në përmirësimin e kushteve të punës, në rritjen e pagave për personelin mjekësor, në teknologji e pajisje, që të garantojmë për qytetarët e pacientët kujdes shendetësor cilësor”, shtoi ministrja, duke theksuar se raste si ky jo vetëm turpërojnë armatën e mjekëve dhe infermierëve të nderuar, që punojnë e sakrifikojnë ditë e natë per t’u kujdesur për ju, por dhe pengojnë përmiresimin e sistemit.

“Ndaj, asnjë hezitim për të denoncuar”, përfundoi Manastirliu.

Emisioni “Stop” ka denoncuar mbrëmjen e sotme pagesa nën dorë të marra nga dy shtetasit për të mundësuar hyrjen pa radhë në pavionin onkologjik dhe për të bërë rreze. atsh

Denoncimi/ Shkarkohen menjëherë nga detyra 2 punonjës të Shërbimit Onkologjik në QSUT Read More »

Ministrja Xhaçka ndërpret vizitën në Itali, niset drejt Letonisë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka ndërprerë vizitën e saj në Itali, duke u nisur menjëherë për Letoni, për shkak të ngjarjes së ndodhur sot, ku nëntetarja Zarife Muharrem Hasanaj humbi jetën gjatë një operacioni ushtarak.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se për shkak të ngjarjes në Letoni, ministrja Xhaçka ndërpreu vizitën zyrtare në Itali dhe do të udhëtojë drejt Rigës për të vizituar dy efektivët e plagosur dhe për të takuar kontingjentin shqiptar atje.

Major Tanushi dhe rreshteri Kapaj janë nën kujdesin maksimal të mjekëve, në bazën Camp Adazi, në Letoni. /atsh

Ministrja Xhaçka ndërpret vizitën në Itali, niset drejt Letonisë Read More »

Horoskopi për sot, e martë 7 maj 2019

Dashi

Parashikohet një ditë interesante, gjatë së cilës mund të arrini një synim që i keni vendosur vetes. Megjithatë për shkak të ndikimit të Saturnit, duhet thënë se nuk do të mungojnë as pengesat. Në dashuri duhet të ndiqni rrugën e drejtë, pasi në të kundërt do të rrezikoni shumë.

Demi

Po mundoheni që të rinovoni energjinë tuaj, në sajë të ndikimit të favorshëm të yjeve. Dikush ka zgjedhur një rrugëtim të ri lidhur me studimet apo me ndryshimin e punës. Mund të ketë edhe ndonjë ndryshim, për shkak të një problemi shëndetësor. Parashikohet një ditë e cila do ju gjejë të karikuar me energji dhe gati për të arritur synime që i keni vendosur vetes. Dashuria parashikohet të marrë qendrën e vëmendjes deri të enjten.

Binjakët

Gjithë ata persona që kanë një problem ligjor, kjo ditë do i gjejë të tensionuar dhe nervoz. Bëni durim, pasi zgjidhja nuk do të jetë e afërt. Duhet thënë se do të ketë një rizgjim sa i takon dashurisë. Po ashtu duhet të tregoheni më të gatshëm lidhur me takime të reja.

Gaforrja

Nuk do të jetë një ditë e lehtë, pasi Saturni do të ketë ndikim të kundërt dhe nuk do i kënaqë pritshmëritë tuaja lidhur me një rinovim kontrate. Nga ana tjetër, duhet ta shfrytëzoni këtë javë sa më mirë, pasi ndikimi pozitiv i Mërkurit, do ju dhurojë më shumë optimizëm.

Luani

Po jetoni një fazë shumë të veçantë në jetën tuaj. Në sferën profesionale nuk do e keni të lehtë që të bëni gjithë sa dëshironi. Duhet të tregoheni të kujdesshëm lidhur me çështjet financiare, pasi e keni punën pisk. Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe do ju dhurojë emocione të bukura. Nëse dikush nuk ju përgjigjet ndjenjave tuaja, hiqni dorë.

Virgjëresha

Do të jeni shumë të ngarkuar psikologjikisht dhe me gjasë nuk do i kapni të gjitha mundësitë të cilat do t’iu ofrohen, pasi ju takon juve që të hidhni hapin e parë. Yjet nuk do të kenë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj dhe nuk udhëzojnë rrugë të mirë për të ndjekur dhe vepruar. Nëse jeni në pritje të një lajmi, duhet të qartësoni synimin tuaj.

Peshorja

Kush nga të lindurit e kësaj shenje qysh prej fundit të muajit prill ka pasur probleme në punë dhe dashuri, tashmë do të ndihen më të shkëputur prej tyre. Do të duhet shumë durim për të kaluar këtë fazë kritike.

Akrepi

Historitë e dashurisë që tërhiqen zvarrë prej kohësh, mund të hasin në të papritura. Bëni mirë që të prisni degët e thara dhe të vazhdoni përpara. Në sferën profesionale duhen bërë disa zgjedhje, edhe pse mund të jenë drastike. Nëse keni një veprimtari të pavarur, mund të vendosni që të ndryshoni rrugë dhe t’iu përkushtoheni sektorëve të rinj.

Shigjetari

Sipas horoskopit të Paolo Fox, të lindurit e kësaj shenje do të ndjejnë nevojën për tu përmirësuar dhe do të ndihen nën tension. Nëse po përjetoni një fazë të komplikuar në dashuri, duhet të mundoheni të qartësoheni me veten, pasi fundjava do të sjellë përmirësim.

Bricjapi

Personat që kanë kaluar një krizë të fortë në punë apo në dashuri, tashmë do të mund të përfitojnë nga ndikimi pozitiv i Mërkurit. Nëse gjërat kanë shkuar keq në të kaluarën, tashmë duhet të mundoheni që gjërat të ecni më mirë. Këshillohet që të braktisni rrugët që nuk ju kanë çuar askund, për të ndjekur strategji të reja.

Ujori

Për të lindurit e kësaj shenje është e rëndësishme që të gjendet autonomia, edhe pse mund të ketë disa situata të parehatshme. Do të hasni në pengesa të papritura dhe luhatje në raportin në çift. Yjet këshillojnë që të mos reagoni pa u menduar mirë.

Peshqit

Do të jetë një e martë e cila do ju gjejë në siklet. Kush ka përjetuar një krizë në pjesën e parë të vitit, do e gjejë veten të bllokuar për shkak se nuk shkëputet dot nga e kaluara. Edhe çiftet e konsoliduara duhet të bëjnë një sqarim thelbësor, për të vijuar në një rrugë të re. Nëse keni vënë re një distancë nga njeriu i zemrës, ka ardhur momenti për të kërkuar shpjegime.

Horoskopi për sot, e martë 7 maj 2019 Read More »

Lajm i madh për ‘taramelen’

Mbrëmjen e sotme në “Piter Pan”, Alketa ftoi në emisionin themeluesin e “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdarin për të dhënë një lajm shumë të bukur për Xheison Baftin i njohur si Taramelja.

“Shtëpia e Xheisonit është gjetur. Është një shtëpi shumë e mirë, e madhe në zonën e Freskut në Tiranë. Së shpejti, do ta sjellim Xheisonin në Tiranë”, u shpreh Arbri.

“Më kanë emocionuar të gjithë studentët, ata që kanë dhuruar 2 dollarë, 5 dollarë.

Xheisoni është Piter Pani më i spikatur i këtij viti dhe këtë të gjithë ju e keni konfirmuar përmes mesazheve tuaja“, tha Alketa.

Moderatorja zbuloi se deri tani janë mbledhur 15 mijë euro nga 300 donatorë.

Lajm i madh për ‘taramelen’ Read More »

Ministri Çuçi: 300 mijë tonë produkte bujqësore të prodhuara në Shqipëri të eksportuara

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi ka theksuar se cilësia e produktit bujqësor shqiptar faktohet nga shifrat.

Gjatë një interviste për Report TV, ministri Çuçi ka theksuar se janë 300 mijë tonë produkte bujqësore të eksportuara, që janë prodhuar në serrat shqiptare.

Sipas tij, deklaratat e panikut që hidhen sot në treg janë të dëmshme për fermerin shqiptar. Çuçi tha se fermerët shqiptarë prodhojnë të njëjtin mall si për tregun vendas, ashtu edhe për atë të jashtëm.

“Në lidhje me kualitetin e produkteve shqiptare, mund t’u them vetëm një fakt: janë eksportuar rreth 300 mijë tonë produkte bujqësore dhe këto janë bërë në serrat shqiptare. Në fermë nuk prodhohet këtë parcelë do e bëj për Suedinë, dhe këtë për atë shqiptare. Nuk duhet të kemi panik dhe të ngremë alarme të kota, që të fusim konsumatorin shqiptar në panik, që çdo gjë që ha është me helm”, – tha Çuçi.

“Kemi struktura që kontrollojnë. Është i njëjti produkt që hanë edhe shqiptarët, edhe ata të jashtëm. Një përrallë që domatja ‘rritet brenda ditës’. Shkoni shihni që është e njëjta pikë grumbullimi për atë që e çon ushqimin në Suedi dhe atë që konsumohet në Shqipëri. Nuk e mohoj që ka raste të shkëputura me përqindje më të lartë të pesticideve nga sa është norma. Nuk duhet të krijohet perceptimi dhe përshtypja që çdo gjë është helm dhe është e pakontrolluar”, – tha Çuçi.

Sipas tij, s’ka asnjë serrë që mund të prodhojë brenda 24-orëve domate. Nëse vërtetohet kjo, ministri u shpreh se është gati të japë dorëheqjen. “Ka rreth 1500 hektarë serra legale në Shqipëri. Nëse ka një serrë që e “rrit domaten brenda ditës”, jap direkt dorëheqjen”, – tha Çuçi. /atsh

Ministri Çuçi: 300 mijë tonë produkte bujqësore të prodhuara në Shqipëri të eksportuara Read More »

“Feja në shoqëri – modeli shqiptar”, ekspozita që pasqyron bashkëjetesën tonë fetare

Ekspozita “Feja në shoqëri – modeli shqiptar” u çel sot për publikun në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Kjo ekspozitë sjell për publikun promovimin dhe kultivimin e vlerave të shquara dhe të dallueshme të shoqërisë shqiptare dhe bashkëjetesën në diversitetin fetar në paqe, harmoni dhe integritet.

Kjo ekspozitë e përgatitur me shumë kujdes nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
përbëhet nga 11 stenda me fotografi dhe dokumente të Arkivit Qendror Shtetëror ku pasqyrohet bashkëjetesa fetare në Shqipëri.

Në ceremoninë e hapjes të kësaj ekspozite ishin të pranishëm drejtuesit e komuniteteve fetare të Shqipërisë si dhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi.

”Bashkëjetesa jonë fetare ka rrënjë tepër të thella. At Gjergj Fishta shkruante se si të krishterë ashtu dhe muslimanë Shqipnin të gjithë e kanë. Papa Françesku ka folur me entuziazëm të madh për harmoninë mes besimeve tona duke theksuar se jemi një truall pjellor edhe për dialogun ndërfetar”, theksoi në fjalën e tij Imzot Frendo.

Kreu i komunitetit bektashi theksoi se ndante të njëjtën ide se veprimtari të tilla janë në dobi të zhvillimeve fetare, politike dhe morale për vendin tonë. Kjo tolerancë, që vendi ynë ka treguar prej vitesh, është një mrekulli shqiptare.

Pastor Doçi pasi bëri një përmbledhje të historikut të Ungjillorëve në vendin tonë tha se: “Të gjithë të krishterët bazohen tek një Ungjill i njëjtë. Ungjilli është një lajm dhe është pikërisht thelbi kyç i komunitetit tonë ungjillor. Ne jemi një produkt i konvertimit të lirë, falë kësaj vëllazërie ndërfetare”.

Kjo ekspozitë vjen si bashkëpunim i Institutit të Bashkëpunimit për Integrimin dhe Zhvillimin, Muzeu Historik Kombëtar, Komunitetet Fetare të Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Institucionet Ndërkombëtare dhe Shqiptare të Arsimit të Lartë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në mjediset e Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë deri më datë 8 maj. /atsh

“Feja në shoqëri – modeli shqiptar”, ekspozita që pasqyron bashkëjetesën tonë fetare Read More »

Përfunduara negociatat me 7 vende për pensionet e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit

Kryeministri Edi Rama theksoi se diplomacia shqiptare ka pasur dy shtylla në këto vite të qeverisë së tij, nevojën për dinamikë të re të politikës së jashtme dhe për rol të ri të Shqipërisë në rajon, dhe nga ana tjetër për ta bërë me eficient shërbimin për qytetarët.

Duke u ndalur në rëndësinë e aplikacionit “Ambasada Ime”, prezantuar pasditen e sotme, Rama theksoi se një nga sukseset e diplomacisë sot është mbyllja e negociatave për pensionet e qytetarëve shqiptarë me 7 vende.

“Mund ta themi me kokën lart, që qeveria jonë ka filluar dhe ka mbyllur negociatat me 7 vende për pensionet e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe po vazhdojmë negociatat me vendet e tjera, duke marrë parasysh vështirësitë e procesit me Italinë e Greqinë, ku ndodhen një numër i madh qytetarësh shqiptarë”, – theksoi Rama. /atsh

Përfunduara negociatat me 7 vende për pensionet e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit Read More »

Hapja e negociatave, Rama: Detyrat janë bërë, presim raportin e KE-së

Se çfarë do ndodhë në qershor, nuk e di askush, tha Kryeministri Edi Rama duke marrë fjalën sot në prezantimin e platformës “Ambasada Ime” në kuadër të Javës së Europës.

Por, theksoi si “ne me plot të drejtë bazuar në raportin e KE dhe këtë e kam për ata që e lidhin po ose jo, me atë që bën qeveria, përsëri duhet të presim ditën e përfundimit të zgjedhjeve europiane dhe do shohim se në ç’pozicion gjenden vendet anëtare në lidhje me këtë nevojë tonën”.

“Kjo është aq e vërtetë, sa Komisioni Europian vendosi ta nxjerrë raportin në 25 maj si asnjëherë tjetër, dhe kjo lidhet me zgjedhjet për Parlamentin Europian, që raporti të mos tundej për të bërë politikë me shqiptarët”, – nënvizoi Rama.

Kryeministri vijoi duke thënë se situata nuk ka lidhje me të qënit shqiptar. “Shqiptarët thjesht kanë radhën dhe jo se dikush ka ndonjë gjë me shqiptarët, siç nuk kanë pasur me bullgarët, që në fushatat e ndonjë vendi trajtoheshin si populli që tentoi të vriste Papën, apo me rumunët për të cilët u tha se ishin popull që hanin lejlekët”, – tha Rama.

“Në fund të ditës, ajo që kemi në dorë është të bëjmë detyrat tona. I kemi bërë dhe do vazhdojmë t’i bëjmë, jo se i kërkon KE apo që t’i bëjmë qejfin ndonjë vendi, edhe kjo shumë mirë është që të gjithë të mbeten të kënaqur që të mbështesin hapjen e dyerve, por se e kërkon e ardhmja e këtij vendi dhe fëmijëve tanë.

Një proces që na jep fuqi njohjeje, dijeje, shtetbërjeje që nuk na buron nga tradita se traditën nuk e kemi për të mësuar si bëhet një shtet funksional demokratik”, – theksoi Kryeministri.

Sipas tij, askush nuk e di faktikisht se çfarë do të vendoset në qershor. “Por, jam i bindur se ky është viti kur të gjitha rrethanat janë aty për të çelur negociatat, qoftë për arsye të nevojës krejt legjitime, proceduriale të një vendi për të shqyrtuar raportin e KE”, – tha Rama.

“Vjet, Shqipëria mori rekomandimin pozitiv pa kushte nga KE. KE është një makineri e një dimensioni të frikshëm për ne që e shohim nga Shqipëria e vogël, që financohet nga taksapaguesit europianë, në funksion të mbarëvajtjes së punës së Europës së Bashkuar dhe shteteve anëtare. Kush më mirë dhe ku më mirë sesa në procesin e qëmtimit të të gjitha problemeve, sfidave, rezultateve mund ta japë gjykimin për një vend sesa Komisioni Europian?” – tha ai.

“Ku gjendet tjetër një zyrë si ajo e KE në Tiranë, ku njerëzit e nisin dhe mbarojnë punën duke u marrë çdo ditë me çdo aspekt të ecurisë së punës në Shqipëri? Në cilin kryeqytet tjetër harxhohen para dhe energji për ta lexuar realitetin e fakteve të procesit të integrimit, si harxhohet nga Delegacioni këtu dhe nga ata në Bruksel?” – tha Rama.

“KE nga vlerësimi i kritereve objektive është i tëri një proces që kalon përmes filtrit skrupuloz të Komisionit, dhe kur KE thotë rekomandojmë hapjen e negociatave pa kushte, ka thënë se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat e shtëpisë në këtë fazë. Kontestimi mbi plotësimin e detyrave nuk lidhet më me kriteret objektive. Këtë e kam mësuar në rrugë të vështirë, po e kam detyrim ta ndaj me të gjithë”, – theksoi Rama.

Kryeministri shpjegoi se gjithmonë e më pak në vendimmarrjet për ne, nuk ndikon çka bëjmë ne për veten tonë, dhe gjithnjë e më shumë ndikon çka të tjerët gjykojnë lidhur me situatat e tyre”, – tha ai.

Natyrisht që Shqipëria, si çdo vend tjetër që është në prag të anëtarësimit, është larg të qënit një vend që anëtarësohet, por negociatat vlejnë për këtë, që një vend që çel negociatat, në procesin e negociimit, arrin të përmbushë të gjithë parametrat e nevojshëm të anëtarësimit. Ne e dimë si fakt që mosdhënia e po-së menjëherë qershorin e kaluar në bazë të rekomandimit lidhej me zgjedhjet europiane të këtij maji, dhe pyetja do ishte: Po ç’lidhje ka përmbushja e 5 prioriteteve me zgjedhjet për PE-në? Lidhja është politike, legjitime dhe e mirëqënë”, – tha Rama. /atsh

Hapja e negociatave, Rama: Detyrat janë bërë, presim raportin e KE-së Read More »