Ne daten 8/11/2023 ne vlore ka humbur nje qenush, eshte vendosur neper postera por nuk eshte gjetur ende.
Emri : Buçi
Rraca: hasky
Ngjyra : Gri me te bardh
Qenushi ka humb te merkuren ne daten 8/11/2023 tek fabrika e cimentos Vlore (bishti kalldremit). Qeni eshte i mesuar me familjen prej 2 vitesh
Kush mund te kete informacion qe mund te na ndihmoje ju lutemi te na kontaktoni ne keto numra:
TEL: +355 69 309 8619
WHATSAPP: +355 69 289 6229
Kuvendi ka miratuar ditën e sotme në parim me 73 vota projektbuxhetin për vitin 2024 që konsiderohet si projektbuxheti më i madh publik me 7 miliardë euro shpenzime publike të planifikuara.
Sipas skenarit bazë për vitin e ardhshëm, rritja ekonomike parashikohet të jetë 3.8% me një rritje mesatare vjetore prej rreth 4% për periudhën afatmesme në vijim.
Pas miratimit në parim, projektbuxheti do të kthehet për diskutime nen për nen në komisionet parlamentare dhe më pas miratohet në seancë plenare.
Sipas prezantimit të bërë nga ministri i Ekonomisë dhe Financave Ervin Meta, të ardhurat buxhetore në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, për periudhën 2024-2026 parashikohen të rriten në vlerën mesatare prej 27.8% të PBB, nga 27% që kanë rezultuar përgjatë periudhës 2019-2022.
Kjo rritje, sipas Minstrisë së Financave dhe Ekonomisë, bazohet kryesisht në përmirësimin e administrimit fiskal, duke zgjeruar bazën e tatimit me synim minimizimin e informalitetit dhe shmangies tatimore.
Projektbuxheti vijon mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për të arritur një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj. Gjithashtu kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje, duke zbuluar se nga rritja e pagave në sektorin publik do përfitojnë mbi 14 mijë infermierë dhe 30 mijë mësues.
Financimi i investimeve publike të programuara për vitin 2024 do të jetë 5.3% e PBB-së, duke mbështetur në vazhdimësi rritjen ekonomike, për të zhvilluar më tej turizmin, bujqësinë dhe konektivitetin, si edhe duke nxitur punësimin. Paketa e investimeve mbështet infrastrukturën kombëtare dhe vendore, për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesës në rritje të turizmit.
Investimet Publike për vitin 2024 janë planifikuar në masën 5.3% e PBB ose 128.5 miliardë lekë, rreth 4.6 miliardë lekë më shumë se plani fillestar i vitit 2023. Shumica e shpenzimeve kapitale për vitin 2024 shkon për financimin e projekteve në vazhdim si: Unaza e madhe e Tiranës, Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë, Rruga e Arbrit, Segmenti Orikum-Dukat, apo projektet e nisura në infrastrukturën e ujësjellës-kanalizimeve që kapin vlerën totale prej 11 miliardë lekë, si dhe projektet e zhvillimit urban të implementuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit të financuara me 16.6 miliardë lekë. Gjithashtu, vijon financimi i rindërtimit me 7 miliardë lekë, duke lënë gjithashtu të hapur mundësinë e rialokimeve me qëllim përshpejtimin e mëtejshëm të këtij procesi.
Buxheti i vitit 2024 shoqërohet me një Paketë Fiskale, e cila synon qëndrueshmëri të legjislacionit dhe politikës fiskale, duke mos ndërmarrë masa të ndjeshme fiskale, por duke vendosur theksin te mirëadministrimi.
Ashtu si edhe herët e kaluara dhe kjo seancë në Kuvend u mbyll mes tymit dhe flakës si shkak i flakëdanëve të hedhura nga opozita. Në një deklaratë ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se kreu i qeverisë, Edi Rama është futur në “LIVE”-n e tij për ta ndjekur. Më tej Berisha nuk kurseu akuzat ndaj ministres së Kulturës, Elva Margariti e cila sipas tij I jep tendera pa garë, thjeshtrës së kryeministrit Rama, Reas.
“Ja ku është kjo ministrja e antikulturës, që ka dhunti t’i japë tendera thjeshtrës çdo javë, në kundërshtim me Kushtetutën, me ligjet, me çdo standard. Ajo akordon me firmën e saj, me vulën e saj, me zemrën e saj, tendera vetëm për thjeshtrën e parë ët vendit, duke shkatërruar tregun e të gjitha studiove arkitekturore në Shqipëri. Po ajo tjetra? Miss Kovidi, ajo e cila çoi në atë botë me dhjetëra mijëra shqiptarë, për shkak ët vjedhjeve të tmerrshme që bëri në tendera dhe që shiti Sekretaren e Përgjithshme për veten e saj. Ajo është për t’i thënë Miss Mortja, jo se nuk shkon, por me vjedhjen e të sëmurëve është kampione në botë. Po, po ke vjedhur. Jo Sekretarja e Përgjithshme, por ti duhet të ishe në vend të saj. Por ke vjedhur me Edi Ramën, ndaj ke imunitet. Ministrja që e mbylle me 20 mijë të vdekur, me rekord botëror vdekjesh për shkak të tenderave për kovidin. Ajo është Ibrahimaj, një falsifikatore e tmerrshme, ka vetëm veten shoqen. Ajo ish-ministrja e Financave nuk ka ardhur, se ka marrë një post të ri.
Pra, kjo është pak a shumë. Ulsi, ka një pyetje nga deputetët tu, a ka mbetur mushkë në fshatin tënd pa u punësuar, se farefis e gjindje i ke punësuar me nga një rrogë dhe dy rroga. Në fund, thonë se Niko ka shkuar dhe ka marrë edhe mushkat për t’i futur në punë për të të bërë ty qejfin. Ky është Ulsi Manja, që e ka vendin te Shullazi, e ka vendin te bandat se është një kriminel elektoral, i cili nuk do falet kurrë për krimin e tij elektoral, përveç të tjerash. Bëj sa të duash badigardin e Edi Ramës, por krimi elektoral nuk parashkruhet, do të të ndjekë gjithë jetën tënde, ndaj dhe je i djegur. Por rikthehemi te Edi Rama, njeriu që ka grabitur me miliona metër katrorë tokë në trojet turistike për veten dhe klanet e tij mafioze. Po ndërton parajsën e tij, po i pret vendit rrugën për anëtarësimin në BE për shkak të proceseve politike që mban. Edi Rama e ka shndërruar këtë parlament në një shtojcë të Surrelit, të sarajeve të tij të krimit. Edi Rama me EncroChat dhe SKY mbante lidhje me të gjithë grupet. Dhe nga zyrat e tij dilte kapoja i Sinaloas, Hysa. Prandaj dhe ju duhet të keni vetëdije se kujt i shërbeni. Ju i shërbeni individëve që janë në hetim ndërkombëtar. Si do e mbroni atë kur gjykata amerikane do i shqiptojë dënimin bashkë me McGonigal? Prandaj ju sugjeroj të vetëpërmbaheni dhe të mos zbatoni asnjë urdhër të një njeriu që është në proces hetimor ndërkombëtar. Ja ku del Edi Rama duke ndjekur Facebook-un tim. Ndiqe sa të duash, por nuk ke shpresë. Struku sa të duash, por je i pari që ia mbath. Po e ndjek seancën nga dhoma tjetër.”-u shpreh Berisha.
Pra, kjo është pak a shumë. Ulsi, ka një pyetje nga deputetët tu, a ka mbetur mushkë në fshatin tënd pa u punësuar, se farefis e gjindje i ke punësuar me nga një rrogë dhe dy rroga. Në fund, thonë se Niko ka shkuar dhe ka marrë edhe mushkat për t’i futur në punë për të të bërë ty qejfin. Ky është Ulsi Manja, që e ka vendin te Shullazi, e ka vendin te bandat se është një kriminel elektoral, i cili nuk do falet kurrë për krimin e tij elektoral, përveç të tjerash. Bëj sa të duash badigardin e Edi Ramës, por krimi elektoral nuk parashkruhet, do të të ndjekë gjithë jetën tënde, ndaj dhe je i djegur. Por rikthehemi te Edi Rama, njeriu që ka grabitur me miliona metër katrorë tokë në trojet turistike për veten dhe klanet e tij mafioze. Po ndërton parajsën e tij, po i pret vendit rrugën për anëtarësimin në BE për shkak të proceseve politike që mban. Edi Rama e ka shndërruar këtë parlament në një shtojcë të Surrelit, të sarajeve të tij të krimit. Edi Rama me EncroChat dhe SKY mbante lidhje me të gjithë grupet. Dhe nga zyrat e tij dilte kapoja i Sinaloas, Hysa. Prandaj dhe ju duhet të keni vetëdije se kujt i shërbeni. Ju i shërbeni individëve që janë në hetim ndërkombëtar. Si do e mbroni atë kur gjykata amerikane do i shqiptojë dënimin bashkë me McGonigal? Prandaj ju sugjeroj të vetëpërmbaheni dhe të mos zbatoni asnjë urdhër të një njeriu që është në proces hetimor ndërkombëtar. Ja ku del Edi Rama duke ndjekur Facebook-un tim. Ndiqe sa të duash, por nuk ke shpresë. Struku sa të duash, por je i pari që ia mbath. Po e ndjek seancën nga dhoma tjetër.”-u shpreh Berisha.
U ‘zhduk’ nga vëmendja e opinionit publik menjëherë pas përfundimit të spektaklit të Big Brother VIP 2. Çfarë ndodhi me Efi Dhedhes?
E ftuar në “Më lër të flas”, ish-konkurentja e Shtëpisë më të famshme ka rrëfyer se nuk është ndjerë mirë emocionalisht dhe psikologjikisht dhe i është dashur të marrë kohë për të punuar me veten, për të reflektuar.
Dhedhes tregoi se për një pjesë të kohës ka pasur probleme të rrethohej nga njerëzit, dhe se nuk ndihej mirë mes turmave të mëdha.
Romeo: Efi, që prej përfundimit të Big Brother VIP Albania 2 ti je zhdukur, çfarë ka ndodhur?
Donaldi: Zhdukur nuk mund ta themi sepse Efi është e gjallë.
Efi: Kam dalë në lajmërim si person i zhdukur? Këtu jam për Zotin.
Donaldi: Po mor të pamë te “Top Story”, ndërtuan atje një temë atje për ty.
Efi: Me vërtet, se paskam parë. Ja ku jam, ju më gjetët.
Romeo: Si ka qenë jeta jote këtë periudhë?
Efi: Këtë periudhë kam vendosur t’i përkushtohem vetes time për të bërë gjërat që do ti themi më pas. Unë kam qenë në emision gjatë daljes time të parë, pas hyrjes time të dytë ne nuk jemi parë, por gjërat nuk shkuan edhe aq mirë.
Romeo: Po pse nuk shkuan edhe aq mirë?
Efi: E kam fjalën për gjendjen time psikologjike dhe emocionale. Hera ime e dytë në BBV2 ka qenë pak vuajtje, përtej shakave dhe thjesht kam dashur të qëndrojë të reflektojë. Kam pasur probleme edhe me njerëzit. Nuk ndjehesha mirë kur dilja, kur kishte shumë njerëz rreth e rrotull meje. TCh
Berati njihet si një nga qytetet me prodhimin më të madh të ullirit në vend, prodhim të cilin një pjesë e fermerëve e eksportojnë edhe jashtë vendit.
Por ky vit nuk solli për ta pritshmëritë pasi prodhimi i ullirit doli me cilësi, por jo në rendimentin e një viti më parë. Kushtet atmosferike të verës së nxehtë dhe pa shira të këtij viti përgjysmuan prodhimin dhe ky përgjysmim i prodhimit ka ndikuar negativisht tek konsumatori.
Në tregjet e Beratit duket qartë sasia e pakët e ullirit, çmimi i të cilit këtë vit është dyfishuar. Në treg, 1 kg ulli këtë vit ka shkuar në 250-300 lekë (të reja) nga 130-150 lekë që ka qenë kg vitin e kaluar. Rritje të madhe ka pësuar këtë vit edhe çmimi i vajit të ullirit, i cili nga 300 lekë (të reja) për kg që ka qenë vitin e kaluar këtë vit ka shkuar në 600-700 lekë.
Ndërkohë që tregtarët e justifikojnë dyfishimin e çmimit të ullirit me përgjysmimin e sasisë së prodhimit, qytetarët shprehen se e kanë të pamundur ta blejnë me këtë çmim ullirin dhe vajin e ullirit.
Banorët shprehen se të ardhurat e tyre janë të pakta dhe e bëjnë të pamundur ti afrohen këtë vit tregjeve ku shitet ulliri dhe vaji i ullirit.
Një shqiptar në Itali ka qenë shënjestër e një atentati me armë zjarri. Ngjarja ndodhi gjatë natës në Acerra në komunën e Campanias.
Persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar me armë drejt Ilir Kadiut, 40-vjeçarit shqiptar, i cili lëvizte me biçikletë, duke e plagosur, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mediat në Itali thonë se shqiptari është i njohur për autoritetet, pasi më parë ka qenë i arrestuar si pjesë e një bande grabitësish.
Karabinierët po punojnë për rindërtimin e episodit, duke nisur nga vendi i plagosjes. I plagosuri nuk ka dhënë shumë detaje për vendin ekzakt se ku ka ndodhur ngjarja, por thjesht ka deklaruar se ka qenë me biçikletë kur është qëlluar.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmë në zonën e Lagadas në Greqi, ku një shqiptar ka tentuar që të vrasje kunatin e tij 37-vjeçar. Konflikti ka ndodhur teksa shqiptari ka qenë në gjendje të dehur.
Fatmirësisht, nga të shtënat, 37-vjeçari nuk ka mbetur i plagosur. Mediat greke raportojnë se 39-vjeçari ka tentuar t’i shpëtojë arrestimit, duke qëlluar sërish në ajër dhe duke u futur në oborrin e kishës së Epifanisë së Timiou Prodromos dhe Agia Anastasia Farmakolytria. Pas veprimeve të koordinuara nga policia, ai u arrestua, pavarësisht rezistencës së fortë që bëri.
Arma e sekuestruar ishte raportuar e vjedhur në janar nga një shtëpi në zonën e gjerë të Lagadas dhe e cila, siç u konstatua, kishte gëzhoja të gatshme për përdorim.
Marco (përgjegjës për vrasjen e Sibora Gaganit) shkatërroi jetën e vajzës sime, por në të njëjtën kohë ai mori edhe jetën time. Zemra ime ka vdekur me të.” Ky është vajtimi i një nëne që pas nëntë vitesh pa marrë vesh nga e bija, lajmi i parë që mori për të ishte se ajo ishte vrarë dhe trupi i saj ishte murosur në një apartament në Torremolinos të Spanjës. Këtë të shtunë, Elisabeta i thotë lamtumirë “fluturës” së saj në vendin ku u rrit dhe jetoi pjesën më të madhe të jetës, Italinë.
Ajo ishte 22 vjeç kur u pa për herë të fundit. Ishte verë, 2014, në Torremolinos. Sibora ishte vendosur me burrin me të cilin ishte në një lidhje në atë kohë, Marco G. Ajo e takoi atë në Nettuno, një komunë italiane e vendosur në kryeqytetin metropolitan të Romës, ku edhe ajo jetonte. “Në vitin e parë që u takuan, nuk mendoja asgjë të keqe për të, as nuk kishte ndonjë gjë që më bëri të mendoj se ai mund ta keqtrajtonte”, thotë nëna e saj. Megjithatë, marrëdhënia përparoi dhe në një nga vizitat e Elisabetës në Malaga, vajza e saj rrëfeu se “ai ishte shumë posesiv dhe se ajo nuk donte të ishte më me të”. Ai gjithashtu ka rrëfyer se, nëse një ditë do të arrinte të ndahej prej tij, “do të duhej të shkonte larg, në një vend ku nuk do ta gjente”.
Menjëherë pasi e reja humbi, këmbanat e alarmit ranë për të ëmën, e cila ishte më shumë se një mijë kilometra larg. “Një ditë më tha se do të më telefononte dhe nuk e bëri kurrë.” Ndërkohë, partneri i tij dhe personi i fundit me të cilin kishte mbajtur kontakte, i siguroi të afërmit se ai ishte larguar pa njoftim paraprak dhe se gjithashtu nuk e dinte vendndodhjen e tij. Fillova të shqetësohem sepse gjithçka më dukej shumë e çuditshme”, shpjegon. Ajo e pranon se dyshimet kanë qenë gjithmonë të përqendruara te Marko, megjithëse nuk e ka menduar kurrë “se do t’i kishte bërë diçka kaq të keqe”.
Ishte pikërisht vrasja e një gruaje tjetër, më 17 maj, nga dora e të njëjtit burrë në të njëjtin qytet, ajo që ndezi këmbanat e alarmit dhe shkaktoi një hetim që bëri që policia të gjente trupin e murosur të Siboras. “Kur pashë fytyrën e tij në televizion dhe në gazeta se kishte vrarë një vajzë tjetër, e dija që Sibora nuk ishte këtu”, ankohet ajo. Dhe megjithëse nëntë vitet pa ditur asgjë për të kanë qenë “të tmerrshme”, ajo thotë se ka pasur gjithmonë “besimin” se një ditë do të kthehej nga dera.
Me sigurinë se “flutura” e saj – siç e quanin disa njerëz përreth- i ishte marrë jeta, Elisabeta filloi të numëronte ditët derisa trupi i saj të riatdhesohej në Itali dhe që të afërmit t’i jepnin lamtumirën. Nga ajo kohë kanë kaluar më shumë se pesë muaj, por për nënën e Siborës “duket si 60 vite më parë”. Ajo nuk beson se koha mund ta shërojë plagën, por varrosja e saj dhe mundësia për të çuar lule në një pjesë të botës e ngushëllon. “E dashura jonë është tashmë në shtëpi” dhe këtë të shtunë, më 18 nëntor, u bë një shërbesë.
NJË RRËFIM SPONTAN
Pasi dyshohet se i dha fund jetës së partneres së tij të fundit, Marco u arrestua. Ai ishte ende në selinë e policisë kur në mënyrë spontane u tha oficerëve që e ruanin se e reja që ishte zhdukur prej nëntë vitesh “u varros në papafingo ku ai jetonte me të”. Një demonstratë që edhe pse më vonë nuk e ratifikoi në prani të avokatit të tij dhe as në gjykatë. Që nga ai moment, agjentët e caktuar në Brigadën e Policisë Gjyqësore Lokale të Komisariatit të Policisë Torremolinos-Benalmádena e përqendruan hetimin në adresën e fundit të njohur të gruas me origjinë shqiptare, e vendosur në lagjen El Calvario, në Torremolino, në kërkim të gjurmëve që do të jepte informacione përkatëse për vendndodhjen e gruas së zhdukur. Fillimisht u krye një procedurë e parë e hyrjes dhe kontrollit në banesë. Më pas, agjentët shtuan dy kontrolle të reja okulare nga Policia Shkencore për shkak të dyshimit të përdorimit të ndonjë lënde gërryese nga personi nën hetim për eliminimin e provave. Në vazhdim të hetimeve, studiuesit vënë në praktikë një teknikë të re me instrumente me rreze X në një kërkim të ri të shtëpisë.
NJË ARKË E MADHE PREJ DRURI
Një anomali në ndërtimin e njërit prej mureve i ka vënë agjentët në dyshim. Kjo hapësirë u krahasua me shtëpinë ngjitur dhe u konstatua se në vendin përkatës ishte ndërtuar një dollap, hapësirë që nuk ekzistonte në shtëpi ngjitur, një ndërtim i përsosur që kaloi plotësisht pa u vënë re. Me bashkëpunimin e pronarit dhe qiramarrësve aktualë të shtëpisë, hetuesit shembën murin. Pas murit, një kuti prej druri, si një sarkofag. Pasi përfundoi shembja e murit, kapaku i kutisë u ngrit dhe u pa se pjesa e brendshme ishte plot gëlqere, duke lëshuar një erë të fortë të kësaj lënde.
Brenda, mbi një grumbull gëlqere, ata gjetën një qese plastike me një thikë me gjurmë gjaku të tharë. Të groposura në gëlqere, kishte edhe sende të ndryshme që i përkisnin gruas së zhdukur dhe një buqetë me lule në bustin e një kufome, e cila ishte e mbushur në një qese kampingu dhe e mbështjellë me qese plastike. Ky ishte vendi i përsosur i fshehjes së Markos, i cili e ndihmoi atë të fshihte krimin për nëntë vjet.
SIBORA U GODIT ME THIKË PËR VDEKJE
Zbulimi nxori në dritë një kufomë të plotë, në kushte “saponifikimi”, siç shkruajnë mediat spanjolle, edhe pse mund të konkludohej se bëhej fjalë për një grua. Më në fund, trupi u hoq dhe u dërgua në Institutin Anatomik të Mjekësisë Ligjore për autopsi , e cila konfirmoi se ishte Sibora Gagani dhe se ajo ishte goditur me thikë për vdekje. Sibora kishte disa tatuazhe, disa vizatime të gdhendura në lëkurë, të cilat trupi i gjetur i kishte paraqitur dhe që i kanë lejuar ekipit mjekoligjor të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) të Malaga-s të zgjidhte identifikimin e trupit të pajetë. Një datë në krah, një yll dhe shkronja A në pjesën e pasme të qafës, një tjetër yll në këmbë dhe një vizatim në shpinë janë tatuazhet që kishte e reja, siç u njoftua nga platforma Sos Desaparecidos në 2014 kur nëna përhapi alarmin për zhdukjen e saj.
E ZHDUKUR PREJ NËNTË VITESH
Sibora Gagani e cila përdorte dokumentacion fals italian me emrin Simona Faraone, filloi një lidhje romantike me Marcon në vitin 2009 në Itali, ku jetonin së bashku. Por, një vit më vonë, gjithmonë sipas historisë së familjes, ai vendosi të udhëtonte në Spanjë, një vend ku kishte banuar tashmë, për të kërkuar punë. E shoqëronte edhe gruaja, ndonëse për sezone. Në vitin 2013 , Sibora u kthye në Itali me synimin për të lënë lidhjen me Markon dhe për të mos u kthyer në Spanjë. Ajo i tha nënës së saj se nuk donte të jetonte më me të, por pretendon se asnjëherë nuk e ka përmendur se ka qenë viktimë e keqtrajtimit.
Po atë vit, e reja ndryshoi mendje dhe fluturoi përsëri në Torremolinos për t’i dhënë vetes një mundësi të re me të dashurin e saj, por këtë herë në shtëpitë e afërta, por të ndryshme. Pak muaj më vonë, në verën e vitit 2014, në moshën 22-vjeçare, Sibora u zhduk. Nëna e saj raportoi për ngjarjet në Itali, ndaj agjentët e Policisë Kombëtare nisën të punonin me autoritetet e vendit trans-alpin, duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve për shkak të vështirësisë në gjetjen e të resë.