Votime Sondazhe

Edi Rama për Shkodrën: ‘Krejt zemrën ma ke hangër’

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook për procesin e numërimit të votave në Shkodër, edhe pse nuk është mbyllur ende plotësisht.

“Nadja e mir o Shkodër që krejt zemrën ma ke hangër”, ka shkruar Rama në Facebook.

Në Shkodër udhëheq me avantazh votash Benet Beci, kandidati i PS për këtë qytet. /tvklan.al

Edi Rama për Shkodrën: ‘Krejt zemrën ma ke hangër’ Read More »

PS fiton Bashkinë Shkodër, për herë të parë që nga viti 1991

Kandidati i PS-së, Benet Beci ka fituar Bashkinë e Shkodrës.

Beci ka fituar me rreth 10 mijë vota epërsi ndaj kundërshtarit të tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia.

Kandidati socialist ka marrë mbi 60 për qind të votave në Bashkinë e Shkodrës,

ndërsa Bardh Spahia ka marrë rreth 40 % të votave në Bashkinë e Shkodrës

PS fiton Bashkinë Shkodër, për herë të parë që nga viti 1991 Read More »

Rezultatet paraprake/ PS kryeson në 52 bashki, thellon diferencën në Tiranë, Shkodër e Durrës. ‘Bashkë Fitojmë’ drejt fitores së 8 qyteteve

Më shumë se 12 orë pas nisjes zyrtare të numërimit të votave për zgjedhjet vendore të 14 majit, kanë dalë shifrat paraprake për kandidatët që synojnë bashkitë e vendit.

Teksa numërimi ende vazhdon, në orët e para të 15 majit, në Shqipëri Partia Socialiste kryeson dukshëm para opozitës duke marrë kryesimin në shumicën e bashkive.

PS ka marrë avantazhin në pjesën më të madhe të bashkive të vendit, edhe pse gara mbetet e hapur në disa prej tyre. Kampi socialist udhëheq në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Tropojë, Kukës, dhe Devoll.

Nga ana tjetër, koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” udhëheq garën elektorale në 7 bashki deri më tani, të cilat janë Has, Fushë-Arrëz, Pukë, Mirditë, Rrogozhinë, Kuçovë, Belsh dhe Memaliaj.

Rezultatet paraprake/ PS kryeson në 52 bashki, thellon diferencën në Tiranë, Shkodër e Durrës. ‘Bashkë Fitojmë’ drejt fitores së 8 qyteteve Read More »

Pas Kamzës e Vorës, Veliaj njofton fitoren edhe në Rrogozhinë: Fituam me nje grusht votash!

Pas Kamzës dhe Vorës, socialistët fitojnë dhe bashkinë e tretë, atë të Rrogozhinës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj siguron se Edison Memolla do t’i shërbejë me dashuri e përkushtim 100% qytetarëve të Rrogozhinës, siç ka bërë çdo ditë deri më sot. “Rrogozhina është fitorja jonë e tretë në Qarkun e Tiranës. Fituam me nje grusht votash, por Edisoni do t’i shërbejë me dashuri e përkushtim 100% të qytetarëve të saj, siç ka bërë çdo ditë deri më sot.

Bravo atij dhe skuadrës, punë të mbarë nga sot për t’a çuar Rrogozhinën gjithnjë e më përpara. Përulësi e mirënjohje të jashtëzakonshme për qytetarët, që i dhanë sërish besimin e madh Partisë Socialiste”, shkruan Veliaj.

Pas Kamzës e Vorës, Veliaj njofton fitoren edhe në Rrogozhinë: Fituam me nje grusht votash! Read More »

Bie edhe ‘kalaja’ e Tropojës, PS fiton

Partia Socialiste ka arritur të fitojë Bashkinë e Tropojës me kandidatin e saj Rexh Byberi.

Bastioni i demokratëve bie kështu për herë të dytë brenda katër viteve, ku fillimish ra në 2019 teksa në garë ishte vetëm PS-ja, dhe tani kur në garë ishte ish deputeti demokrat, Besnik Dushaj.

Ndonëse në faqen e KQZ-së zyrtarisht janë numëruar 30 kuti nga 38, të dhënat e partive të mbërritura nga komisionerët, sugjerojnë se Rexh Byberi të jetë shpallur fitues me 5126 vota ndërsa Besnik Dushaj ka marrë vetëm 4876 vota.

Pas numërimit edhe të kutisë fundit socialistët e Tropojës kanë nisur festën.

“Urime Tropoja. Tropojanët zgjodhën punën e Rexh Byberit. Tropojanët fituan”, shkruan drejtuesi politik i PS-së, Pandeli Majko.

Bie edhe ‘kalaja’ e Tropojës, PS fiton Read More »

Sali Berisha: ‘Pjesëmarrja në zgjedhje, jo aq sa deklarohet’

Ish-kryeministri Sali Berisha Sali Berisha, ka dalë në një deklaratë për mediat pas mbylljes së procesit të votimit, ku falenderoi shqiptarët, që siç tha folën me guxim dhe vendosmëri me votën e tyre. Berisha u shpreh se pjesëmarrja në votime ka qenë shumë më e lartë nga ajo që raportojnë ata që sipas tij, bënë gjithçka për të penguar këtë proces. Berisha u ka bërë thirrje të gjithë komisionerëve që të luftojnë fort për çdo votë.

“Guximi, vendosmëria, përgjegjësia e qytetarëve sot ishte epike. Pjesëmarrja ka qenë jo ajo që duan ta zvogëlojnë të dëshpëruarit, ata që bënë gjithçka kundër këtij procesi, por një pjesëmarrje nga më të denjat për qytetarët në të katër anët e vendit. Unë kam vlerësimin më të lartë, mirënjohjen më të pakufishme të të gjithë atyre të rejave, të rinjve, burrave dhe grave që qëndruan në krye të përgjegjësisë në komisionet e votimit. U përballën me presione dhe kërcënime nga më të papranueshmet, por kryen me nder para shqiptarëve një detyrë që është mbi të gjitha detyrat. Në kushte paqeje, kjo është detyrë mbi të gjitha detyrat. Ju bëj thirrje me atë përgjegjësi që dëshmuan gjatë ditës, me atë guxim me të cilin përballuan presionet e egra, të mafies shtetërore të bandave të kësaj mafie, po me atë guxim të numërojnë çdo votë, garantoj qytetarët se vota e tyre do të peshojë më shumë se asnjëherë, s ekjo betejë është një etejë e një rëndësiehistorike, dhe këtë betejë do e fitojnë vetëm ata të cilët mbrojnë kauzën e drejtë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha Berisha.

Sali Berisha: ‘Pjesëmarrja në zgjedhje, jo aq sa deklarohet’ Read More »

Shpallet rezultatit përfundimtar, PS merr një tjetër bashki të vendit

Përfundon procesi i numërimit të votave në bashkinë e parë në vend. Janë numëruar kutitë në 7 qendrat e votimit në bashkinë Pustec.

Në këtë bashki kanë votuar gjithej 1606 qytetarë nga 4366 gjithsej. PS ka marrë në total 868 vota, ndjekur nga PD me 473 vota kurse LSI me 168.
Në qendrën e parë, përkatësisht në Kallamas, rezultati është: PS me 118 vota, PD me 114 dhe LSI me 13 vota; në qendrën e dytë PS ka siguruar 159 vota, kundrejt PD me 68 vota dhe LSI me 9 vota, ndërsa në qendrën e tretë rezultati është: PS me 245 vota, PD me 109 vota dhe LSI me 61.

Në fshatin Goricë e Vogël, PS kryeson me 88 vota, PD me 43 kurse LSI me 8 vota. Kurse në Diellas, PS fiton me 94 vota, PD me 47 dhe LSI me 22.

Ndërkohë PD ka arritur të fitojë në qendrën e gjashtë, atë të fshatit Gollomboç me 40 vota, PS ndjek me 34 kurse LSI ka marrë vetëm 7 vota. Edhe në qendrën e shtatë, Lajthizë-Zaroshkë, PS fitoi me 130 vota, PD ndjek me 473 kurse LSI me 168.

Shpallet rezultatit përfundimtar, PS merr një tjetër bashki të vendit Read More »

Përmbyset rezultati në këtë bashki, kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ kalon në avantazh

Kanë dalë rezultatet e para të zgjedhjeve lokale në Memaliaj, ku gara duket e ngushtë mes kandidatit të PS-së, Gjolek Myslym Guci dhe atij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Albert Abedin Malaj.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” po udhëheq me 51.1 % të votave, kundrejt kundërshtarit të PS-së.

Ndërkohë vijon procesi i numerimit edhe në kutitë e tjera të votimit.

Përmbyset rezultati në këtë bashki, kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ kalon në avantazh Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com