Aktualitet

Paralajmërimi i bujshëm nga PD

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Indrit Hoxha, ka bërë sot një deklaratë të fortë në lidhje me atë që pritet të ndodh me 11 dhjetor.
Përmes në një postim në rrjetin social Facebook, Hoxha shkruan se në 11 dhjetor do shkarkohet edhe Basha edhe Bardhi.
“Këshilli Kombëtar, ushtron këto përgjegjësi apo të drejta: vendos, me votim të fshehtë, për emërimin dhe shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm. A ka ndodhur kjo gjë në Këshillin Kombëtar? Apo kryetari emëron dhe po ai shkarkon, praktikisht kemi një parti ky kryetari i saj do shkarkohet me 11 dhjetor dhe sekretari përgjithshëm është nul juridikisht. Këta të dy duan të ndryshojnë dhe Kushtetutën, imagjinoni çfarë mund t’i bëjnë, kur vetë këta shkelin totalisht statutin e partisë”, shkruan Hoxha.

Kujtojmë se me 11 dhjetor, ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledh Kuvendin e PD, për të cilin ka mbledhur votat e nevojshme nga “Foltoret” e organizuara.

Paralajmërimi i bujshëm nga PD Read More »

Premtimi i Ramës/ Taksë zero për pagat deri në 400 mijë lekë

Duke nisur nga 1 korriku i vitit të ardhshëm, do të ketë zero taksë për pagat deri në 400 mijë lekë. Kryeministri Edi Rama e bëri të ditur këtë vendim përmes një postimi në ‘Facebook’.

Më 15 mars të këtij viti, Rama e paralajmëroi vendimin gjatë fushatës zgjedhore ku prezantoi programin e Partisë Socialiste për të fituar mandatin e tretë.

Ndonëse Rama më herët theksoi se ky vendim do të hynte në fuqi që në 1 janar të 2022-it, tashmë do të shtyhet për në korrik.

“Në 1 janar të 2022 për të gjithë ata që marrin pagë nga 300-400 mjë lekë në muaj, do të kenë taksë zero mbi pagën”, – tha Rama në mars të këtij viti.

Premtimi i Ramës/ Taksë zero për pagat deri në 400 mijë lekë Read More »

Kryeministri Edi Rama në samitin e Klimës: Ndoshta jam më i gjati këtu, por vij nga një prej vendeve më të vogla, Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ka folur në samitin e Klimës që po mbahen në Skoci, ku tha mes të tjerave se Shqipëria po vuan pasojat e vendeve të mëdha, që janë edhe ato që ndotin më shumë planetin.

Në fjalën e tij në samitin e klimës, Rama tha se Shqipëria është një vend jondotës, por ka nevojë për ndihmën e shteteve të mëdha për të përballur kri zën energjetike.

Rama ka thënë para të pranishmëve se Shqopëria ka nevojë për para për të përballuar kr izën energjitike, por ato duhet tiu jepen në formën e gr anteve, dhe jo në borxhe, pasi ekonomia mund të futej në një spirale të rr ezikshme.

“Ndoshta jam më i gjati këtu, por vij nga një prej vendeve më të vogla, Shqipëria. Në mbledhje të tilla ne na thonë se çfarë të bëjmë, të dëgjojmë e të mbajmë shënim. Por ende nuk mora përgjigje për pyetjen që kisha para se të vija këtu. Si kanë ndërmend të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj neve, një vend jondotës. Po, po, një vend jondotës”, tha Rama.

“Prodhimi ynë i energjisë bazohet 100% në energji hidrike, 100% të rinovueshme. Mund t’i kishim pranuar të gjitha ofertat për termocentrale për të kompensuar nevojat në muajt e thatësirës. Kështu që vendi im pyet, mos po paguajmë për shkak se po bëjmë gjënë e duhur?! Besoj se do të marrim financime për të luftuar këtë ngërç. Këto financime nuk duhet të vijnë në formën e huave, që do të na fusin në një spirale borxhesh, por në formën e granteve, që do të na fuqizojnë për të investuar”.

Kryeministri Edi Rama në samitin e Klimës: Ndoshta jam më i gjati këtu, por vij nga një prej vendeve më të vogla, Shqipëria Read More »

Radhë të gjata në Kapshticë

Radhë të gjata në Kapshticë. Qytetarët prej një ore presin në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës për të depërtuar në tokën greke.
Nga pol icia mësohet se shkak i radhëve të gjata është fluksi i madh i turistëve dhe shqiptarëve që jetojnë në Greqi.

Për të shmangur orët e gjata të pritjeve të dyja doganat po punojnë me sportelet maksimale. Në orët në vijim pritet normalizimi i situatës.

Radhë të gjata në Kapshticë Read More »

Pas Sali Berishës, një tjetër demokrat shpall kandidaturën për kryetar të PD-së

Fatbardh Kadilli, ish-anëtari i Kryesisë ka shpallur sot kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, duke iu bashkuar Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në 11 dhjetor.

Kadilli është shprehur se nuk do karrierë personale por dO të ofrojë një alternativë më të mirë për ringritjen e PD.

Kadilli: Unë jam shpallur që do të rikandidojë në garën e parë që do të ketë PD, se kur do jetë kjo garë nuk e di. Nuk dua karrierë personale, por për të ofruar një alternativë më të mirë për ringritjen e PD.

Basha bën gabim kur mendon të fshihet pas vulës dhe nuk prodhon dot opozitë. Njerëzit duan opozitë, jo thjeshtë një kryetar të PD. Berisha e ka monopol këtë parti e ka drejtuar edhe kur nuk ishte kreu i saj. Njeri është lider i humbur disa herë, por njëri është lider i mundur kur ishte kryeministër, nuk mund të kemi më drejtues ata.

Nuk e kam mbështetur thirrjen e Kuvendit, pasi nuk është aksioni im politikë, por nëse mblidhet nuk mund të injoroj prezencën e demokratëve, ata kanë nevojë të dëgjojnë më shumë njëri-tjetrin, të dëgjojnë më shumë ”

Pas Sali Berishës, një tjetër demokrat shpall kandidaturën për kryetar të PD-së Read More »

Si janë marrdhëniet mes PD dhe LSI? Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është pyetur në lidhje me marrëdhëniet sot të LSI me PD, si dhe zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike.
Kryemadhi nuk ka dashur të komentojë se ‘çfarë po ndodh në partinë tjetër opozitare’, por ka shtuar se ‘e ashtuquajtura opozitë, po hedh tango me mazhorancën, në kurriz të shqiptarëve’.

Pyetje: Cilat janë marrëdhëniet sot të LSI me PD?

Kryemadhi: Nuk kanë absolutisht fare rëndësi marrëdheniet e LSI me PD sot, duke pasur parasysh mjafton të shikojmë cfarë po ndodh, ku tangoja elektorale të ashtuquajturës opozitë më mazhorancë nuk po sjell gjë tjetër vecse po rrit borxhin e jashtëm të shqipërisë dhe po e kalon ne shifra ekstreme drejt falimentimit të shtetit dhe për të vazhduar më tutje me marrëveshje të cilat i mungojnë transparencës politike dhe parlamentare. Sot jeta e shoqërisë shqiptare dhe aq më shumë politika shqiptare nuk artikulon absolutisht për gjëra që kanë lidhje shumë të rëndësishme më ekzistencën e popullit shqiptar dhe aq më shumë të të rinjve shqiptar duke pasur parasysh vetëm periudhat e fundit shpopullimi i familjeve shqiptare është i jashtëzakonshëm gjë që është e dhimbshme nëse një kombi do t’i largohet e gjithë rinia ai është i destinuar të vdesë.

Pyetje: Brenda partisë më të madhe në opozitë po zhvillohet një betejë e paprecedente, ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se është gati të vendosë kandidaturën për kryetarin e kësaj partie si e shikoni ju synimin e zotit Berisha dhe luftën e tij me kryetarin Basha.
Kryemadhi: Nuk dua të komentoj absolutisht asnjë gjë që ka të bëjë me punët e brendshme të Partisë Demokratike, LSI është një parti e qendrës së majtë e cila ka identitetin e saj. Ne me Partinë Demokratike na ka lidhur bashkimi në kauzat për të mirën e qytetarëve siç ka qenë çështja e Teatrit Kombëtar apo siç ka qenë çështja e taksës së Rrugës së Kukësit pavarësisht sesa të suksesshme ishin iniciativat e opozitës në atë kohë. Por nga ana e LSI angazhimi ynë ka qenë gjithmonë luajal dhe i qëndrueshëm deri në fund duke pasur parasysh që ka qenë nga të vetmet partnere e cila i qëndroi deri në fund frontit opozitar deri në 25 prill.

Si janë marrdhëniet mes PD dhe LSI? Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi Read More »

Ndryshime në Qeverinë ‘Rama 3’

Në takimin e sotëm të zhvilluar nga Këshilli i Ministrave janë njoftuar vendime të reja.

Almira Xhembulla është emëruar zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, me vendim të Këshillit.

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Almira Xhembulla emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

Ndryshime në Qeverinë ‘Rama 3’ Read More »

Emërime të reja në Qeverinë ‘Rama 3’

Në takimin e sotëm të zhvilluar nga Këshilli i Ministrave janë njoftuar vendime të reja.

Almira Xhembulla është emëruar zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, me vendim të Këshillit.

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Almira Xhembulla emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

Emërime të reja në Qeverinë ‘Rama 3’ Read More »