Aktualitet

Basha: Shqipëria, e bashkuar kundër dhunës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u bashkua me grumbullimin e mbështetësve të opozitës dhe krerëve të partive aleate pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës. Protestuesit kërkojnë lirimin e të shoqëruarve për akte dhune një natë më parë.

Basha u tha mbështetësve të opozitës se protestat do të jenë të përhershme deri në largimin sipas tij, të qeverisë së zgjedhur me vota të blera.

“Javë pas jave e muaj pas muaji që nga dita kur Edi Rama e mori pushtetin me bandën e krimit është asgjësuar çdo institucion. Parlamenti ishte i pari që ra. Në ato karrige ulen sot figurina që janë zgjedhur me gishtat, duart, mendjet e krimit dhe jo me votën e lirë të shqiptarëve. Ata nuk përfaqësojnë as demokratët, as socialistët, por faqen e zezë, llumin që e ka marrë peng këtë vend”, tha Basha.

Sipas tij, e gjithë Shqipëria është e bashkuar “kundër një grushti horrash që përmes një grushti shteti kanë instaluar juntën në vend”. /atsh

Basha: Shqipëria, e bashkuar kundër dhunës Read More »

Bota në alarm nga rritja e konsumit të alkoolit

Nëse konsumi i alkoolit ulet ose nuk shënon progres në vendet e pasura, ka tendencë të rritet në vendet me një standard jetese që ka prirje të rritet, si rasti i Indisë dhe Kinës, sipas një studimi.

Ky ndryshim i situatës pritet të inkurajojë vendet në fjalë që të miratojnë masa që kanë rezultuar efektive në vende të tjera, si taksat më të larta, kufizimet e përdorimit dhe ndalimin e marketingut dhe fushatat promocionale për alkoolin” , argumentojnë autorët e studimit, të botuar të mërkurën në revistën mjekësore britanike ”The Lancet”.

Alkooli përfaqëson një faktor kryesor rreziku për shfaqjen e sëmundjeve të shumta.

Mesatarisht, një i rritur në botë konsumoi në vitin 2017 6,5 litra alkool të pastër, kundrejt 5,9 litra në vitin 1990 dhe kjo sasi pritet të arrijë 7,6 litra deri në vitin 2030, sipas të dhënave të siguruara në 189 shtete. /atsh

Bota në alarm nga rritja e konsumit të alkoolit Read More »

Ata nuk mund të nxjerrin jashtë kontrollit Shqipërinë, do humbasin edhe mbështetjen e pakicës

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me mediet pas protestës së djeshme të dhunshme të opozitës, tha se drejtuesve opozitarë iu thotë mendja se mund të marrin peng dhe të nxjerrin jashtë kontrollit Shqipërinë për shkak të ankthit në raport me Drejtësinë.

“Flas për kokat e kësaj veprimtarie të paligjshme e të turpshme që kurrë nuk e kanë dashur dhe nuk e duan Reformën në Drejtësi, në realitetin e zbatimit të saj se i friken drejtësisë si djalli temjanit”, tha ai.

“Dhe mendojnë se duke bllokuar integrimin europian të Shqipërisë, çeljen e negociatave do fitojnë.

Nuk do fitojnë aspak, po do humbasin edhe shumë nga ajo që kanë sot, edhe nga mbështetja e pakicës që për arsyet e veta i ka ndjekur deri këtu”, theksoi Rama.

“Dua ta përsëris, nuk goditet qeveria jo nga 7 orë po nga 7 mijë orë, as nga kapsollat, bombat molotiv, mjetet piroteknike të paligjshme, por goditet veç policisë së Shtetit, që iu rrezikohet jeta, Shqipëria. Kush fitoi nga përhapja në gjithë pasqyrat informative të botës e pamjeve të Shqipërisë së atyre 7 orëve, Askush. Kush humbi? Çdokush nga ata që erdhën në protestë jo për të hedhur bomba molotov, po sepse besojnë në diçka tjetër, pasi janë njerëz që në të përditshmen nuk jetojnë si udhëheqësit e tyre rrugëdalë, që punët e tyre i kanë në rregull. Askush nga ata nuk rri pa gjumë për faktin se nuk di si do shtrojë tavolinën nesër për familjen”, theksoi Rama.

“Jeta ekonomike e të gjithëve mbrëmë mori një goditje tjetër mbrëmë. Nuk u goditën ata që sollën njerëzit aty dhe i pajisën me bomba molotov dhe që u paguan miliona lekë fishekzjarre e kapsolla, ata nuk e kanë problem, por u goditën ata që presin turistë për të ushqyer familjet, çdo biznes i vogël që për shkak të turizmit fiton më shumë, ata që çdo mëngjes hapin derën e dyqanit, fabrikës e serës e jetojnë duke shitur prodhimet në një treg ku konsumatori nuk vrapon të nesërmen të konsumojë po mbyllet në shtëpi”, theksoi Rama.

“Nuk ka shans teorik e jo më praktik të rrëzosh një qeveri legjitime të dalë nga zgjedhjet, ku ti ke qenë pjesë e qeverisë me këto forma. Nuk ndodh, se nuk ka ndodhur askund dhe nuk ka për të ndodhur as këtu”, përfundoi kryeministri Rama. /atsh

Ata nuk mund të nxjerrin jashtë kontrollit Shqipërinë, do humbasin edhe mbështetjen e pakicës Read More »

Rama mesazh Bashës: Nuk je vonë të tërhiqesh nga kjo rrugë

Kryeministri Edi Rama i dërgoi një mesazh kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga konferenca për mediet në Kryeministri, ditën e sotme, pas protestës së dhunshme të një nate më parë.

“Mund të tingëllojë si predikim në hava por një mesazh kam për mikun tim rrugëhumbur Lulzim Basha. Kujtoje mesazhin që të kam çuar kur i ke hyrë kësaj rruge, shumë kohë përpara. Nuk je vonë akoma të kthehesh nga kjo rrugë për një arsye të thjeshtë që me shumë të drejtë, llogarinë ata që të ndjekin do ta kërkojnë ty, se nuk ka lider në botë, po ti nuk je lider, që ta tërheqë partinë e vet nga stacioni i një alternative qeverisëse tek ky stacion kur me zë të ngjirur thua aman ik”, theksoi Rama.

Ai shprehu gatishmërinë për dialog. “Jam i gatshëm për dialog për të diskutuar dhe fatmirësisht ata me Bashën në krye nuk kanë nevojë për karrike. I kanë djegur karriket e tyre dhe janë popull, kështu që nuk kemi pse të mos ulem dhe të diskutojmë për të mirën e popullit, nisma ligjore dhe veprime që ata si popll kanë shqetësim për të përmirësuar jetën e vendit. Nëse kjo nuk është një luftë e ulët për pazar, gjë që unë e besoj se besoj gjithmnë në çdo gjë që thotë Luli. Përndryshe më herët se vonë, turpi do t’i ndjekë pas gjithë kohës. Ata të cilët kanë ende mundësi të kenë turp. Kur të heqin vizën partnerët më të mëdhenj të këtij vendi, je gati t’i heqësh vizën gjithë Shqipërisë për të nxjerrë kunjën e barbarit që nuk bëhet kurrë qytetar”, theksoi Rama. /atsh

Rama mesazh Bashës: Nuk je vonë të tërhiqesh nga kjo rrugë Read More »

30 të lëndur në protestën e opozitës, 18 policë e 12 qytetarë

30 persona kanë marrë trajtim në Urgjencën e QSUT dhe spitalin e Traumës pas protestës së opozitës. Nga këta persona, 18 janë forca policie si dhe 12 qytetarë të traumatizuar, në zona të ndryshme të trupit për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike dhe bombave molotiv gjatë zhvillimit të protestës së opozitës.

Në urgjencën e Spitalit të Traumës janë trajtuar 14 efektivë policie, 4 protestues dhe një operator.

Pacientëve iu janë kryer ekzaminimet e nevojshme diagnostikuese dhe kanë marrë mjekimin përkatës.

Në këtë spital vazhdon të jetë nën observimin mjekësor Sahit Dollapi i cili mbërriti në orën 00.30 të mëngjesit të dates 12.05.2019 i shoqëruar nga ekipi i urgjencës paraspitalore. Aktualisht pacienti rezulton të jetë mirë, jashtë rrezikut për jetën. /atsh

30 të lëndur në protestën e opozitës, 18 policë e 12 qytetarë Read More »

Basha: Beteja jonë do të vazhdojë deri sa ti japim fund politikës së lidhur me krimin

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar mirëkuptimin e protestuesve për të pritur vendimin që do të marrë PD lidhur me vijimësinë e protestës.

Basha deklaroi nga selia e PD se, “koalicioni i Opozitës së Bashkuar ka vendosur thirrjen e kësaj mbledhjeje urgjente për të vendosur vijimin e protestës pas shpalljes së luftës nga Edi Rama ndaj popullit të tij”.

“Duke iu falenderuar për këtë qëndresë të paprecedentë në historinë e Shqipërisë që dëshmon më mirë e më qartë se çdo fjalë vendosmërinë tonë për të mos lejuar kurrë diktatin e krimit dhe duke shprehur vendosmërinë për të mos lejuar më diktatin e krimit ju kërkoj mirëkuptimin për kohën që na duhet për të marrë vendimet për betejën tonë”, tha Basha.

Ai tha se “beteja jonë do të vazhdojë deri sa ti japim fund politikës së lidhur me krimin”.atsh

Basha: Beteja jonë do të vazhdojë deri sa ti japim fund politikës së lidhur me krimin Read More »

Ndarja nga jeta e major Tanushit, Rama: Flamuri kombëtar në zi

“Flamuri kombëtar në zi”, u shpreh sot Kryeministri Edi Rama duke shprehur hidhërimin për ndarjen nga jeta të major Klodian Tanushit.

“Fatkeqësisht edhe Klodian Tanushi, ushtaraku ynë i angazhuar në misionin e NATO-s, ku humbi jetën dëshmorja Zarife Hasanaj, s’u mbijetoi dot plagëve! Ai u nda nga jeta si një dëshmor i atdheut e shembull i lavdishëm i sakrificës së Forcave tona të Armatosura”, tha Rama.

Major Tanushi u plagos rëndë në incidentin e 6 majit, ku humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj si pasojë e shpërthimit të disa municioneve të paplasura gjatë kryerjes së detyrës në bazën e NATO-s në Letoni, ku po zhvillohej stërvitja ushtarake e një prej aleatëve. Nga ky shpërthim ka mbetur i plagosur edhe rreshteri Julian Xhevat Kapaj./atsh

Ndarja nga jeta e major Tanushit, Rama: Flamuri kombëtar në zi Read More »

Braçe: Ligji i barabartë për të gjithë

“Nuk i uroj burgun askujt, por thjesht kujtoj ligjin, që është mbi të gjithë dhe i barabartë për secilin”, deklaroi sot zëvendëskryeministri Erion Braçe.

Ai theksoi se kush ka vjedhur, vrarë, djegur dhe grabitur në këtë vend do të përballet me ligjin, kushdo qoftë ai.

“Unë as i tregoj e as i dua burgun kërkujt! Sidomos cilitdo që qoftë edhe modestisht mendon. Por ligjin, kujt vodhi e përsëri do vjedhë, kujt dhunoi e përsëri do dhunojë, kujt dogji e përsëri do djegë, kujt vrau e përsëri do vrasë, patjetër që ja tregoj. Ndodh kudo ku ka qytetarë që sulmohen nga politika e vjedhjes, dhunës, djegies dhe vrasjes së gjithkujt, që është një qytetar që beson veç tek ligji”, tha Braçe.

Sipas tij, “edhe pse ka qorrë e shurdhë që e përqeshin këtë, mbështetur fort te sistemi i pandëshkueshmërisë edhe kur vjedh, edhe kur vret, ka një ditë kur ligji është mbi të gjithë dhe i barabartë për secilin”.

“Ky është fundi që duhet të mendojë gjithkush, si ta doni, politikisht apo ligjërisht”, tha Braçe. /atsh

Braçe: Ligji i barabartë për të gjithë Read More »