Aktualitet

Studentë thyejnë xhamat e Ministrisë së Arsimit

Një grup studentësh protestuan sot para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit pasi sipas tyre nuk janë mbajtur premtimet për Paktin për Universitetin.

Ata parashtruar 5 kërkesa, rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë, arsim cilësor për gjithë të rinjtë duke mundësuar mbështetjen financiare në të dyja ciklet e studimit, rankim i programeve sipas modeleve më të mira bashkëkohore. rritja e peshës së përfaqësimit në Institucionet e Arsimit të Lartë si dhe autonomi reale e IAL dhe jo e diktuar nga bordet qeveritare.

“Është një protestë simbolike. Duam të japim një mesazh të qartë për qëndrimin tonë dhe kërkesat që kemi do ia dorëzojmë ministres së Arsimit e Sportit”, tha një prej studentëve.

Pas parashtrimit të kërkesave, studentët protestues thyen me gurë dhe me sende të tjera xhamat e godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si dhe hodhëm tymues.

Gjithashtu ata kanë djegur edhe fletët e Paktit të Universitetit./atsh

Studentë thyejnë xhamat e Ministrisë së Arsimit Read More »

Pesha e punësimit u rrit në turizëm, ndërtim e bujqësi

Turizmi, ndërtimi dhe bujqësia janë sektorët që rritën ndjeshëm peshën dhe kontributin e punësimit në vendin tonë, gjatë vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të INSTAT, sektori i tregtisë dhe shërbimeve zuri 25,7% të të punësuarve gjithsej, me një rritje 0,7% rritje në krahasim me vitin 2017.

Zgjerimi i sipërmarrjeve në hoteleri turizëm, rritja e thellë e fluksit të turistëve dhe vizitorëve të huaj në Shqipëri shtuan vende të reja pune duke sjellë dominim të këtij sektori në punësim.

Gjithashtu pesha e sektorit të prodhimit pësoi gjithashtu rritje në strukturën e punësimit. Në vitin e kalaur të punësuarit në fabrika zunë 10,6% të totalit nga 10,1% që ishte një vit më parë.

Ndërsa sektori i ndërtimit po reflekton progres në punësim duke zënë rreth 7% të totalit të punësimit në vendin tonë.

Sipas INSTAT , rënie e peshës së totalin të të punësuarve shënohet në sektorët e administrimit publik dhe lehtë të bujqësisë, ndonëse bujqësia është sektori që dominon punësimin në vendin tonë.

Gjatë vitit 2018 pesha e bujqësisë u ul në 37,4% të totalit të te punësuarve nga 38,2% që ishte gjatë vitit 2017.

Ndërkohë që bujqësia zë mbi 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.atsh

Pesha e punësimit u rrit në turizëm, ndërtim e bujqësi Read More »

Shqipëria, fytyra tjetër e Mesdheut

Ju që hyni në Shqipëri, lini çdo vend tjetër. Kalimi i Adriatikut është mënyra më e mirë për të rishkruar perceptimin italian të kësaj toke dhe të këtij populli, shkruan lagenziadiviaggi.it, rrjeti i parë multimedial i informacionit turistik në Itali.

”Jo një komb i vjetër, konservator dhe i varfër, por i ri (më shumë se ai italian), i projektuar drejt së ardhmes dhe me një ekonomi në zhvillim (OKB vlerëson rritjen e PBB-së në rreth 4%).

Plazhe të ngjashme me ato tonat dhe një det që i ngjan atij grek. Një kuzhinë që ka sintetizuar në mënyrën e vet dhe origjinale ndikimet greke, otomane dhe madje italiane dhe një mikpritje që është tipike për një destinacion të ri turistik, pak naive, por që dëshiron të përmirësohet. Shqipëria mund të nënkuptojë në radhë të parë detin. Në jug, nën Ngushticën e Otrantos, janë brigjet që dalin nga Joni: toka shkëmbore dhe ujëra të qarta. Si një lloj Greqie apo Pulia e Ballkanit.

Në Sarandë, një nga vendpushimet kryesore turistike, janë hotelet e mëdha të ndërtuara nga viti 2000 e këtej me pamje nga deti. Resorte të tilla si « Bouganville Bay », që përfshin një SPA, dy pishina të brendshme të mbushura me ujë nga deti Jon dhe një sërë dhomash me pamje nga gjiri, si dhe një pamje të detit të rezervuar për klientët, me shezlongë të vendosur deri në metrin e fundit të platformës.

Një port i vogël shqiptar, por që ka tashmë një shëtitore të rindërtuar në dekadën e fundit.

Fshati i afërt i Ksamilit ofron një peizazh më të gjelbër, me plazhet e tij të krijuara duke hequr gurët dhe duke i zëvendësuar ato me rërë. Në kohën e komunizmit e quajtën “qytet pa varreza” sepse shteti kishte nxitur familjet e reja që të jetonin në këtë zonë, e cila në atë kohë ishte e mbushur vetëm nga disa kazerma dhe që për shumë vite nuk pati asnjë funeral.

Një det disi i ndryshëm është ai i Durrësit (më tej në veri përgjatë bregdetit). Shumë më tepër i ngjashëm me rivierën romanjole apo të Markexhanës, plazhet këtu janë të gjatë dhe plot me rërë natyrore. Hotelet janë ndërtuar direkt pranë plazhit dhe shumë hotele si ‘’Blu Fafa’’ ofrojnë një pishinë me pamje nga deti dhe një linjë të gjatë çadrash për ata që nuk duan të heqin dorë nga rëra nën këmbët e tyre. Sigurisht që nuk duhet të habitemi nëse ecja pengohet nga disa mbetje të komunizmit, si kullat e vjetra të përforcuara të betonit, të ndërtuara dikur për të parë pushtuesin kapitalist që mund të vinte nga deti.

Por, Shqipëria nuk është vetëm det. Në jug të vendit, UNESCO ka njohur dy vende si Trashëgimi Botërore: Butrintin dhe Gjirokastrën. E para është një nga vendbanimet më të vjetra në zonë, sot një park natyror që mbulon një sipërfaqe prej 94 kilometrash katrore. Këtu u vendosën grekët dhe romakët, dhe sipas Virgjilit, këtu ka qënë dhe Enea dhe shekuj më vonë arritën venecianët.

Gjirokastra është një nga qytetet më të vjetra, një shembull i rrallë i vendbanimeve osmane, shqiptarët e quajnë atë “qytet argjendi”, sepse pas shiut duket se shkëlqenin gurët e bardhë dhe gri të ndërtesave dhe çative. Mos lini pa provuar një nga oshafët më të mirë në vend, një ëmbëlsirë me qumësht të kondensuar të deles, kanellë dhe fiq të thatë.

Por, nëse doni të mësoni për historinë e Shqipërisë, nuk mund të mos shkoni në Krujë, qytetin e Skënderbeut, në veri të vendit. Për heroin shqiptar, i cili mundi osmanët dhjetëra herë, ka një muze-kështjellë, i rindërtuar mbi rrënojat e lashta dhe i ngjitur nëpër shkëmbinj. Kjo është një nga zonat e vendit më të përkushtuara drejt turizmit, restorante si ‘’Panorama’’ ofrojnë dreka me pamje nga kalaja dhe rrugët e qytetit janë ende të shtruara me gurë qindravjeçarë, tanimë të zbutur nga kalimet e shpeshta aty dhe nga moti.

Vetëm për sa i përket historisë, Shqipëria ende duket të jetë “e pandreqshme”. Gjatë periudhës së komunizmit të gjitha gjurmët e kulturave të kaluara janë fshirë për një të ardhme të përjetshme tipike të diktaturave. Kishat dhe xhamitë e mbyllura ose të shkatërruara, feja e vetme e mundshme apo narrativa ishte vetëm ajo e shtetit. Një represion dekadash që shpërtheu në zemërim kur komunizmi u zhduk, deri në atë pikë sa u lëvizën të vdekurit dhe trupi i udhëheqësit shqiptar Enver Hoxha, nga varrezat e dëshmorëve u zhvendos në një varrezë më modeste.

Sidomos në Tiranë, shumë ndërtesa janë rilyer për të hequr zymtësinë e komunizmit. Ndërtesat e mesit të viteve 1900 janë zëvendësuar me ndërtesa të reja. Dhe disa struktura ikonike të regjimit kanë mbetur në këmbë pas muajsh debati mbi mundësinë për t’i shembur ato. Kjo ka ndodhur me Muzeun Historik Kombëtar, një ndërtesë që nga viti 1981, dhe me fasadën e mozaikut që portretizon historinë e vendit që nga themelimi i tij.

Shqipëria duket se dëshiron të tregojë veten si një fletë bosh gati për t’u rishkruar. Po ndërtohet kudo dhe po rindërtohen rrugët. Pas ’91, ata që kishin pak para i përdorën ato për të rindërtuar, duke filluar që nga shtëpia. Duke përshkuar vendin mund të vihet re se fshatrat janë të mbushura me shtëpi dykatëshe, aq të reja sa kanë ende erë të suvasë së freskët. Në shumë nga to janë vendosur disa armatura prej hekuri, gati për një kat të ri, sapo të sigurohen para të tjera. Shqipëria është e vendosur të projektojë veten në të ardhmen duke lënë pas të kaluarën. Dhe shqiptarët janë të vendosur të gjejnë tek turizmi një pjesë të pasurisë për këtë hap përpara.

Thirrja e ministrit Klosi për italianët

“Të nderuar italianë, pse nuk keni vini me pushime në Shqipëri?”

Kjo është pyetja që ministri shqiptar i Turizmit, Blendi Klosi, u kërkon turistëve italianë gjatë një takimi me Sara Calabrese, CEO i operatorit turistik ‘’Dirotta da Noi’’, shoqëruar nga 20 agjentë udhëtimi.

“Dy vendet tona kanë shumë gjëra të përbashkëta si dhe marrëdhënie të mira që kanë zgjatur për shekuj me radhë”, thotë ministri.

”Vitin e kaluar shumë kompani italiane turizmi kanë krijuar marrëdhënie me Shqipërinë: sot kemi fluturime të drejtpërdrejta, që ndalen në Sarandë apo Durrës si dhe shumë paketa turistike. Ne ofrojmë jo vetëm detin, por edhe natyrën, kulturën dhe sportet e aventurës. Kështu që ne presim që italianët të jenë mes vizitorëve tanë të parë’’, thekson ai.

Në Shqipëri, në kohën e komunizmit, këngët e Sanremos ishin si mallra kontrabandë që këndoheshin dhe dëgjoheshin fshehurazi regjimit dhe sot në Shqipëri, shumë flasin italisht dhe pothuajse të gjithë e kuptojnë atë.

“Vitin e fundit, ne mirëpritëm gjashtë milionë turistë, vitin e kaluar pesë milionë dhe në katër muajt e parë të vitit 2019 tashmë kemi regjistruar + 10%. Prandaj do të donim që numri i vizitorëve italianë të rritet dhe ne tashmë po punojmë për këtë gjë’’, thekson Klosi./atsh

Shqipëria, fytyra tjetër e Mesdheut Read More »

Xhaçka: Të përshpejtohet integrimi i rajonit në BE, rrezik nga ndikimi rus

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka theksuar sot se një Ballkan i destabilizuar është një Europë e kërcënuar, duke shtuar se stabiliteti i Ballkanit nuk mund të realizohet përmes izolimit të rajonit.

E pranishme në konferencën e organizuar nga Shoqata George C. Marshall Shqipëri në bashkëpunim me Qendrën George C. Marshall për Studime të Sigurisë në Garmish, Albanian Policy Center dhe Ambasadën Amerikane në Tiranë me temë “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”, ministrja Xhaçka, bëri thirrje për një integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ajo tha se influenca ruse po tenton të destabilizojë Ballkanin.

“Besoj që sot nuk ka më asnjë dyshim, në qarqet e atyre që çështjet e sigurisë i kanë profesion, por edhe në qarqet akademike, që vendet tona, shoqëritë tona, përballen me një kërcënim shumë real në formën e influencave të huaja, ku do të veçoja mbi gjithë të tjerat përpjekjet e Rusisë, të cilat synojnë të depërtojnë jo thjesht në qarqet politike, ekonomike apo institucionale, por edhe në mënyrë kapilare në shoqëritë e komunitetet tona. Janë përpjekje që synojnë avancimin e axhendave që bien ndesh me ato që janë prioritetet tona, bien ndesh me axhendën e integrimit evropian dhe që në thelb synojnë të dobësojnë themelet e modelit politik, ekonomik dhe shoqëror që kemi zgjedhur të ndërtojmë në vendet tona”, tha Xhaçka.

“Ngjarjet e ditëve të fundit në një nga vendet e BE-së na treguan se askush nuk është imun ndaj këtyre influencave. Mirëpo është mësuar nga historia se edhe vendet më të rëndësishme kanë pasur probleme, sikundër Shqipëria, edhe për shkak se ndodhet në Ballkan. Tentativat kanë arritur deri në grusht shteti. Ballkani është një rajon më i dobët dhe goditja e shteteve ballkanike, do të thotë goditje e Europës”, shton ministrja.

“Vite më parë nuk imagjinohej që Rusia të arrinte të kishte influencë në Ballkan. Gjatë këtyre 10 viteve, Shqipëria ka ndihmuar si vend anëtar i NATO, e ka konsoliduar statusin e saj për sigurinë. Sot ndihemi më të sigurt ndaj influencave ruse, pas zgjidhjes së emrit të Maqedonisë së Veriut dhe hapave integruese të Malit të Zi”, theksoi ministrja.
“Por pavarësisht kësaj ka një influencë ruse, e cila nxit destabilizim në vendet tona. Këto aktorë bëjnë përpjekje për të destabilizuar vendin, që shkojnë përmes mediave, që synojnë nxitjen e tensioneve fetare, politike, sociale, në një rast ekstrem, u arrit deri në grusht shteti në një vend kandidat për në BE. Mirëpo, nëse ne bëhemi bashkë, gjithë Ballkani Perëndimor mund të jetë më i sigurt”.
“Bashkëpunimi dhe shpejtimi i integrimit drejt BE, na bën më të fortë dhe na bën që të mbajmë larg influencat ruse dhe të huaja të padëshiruara. Në Ballkan ka ekzistuar influencë e huaj e padëshiruar. Duhet të punojmë gjithë bashkë që mos lejojmë diçka të tillë”, tha Xhaçka
“Një Ballkan i destabilizuar është një Europë e kërcënuar. Fatkeqësisht duke konsumuar krizën e brendshme dhe duke humbur besimin te zgjerimi, Europa ka krijuar një vakum në Ballkan dhe ka nxitur influencën e të tjerëve”, tha Xhaçka.

“Stabiliteti i Ballkanit nuk arrihet kurrsesi nëse rajoni jonë mbetet i izoluar. Ky vakum i krijuar këtu do të mbete si synim për rivalët e NATO-s dhe të BE.”, është shprehur Xhaçka në fjalën e saj. /atsh

Xhaçka: Të përshpejtohet integrimi i rajonit në BE, rrezik nga ndikimi rus Read More »

Horoskopi

Dashi

Kjo fazë e jetës suaj është e rëndësishme për tu rikthyer në lojë. Edhe nëse keni pësuar një rënie, jeni gati që të ringriheni dhe të luftoni. Historitë të cilat nuk kanë shumë kohë që kanë lindur, duhen ndjekur me shumë kujdes.

Demi

Dashuria do të jetë protagoniste e ditës, duke iu dhënë shtysë shumë çifteve në hedhjen e një hapi më shumë në lidhje. Yjet do të kenë ndikim shumë të rëndësishëm ndaj atyre që janë në dilemë për të mbyllur një projekt.

Binjakët

Ata që janë vetëm, do të duhet të përveshin mëngët pasi Venusi do të hyjë në shenjë, duke e rikthyer dashurinë protagoniste. Edhe çiftet të cilat janë bashkë prej shumë kohësh, duhet të mundohen të rigjejnë ndjenjat. Do e keni shumë të lehtë të flisni për ndjenjat, nëse nuk izoloheni brenda vetes dhe i shmangeni një ballafaqimi.

Gaforrja

Muaji maj ka nisur në mënyrë kaotike për të lindurit e kësaj shenje, ku një pjesë e mirë janë përballur me kriza të thella. Ndërkohë ata që akuzohen se kanë gabuar, mund të humbin durimin. E mërkura do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për të riparë lidhjet familjare por edhe ato miqësore.

Luani

Raportet në çift do të vihen në pikëpyetje, për shkak të mungesës së besnikërisë nga njeriu i zemrës. Në këtë periudhë puna vlen më shumë se çdo gjë tjetër për iu, dhe kjo gjë mund të krijojë tensione, duke lënë pas dore partnerin/en. Mund të vini nën presion një njeri i cili duhet t’iu kthejë disa përgjigje.

Virgjëresha

Gjatë ditëve të fundit raporti në çift ka qenë mjaft konfliktual. Do të përballeni me diskutime të cilat kërkojnë zgjidhje dhe qartësi. Lidhjet më të konsoliduara, mund të ndërmarrin një hap më serioz drejt bashkëjetesës, martesës apo zgjerimit të familjes.

Peshorja

Jeni duke u përballur me një fazë të komplikuar të jetës suaj, ku do të dalin në pah probleme në punë dhe do të ndjeni se nuk vlerësoheni siç e meritoni. Mund të kenë pasoja lidhjet e lëna pas dore, duke u shoqëruar me momente tensionesh dhe diskutimesh.

Akrepi

Mund të përjetoni konfuzion të madh, sidomos për sa i takon dashurisë. Megjithatë do ju duhet të prisni disa ditë për të bërë sqarimin që prisnit prej kohësh. Këshillohet që gjatë kësaj të mërkure të shmangni diskutimet dhe polemikat e kota.

Shigjetari

Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm dhe tension, ndaj bëni mirë që të mbani nën kontroll gjuhën, në mënyrë që të mos përkeqësoni situatën. Kujdes maksimal duhet treguar sidomos në vendin e punës, ku mund të lindin diskutime të reja. Në këtë fazë, ndjenjat kanë kaluar në plan të dytë.

Bricjapi

Gjatë kësaj të mërkure ndjenjat do të jenë mjaft të favorizuara. Në dashuri do të nisë një fazë mjaft pozitive, sidomos për gjithë ata që duan të bëjnë projekte të rëndësishme për lidhjen në çift. Kush ka mbyllur një histori dashurie, duhet të gjejë forcën për të parë të nesërmen me më shumë optimizëm. Ata që janë vetëm, do të përballen me një sërë mundësish.

Ujori

Ka disa çështje profesionale të cilat do të ndryshojnë, duke ju shkaktuar shqetësime sa i takon pikëpamjes ekonomike. Duhet ti bëni mirë llogaritë, shkruan noa.al. Në dashuri keni dalë nga një situatë konfuze, ku nuk e dini as vetë se çfarë dëshironi.

Peshqit

Do të jetë një ditë tejet nervoze dhe aspak në humorin e duhur, ku do të përballeni me një sërë problemesh profesionale. Jeni duke kërkuar më shumë siguri, por jo gjithmonë është e mundur që të planifikoni të nesërmen. Ky ankth i juaji mund të përkeqësojë raportin në çift.

Horoskopi Read More »

Rikthehen studentët e revoltuar, protestë sot para ministrisë së Arsimit

Mijëra të rinj nga të gjitha universitetet publike të vendit do të protesojnë sot përpara Ministrisë së Arsimit. Pas një pauze disamujore, protestat stduentore rikthehen pasi Pakti për Universitetin i premtuar nga kryeministri Edi Rama nuk u përmbush.

Në të gjitha universitetet dje janë zhvilluar takime të studentëve. Në takimin e të rinjve të universitetit “Fan Noli” në Korçë u vendos si më poshtë:

Sot me datë 20/05/2019 u mblodhën përfaqësuesit e studentëve të Universiteteve të Shqipërisë në Universitetin “Fan S.Noli” Korçë. Në fund të mbledhjes u konstatua se pakti për universitetin nuk është përmbushur siç u premtua.

Në konstatuam dhe kërkojmë pikat si vijojnë më poshtë

Portali i transparencës të bëhet funksional

Pesha e votës të studentëve për zgjedhjet e dekanëve dhe rektorëve të rritet në 25 %

Zgjedhjet e universiteteve dhe studentët kërkojnë që organet kompetente të njohin vullnetin e studentëve, pra të njohin si përfaqësues në Bordin e Administrimit kandidatin e votuar

Karta e studentit të jetë e unifikuar dhe të ketë vlefshmëri në rang republike, për të gjithë studentët njësoj

Stazhet të paguhen të plota

Rankimi i programeve të studimit

Përmirësimi i kurrikulave mësimore

Sondazhi Kombëtar i Studentëve dështoi

Afrimi i provimit të licencës (1 muaj mbas stazhit)

Ndaj, ditën e mërkurë, më 22 maj 2019, do t’i bashkohemi protestës studentore kombëtare, kundër sistemit dhe në funksion të pikave të mësipërme. ?do universitet do të ketë formën e tij të protestimit, por theksojmë se ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pa u lëkundur drejt kërkesave tona. Në rast se pikat e mësipërme nuk do të merren parasysh, do të përshkallëzojmë protestën tonë studentore.

Rikthehen studentët e revoltuar, protestë sot para ministrisë së Arsimit Read More »

Vodhi gurë të çmuar, arrestohet shqiptari në Rodos

Policia greke në Rodos arrestoi një 37-vjeçar shqiptar, pasi kishte vjedhur 67 gurë të çmuar dhe 15 monedha të vjetra, të cilat datojnë në shekullin e III pas Krishtit.

Nuk dihet se ku i ka vjedhur sendet e vlerë, por gjatë kontrollit shqiptarit iu gjetën edhe 1.3 gram kanabis të përpunuar.

Sipas mediave greke, shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet publik, nuk ka pranuar se i ka vjedhur, duke pretenduar se sendet i kishte vetë.

Arrestimi i tij u bë në 20 maj, ndërsa iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë për veprime të mëtejshme.

Vodhi gurë të çmuar, arrestohet shqiptari në Rodos Read More »

100 studentë nga Holanda vizitë në Karaburun-Sazan

Mbi 100 studentë të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Bredas, Holandë vizituan Qendrën e Vizitorëve të Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan.

Fokusi i vizitës së tyre ishte njohja me eksperiencën e menaxhimit të vizitorëve në park, sfidat dhe problematikat e zhvillimit turistik në zonat e mbrojtura.

Njëkohësisht studentët patën mundësinë për tu njohur edhe me punën që administrata në bashkëpunim me peshktarët artizanalë dhe UNDP Shqipëri po realizon për trajtimin e breshkave detare në qendrën e ndihmës së parë për breshkat detare.

Vizita në qendër u realizua në kuadër të studimeve që po zhvillonin në vendin tonë të fokusuara në vlerësimin e impaktit të zhvillimit turistik në mjedisin natyror.

I shpallur në vitin 2010 Park Kombëtar Detar, Karaburun-Sazani është i vetmi i tillë në Shqipëri. Parku ofron atraksione të shumta natyrore, kulturore, historike dhe turistike. Ky park gjatë sezonit turistik veror në 2018, ishte destinacioni më mbresëlënës për 45000 turistë vendas dhe të huaj./atsh

100 studentë nga Holanda vizitë në Karaburun-Sazan Read More »