Aktualitet

Disa nga simptomat e zgjatura si pasojë e C ovid. Lodhje kronike dhe sulm në zemër

Disa nga simptomat e sëmundjes së zgjatur të shkaktuar nga koronavirusi janë lodhja kronike, turbullimi i mendimit, pagjumësia, probleme në zemër dhe vështirësi në frymëmarrje. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakalets, përshkruan se çfarë përfaqëson realisht COVID-i zgjatur dhe se si po e kurojnë atë mjekët në Amerikë.

Pasi kalojnë COVID-19ën, shumë njerëz ankohen për simptoma të vazhdueshme për muaj të tërë. Sipas një raporti të organizatës jofitimprurëse FAIR Health, rreth 15-20% e atyre që janë prekur nga virusi vazhdojnë të kenë simptoma muaj më vonë. 14-vjeçarja Seaenna nga shteti Cleveland u sëmur nga COVID-i rreth një vit më parë.

“Kur m’u rikthye nuhatja, ishte komplet ndryshe, si e transformuar. Ushqimet e rregullta më japin shijen e llastikut që digjet. Një aromë e çuditshme”, thotë ajo. Doktorët e quajnë këtë periudhë të gjatë rikuperimi “COVID-i i zgjatur”. Organizata Botërore e Shëndetësisë e quan periudhën “post-COVID”. “Ndodh tek individët që janë infektuar nga SARS-CoV-2, zakonisht rreth tre muaj më pas.

Me simptomat që dallohen për të paktën tre muaj pas infektimit me koronavirus dhe zgjasin edhe për të paktën dy muaj të tjerë dhe që nuk mund të shpjegohen nga një diagnozë tjetër”, thotë Janet Diaz, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përshkruajnë 18 simptoma të zakonshme, përfshirë kollën, dhimbjet e kokës, probleme me frymëmarrjen, pagjumësinë, çrregullimin e rrahjeve të zemrës dhe shpesh lodhje kronike.

“Është shumë e pranishme. Lodhja kombinohet me simptoma si ‘mjegullimi i trurit’, që do të thotë vështirësi në përqëndrim, mungesë kthjellimi…”, thotë Linda Geng, nga klinika “Stanford PACS”. Dr. Geng kuron pacientët me COVID-in e zgjatur. Ajo thotë se sfida është diagnostikimi i saktë, që këto simptoma të zakonshme janë për shkak të post-COVID-it dhe jo diçkaje tjetër.

“Ka një lidhje mes vazhdimësisë së simptomave, që nuk i kishin përpara se të merrnin COVID-in dhe të faktit që nuk patën ndryshime të tjera shëndetësore. Kjo eliminon disi mundësitë e tjera”, thotë doktore Geng. Qendrat shëndetësore për COVID-in e zgjatur po shtohen me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara. Në mediat sociale janë krijuar grupe për të ndihmuar pacientët që përballen me pasojat mendore të simptomave post-COVID.

Ish-infermierja Laney Bond thotë se grupit të saj në mediat sociale i shtohen 1500 persona në javë. “Jemi përqëndruar tek informimi i pacientëve”, thotë ajo. Institutet Kombëtare të Shëndetit kanë filluar një projekt prej 470 milionë dollarësh, për të mësuar më shumë rreth simptomave të post-COVID-it dhe për të gjetur një kurë për to./ Marrë nga VOA

Disa nga simptomat e zgjatura si pasojë e C ovid. Lodhje kronike dhe sulm në zemër Read More »

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë për shqiptarët

Kryeministri Rama jep lajmin për njohjen e patentave shqiptare në Gjermani.

Gjatë replikave me një komentues në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama informoi sot se “procesi i njohjes së patentave shqiptare në Gjermani, është në fazën e fundit të miratimit në Bundesrat, dhoma e landeve të Gjermanisë”.

Kryeministri replikoi me një komentues në lidhje me shërbimet në Drejtorinë e Transporteve, duke shtuar se “kjo arritje nuk do ishte e mundur në rast se ky institucion do të ishte i mbytur nga korrupsioni dhe injoranca”.

“Kush merr shërbime sot në institucionet e Drejtorisë së Transporteve e di mirë se nuk të mbyt as korrupsioni, as injoranca, sepse shërbimet kalojnë përmes sistemeve digjitale që nuk njohin as militantë, as kushërinj. Dhe kaq e vërtetë është kjo, sa që e provon fakti që procesi i njohjes së patentave shqiptare në Gjermani, gjë që as nuk mendohej dot deri disa vite më parë, sot është në fazën e fundit të miratimit në Bundesrat, dhoma e landeve të Gjermanisë! Sharjet e përqeshjet nuk janë argumente”, tha Rama.

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë për shqiptarët Read More »

Zyrtare/ Sali Berisha shpall kandidaturën për kreun e PD-së

Tashmë është zyrtare. Sali Berisha konfirmoi sot gjatë foltores së Kavajës se do të jetë njëri prej kandidatëve në garë për kreun e PD-së.

“Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmos që të instalojmë primaret, që të rikthejmë referendumin. Të firmosë natyrisht që të hapim një garë, në të cilën garantoj që çdo njeri që do të hyjë, do ketë një garë të lirë. Natyrisht njëri prej tyre do të jetë edhe Sali Berisha”, tha ai.

Më herët, në fjalën e tij Sali Berisha iu drejtua deputetëve të PD-së që të refuzojnë çdo marrëveshje me Edi Ramën, duke paralajmëruar se përgjegjësia do të jetë e madhe.

Zyrtare/ Sali Berisha shpall kandidaturën për kreun e PD-së Read More »

Ard Daullxhiu kërkon takim me Edi Ramën: “Nuk kam ku bëj dashuri, na sheh goca”

Ard Daullxhiu, i njohur ndryshe si “i mjeri më i famshëm në Shqipëri”, një personazh i njohur i ekranit dhe mediave sociale për shkak të historisë së tij, ka qenë mbrëmë i ftuar në #Expuls nga Ronaldo Sharka në RTV Ora.

Ai rrëfehu se si 4 gra nga vende të ndryshme të Shqipërisë e kanë braktisur atë për shkak se nuk ka shtëpi të madhe.

Në banesën ku jeton me vajzën, ai thotë se nuk ka një ambjent për intimitet me gruan.

SHQIPERIA IME

Ard Daullxhiu kërkon takim me Edi Ramën: “Nuk kam ku bëj dashuri, na sheh goca” Read More »

Qitës nga Vlora kanë lidhje me e*kzekutimin e biznesmenit Backa në Fier

Një konflikt i nisur thuajse një vit e gjysmë më parë në ambientet e Bar-Kafe “Piazza” në Fier, dyshohet të jetë bërë shkak për ekzekutimin e biznesmenit të njohur në Fier, Demir Backa. Bëhet me dije se biznesmeni u konfliktua me një nga njerëzit e njohur të botës së krimit në Fier, me iniciale A.I, ku Backa e ka qëlluar me pëllëmbë dhe grushta.

Ky dyshohet të ketë qenë edhe momenti që ka çuar në nxehjen e gjakrave mes palëve, ndonëse ka patur tentativa për të shuar vijushmërinë e konfliktit, por A.I, nuk ia ka falur, raporton Ora News. Po ashtu policia e ka shtrirë hetimin edhe në lidhje me një skuadër nga Vlora, e mirorganizuar dhe me eksperiencë në vrasjet me pagesë.

Megjithatë, nga informacionet e deritanishme, konflikti në fjalë mes biznesmenit Backa dhe shtetasit A.I dyshohet të jetë një nga pistat kryesore për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ky konflikt njihej nga policia e qytetit dhe banorët e Fierit, por çuditërisht asnjëra nga palët nuk kishte pranuar të bënte denoncim në polici dhe prokurori.

Situata është lënë në heshtje me shpresën se palët do mbyllin vetë gjithçka, por në fakt ka ndodhur krejt e kundërta. Sherri ka ndodhur në një nga ambjentet e kafe “Piazza” në Fier, ku Demir Backa dhe A.I së bashku me djalin e tij, kishin shkuar për tu sqaruar lidhur me një konflikt të lindur mes djalit të A.I dhe mbesës së Demir Backës./joq

Qitës nga Vlora kanë lidhje me e*kzekutimin e biznesmenit Backa në Fier Read More »

Shpallet në k*ërkim djali i ish-prokurorit të Tiranës, ja arsyeja

Gjatë një operacioni të ditës së djeshme në një lokal ku organizoheshin lojëra fati, Policia e Tiranës ka arrestuar një punonjës të lokalit si dhe ka shpallur në kërkim pronarin e tij. Sipas Ora News, pronar i lokalit është Bojken Hasa, djali i ish-prokurorit të Tiranës Përparim Hasa.

Po ashtu u sekuestruan edhe katër makineri për vendosjen e xhetonave, një shumë e konsiderueshme parash, disa kompjutera dhe sende të tjera të jashtëligjshme. Sipas policisë, Bojken Hasa në bashkëpunim me punonjësin e arrestuar E. X, 47 vjeç merreshin me veprimtarinë e kundraligjshme të ushtrimit të aktivitetit në fushën e lojërave të fatit, me anë të aplikacioneve në aparatet celulare, tableta, kompjutera.
/joq

Shpallet në k*ërkim djali i ish-prokurorit të Tiranës, ja arsyeja Read More »

22-vjeçarja shqiptare: Ja se si kolegu me g*oditi dhe më pas më ledhatoi në atë pjesë të trupit …

Një arritje e madhe dhe një ëndërr e realizuar ishte për Marigonën (identiteti i vërtetë i të cilës është i njohur për redaksinë) dita kur nisi punën e parë të saj në fushën e inxhinierisë. Asaj i ra të punojë në zyrë dhe terren me shumë kolegë burra, në një fushë që numëron pak të punësuara gra.

Shumë shpejt, kjo punëtore thotë se nisi të mos ndihet rehat brenda vendit të punës për shkak të komenteve të vazhdueshme që i bëheshin në lidhje me dukjen e saj.

“Ndër ngjarjet më të rënda ka qenë kur kolegu më ka goditur në formë shakaje dhe më pas ka insistuar të më ledhatojë në atë pjesë të trupit për ta ‘zbutur dhimbjen’”, tregon ajo për Radion Evropa e Lirë.

Marigona tregon se përgjatë punës, nga kolegu ka pasur raste kur gjatë përshëndetjes është tentuar prekja dhe puthja. “Shpesh tentohet të arsyetohet në formë komplimenti, por të bëjnë të ndihesh jo rehat”, thotë ajo.

Njëzetedyvjeçarja thotë se përveç ngritjes së shqetësimit me kolegët që e kanë ngacmuar, ajo nuk ka guxuar të raportojë rastet diku tjetër nga frika se do ta turpërojnë dhe do ta largojnë nga puna.

Neve si gra, sidomos në këtë profesion, na duhet të bëjmë shumë më tepër se burrat që të barazohemi me ta. Na është krijuar mendësia që tejkaloje (ngacmimin) dhe vazhdoje punën tënde”,rrëfen Marigona.

Në Kosovë, ngacmimet seksuale në vendin e punës mund të raportohen brenda vendit të punës, Inspektoratit të Punës dhe që nga viti 2019, vepra e ngacmimit seksual është vepër penale brenda Kodit Penal.

Sipas përkufizimit brenda Kodit Penal, “ngacmimi seksual nënkupton cilëndo formë të sjelljes së padëshiruar verbale, joverbale ose fizike të natyrës seksuale, me qëllim të cenimit të dinjitetit apo që cenon dinjitetin e personit, dhe krijon një mjedis i cili është objektivisht frikësues, armiqësor, degradues ose poshtërues”.

Varësisht nga rrethanat e kryerjes së veprës, dënimet për këtë vepër mund të jenë deri në pesë vjet burgim.

Një ndër problemet kryesore lidhur me luftën kundër ngacmimeve seksuale dhe sidomos atyre brenda vendit të punës, sipas aktivistëve, është edhe mungesa e njohurisë lidhur me këtë fenomen.

Për këtë arsye, Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës së bashku me Agjencinë për Barazinë Gjinore dhe Avokatin e Popullit kanë nisur një fushatë nga 18 tetori kundër këtij fenomeni.

“Qëllimi i fushatës është që kryesisht t’i informojmë qytetarët rreth formave të ngacmimit seksual në vendin e punës, ligjet që e dënojnë këtë formë të diskriminimit në bazë gjinore”, thotë Adelina Tërshani nga Rrjeti i Grupit të Grave.

Sipas saj, në këtë fushatë do të tentojnë të ofrojnë edhe shembuj të rasteve të ngacmimit seksual në vend të punës, në mënyrë që njerëzit të kenë më të lehtë t’i identifikojnë këto raste kur i ndodhin atyre.

Një hulumtim i vitit 2019 i Rrjetit të Grupit të Grave thotë se numri i grave të ngacmuara seksualisht në vendin e punës, sipas statistikave, është më i lartë se numri i burrave.

“Shanset për t’u ngacmuar seksualisht janë më të larta nëse je grua ose punon në sektorin privat ose të shoqërisë civile (krahasuar me sektorin publik)”, thuhet në hulumtim.

Në anën tjetër, nga Policia e Kosovës për Radion Evropa e Lirë janë ofruar shifra lidhur me rastet e përgjithshme të iniciuara për ngacmim seksual.

Të dhënat nuk janë të ndara në bazë të vendit ku ka ndodhur ngacmimi e as nga gjinia e viktimës apo të dyshuarit/es.

Në vitin 2018 ishin raportuar 41 raste të ngacmimit seksual, më 2019 ishin raportuar 47 raste, ndërsa në vitin 2020 45 raste të ngacmimit seksual.

Sipas aktivistëve dhe sindikalistëve, forma e raportimit të ngacmimit seksual në punë është shumë e shpërndarë. Përkatësisht, persona që kanë qenë viktima të këtij lloji të ngacmimit shpesh raportojnë vetëm nëpër organizata për mbrojtjen e të drejtave të grave apo edhe nëpër organizata sindikale.

Sipas Atdhe Hykollit, kryetar i Bashkimit të Sindikatatave të Pavarura të Kosovës, raste e ngacmimit do duhej të trajtoheshin seriozisht nga organet e rendit.

“Kjo është një dukuri e keqe që duhet të raportohet menjëherë në Polici dhe duhet të merret dënimi i merituar”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se përveç cenimit të integritetit seksual, viktimave të këtij ngacmimit shpesh edhe i privohet mundësia për të punuar.

“E detyron ta lë vendin e punës, për shkak të situatave e detyron ta mbajë brenda”, thotë ai.

Situata është më e rëndë në sektorin privat, thotë kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Ai thotë se kanë problem në përfaqësimin e rasteve të punëtorëve që ankohen për shkak të hezitimit të viktimave për t’u përballur me personin të cilin e akuzojnë.

“Më e keqja është që te ne vijnë shumë punëtore dhe shprehimisht tregojnë rastet e tyre, por vet punëtorja nuk na lë deklaratë me shkrim”, tregon ai.

Sipas hulumtimit të Rrjetit të Grupit të Grave, situata me ngacmimet seksuale në vendin e punës, sidomos ndaj grave, mund të ndikojë edhe në performancën e tyre në tregun e punës.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, në Kosovë numri i gravepunëkërkuese me shkollim të lartë është më i madh sesa numri i burrave.

Sipas të dhënave zyrtare, niveli i punësimit te gratë në Kosovë është 14.4 për qind, ndërsa punësimi te meshkujt me 46.2 për qind.
/joq

22-vjeçarja shqiptare: Ja se si kolegu me g*oditi dhe më pas më ledhatoi në atë pjesë të trupit … Read More »

Anna Gjebrea do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion

Anna, vajza e Ardit Gjebreas do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Evropian të Këngës për Fëmijë, Eurovision 2021.

Vajza e kantautorit të njohur Ardit Gjebrea sapo është shpallur fituese e Festivalit të Fëmijëve në RTSH, duke qenë pikërisht ajo që do të përfaqësojë vendin tonë në këtë kompeticion.

Në Instagram, Anna tregon se është shumë e lumtur për këtë çmim dhe se do përpiqet të japë më të mirën.

Anna Gjebrea do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion Read More »