Aktualitet

Merret vendimi i rëndësishëm nga qeveria Rama

Vendime të rëndësishme. Pas një periudhë të gjatë diskutimesh për buxhetin 2022, sot qeveria mori vendimin ta miratojë projektbuxhetin e vitit 2022.
Këto politika të reja dhe programe që kemi miratuar për tu zbatuar vitin tjetëer do të influencojën direkt qytetarët në nevojë. Dua të ndaj disa vendime:
-Programi i ndihmës ekonomike do të ketë nje rritje të masës 10% për të gjitha familjet përfitese. Do të ketë politika që shenjestrojnë familje me fëmijë mbi 3 fëmijë do të kenë rritje në masën 2 herë.

-Do vazhdojm të mbështesim duke rritur masën 2 herë më shumë për fëmijët pa prindër.

-Gratë e trafikuara dhe të dhunuara do të kene rritje të masës ekonomike tre herë.
-Kategoritë në nevojë, për shtresat që mbrohen me suvbvencione të energjisë elektrike, 45 milionë dollarë do të vazhdojë.
-Do të ketë rritje të pagave për personelin mjekësor. NE DO VIJOJMË ME KETE POLTIIKË NË VITIN 2022 ME 6% të personelit mjek infermier, duke hyre ne fuqi nga data 1 korrik 2022.
-Do garantojmë furnizimin me vaksina duke vendosur në buxhetin e ministrisë të gjithë buxhetin enevojshem.

Merret vendimi i rëndësishëm nga qeveria Rama Read More »

Demokrati ngre dolli për Berishën: ‘Një dolli për ty dhe princeshën tënde’

Një demokrat në Berat ka surprizuar ish-kryeministrin Sali Berisha për të cilin ngriti një dolli me raki duke dhënë edhe një urim të veçantë për të.
“Basha harram e paç mundimin tonë te çadra dhe ga zin lotsjellës. Ne ia rrë zonim poturet Edi Ramës t’i shkoje nga pas dhe ja ng rije. Basha shko largoju mos tund këmborën se këmbora do qafë të tr ashë jo baluke”, tha fillimisht demokrati që më pas nxjerr nga xhepi një faqore me raki.
“Një dolli për ty që je një politikan shembullor baba shembullor, një dolli për ty dhe princeshën tënde”, tha ai gjatë dollisë.

Demokrati ngre dolli për Berishën: ‘Një dolli për ty dhe princeshën tënde’ Read More »

‘Kokërr leku nuk keni nëse nuk mblidhni plehrat’/ Rama paralajmëron kryetarët e Bashkive

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në kryeminsitri krerët e Bashkive, ku po diskutohet në lidhje me pastrimin e territorit dhe menaxhimin e mbetjeve urbane. Rama thotë se ka ardhur momenti për t’i dhënë goditjen e fundit vendgrumbullimeve të paligjshme të plehrave, keqfinancimit të pastrimit nga shumë njësi vendore.

‘Kokërr leku nuk keni nëse nuk mblidhni plehrat’, ka paralajmëruar Rama.

Ministrja Kumbaro ia tregon me foto konkrete kryebashkiakëve situatën.

“Ja situata në Durrës, Vlorë, Himarë, Shkodër, Sarandë, në Fier, etj. Nuk gjeta foto nga Qarku i Korccës, me duhet ta pranoj, ose nuk më sollën”, tha Kumbaro, duke apeluar se situata duhet të ndryshojë. Ajo dha modelin e Lezhës e cila ka bërë një punë shumë të mirë. Pse plazhet e Lezhës janë ndër më të pastrat? Sepse ka menaxhim”, tha ajo.

‘Kokërr leku nuk keni nëse nuk mblidhni plehrat’/ Rama paralajmëron kryetarët e Bashkive Read More »

Polici fiksohet keq pas gruas “Ma gjej numrin e asaj shoferes…”

Prokuroria e Tiranës lëshoi ditën e djeshme katër urdhra a rrestimi për tre punonjës policie të Tiranës, të cilët janë kapur në shkelje duke shpërdoruar detyrën. Por, më shumë se sa akuza, lajm përbën shkaku se përse policët janë përfshirë në këtë shkelje.

Në dosjen e prokurorisë, sipas abcnews, rezulton se polici i arrestuar Durim Murja është telefonuar me datë 8 gusht nga kolegu i tij Jon Burri, i cili i ka kërkuar të dhëna në lidhje me pronaren e një makine që ai e kishte parë në lavazh.

Jon Burri i kërkon Murjas të dhëna në lidhje me identitetin, numër telefoni dhe të ngjashme për vajzën me inicialet A.C, pasi e kishte pëlqyer shumë kur e kishte parë teksa kishte çuar makinën në lavazh.

Sipas prokurorisë, fillimisht Murja ka hezituar, por pas ngulmimit nga Jon Burri ka pyetur kolegen e tij Matilda Hamollari që t’i ofrojë të dhënat në fjalë. Hamollari dhe Murja i sigurojnë të dashuruarit me shikim të parë Jon Burri të dhënat e vajzës në fjalë duke kryer një shkelje të rëndë të ligjit mbi të dhënat personale, krahas shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria ka pyetur edhe vajzën që kishte fiksuar policin, por ajo është shprehur se nuk ka autorizuar askënd që të kontrollojë të dhënat e saj në sistemin e targave të policisë.

Nisur nga shkelja në fjalë, prokuroria ka lëshoi urdhër arresti për efektivët e policisë:

Durim Murja -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Jashar Shehu -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Arjan Balla -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Ndërkohë, Matilda Hamolli, pjesë e patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, ndodhet në arrest shtëpie.

Polici fiksohet keq pas gruas “Ma gjej numrin e asaj shoferes…” Read More »

I ati i v rau nënën me bukë në gojë, ja çfarë ndihme financiare do të japi bashkia e Fierit për vajzën 3 vjeçare

Këshilli bashkiak i Fierit në mbledhjen e sotme ka miratuar një fond ndihme financiare që do të jepet çdo muaj për vajzën e mitur të së ndjerës Sabrina Bengaj, e cila u ekzekutua nga ish-burri Elton Metaj.

23-vjeçarja u vra pak ditë më parë me kallashnikov në derën e shtëpisë duke ngrënë bukë.

RENDI I DITËS

Këshilli i Bashkisë Fier, sot në mbledhjen e radhës, e cila u zhvillua në sallën e mbledhjeve të Këshillit, trajtoi dhe miratoi të gjitha pikat e rendit të ditës sa më poshtë vijon:

Një shtesë në VKB Nr.64, datë.25/09/2020 të Këshillit të Bashkisë Fier “Për shpronësim për interes publik, të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Për rehabilitimin e Lumit Gjanica, Faza e 2-të, nga Segmenti i Urës me shkallë te Ura e Sheqit, Fier”.

Ndihmën ekonomike për 3 fëmijë jetim; dy nga Mbrostari dhe 3 vjeçarja nga Zhupani, e mbetur jetime pas ekzekutimit të nënës së saj nga bashkashorti (babai i fëmijës).

Rishpërndarjen e fondeve në buxhetin e Bashkisë Fier për vitin 2021.

Tavanet përfundimtare pas rishikimit të shpenzimeve për programin buxhetor Afatmesëm vendor (PBA) 2022-2024 të Bashkisë Fier.

Ndihmën ekonomike për Z. Gëzim Hoxha.

Trajtimin me ndihmë financiare të familjes së shtetasit Durim Nazëraj, fshati Vreshtas, Njësia Administrative Cakran, i dëmtuar nga zjarri i datës 28.06.2021.

Ndihmën financiare për shtetasen Florida Taraj, lagja “Liri Gero” Njësia administrative nr.2, banesa e së cilës është dëmtuar nga zjarri i datës 07.08.2021.

Ndryshimet me vlerën e subvencionit të qirasë dhe shkualifikimin e familjeve të pastreha përfituese nga programi i subvencionit të qirasë në tregun e lirë, miratuar me VKB nr.11,datë 02.03.2021.
/telegrafi.com

I ati i v rau nënën me bukë në gojë, ja çfarë ndihme financiare do të japi bashkia e Fierit për vajzën 3 vjeçare Read More »

Kledi tregon historinë e tij të dashurisë:“Më la për një tjetër…”

Orët e fundit diskutimet brenda shtëpisë se “Big Brother Vip” duket se kanë marrë “ngjyrë të kuqe”.

Banorët kanë treguar për njëri-tjetrin romanca të ndryshme që kanë përjetuar, momente të vështira ndarjeje dhe gjithçka tjetër që ka lidhje me dashurinë.

Paraditen e sotme ka qenë Kledi i cili i ka rrëfyer Donaldit se para disa vitesh ka qenë në një lidhje romantike me nje femër shqiptare, por që fatkeqësisht kjo marrëdhënie përfundoi për shkak të ndërhyrjes së ish-partneres së tij.

“Po organizonim një kompeticion dhe aty njoha një shqiptare. Më parë kisha bashkëjetuar me një tjetër femer, me të cilën u ndamë me debate të shumta. Më tha që ishte e interesuar për një mashkull tjetër, pas disa kohësh dëshironte të rilidheshim prap dhe ngaqë unë nuk pranova ajo ndëhyri tek njohja ime“, – tha Kledi.

SHQIPERIA IME

Kledi tregon historinë e tij të dashurisë:“Më la për një tjetër…” Read More »

Këmbimi valutor sot datë 22 Tetor 2021

Monedha e eurozonës, shitet sot me 121.8 lekë.

Dollari amerikan këmbehet me 105.1 lekë.

Paundi britanik kap sot vlerën e 143.7 lekëve.

Dollari kanadez këmbehet në tregun valutor me 84.7 lekë.

Franga zvicerane kap vlerën e 113.9 lekëve.

Dhe së fundmi jeni japonez, shitet me 0.93 lekë.

Zbuloni më tej çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare më tej tarifat e arit, argjendit, linjave ajrore dhe telefonike, të cilat njëlloj kanë pësuar një rritje të ndjeshme. Më poshtë gjeni grafikën për më shumë.

SHQIPERIA IME

Këmbimi valutor sot datë 22 Tetor 2021 Read More »

Deputetja e Bashës: A kuzohet se ndryshoi emrin e babait t rafikant

Ditën e djeshme, Elda Hoti, deputetja e Bashës që hyri në Parlament pas lënies së mandatit të deputetit nga Mark Marku, është akuzuar se ka ndryshuar emrin e të atit në formularin e dekriminalizimit. Llesh Nikolli ishte ai që depozitoi një ankesë ndaj saj në KQZ. Rikujtojmë se Hoti hyri në parlament që me djegien e mandateve nga opozita dhe që atëherë mediat publikuan fakte se edhe bashkëshorti i saj ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

“Ato që janë frikësuar nga emri dhe mbiemri im, ju them vazhdoni. Politika, duhet të pastrohet nga njërëz si ju, që i keni kthyer partitë dhe pozicionet në parti, si pronë private. Që sulmoni çdo të ri, që vendos të japë kontribut në politikë. Po unë do vazhdoj të jap kontributin tim, që politika të pastrohet nga “mola” si ju. Unë nuk kam ndryshuar kurrë gjeneralitete, as nuk kam fshehur, se nuk kam asgjë, për të fshehur,”shkruan Hoti ndër të tjera në një status në Facebook./joq

Deputetja e Bashës: A kuzohet se ndryshoi emrin e babait t rafikant Read More »