Aktualitet

A ksidentohet rëndë makina e policisë në Tiranë, ja si është gjendja e efektivëve

Një makinë policie është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në Tiranë, pranë Maternitetit të Ri.

Në pamjet e siguruara nga albeu.com, automjeti i uniformave blu është përplasur me shtyllën dhe si pasojë e përplasjes së fortë dhe lagështirës në rrugë, makina është spostuar në trotuar.

Ndërkohë, bëhet e ditur se asnjë nga policët nuk ka pësuar dëme dhe se janë jashtë rrezikut për jetën./shqiperia ime

A ksidentohet rëndë makina e policisë në Tiranë, ja si është gjendja e efektivëve Read More »

“Zhdukuni se ju q*** r***! S’kemi nevojë për shtetin bq!” Familja Backa t*errorizojnë policinë

Një ngjarje e rëndë tronditi Fierin mbrëmjen e djeshme, ku për pasojë u qëllua për vdekje Demir Backa në automjetin e tij tip Audi. Në një video të siguruar nga mediat, familjarët e viktimës dëgjohet të kërcënojnë policinë me vrasje duke shpërthyer në ofendime banale e duke i thënë të mos i afrohen pasi s’kanë nevojë për shtetin. “Zhdukuni se iu shqeva, zhdukuni se do ju vrasim, ikni se u q***, nuk kemi nevojë për shtetin ne. Ikni bq… erdhi polic te dera jonë do ju vrasim, kush polic vjen në derë të shtëpisë do ju vrasim. U q… r…”,-dëgjohen të thonë ata./joq

“Zhdukuni se ju q*** r***! S’kemi nevojë për shtetin bq!” Familja Backa t*errorizojnë policinë Read More »

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e para të kësaj të djele në Shqipëri. Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë, i shkallës Rihter është regjistruar në Himarë, mëngjesin e sotëm.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale por lëkundjet kanë shkaktuar panik tek qytetarët. Kujtojmë se ky është tërmeti i tretë që prek Shqipërinë vetëm brenda pak ditësh, pasi i fundit është rregjistruar po të djelën e kaluar me një tjetër lëkundje të fortë, 4.5 Rihter në Lezhë, ku pati vetëm disa dëme të vogla material./joq

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra Read More »

A ksident i rëndë në vend/ Ka të p lagosur, a rrestohet shoferi

Një aksident është regjistruar në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, ku për pasojë dy persona janë plagosur. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet R.K., shtetas duke drejtuar automjetin tip Peugeot, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, dhe pasagjeri, shtetasi me inicialet S. C., 44 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të shtetasit R. K. i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

A ksident i rëndë në vend/ Ka të p lagosur, a rrestohet shoferi Read More »

A rrestohet i riu, p lagosi me a rmë z jarri 44-vjeçarin

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje. Ngjarja ndodhi më 10 korrik të këtij viti në vendin e quajtur lagja “Mirdita” në qytetin bregdetar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet L. K., banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

I riu pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin T. P., 44 vjeç, banues lagja Nr.15, Durrës.

(BalkanWeb)

A rrestohet i riu, p lagosi me a rmë z jarri 44-vjeçarin Read More »

Detaje të reja nga v rasja e vëllait të ish-anëtarit të “B*andës së Fierit”. S ekuestrohen dy a rmë z jarri në makinën e autorëve

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin e rëndë që tronditi mbrëmë Fierin, ku u vra një 57-vjeçar. Demir Backa u qëllua për vdekje nga një automjet në lëvizje.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se në makinën e djegur në vendin e quajtur Daullas në Bay-pass e cila ishte e tipit ‘C Class’ me portobagazh policia ka gjetur 2 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur për krimin, një kallashnikov dhe një pistoletë, të cilat janë çuar në laborator për ekzaminim. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 16 gëzhoja.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se atentati mafioz është kryer për hakmarrje. Policia është përqendruar ne te shkuarën e Demir Backës dhe rezulton se disa muaj me parë ai ka prishur ekuilibrat dhe ka pasur një konflikt me një person me influence në Fier, i cili ishte subjekt i OFL.

Nga kamerat e sigurisë ka rezultuar se në atentat kanë marrë pjesë 2 persona. Kujtojmë se viktima është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit, Medi Backës, i cili është vrarë në 1997-ën.

(BalkanWeb)

Detaje të reja nga v rasja e vëllait të ish-anëtarit të “B*andës së Fierit”. S ekuestrohen dy a rmë z jarri në makinën e autorëve Read More »

Makina del nga rruga, në gjendje të rëndë 2 persona

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Belsh të Elbasanit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe janë plagosur 2 persona. Raportohet se personat në fjalë janë dërguar me urgjencë në spitalin e Belshit, ndërsa gjendja e tyre është serioze.

Ndër të tjera, thuhet se pas dërgimit të tyre në spitalin e Belshit ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit. Policia ndodhet aktualisht më vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit./joq

Makina del nga rruga, në gjendje të rëndë 2 persona Read More »

Z jarr i madh në Vlorë, ja çfarë dogji…

Një stallë me jonxhë është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Cerkovinë, në Vlorë.

Gazetari Enrik Mehmeti sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga vendngjarja, ku shihen se flakët e mëdha kanë “pushtuar” gjithë stallën.

Jonxha ishte e magazinuar në një godinë të vjetër dhe paraprakisht dyshohet se asaj i është vendosur zjarri në mënyrë të qëllimshme.

Në vendgjarje kanë shkuar me urgjencë dy makina të zjarrfikëses së Vlorës, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve.

(BalkanWeb)

Z jarr i madh në Vlorë, ja çfarë dogji… Read More »