Aktualitet

Operacioni antidrogë “BISTRICA 2019”, shkon në 13 numri i të arrestuarve

Policia e Shtetit ka arrestuar shtetasin E.M., 37 vjeç, banues në Patos, si pjesëtar i grupit të strukturuar kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotike.

Dy ditë më parë Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë, finalizoi operacionin antidrogë të koduar “BISTRICA 2019”.

Në operacion u përfshinë Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Fier.

“Pas një hetimi proaktiv, përgjatë një harku kohor disa mujor, duke aplikuar metodat speciale të hetimit gjatë operacionit policor të koduar “BISTRICA 2019”, u arrestuan dhe u ndaluan 11 persona si dhe u sekuestruan 79 kg kanabis sativa, e fshehur në një automjet në vende të krijuara posaçërisht. Po gjatë operacionit, në kontrollet e ushtruara u sekuestruan edhe tri armë zjarri u vu në pranga një 52-vjeçar nga Mallakastra”, bën të ditur Policia e Shtetit.

Sipas policisë, më 5 prill të këtij viti në funksion të këtij procedimi penal në Kapshticë, u arrestua edhe një pjesëtar tjetër i këtij grupi kriminal, ku u sekuestrua rreth 68 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Gjithsej në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 145,6 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa; 3 armë zjarri dhe municion luftarak, 4 automjete të markave të ndryshme; një sasi vlerash monetare, 14 aparate celularë me kartat Sim të markave të ndryshme.

Nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky grup kriminal./atsh

Operacioni antidrogë “BISTRICA 2019”, shkon në 13 numri i të arrestuarve Read More »

Shqipëria destinacioni i 240 mijë turistëve të huaj vetëm në mars 2019

Rreth 240 mijë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në muajin mars të këtij viti.

Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili thekson se se “shifrat në rritje të turizmit në muajt e parë të 2019-s flasin për një vit turistik më të suksesshëm se paraardhësi”.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë shënuar 12% turistë të huaj më shumë se në mars 2018.

“Ndërsa gjatë 3-mujorit të parë të 2019 janë shënuar 2,8% vizitorë të huaj më shumë se në të njëtën periudhë të 2018”, shprehet Klosi.

Shtetasit e huaj që kanë vizituar më shumë Shqipërinë janë maqedonasit, grekët, polakët, zviceranët, spanjollët, amerikanët dhe gjermanët.

Shqipëria është shumë e pasur me bukuri natyrore, si peizazhet e bukura malore dhe bregdeti mahnitës, të cilat i gjejmë shpesh edhe në guidat e revistat më prestigjioze në botë. Por, përveç këtyre, një vend të veçantë po zë gjithnjë e më shumë turizmi kulturor, ku muzetë dhe kalatë e shumta anembanë Shqipërisë po tërheqin një numër përherë e më të madh vizitorësh vendas, por edhe të huaj.

Gjatë vitit 2018 Shqipëria u bë destinacioni turistik i 6 milionë turistëve, të cilët vizituan vendin tonë duke shijuar bukuritë natyrore, bregdetin, vendet e trashëgimisë, mikpritjen si dhe kulinarinë tradicionale. /atsh

Shqipëria destinacioni i 240 mijë turistëve të huaj vetëm në mars 2019 Read More »

Kryemadhi: Rama t’u jap shans shqiptarëve për zgjedhje të lira ndryshe zyra e tij pushtohet në sekondë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi duke iu afruar protestës i bëri thirrje Kryeministrit Rama që t’u japë shans shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme, ndryshe zyra e tij pushtohet në sekondë.

“Kam një mesazh për Edi Ramën që besoj nuk do jetë në zyrë, por me gjithë ata njerëz në shesh duhet të dijë se në një sekondë zyra e tij pushtohet, ndaj t’u japë shans shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme. Ai e di, që do të jetë më keq nëse ata i hyjnë në zyrë”, – u shpreh Kryemadhi.

“Nuk është akti final. Akti final vjen kur shqiptaret të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershëm. Është një proces që do të vazhdojë edhe për një periudhë kohe, të shkurtër dua të them. Avarësh për qytetarët, mediat duket e gjatë. Ajo që është shumë më e rëndësishme është sensibilizim. Çdo protestë që në bëjmë njerëzit shtohen dhe marrin pjesë më shume. Kjo tregon që ne jemi në rrugën e duhur”, tha ajo.

E pyetur nëse do të ketë surpriza sot në protestë, Kryemadhi tha se “surpriza janë ata qindi mijëra qytetarë që kanë vërshuar në bulevard. Opozita nuk është më pakicë. Ne duhet t’u japim qytetarëve shansi që të zgjedhin atë që duan, tu krijojmë mundësi për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Ajo gjithashtu u shpreh e bindur se zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë.

Kryemadhi dha edhe një mesazh për Policinë. “Kam një mesazh për të gjithë ata policë që janë të detyruar të vendosen përballë protestuesve dhe qytetarëve. I bëj thirrje protestuesve të mos konfrontohen me policët e thjeshtë. Por kam thirrje dhe për ata drejtues policie që kanë ndaluar në mënyrë të padrejtë qytetarët”.atsh

Kryemadhi: Rama t’u jap shans shqiptarëve për zgjedhje të lira ndryshe zyra e tij pushtohet në sekondë Read More »

Lleshaj: Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas veprimeve të dhunshme të mbështetësve të opozitës në protestën para Kryeministrisë, ku kanë qëlluar me bomba Molotov dhe mjete të tjera në drejtim të godinës së qeverisë.

“Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur”, shprehet Lleshaj.

“Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri”, tha Lleshaj. /atsh

Lleshaj: Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri Read More »

Bashkia Vlorë ul flamurin në gjysmështizë dhe anulon aktivitetet

Bashkia e Vlorës anuloi sot të gjitha eventet dhe aktivitetet e programuara për çeljen e sezonit turistik, në respekt të Dëshmores së Atdheut, Zarife Hasanaj.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, dita e premte, u shpall dite zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Muharrem Hasanaj, rënë në krye të detyrës gjatë misionit të saj jashtë vendit.

Bashkia e Vlorës si dhe institucionet e varësisë, sot e kanë ulur flamurin në gjysmë shtizë.

Homazhet dhe ceremonia shtetërore për Dëshmoren e Atdheut, nëntetare Zarife Hasanaj po zhvillohen sot në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë./atsh

Bashkia Vlorë ul flamurin në gjysmështizë dhe anulon aktivitetet Read More »

I jepet lamtumira nëntetares Zarife Hasanaj, Rama: Lavdi përjetë Dëshmores së Atdheut

Për nder të nëntetares Zarife Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë misionit të Forcave të Armatosura në Letoni, u zhvilluan sot homazhe në Pallatin e Kongreseve.

Në një ceremoni të veçantë, familjarë, të afërm, miq, kolegë dhe krerët më të lartë të shtetit nderuan kujtimin e saj duke shprehur edhe mbështetje ndaj familjes së Dëshmores së Atdheut, Zarife Hasanajt.

“Sot flamuri ynë kombëtar rri në gjysmë shtizë për të vajtuar në heshtjen e tij të përjetshme të parën vajzë në historinë e Forcave të Armatosura që ndahet nga jeta për shkak të detyrës, Zarife Hasanaj”. Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e zhvilluar për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Dëshmores së Atdheut, Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën gjatë misionit në Letoni.

“Vështirë sa s’thuhet të gjenden fjalët e lamtumirës për ushtaraken Zarife Hasanaj, që në vend se me fustanin e nusërisë në pragun e derës në krah të dhëndrit, prindërit po e përcjellin vajzën e tyre mbështjellë me flamurin kombëtar në krahët e shokëve të saj të Forcave të Armatosura, në praninë e dy motrave dhe vëllait të saj, që pranë prindërve dhe rrethit familjar, ndiejnë boshllëkun e pangushëllueshëm të një humbje pa kthim mes tyre”, tha Rama.

Kryeministri tha se “ne po e përcjellim Zarifen sot në praninë e shokëve dhe shoqeve të saj, lidhur në besën e atij flamuri që na jep nderin dhe emrin shqiptar, për të cilin Forcat e Armatosura të Republikës janë betuar të sakrifikojnë edhe jetën në mbrojtjen e atdheut dhe të amanetit që atdheu e ka të shkruar në pëlhurën kuqezi ku është mbështjellë trupi i dëshmores më të re”.

“Ju shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera si kryeministër i Shqipërisë, si qytetar i kësaj Republike dhe si prind e vëlla, prindërve, motrave, vëllait dhe gjithë të afërmve të vajzës, e cila tanimë i përket të gjithë atyre që ikën dhe do të vijnë në këtë botë me gjakun dhe me emrin shqiptar”, tha më tej Rama.

Vajza e mbështjellë me flamurin e atdheut, – vijoi Kryeministri, – është sot mishërim i tronditjes i së vërtetës së përditshme të besnikërisë ndaj atdheut, përkushtimit dhe sakrificës për atdheun të FA-së”.

Forcat e Armatosura, theksoi Kryeministri, janë një bashkësi burrash e grash, vajzash e djemsh, që jetojnë çdo ditë, çdo orë të ditës e natës me misionin që të na mbrojnë të gjithëve ne nga çdo kërcënim i jashtëm dhe të sigurojnë vendin dhe dinjitetin e merituar për Shqipërinë në bashkësinë e madhe të familjes së popujve të rreshtuar në anën e duhur të historisë, krah për krah me çdo sfidë dhe mision të NATO-s.

“I shohim pak mes nesh por edhe familjet e tyre pak i shohim e dëgjojmë në të përditshmen tonë. I admirojmë kur në ditët e vështira shfaqen pranë njerëzve në nevojë për ndihmë dhe luftojnë për të shpëtuar jetë njerëzish në operacione heroike shpëtimi. I falënderojmë në ditët e shënuara kur janë të rreshtuar përballë tribunës ceremoniale, por jo gjithmonë e mendojmë se teksa e përditshmja jonë vazhdon me punën, hallet, mërzinë dhe gëzimet e veta, ata vazhdojnë larg syve tanë të bëjnë çdo sekondë të njëjtën gjë, të njëjtën sakrificë, të njëjtën përpjekje të mundimshme, të përditshme për të na mbrojtur dhe për të siguruar vendin e dinjitetshëm të Shqipërisë në rreshtat e NATO-s”, tha Rama.

Duke vlerësuar efektivët e FA-së, Rama tha se “ata janë vajza e djem, burra e gra, që sot në këtë moment të dhimbshëm ta kujtojnë më shumë se asnjëherë fjalën që thotë se, ‘heroi është një njeri i zakonshëm që ka fuqinë të durojë dhe këmbëngulë përballë pengesave që të marrin frymën”.

Zarife Hasanaj, e mobilizuar në FA 11 vjet më parë, në vitin 2013 mori titullin oficere me gradën nëntetare.

“Nga gjithçka dëgjova më bëri përshtypje se kushdo që më tregoi për të përdori fjalën përpikmëri: me përpikmëri i përgjigjej detyrave, vepronte me përpikmëri. Nën flamurin kuqezi, Zarife Hasanaj do ta bëjë rrugëtimin e fundit për t’u ndalur përjetë në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Mbi kryet e saj ditë e natë për të gjitha motet do të jetë Nëna Shqipëri”, tha Rama.

Ne të tjerëve, tha Kryeministri, “nuk na mbetet asgjë tjetër veçse t’u japim lamtumirën dhe ta kujtojmë bashkë me ata që u ndanë nga kjo jetë për t’u kthyer në pjesë të altarit të lartë të Atdheut.

“Ta kujtojmë jo vetëm në datat e shënuara kushtuar dëshmorëve, por edhe duke u përpjekur çdo ditë të mos e harrojmë në të përditshmëri përpikshmërinë e amanetit të tyre për shqiptarët dhe gjeneratat e tjera. U prehtë në paqe e na ndriçoftë në çdo hap të rrugës sonë drejt së nesërmes”, tha Rama.

Xhaçka: Fjalët për Zarifen, nuk do të arrijnë kurrë të plotësojnë boshllëkun që la

Në fjalën e lamtumirës, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u shpreh se “nuk është e lehtë të zgjedhësh sot fjalët e lamtumirës për vajzën dhe motrën tuaj, për kolegen dhe miken tonë të dashur, sepse asnjëri prej nesh, nuk e kishte menduar kurrë për t’u mbledhur këtu, në këtë ditë zie kombëtare, sepse asnjeri prej nesh as e kishte çuar ndërmend që, Zarife Hasanaj, me gjallërinë dhe vitalitetin që kishte, me dëshirën dhe dashurinë për jetën që e karakterizonte, do të nisej kaq papritur për t’u ndarë nga gjithë njerëzit”.

“Fjalët tona për ty e dashur Zarife, nuk do të arrijnë kurrë të plotësojnë atë boshllëk të madh njerëzor, që na le të gjithëve dhe të na çlirojë nga dhimbja e rëndë që ndjen sot babai yt i mirë, Muharremi, nëna jote e dhimbsur Rivja, vëllai Adriatik, motrat Valbona dhe Eduarta, por edhe miqtë e kolegët e tu, gjithsecili prej nesh që të njohëm. Vetëm pak ditë më parë, kur përkujtuam Ditën e Dëshmorëve vizitova varrezat dhe eca mes varreve të të rënëve. Çdo herë që e vizitoj atë vend e kam të pamundur të mos ndjej trishtim të thellë, kur shoh aq e aq jetë të prera në mes: djem e vajza, burra e gra, ëndrrat, planet, dëshirat e të cilëve u lanë në mes. E kam të pamundur të mos mendoj për familjet, që lanë pas me një barrë dhimbje, që askush, veç tyre, nuk mund ta kuptojë kurrë plotësisht. Por bashkë me trishtimin, ndjej edhe krenari, admirim, dhe respekt, për ata shqiptarë të thjeshtë, që ishin të gatshëm të rrezikonin shumëçka e të sakrifikonin gjithçka në shërbim të atdheut të tyre”, tha Xhaçka.

Ministrja u shpreh se “Zarifja u bashkohet sot atyre dhjetëra-mijëra djemve e vajzave, burrave e grave, që kanë dhënë jetën për atdheun. Dhe besoj se nuk ka mënyrë më të mirë për ta nderuar vajzën tonë, sesa duke kujtuar një të vërtetë të madhe për të gjithë ato djem e vajza, që si Zarifja zgjedhin të shërbejnë në Forcat e Armatosura. Ka një fjalë që thotë se: ata që shërbejnë në FA janë njerëz të thjeshtë, por që i bën të jashtëzakonshëm përkushtimi i tyre ndaj uniformës dhe gatishmëria për të sakrifikuar.

Ndërsa theksoi se, “Nëntetarja Hasanaj nuk ishte thjesht një efektive e talentuar, që e mbante uniformën me krenari dhe që i bënte nder uniformës së FA me punën dhe shërbimin e saj. Ajo ishte edhe një shembull për shumë vajza që duan t’i bashkohen FA. Ajo ishte një nga më të mirat. Një nga ushtaraket më të afta dhe që unë besoj që kishte përpara një karrierë të shkëlqyer. Dhe kjo e bën gjithçka akoma më të dhimbshme. Humbëm një nga më të mirat që kishim dhe, që do ta kemi shumë të vështirë ta zëvendësojmë”.

“E di që ky është një nga ato raste për të cilat nuk gjen dot kurrë fjalët e duhura. Asnjë fjalë, asnjë veprim nga ana jonë nuk mund t’ju rikthejë ju vajzën që humbët. Por edhe ne dhimbjet më të thella ka gjithmonë një ngushëllim dhe force për t’u ringritur. Unë, qe e njoh dhe e vlerësoj qëndrimin e familjes së Zarifes, forcën me të cilën po përballin këtë dhimbje të jashtëzakonshme, jam e bindur, se ata do ta mbajnë gjithnjë të hapur derën e madhe të familjes Hasanaj. Ata do ta mbajnë të hapur atë derë për shokët, miqtë e kolegët, të cilët bashkë me ta, do ta ruajnë gjithmonë në kujtesë Dëshmoren me të Re të kombit shqiptar, ashtu siç ajo ishte deri në ditën e fundit të jetës së saj, e qeshur, miqësore dhe e përkushtuar”- përfundoi ministrja Xhaçka.

Kollçaku: Heroina e paharruar e FA-së

“Në këtë ditë të vështirë jemi bashkë për ti thënë lamtumirë Zarifes sonë të dashur. Zarifja bija e Shqipërisë, heroina e Shqipërisë po shkon në altarin e pavdekësisë në gjirin e Nënës së Madhe Shqipëri, dëshmorët shkojnë në vendin e shenjtë aty ku prehen të përjetshmit e pavdekshëm”, – tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Bardhyl Kollçaku gjatë homazheve në nderim të nëntetares së rënë në krye të detyrës, Zarife Hasanaj.

“Detyra në uniformën ushtarake është një shërbim fisnik por i vështirë me sfida dhe sakrifica. Detyra e Zarifes ishte një detyrë për njerëz trima dhe të guximshëm, në çdo cast sfiduese, vetëmohuese dhe me të papritura, ku e papritura na solli 6 majin që na ndau nga Zarifja”, – tha Kollçaku.

Ai shtoi se, “ajo u nda nga njerëzit e saj më të dashur nga familja, kolegët dhe miqtë për të gdhendur dhe përjetësuar portretin e saj dhe emrin e saj në kurorën e lavdisë dhe krenarisë së forcave tona të armatosura. Nuk do jetë e lehtë për askënd të përballojë dhimbjen e thellë dhe të papërballueshme që po lë pas ikja e papritur e Zarifes sonë”.

“Familja juaj nuk do jetë vetëm, ju jeni pjesë e familjes së madhe ushtarake. Humbja dhe dhimbja janë të përbashkëta dhe detyrimet janë të përbashkëta, ne ndjejmë detyrimin të jemi pranë jush dhe të jemi bashkë”, – u shpreh Kollçaku.

“Humbëm një ushtare krenare, kreshnike dhe fisnike, Zarifja do na mungojë, por ne kolegët e saj ndjejmë zërin e saj që na flet se zemrat lartë dhe kokën lart për detyrën, për nderin e Shqipërisë ne kemi bërë betim mbi jetën dhe me jetën tonë dhe ne e mbajmë betimin. Ne do e ndjekim amanetin e Zarifes sonë të shtrenjtë, ne do vazhdojmë të jemi në vijën e parë të Aleancës ku Zarifja na ka lënë më krenari vendin e nderit. Lamtumirë heroina e paharruar e Forcave të Armatosura”, – përfundoi shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Bardhyl Kollçaku./atsh

I jepet lamtumira nëntetares Zarife Hasanaj, Rama: Lavdi përjetë Dëshmores së Atdheut Read More »

Parashikimi i motit

Moti ditën e sotme parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar do të ketë në të gjithë vendin. Aktiviteti i reshjeve pritet deri pasdite, më tej do të ndërpriten. Në veriperëndim reshjet përkohësisht do të marrin karakterin e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim Jug e në mesditë kthen nga veriperëndimi e lehtë e përkohësisht e vrullshme në bregdet, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 3-4 ballë.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/21 re diell shi
Kukës 10/18 re diell shi
Lezhë 12/22 re diell shi
Dibër 8/18 re diell shi
Durrës 13/22 re diell shi me pika
Tiranë 13/23 re diell shi me pika
Elbasan 12/21 re diell shi me pika
Berat 10/23 re diell shi me pika
Vlorë 13/23 re diell shi me pika
Korçë 7/17 re diell shi me pika
Gjirokastër 8/21 re diell shi me pika
Sarandë 13/23 re diell shi me pika/atsh

Parashikimi i motit Read More »

Zgjedhjet vendore, Lleshaj: Askush nuk mund të cenojë procesin

Ditën e zgjedhjeve, më 30 qershor, askush nuk duhet të ketë të drejtë, mundësi apo shans që të prekë integritetin e një procesi që është thelbi i demokracisë së vendit”, – deklaroi ministri i Brendshëm Sandër Lleshja gjatë takimit të zhvilluar sot me anëtarët e taskforcës qendrore, prefektët, drejtorët e Policive Vendore, drejtorët e Kufirit dhe përfaqësues nga taskforcat vendore lidhur me masat dhe ecurinë e luftës kundër kultivimit të kanabisit.

“Vendi është pothuajse i futur në fushatë, të gjitha agjencitë ligjzbatuese kanë detyra dhe përgjegjësi për një proces zgjedhor sikur e kërkon ligji në fuqi. Zhvillimi i zgjedhjeve në prag të vendimmarrjeve të rëndësishme që lidhen me të ardhmen europiane të vendit u jep atyre një rëndësi shumë të veçantë, sikurse edhe për shkak të kontekstit politik i cili karakterizohet për shkak të një polariteti dhe përpjekje për të krijuar vështirësi për zhvillimin e procesit. Të gjitha strukturat, sidomos prefektët, të vihen në krye të procesit të koordinimit të institucioneve vendore dhe atyre qendrore që janë të përfaqësuara në nivelin lokal, me qëllim që të ofrohen të gjitha mundësitë që qytetarët të kenë mundësi të shprehin të drejtën për të votuar”, – deklaroi ministri.

Përgjegjësi, tha ai, ka edhe Policia, që duhet të krijojë mjedis të sigurt, që zgjedhjet të realizohen në mjedis të sigurt, dhe që të realizohet kjo, çdo drejtues i policisë duhet të jetë i angazhuar dhe i motivuar që procesi të zhvillohet si duhet.

Sipas tij, roli i policisë është jashtë palëve dhe përtej palëve, nuk ka asnjë peshë apo përgjegjësi për t’u angazhuar politikisht.

Lleshaj theksoi se askush nuk mund të cenojë procesin zgjedhor, pasi është një e drejtë e qytetarëve.

Gjatë këtij takimi, ministri u ndal edhe në luftën kundër kanabisit, duke deklaruar se puna e policisë do të matet me rezultate konkrete. “Çdo fidan që kapet në Shqipëri deri në 15 qershor është meritë e juaja, drejtuesve të policisë, çfarë kapet pas 15 qershorit, është përgjegjësi e secilit prej jush e drejtpërdrejtë. Kjo datë ndan përgjegjësinë, dhe në funksion të kësaj detyre duhet të organizohet puna në nivel vendor dhe qendror”, – tha Lleshaj.

Për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, ministri Lleshaj kërkoi angazhimin e të gjitha strukturave për të thelluar punën, që vendi të plotësojë të gjitha parametrat e sigurisë. /a.g/

Zgjedhjet vendore, Lleshaj: Askush nuk mund të cenojë procesin Read More »