Aktualitet

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë për pagat

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm (2022), paga minimale në vendin tonë do të bëhet 32 mijë lekë të reja nga 30 mijë lekë të reja që është aktualisht. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale teksa ka replikuar me komentuesit në lidhje me uljen e tatimit në 13% për pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë.

“Këtu flitet për lekë të reja i dashur, prandaj mos i zgjat ato o-te kot, po përqendrohu kur lexon dhe mësoje me këtë rast se paga minimale ne Shqipëri është 30 mijë lekë TE REJA dhe nga 1 janari behet 32 mije lek TE REJA – këmbimin me euro beje vete”, shkruan Rama.

Rama u është përgjigjur akuzave të qytetarëve duke theksuar se sot 97% e shqiptarëve paguajnë më pak taksë mbi të ardhurat personale se sa paguanin deri në vitin 2013, ndërkohë që biznesi i vogël paguan zero taksë mbi fitimin. Ai thotë se kurrë më parë shtresat në nevojë nuk e kanë marrë mbështetjen që marrin sot nga qeveria.

Replikat

Komentuesi 1: Personalisht u ktheva mbas 17 vitesh emigrim ne 2011,ndersa tani e mendoj largimin perseri….!!

Edi Rama: Ketu perfituesit kryesore jane pjesa me e kualifikuar e njerezve qe punojne ne sektorin privat i dashur! Sa per shtresat ne nevoje qe po rriten vit pas viti, nuk di ku e bazoni kete konkluzion, por shifrat flasin ndryshe, nderkohe qe kurre me pare shtresat ne nevoje nuk e kane marre mbeshtetjen qe marrin sot!

Komentuesi 2: Nese 1 litėr vaj i zakonshem ushqimor ka qene 140 lekè para dy vitesh dhe tani kushton 240 lekė ndryshimi ne taximin e pagave nuk sjell asnje progres ne lidhje me inflamacionin. Me rritjen e ç’mimeve prej 100% deri ne 300% duhet sot nje rritje pagash prej te pakten 50% dhe jo neser .Shteti duhet te vendos tavan ç’mimesh , ai ėshte dhe duhet te jetė i vetmi rregullator i mireqenies se popullit te vet , nese nuk eshte shteti kush duhet te jete. I meshoni ligjerisht se paga minimale eshte 30.000 leke por banakieret, kamarieret shitesit ,punonjesit e fasonerive etj paguhen nga 15.000 lek – -25.000 lek .

Edi Rama: Duhet te kthejme komunizmin qe te veme tavanin dhe cmimet nuk ngrihen asnjehere nga tregu jashte logjikes se fuqise blerese, prandaj duhet ripare arsyetimi qe ben. Nderkohe ata qe abuzohen nga punedhenesit dhe nuk denoncojne, nuk kemi si i ndihmojme realisht, por ama librat e shtetit tregojne se abuzimet nuk jane rregulli, po perjashtim nga rregulli

Komentuesi 3: Ket taks po e ul per vete o ti njeri se per popullin e ke myt fare

Edi Rama: Cilin popull kam “myt fare”, se 97% e shqiptareve paguajne me pak takse mbi te ardhurat personale se sa ç’paguanin deri ne 2013 dhe biznesi vogel paguan zero takse mbi fitimin!

Komentuesi 4: Tallje Me popullin rrogat Me e vogel duhet Te jete 250 Euro 8 orarsh jo 130 Euro o Edooo firmat Me pronare Te huaj Si rrobaqepsi firme kepucesh duhet Te jene rrogat 400 Euro minimumi Se ne itali Ato paguajne per nje njeri 1500 minimale O Edoooo

Edi Rama: Ketu flitet per leke te reja i dashur, prandaj mos i zgjat ato o-te kot, po perqendrohu kur lexon dhe mesoje me kete rast se paga minimale ne Shqiperi eshte 30 mije lek TE REJA dhe nga 1 janari behet 32 mije lek TE REJA – kembimin me euro beje vete

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë për pagat Read More »

Qeveria shkurton punonjësit në administratë,ja institucionet që preken

Këshilli i ministrave ka vendosur të bëjë një rishpërndarje të numrit të punonjësve në institucione në njësitë e qeverisjes vendore për vitin 2021. Shkurtime dhe shtim të numrit të punonjësve do të ketë në institucionet e kryeministrisë, njësia anti-korrupsion, ministria e Drejtësisë si dhe ajo e Shëndetësisë.

Ndryshime në numrin e punonjësve: -Numri i punonjësve të aparatit të Kryeministrisë, për vitin 2021, pakësohet me 5 (pesë) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të Kryeministrisë në 172 (njëqind e shtatëdhjetë e dy) punonjës.

– Numri i punonjësve të Njësisë Speciale Antikorrupsion dhe Evazion, për vitin 2021, pakësohet me 7 (shtatë) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të institucioneve në varësi të Kryeministrisë në 1 198 (një mijë e njëqind e nëntëdhjetë e tetë) punonjës. -Numri rezervë i punonjësve për vitin 2021 pakësohet me 9 (nëntë) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm rezervë në 11 (njëmbëdhjetë) punonjës.

-Numri i punonjësve të Ministrisë së Drejtësisë, për vitin 2021, shtohet me 21 (njëzet e një) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ministrisë në 5 352 (pesë mijë e treqind e pesëdhjetë e dy) punonjës. -Numri i punonjësve të Ministrisë së Drejtësisë, për vitin 2021, pakësohet me 3 (tre) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të sistemit të ministrisë në 5328 (pesëmijë e treqind e njëzet e tetë) punonjës.

-Numri i punonjësve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për vitin 2021, shtohet me 3 (tre) punonjës për Shërbimin Social Shtetëror, duke e çuar numrin e përgjithshëm të sistemit të ministrisë në 4296 (katërmijë e dyqind e nëntëdhjetë e gjashtë) punonjës.

Qeveria shkurton punonjësit në administratë,ja institucionet që preken Read More »

Qeveria shkurton punonjësit në administratë,ja institucionet që preken

Këshilli i ministrave ka vendosur të bëjë një rishpërndarje të numrit të punonjësve në institucione në njësitë e qeverisjes vendore për vitin 2021.

Shkurtime dhe shtim të numrit të punonjësve do të ketë në institucionet e kryeministrisë, njësia anti-korrupsion, ministria e Drejtësisë si dhe ajo e Shëndetësisë.

Ndryshime në numrin e punonjësve:

-Numri i punonjësve të aparatit të Kryeministrisë, për vitin 2021, pakësohet me 5 (pesë) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të Kryeministrisë në 172 (njëqind e shtatëdhjetë e dy) punonjës.

– Numri i punonjësve të Njësisë Speciale Antikorrupsion dhe Evazion, për vitin 2021, pakësohet me 7 (shtatë) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të institucioneve në varësi të Kryeministrisë në 1 198 (një mijë e njëqind e nëntëdhjetë e tetë) punonjës.

-Numri rezervë i punonjësve për vitin 2021 pakësohet me 9 (nëntë) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm rezervë në 11 (njëmbëdhjetë) punonjës.

-Numri i punonjësve të Ministrisë së Drejtësisë, për vitin 2021, shtohet me 21 (njëzet e një) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ministrisë në 5 352 (pesë mijë e treqind e pesëdhjetë e dy) punonjës.

-Numri i punonjësve të Ministrisë së Drejtësisë, për vitin 2021, pakësohet me 3 (tre) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të sistemit të ministrisë në 5328 (pesëmijë e treqind e njëzet e tetë) punonjës.

-Numri i punonjësve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për vitin 2021, shtohet me 3 (tre) punonjës për Shërbimin Social Shtetëror, duke e çuar numrin e përgjithshëm të sistemit të ministrisë në 4296 (katërmijë e dyqind e nëntëdhjetë e gjashtë) punonjës.

Qeveria shkurton punonjësit në administratë,ja institucionet që preken Read More »

Vuçiç flet për ‘Open Balkan’: Ja cfarë vendosëm

Pas takimit Vuçiç flet për ‘Open Balkan’. Liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dolën në një konferencë të përbashkët për mediat, për të treguar mbi rezultatet e diskutimit rreth nismës së përbashkët rajonale “Open Balkan”.

Presidenti serb, Vuçiç deklaroi se kjo nuk është një nismë politike, por që u shërben qytetarëve në të gjithë Rajonin.

Sipas tij, sipërmarrësit e tre vendeve e mbështesin këtë nismë, e cila forcon ekonominë e rajonit. Vuçiç deklaroi se njerëzit duhet të lëvizin të lirë, pa asnjë ndalesë në kufi.

“Patëm një takim të rëndësishem me komunitetin e biznesit nga tre vendet. Të gjithë e mbështesin këtë nismë. Njerëzit e biznesit e mbështesin 100%. Kjo është një nismë shumë e madhe, në emer të Serbisë mund të them se kjo nismë i shërben çdo qyteti a fshati në vendin tonë. Ramë dakord që të ngremë Këshillin e Zbatimit. Folëm më seriozisht për qarkullimin e lirë të mallrave.

Lëvizja e lirë do të forcojë ekonomitë tona. Askush nuk po ndërhyn në gjëra politike, thjesht po përpiqemi që qytetarët tanë të jetojnë më mirë. Asnjë person nuk do të ndalohet më në kufi, të gjithë do të lëvizin të lirë.

Jemi të gjithë nga pak, por unë jam më i dëshpëruari kur nuk realizohet siç duhet kjo nismë. Nuk ka të bëjë me politikanët, por me qytetarët”, tha Vuçiç.

Vuçiç flet për ‘Open Balkan’: Ja cfarë vendosëm Read More »

Rama zbulon kërkesën e përbashkët me të cilën do i drejtohen Bashkimit Europian

Kryeminsitri Edi Rama ka bërë me dije se në janar të vitit të ardhshëm do të nisin përpjekjet për lehtësimin e kalimit në kufi për produktet e fermerëve dhe kompanive.

Nga konferenca e përbashkët me presidentin serb dhe zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, tha se një treg i përbashkët është shumë më i fuqishëm dhe përthith më shumë investime direkte.

Sipas Ramës, shumë shpejt do të ketë edhe një studim ku do të raportohen të gjitha avantazhet dhe disavantazhe për nismën “Open Balkan’ në të gjithë rajonin, jo vetëm mes tre vendeve.

Rama tha se për shkak të dilemave ku është zhytur BE, integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor ka mbetur peng. Ndaj tre vendet do të kërkojnë nga unioni evropian “disa hapa të rëndësishëm per te ardhur më pranë rajonit”.

Fjala e Ramës

Secili në mënyrën e vet vuajnë kufijtë dhe pritjet dhe barrën e rëndë të burokracisë së agjencive dhe kontrolleve në kufi. Më vjen mirë që jemi fokusuar aty ku është edhe thelbi i kësaj nisme, si të zgjerojmë ekonomitë tona dhe tregjet tanë që mbeten tregje të vogla , por nëse integrohen me njëra tjetrën kthehen në një treg të rëndësishëm, jo vetëm për aktorët tanë të tregut, por edhe investimet e huaja direkte në këtë zonë.

Që të përfitojmë më shumë investime të huaja direkte të ofrojmë një hapësirë më të gjerë. Sot na u dha mundësia të ballafaqohemi me sipërmarrësit nga të tre vendet. Të gjithë njëzëri në mbështetje të Ballkanit të Hapur ata na kërkuan që atë që nënshkruajmë këtu të kthehet në një realitet të prekshëm për ta në kufi, aty ku fillojnë problemet.

Kemi takuar edhe Këshillin e Atlantikut në mbështetje jo vetë të nisëm në parim por edhe përpjekjes që të njihemi me rezultatet e përfundimtare të një studimi të përgjithshëm që do të prezantohen në Tiranë për përfitimet dhe disavantazhet për këtë nisëm jo vetëm për 3 vendet tona, por për të gjithë rajonin. Gjatë 8 muajve të fundit fluksi i turistëve në Shqipërisë nga Serbia është rritu 63 % dhe nga Maqedoni 20 %, janë shifra që flasin jo vetëm për rritjen e energjisë pozitive në rajon të Ballkanit të Hapur.

Kemi rënë dakord për një qëndrim të përbashkët ndaj BE duke e kuptuar fare mirë situatën me bllokimin absurd që i është bërë procesit të integrmit por duke theksuar se nuk kemi asnjë lëkundje në rrugën tonë drejt BE. Kemi bindjen se BE edhe pse është i zhytur në hallet e veta mund të ndikojë duke u përfshirë dhe duke integruar në tregun e përbashkët europian edhe fermerët e vendeve tona.

Duke e konsideruar Ballkanin si pjesë të vetën. Kemi vënë re se sezoni turistik është mbyllur dhe fluski i turistëve serbë në Shqipëri është rritur me 63%. Janë shifra konkrete. Në ekonomi këto shifra do të vijnë vetëm duke u rritur. Në dhjetor në Tiranë do japim edhe rezultatet konkrete. Nga janari do të fillojë një ndryshim shumë I ndjeshëm në kufi për fermerët dhe distributorët.

Ballkani i Hapur është pa asnjë diskutim një nismë në ndihmë dhe në shërbim të njerëzve dhe të këtyre popujve të cilët pavarësisht ndasive, meritojnë të jetojnë më mirë dhe të kenë një hapësirë më të madhe lëvizje në favor të mirëqenies së tyre,

Rama zbulon kërkesën e përbashkët me të cilën do i drejtohen Bashkimit Europian Read More »

Lajm i fundit/ Prokuroria merr vendimin për Tom Doshin

Ka përfunduar verifikimi për kreun e PSD Tom Doshi në kuadër të dekr iminali zimit.
Sektori i Dekr imina lizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka miratuar rezultatet e verifikimit për subjektin Tom Gjek Doshi dhe ia ka përcjellë sot më 04.11.2021 Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili si organ kompetent në zbatim të nenit 12 e 13 të Kreut V të Vendimit të Kuvendit nr.17/ 2016, duhet të shqyrtojë nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të ligjit nr. 138/2015

“Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe në vijim të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në po këtij ligji./balkanweb

Lajm i fundit/ Prokuroria merr vendimin për Tom Doshin Read More »

Vuçiç reagon pas darkës me Ramën: ‘I pritëm miqtë tanë me verë serbe të shkëlqyer’

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka postuar një foto nga darka që ka ngrënë sonte para takimit të radhës të iniciativës “Open Balkan”, me kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Malit të Zi, Edi Rama, përkatësisht Zdravko Krivokapiç.

Në këtë darkë është edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç. Vucic ka shkruar në rrjetet sociale se mysafirët i kanë pritur me verë serbe. Darka i paraprin takimit të radhës për “Open Balkan”

“Mbrëmje e jashtëzakonshme me miqtë nga rajon, Edi Rama, Zdravko Krivokapiç dhe Nikola Dimitrov”, ka shkruar Vuçiç.

“Ana Bërnabiç dhe unë i pritëm mysafirët tanë me verë serbe të shkëlqyer, të cilët ne guxojmë që ta krahasojmë me verërat më të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e rajonit dhe tërë rajonit”, shtoi ai.

Rama dhe Vucic kanë aranzhuar takim për inicitaivën “Open Balkan” të cilën e kishin së bashku me Zoran Zaev, i cili ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut./E.M-noa.al

Vuçiç reagon pas darkës me Ramën: ‘I pritëm miqtë tanë me verë serbe të shkëlqyer’ Read More »

Skandali me Call-center-at/ Braçe nxjerr dokumentet: Është koha që…

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me skandalin ku 13 kompani “Call Center”-i janë vënë nën hetim nga SPAK-u për mashtrimin.

Teksa ka publikuar dhe disa dokumente, Brace, sshkruan se mashtrimi dhe vj edhja me call center, është e njohur që prej vitit 2018, por agjencitë ligjzbatuese që duhet të kryenin detyrat, i kanë lënë në rezolutën e Kuvendit.

Tani është koha për të dhënë llogari, shton Braçe.

“MASHTRIMI E VJ EDHJA ME CALL CENTER,

E NJOHUR DHE E QARTE PREJ MAJ 2018!

Advertisements

TANI KOHA PER TE DHENE LLOGARI!

#DOKUMENTAT ne foto jane te MAJ 2018;

I referohen seances degjimore per vleresimin e punes se Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare;

Raporti i vleresimit te Komisionit te Ekonomise se Kuvendit;

Protokolli i seances se pyetjeve dhe pergjigjeve ne Komisionin e Ekonomise se Kuvendit;

Rezoluta e Kuvendit per vleresimin e punes se AMF.

Ne te treja dokumentet evidentohet MASHTRIMI prej nje rjeti te Call Center me zyra ne Tirane e jo vetem dhe me operim me tregjet e kapitalit; pohoet MASHTRIMI, pra pranohet; njoftohen masat e mara dhe agjensite ligjzbatuese qe duhet te kryenin detyrat e lena ne REZOLUTEN E KUVENDIT.

Por mesa duket MASHTRIMI jo vetem qe ka vijuar por edhe eshte zgjeruar, bere masiv dhe ka go ditur ne Gjermani e Hollande.

tani eshte koha çer te dhene llogari;

AMF, SHISH, pol icia, drejtoria e parandalimit te pastrimit te parave te pista dhe te tjera agjensi te cituara ne keto dokumenta duhet te thone tani cfare kane bere, cfare nuk kane bere, cfare nuk ka funksionuar dhe arsyet perse!”/CNA.al

Skandali me Call-center-at/ Braçe nxjerr dokumentet: Është koha që… Read More »