Aktualitet

‘Akademia e Barinjve’/ Ministrja e Bujqësisë, sqaron shprehjen e cila bëri xhiron e rrjetit

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka sqaruar shprehjen “Akademia e Barinjve”, e cila bëri xhiron e rrjetit.
Teksa prezantonte buxhetin 2022 për sektorin që ajo mbulon, Krifca tha se kishte pasur një keqkuptim për atë që ajo kishte shprehur dhe se qëllimi kishte qenë të jepnin mbështetje për personat që e ushtrojnë atë profesion.

“Ka pasur një keqkuptim të ndodhur me artikulimin e fjalës akademi. Unë kërkova ndjesë për mënyrën se si u drejtova deputetes, është pjesë e emocioneve dhe entuziazmit mes kolegëve. Në lidhje me fjalën akademi, nuk e kemi shpikur, e kemi parë në disa vende të botës, Zvicër e shumë të tjera. Ka një qasje të migrimit të profesionit, të atyre të vështira, po përpiqemi që të japim mbështetje për këtë profesion. Unë që në periudhën time si drejtoreshë, jam konsultuar. Është një program që do ta përforcojmë për ta ruajtur traditën, jo vetëm te barinjtë por dhe të fermerëve të rinj, do kemi kohë ta shpalosim programin në vijim. Desha ta sqaroj se ka pasur vëmendje dhe në media”, tha Krifca.

Më tej ajo dha edhe disa detaje lidhur me buxhetin e përcaktuar për ministrinë e Bujqësisë.

“Programi i sigurisë ushqimore, në vitin 2022 do të kemi një buxhet të lartë për sigurinë ushqimore me 2.3 miliardë lekë. Siguria ushqimore është e rëndësishme prandaj do të investojmë në kapacitete, higjienë dhe paketim. Do të pajisim 120 grupet e AKU-së me të gjithë pajisjet e duhura teknologjike për të bërë inspektimet. Do të matrikullojmë dhe vaksinojmë të gjithë kapacitetin tonë blegtoral që është një pasuri kombëtare. Nëpërmjet forcimit të dy autoriteteve kontrolluese që tashmë kontrollojnë të gjithë territorin për ushqimin, veterinarinë dhe bimët do të sigurojmë efektivitet me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit shqiptar.
Kemi përditësuar edhe regjistrin e fermerit që evidentojnë të gjithë fazat e zinxhit përfshirë edhe përdorimin e pesticideve. Buxheti i vitit 2022 do teë ketë si synim edhe fillimin e punës së librit të fermerit si një mekanizëm i pagabueshëm për prodhimin dhe eksportet. Programi i infrastruktturës, kullimit dhe ujitjes ka një buzhet prej 1.7 miliardë lekësh. Synon mbështetje të vazhdueshme për rritjen e prodhimit bujqësor”, vijoi Krifca.

‘Akademia e Barinjve’/ Ministrja e Bujqësisë, sqaron shprehjen e cila bëri xhiron e rrjetit Read More »

‘Me këtë opozitë Ahmeti nuk do pijë duhan, por p…’

Gazetari Arben Retkoceri ka ironizuar partitë opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Retkoceri ka shkruar se me këtë opozitë, Ali Ahmeti nuk do pijë duhan, por Puro.

“Ju kemi thënë se nga e hëna do të çuditeni. Pritni edhe pak, se tani ka filluar loja e jo të premten.. Dikush do të dëshprohet shumë e tjetri falë jush do të të vazhdonë të pi Duhon madje edhe më të trash -Puro, e cila tani do vite deri sa të shuhet.

Disave na kryqëzuat me etiketime sepse ua thonim të vërteten , e jo atë që donit ta degjonit e që ju pëlqente.. Keqeardhje për shushunjat e zhurmëshme partiake të degëve e krandeve, që kanë humb në mahallat e tyre. Këta të shkretit që nga e premtja janë në vrap pas blerjes të kravatave për të kap ndonjë pozicion me lek, në kurriz të të tjerëve. Mundi do ju shkon huç

Mos thoni që nuk ju kemi thënë e nuk e keni ditë. Jeta vazhdonë ….

‘Me këtë opozitë Ahmeti nuk do pijë duhan, por p…’ Read More »

P las sërish d ebati mes Ilirit dhe Donaldit: ‘Ti nuk tregon respekt’

Donaldi dhe Iliri i janë rikthyer sërish de bateve. Teksa kanë qenë duke ngrënë drekë ata janë ng acmuar sërish për situatën e krijuar disa ditë më parë.
Arsyeja e ‘sherrit’, është krahasuar më stërvitjen që banorët kanë pasur sot me disa instrukturë profesionistë.

Iliri i ka thënë Donaldit, se sërish sot, ai nuk tregoi respekt ndaj tyre, ashtu siç nuk tregoi ndaj tij disa ditë më parë. Donaldi është shprehur se bën çfarë të dojë dhe gjithmonë kënaqet shumë.
Kjo situatë është qetësuar nga Monika.

P las sërish d ebati mes Ilirit dhe Donaldit: ‘Ti nuk tregon respekt’ Read More »

Kryeministri Rama përvesh mëngët dhe mbledh mbeturinat në Vlorë

Kryeministri Rama nuk i ndahet Dritan Lelit, përvesh mëngët dhe mbledh mbeturinat në Vlorë, vendi nga ku nis plani i veprimit për pastrimin rrënjësor të vendit.

Gjatë fjalës së tij kryeministri nuk la pa shigjetuar edhe kreun e kësaj Bashkie, Dritan Lelin, teksa theksoi se Vlora është modeli më i shëmtuar për abuzimin me mjedisin.

Teksa e quajti këtë vend të vogël, por që tërheq qindra mijëra turistë, Rama tha se Vlora mund të pastrohet edhe nga vetë kreu i Bashkisë, duke marrë me vete edhe pesë punonjës të tjerë, pa qenë nevoja që vetë kryeministri të shkojë atje me gjysmën e qeverisë.

“Vlora në fakt në vend që të ishte model, pasi siç është bërë model për transformimin, për pikat e tërheqjes së më shumë turistëve, për rritjen e aktiviteteve të biznesit të vogël, për mbledhjen e të ardhurave, rritjen e xhiros është paralelisht modeli më i shëmtuar për abuzimin me mjedisin dhe indiferencën lapidare të bashkisë që është e pakonceptueshme. Këtu nuk ka nevojë për ushtri dhe vullnetarë, apo që të vij unë e gjysmën e qeverisë, por mjafton kryetrari i bashkisë dhe 5 veta të tjerë me një qese në dorë çdo ditë dhe duke i thënë qytetarëve ‘mos na ktheni prapë këtu’, pylli i Sodës të bëhet një vend ku askush nuk hedh më asnjë plerë tjetër”, tha Rama.

Pas fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka përveshur mëngët dhe i është bashkuar nismës për pastrimin e territorit, që ka nisur nga pylli i Sodës në Vlorë, për të vijuar në të gjithë vendin.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Rama merr pjesë në të tilla iniciativa. Hera e fundit ishte në periudhën e verës, ku Rama u shfaq teksa mblidhte disa mbeturina në fushat sportive të ndërtuara në zonën e Lugomares në Vlorë.

Kryeministri Rama përvesh mëngët dhe mbledh mbeturinat në Vlorë Read More »

Floriana Garo ‘braktis’ Bashën, i bashkohet Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha mesditën e sotme zhvilloi “Foltoren” me të rinjtë në Tiranë. Lëvizjes së Berishës iu bashkua edhe kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi.

Por duket se Lulzim Bashën e ka “braktisur” edhe ish-zëdhënësja e PD-së gjatë fushatës, Floriana Garo.

“Foltoja me të rinjtë! Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!’- shkruan ajo në ‘Instagram’.

Gjatë fjalës së tij, Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën për shpalljen e zgjedhjeve të reja për drejtuesit e forumit të të rinjve dhe grave.

“Është vërsulur ndaj organizatës suaj dhe të grave, në një hakmarrje të turpshme. Vendi i tij po të ishte burrë, duhet të ishte sot përpara jush. Këtu. Me Belindin, Rigersin, mua me një debat të hapur.

Por i kyçur në zyrën e tij dhe jep urdhra me telefon, si në kohërat më staliniste për uzurpimin e forumit rinor dhe të grave. Forumi juaj ka trashëgiminë e tij. Nuk është pronë e askujt. Ato janë kompetencë e juaja, do të jeni ju që do të zhvilloni procesin dhe zgjidhni drejtuesit.

Ju sugjeroj ta ftoni në një debat, mos fshihet, por të mësojë nga ju ABC e demokracisë” tha Berisha.

Floriana Garo ‘braktis’ Bashën, i bashkohet Berishës Read More »

‘O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do’, e moshuara çohet në këmbë dhe përshëndet Berishën

Në përfundim të fjalës së tij nga foltorja e mbajtur në Lushnje, panë ish kryeministrit Sali Berisha është afruar një mbështetëse e këtij të fundit.

E moshuara ka përshëndetur dhe përqafuar ish kryeministrin, ndërkohë që në sfond dëgjoheshin demokratët që në kor thoshin fjalët: “O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do”.

Kjo lëvizje e krijuar nga ish kreu historik i PD-së, Sali Berisha erdhi pas dëbimit nga Grupi Parlamentar i PD-së, e tashmë është një luftë e hapur mes këtij të fundit dhe Bashës.

Nga njëra anë Basha është rikthyer me opozitën në Kuvend, nga ana tjetër Berisha ka ndërmarrë një tur nëpër qytete të ndryshme të vendit për të rikthyer parimet bazë të PD-së dhe kundërshtuar aleancën e krijuar Rama-Basha.

‘O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do’, e moshuara çohet në këmbë dhe përshëndet Berishën Read More »

Tjetër hapësirë fantastike e Vlorës së Rilindur (foto/galeri)

🌊☀️❤️Parku i Shtëpisë së Pavarësisë po merr formë si një tjetër hapësirë fantastike e Vlorës së Rilindur, e cila do t’u ofrojë fëmijëve, gjyshërve, familjeve dhe vizitorëve e turistëve, një mundësi të re në qytetin që do të jetë një prej motorëve të fuqishëm të ekonomisë së #Shqipërisë2030🇦🇱

Tjetër hapësirë fantastike e Vlorës së Rilindur (foto/galeri) Read More »

Rama flet për Presidentin e ri: Kushdo qoftë nëse flet mirë shqip, e bën punën më mirë se Ilir Meta!

Kryeministri Edi Rama është i gatshëm sërish ta diskutojë me opozitën, por cilido qoftë emri i propozuar, kryeministri është i bindur se punën do ta bëjë më mirë se Ilir Meta.
“Nuk ka një emër, por çdo gjë do përpiqemi ta shtrojmë për diskutim me opozitën dhe më pas me shqiptarët .

Kushdo qoftë nëse flet mirë shqip, e bën punën më mirë se Ilir Meta”, tha Rama.

Rama flet për Presidentin e ri: Kushdo qoftë nëse flet mirë shqip, e bën punën më mirë se Ilir Meta! Read More »