Te fundit nga zona

Njoftim/ ndahet nga jeta banori i krahinës

Me hidherim ju njoftojme se para pak ditesh u nda nga jeta bashkekrahinori yne Kadri Azbi Hibraj.

Ngushellime familjes dhe te afermve.

Me poshte gjeni nje shkrim nga familjar i kadriut.

Nga Vasiljevski Hibraj:

Sot u nda nga jeta , vellai jone i dashur Kadri Azbi Hibraj . Vdekja jote e parakoheshme na lendoi shume per menyren se si u largove .Vdekjen e kemi borxhe ,po ty i dashur vella cfare do te harrojme me pare jeten tende plot halle e mundime, vuajtje e deshperime apo edhe fundin tend tragjik . Ishe Kadriu i humorit ,i miqesise e shoqerise ne te ri, mbarove shkollen skenderbei e pastaj shkollen e larte te Bashkuar dhe mbas kesaj jeta jote morì rrjedhe per posht ,nuk te deshi me fati , krijove dhe familje ,por dhe ajo ne nje menyre apo ne tjeter nuk te deshi dhe jeta jote erdhi e mundimshme deri ne momentin qe ju dorezove e keshtu ti vete shkove ne ate bote qe kemi per te shkuar te gjithe , po le mbrapa nje enigem te madhe qe ne te mbrapesve do te na ngelet brenge per jete . Te erdhi dhe cupa per te te percjelle ne benesen e fundit por ti as e pe e as e degjove .Te qofte dheu i lehte ,u prehsh ne paqe e tu qetesofte shpirti nate bote Vella .

Njoftim/ ndahet nga jeta banori i krahinës Read More »

E rëndë – Ndahet nga jeta ëngjëlli 12 vjecar nga Tragjasi.

Njoftojme me shume hidherim te gjithe krahinoret se eshte ndare nga jeta nje engjell 12 vjecar nga Tragjasi.  Endri Gaba, djalit te Rexhep dhe Elektra Gabes ju keputen endrrat e tij ne nje moshe kaq te vogel duke hidheruar familjen, te afermit dhe gjithe krahinen mbare.

Ceremonia e percjelljes do behet diten e Premte  ne Itali, vendi ku jetonte Endri dhe familja e tij.

Ngushellime te sinqerta familjes.

U prehesh ne paqe Endri. . .

E rëndë – Ndahet nga jeta ëngjëlli 12 vjecar nga Tragjasi. Read More »

Orikum – Aksident i rëndë

Nje aksident i rende ka ndodhur pasditen e sotme ne Vlore. Rreth orës 17:00, në aksin rrugorë Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Qafa e Luarit”, automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin V.B., është përplasur me motomjetin e markës “Honda”.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit “Honda” me gjeneralitetet A.Ç, 63 vjeç, banues në Orikum

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit shtetasin V. B., 43 vjeç, banues në fshatin Dukat, për kryerjen e veprimeve të tjera proçeduriale të arrestimit të tij.

Orikum – Aksident i rëndë Read More »

Ja pse duhet të shkoni në Llogora

Te kilometri 31 i rrugës Sarandë-Vlorë, në dalje të Parkut, në të djathtë të rrugës kryesore, ndodhet Pisha Flamur, që është shpallur Monument Natyre dhe që është lehtësisht e dallueshme.
Ajo ndodhet në lartësinë 910 m mbi nivelin e detit, ka një moshë mbi 100 vjeçare dhe mbart vlera unikale, si vepër artistike e erërave të Jugut. Pisha i përket llojit Pinus nigera. Ka formën e flamurit si rezultat i veprimit të erërave të forta të juglindjes. Është e gjatë 20 m, ka perimetër 3.30 m, diametri maksimal 75 cm, ka moshë rreth 100 vjeçare. Ky monument ka vlera shkencore, biologjike, estetike dhe turistike. Disa degë po thahen nga faktorët natyrorë.
Pisha flamur vazhdimisht ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas e të huaj dhe është botuar në guida të ndryshme turistike dhe botime shkencore. Natyrisht këtu nuk mund të rrish pa bërë një foto, me të cilën mund t’u mburresh miqve në Facebook, duke u thënë: “A e shihni ku kam qenë unë”?!
Për të vajtur tek ky monument merret rruga automobilistike Vlorë – Dukat – Llogora deri pra se të dalësh në Qafën e Llogorasë, në të djathtë të rrugës, pasi keni kaluar fshatin turistik. Por edhe po nuk patë Pishën Flamur të evidentuar si të tillë, në Llogara ka plot pisha të tilla, që për shkak të erërave, në një anë janë të zhveshura dhe në anën tjetër kanë plotë degë, si një flamur i shpalosur.
Kullat e Dervish Aliut në Dukat
Kullat e Dervish Aliut ndodhen në afërsi të fshatit Dukat i Vjetër, 4 km nga rruga nacionale Vlorë-Sarandë. I ndërtuar në fillim të shek. XIX ky kompleks mban emrin e Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator i revoltave fshatare kundër reformave të Tanzimatit në Shqipëri gjatë viteve 1847-1848. Banesa është e tipit Kullë, që i ngjan një keshtjellëze të fortifikuar.
Kullat e Dervish Aliut u ndërtua në vitin 1828 nga specialistë janinas, për të siguruar mbrojtjen e fshatit, si dhe për të shërbyer si strehim në kohë të vështira sulmesh a luftërash.
Tri kullat e Dervish Aliut kanë rreth 40 frëngji dhe prej andej mund të luftonin mbi 200 luftëtarë.
Në dhjetor 1977 Kullat e Dervish Aliut u shpallën shtëpi-muze dhe u morën nën kujdes nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Edhe sot ato gëzojnë statusin e Monumentit të Kulturës, por fatkeqësisht, me gjithë rikonstruksioneve që i janë bërë, po shkojnë drejt degradimit.
Për të vizituar këtë monument kulture ndiqet rruga që të çon në qendër të Dukatit të Vjetër. Pasi arrihet në qendër të fshatit merr rrugën që të çon në lagjen “Mazo”. Rruga që të çon deri në qendër të fshatit përshkohet nga makina, më tej rreth 1 km ecet në këmbë.
Specialitete të kuzhinës labe
Sipas dëshirave dhe shijeve këtu gjen të gjitha llojet e kuzhinave, që nga ato evropiane, por edhe të krahinave të tjera shqiptare. Por ajo që është e veçantë në artin kulinar të restoranteve të Llogarasë, është kuzhina tradicionale labe, mishi i pjekur në hell, kukurecët, arapashi dhe kosi me arra.
Të shkosh në Llogara dhe të thuash nuk kam ngrënë arapash, më mirë mos trego se ke qenë atje. Arapashi është specialiteti më tipik i kuzhinës së staneve të Labërisë. Bëhet në formë qulli me miell misri, gjalpë dhe të brendshmet e kecit dhe të qengjit. Se çfarë shije dhe sa i këndshëm është, nuk përshkruhet dot. Po të doni, shkoni dhe e shijoni!
Llogara-Dukat, Orikum-Karaburun: një zonë, dy ekosisteme
Një nga qendrat më të mëdha në këtë zonë ka qenë dhe është Orikumi, që shtrihet në bregun jugperëndimor të Gjirit me të njëjtin emër, në këmbët e gadishullit të Karaburunit. Qendra arkeologjike ndodhet në një kodër të ulët shkëmbore gëlqerore në fundin e një skele druri që ndan një lagunë të vogël nga gjiri (Pasha-Liman). Një kanal, tani i shndërruar në një kënetë lidhte lagunën me detin. Orikumi ka qenë qytet antik i disa periudhave, që nga ato greke, romake dhe deri në mesjetën e hershme. Sot ai është kthyer në një qytet modern, që merr më shumë rëndësi dhe gjallëri në nerv me vërshimin e turistëve të shumtë vendës dhe të huaj. Orikumi ka akoma mundësi dhe resurse të tjera turistike të pashfrytëzuara. Ende një pjesë e tij, më e bukura, mbahet nga repartet ushtarake në një vijë të gjatë bregdetare.
Por Orikumin nuk duhet ta marrësh të shkëputur nga e gjithë zona për rreth që fillon nga Lugina e Llogarasë deri në Pashaliman (tek Gjiri i Bristanit) duke u kufizuar me Gadishullin e Karaburunit, me luginën e Llogarasë dhe Dukatit fushë duke përfunduar me lagunën e Orikumit. E vendosur midis Parkut Kombëtar Llogara dhe Rezervatit Natyror t ë Menaxhuar Karaburun kjo zonë shërben si një urë lidhëse midis dy ekosistemeve natyrore, dhe është pjesë e pandarë natyrale e tyre.

Ja pse duhet të shkoni në Llogora Read More »

U ar*estua sot, por kush eshte vlonjati që t*erroi Orikumin?

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e K*imeve Kundër Personit dhe Pronës pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operativese se një person në kërkim ndodhej në një rrugicë në lagjen “Pavarësia”, është bërë e mundur kapja e ndalimi i E . Ç , 29 vjeç, banues në Orikum, Vlorë.

Shërbimet e Policisë së Vlorës kanë kryer veprimet proçeduriale për ndalimin e tij bazuar në Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “A*rest në b*rg” për veprën penale “V*asja me dashje, e mbetur në t*ntativë”, parashikuar nga neni 76 dhe 22 të Kodit Penal.

E. Ç dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur më 27 Korrik të 2016-ës, ku në bulevardin e Orikumit ka tentuar të v*asë me mjete prerëse shtetasin M.A.

U ar*estua sot, por kush eshte vlonjati që t*erroi Orikumin? Read More »

Si e kryen tre tragjasjotët operacionin për shpëtimin e 3 infermiereve amerikane në Nëntor 1943!

Më 8 nëntor 1943 një avion amerikan i nisur nga Sicila për në Bari është rrëzuar në Shqipëri, diku mes Elbasanit dhe Beratit. Ishin 13 infermiere dhe 13 ndihmës mjekë, si dhe ekuipazhi i amerikanëve. Komunistët shqiptarë donin t’i përdornin si propagandë se amerikanët ishin me ta, dhe i sorollatën nëpër male deri në janar, që populli të shikonte që amerikanët janë më partizanët. Kur kanë mbërritur në Berat, janë pritur me lule si çlirimtarë, sepse partizanët shpresonin në një zbarkim të amerikanëve.
Partizanët kontrollonin Beratin, por gjermanët kanë ndërhyrë dhe amerikanët kanë mundur të arratisen duke hipur në një makinë të vjetër, por 3 infermiere amerikane mbetën të bllokuara në Berat.
Ishte 15 nëntor 1943. Një natë më parë kishin shkuar në kinema dhe kishin parë një film italian. Janë tronditur nga zhurmët e pushkëve. An Manjes, ishte 32 vjeçare; Helen Porter, nga Utahu ishte 31 vjeçare dhe Vilma Litll, ishte 31 vjeçare nga Kentaki.
Pas krismave, çifti që i kishte mikpritur, Nani dh Goni Karaja, i ftoi të zbrisnin në bodrumin ku prodhonin verën. Çifti jetonte me njerkën e Nanit, Ollgën dhe Kolin 7 vjeçar. Pas disa orësh janë ngjitur në katin e parë dhe mësuan se gjermanët dhe ballistët kishin fituar betejën me partizanët. Sipas Cate Linerbery, infermieret kanë vështruar nga dritaret lëvizjet e gjermanëve. Amerikanët kanë dashur të dorëzohen, që të mos iu krijonin problem familjes që i strehoi. Gjermanët dënonin me vdekje. Familja ka refuzuar kërkesën e tyre. Vëllai i Nanit, Kici, shiste verë për gjermanët dhe kishte miqësi me ballistët. Kici iu tha se grupi i amerikanëve kishte shpëtuar.
Pasdite, dy ushtarë gjermanë kanë hyrë duke bërë kërkim në shtëpi. Njëri prej tyre fliste shqip (ose dinte disa fjalë). Kur kanë parë infermierët me uniforma ushtarake i kanë pyetur se çfarë jeni? “Infermiere”, i është përgjigjur në shqip, njëra syresh. Gjermanët kanë ikur dhe nuk i kanë arrestuar. Sipas autores Linerbury, Kici, ngaqë njihej me gjermanët iu kishte folur atyre. Cate shkruan: “Pas dy ditësh Kici kishte shkuar me një shok të Ballit Kombëtar. Pas disa ditësh, Komandanti i Ballit Kombëtar, Kadri Cakrani, kishte vizituar infermieret amerikane dhe i kishte siguruar se do t’i ruanin dhe do t’u plotësonin çdo kërkesë. Infermiereve iu dhanë veshmbathje, sheqer dhe oriz”.
Arkivat e luftës
Nga arkivat e luftës, del se “Më 6 janar, grupi i amerikanëve kishte zbritur në Karaburun, 3 ditë para se të largohej me një motobarkë. Oficerët Smith dhe Palmer ishin përpjekur që të merrnin edhe 3 infermieret në Berat. Oficeri Mc Addo i ka thënë Smithit se disa drejtues të Ballit Kombëtar po mundoheshin t’i sillnin infermieret në Karaburun. Ballistët e zonës iu thanë aleatëve se gjermanët mund të arrinin, te bazat e tyre te Gjiri i Gjyshes dhe Syri i Elefantit. Smith ka kërkuar një bazë të re të Gjiri Ariut në veri të Karaburunit. Ndërkohë, Skënder Muço, anëtar i Ballit Kombëtar në Vlorë, i kishte thënë se nuk mund t’i sillte dot infermieret. Cate sqaron se Smith i ka kërkuar ndihmë ballistit Meto Hodo. Meto ka shkuar të Gjiri i Gjyshes. Meto ishte një nga ata që kishin punuar me Karapicin të ndërtonin rrjetin e bashkëpunëtorëve të aleatëve. Cate nënvizon se: “Mes përkthimit të Metos, Smith i shkruajti një letër Mid’hat Frashërit, liderit të Ballit Kombëtar dhe Kadri Cakranit, komandantit të forcave në Berat. Smith e dinte që infermieret ishin nën kujdesin e tyre. Ai i shkruan se: “Ushtria Amerikane e di se infermieret janë me ju dhe u bë kohë e gjatë që nuk po vijnë dot. Nëse më pyesin për arsyet, do t’u them se ka munguar bashkëpunimi nga na juaj”. Meto, ja ka dhënë letrën një kushëririt të tij, Tare Shyti, i cili nuk kishte lidhje as me partizanët e as me ballistët (ishte dhëndër në Dukat). Sipas Cate Lineberry, Tares i ishin dhënë të holla për të siguruar letërnjoftimet dhe të blinte veshje civile.
Meto kundërshtoi që t’i binte infermieret në këmbë nga Berati, sepse ai nuk donte të kalonte nga zonat e partizanëve. Gjermanët morën bazën e “Gjirit të Gjyshes” dhe amerikanët janë larguar drejt dukatit. Të nesërmen kanë pare 6 gjermanë edhe te Gjiri i Ariut.
Infermieret me emra të rremë 
Kishin kaluar 6 javë, që kur Smith kishte marrë urdhërin për të evakuar infermieret por asnjë fjalë. Meto kishte dërguar një korrier dhe i siguronte amerikanët se kushëriri i tij do vinte nga çasti në çast.
“Nëse kushëriri im nuk vjen, më vrini mua”, shkruan Cate. Kadri Cakrani ka vizituar disa herë infermieret dhe u shqetësua kur familja strehuese i tha se ato kishin vendosur të iknin vetë. Një natë i mori me makinë dhe i dërgoi të shtëpia e tij për darkë. Nga fillimi i marsit, Shyti kishte mbërritur në Berat, dhe Cakrani ua kishte shpjeguar planin infermiereve. Plani ishte se dikush do t’i çonte me makinë deri afër Karaburunit dhe aty Smith do t’i hidhte me barkë për në Itali. Tare Shyti dhe Sulejman Meço, një tjetër kushëri i Metos, shkuan dhe u thanë se duhet të dilnin në fotografi për letërnjoftimet false me emra shqiptare. Shyti, i cli jetonte në Tiranë i kishte siguruar lejekalimet në Tiranë, por gjetën vulat e Beratit. Amerikaneve iu dhanë emra falsë. Litll do quhej Arife Hamitaj. Në mëngjes, Shyti dhe Mecaj fotografuan infermieret dhe në darkë sollën lejekalimet. Komandanti Cakrani dhe shoferi i tij i morën në darkë. Kaluan aeroportin ku ishin gjermanët, por aty u shpua një gomë. Shoferi ndërroi gomën. Më 8 mars Meço erdhi më herët dhe infermieret nxituan të visheshin si shqiptare. Sipas Cate, “Një kamionçinë e vogël i priste jashtë me një shofer nga Balli Kombëtar. Infermieret dhe Meco hipën në makinë. An u ul në sedilen e pasagjerit dhe kishte edhe një pushkë të fshehur mes këmbëve për çdo rast. Shyti, shoferi i Cakranit dhe një ushtar i Ballit ishte pas me dy infermieret e tjera. Makina para humbi sysh, dhe kamionçina e tyre pësoi një gomë të plasur. Ndërsa shoferi po rregullonte gomën disa ushtarë gjermanë kaluan atypari. Cate sqaron se: “Amerikanet ulën shikimin poshtë, ashtu si vajzat shqiptare. Sytë blu e Porterit nuk duhej te këmbeheshin me gjermanët se ata do dyshonin”.
Pastaj u nisën, por u ndaluan disa herë rrugës nga postblloqet gjermane, por pasi kontrolluan lejekalimet u lejuan. Ndaluan për të ngrënë dhe burrat qëndruan roje duke parë se mos sulmonin partizanët. Cate shkruan: “Me një mushkë u afruan te një shtëpi bazë e amerikanëve. Fjetën që të ishin gati për të nesërmen. Smithi ishte në një shpellë bariu kur mori vesh lajmin se ato po vinin. Shkoi dhe i mori duke i çuar te shpella. Sapo ra nata, Smith i çoi te ferma e Xheli Çelos, një shtëpi e sigurt që përdorej nga agjentura amerikane edhe angleze. Ndenjën disa orë duke pirë çaj, derisa Smith tha se do niseshin. Ishte ora e dy e gjysmë e natës, ashtu si shoqet e tyre ecën nëpër borë që të mos i ndiqnin gjermanët. Në Karaburun arritën pas orës dy të drekës. Koha e keqe i detyroi të rrinin të ngujuara në shpellë. Natën e fundit e kaluan të shtrira me batanije plot morra, por ishin të lira më në fund”.
Raporti i Majorit Llojd Smith i OSS (pararendësja e CIA)
19 mars, 1844 (i fshehur pranë bregut jugperëndimor shqiptar)
Më datë 19 u zgjova në orën 7.00 nga një rreshter anglez shumë optimist. Unë po flija. Ai më paralajmëroi se po afroheshin gjermanët. Vura dorën te revolveri gjithë panik. Por ai më tha: “Infermieret arritën”. Fjalët e para të Hodos ishin: ‘E shikon djalli e mori. Major, a të thashë se kushëriri im do t’i sillte? Fakti se lejekalimet duhej të siguroheshin në Tiranë, e kishte shtyrë ardhjen e tyre. Sulejman Meço që flet shumë mirë anglisht, i shoqëroi që nga Berati, duke shërbyer si përkthyes i tyre. Infermieret ishin në kushte shumë të mira fizike dhe folën me shumë respekt për kujdesin e treguar nga Balli Kombëtar. Meço shprehu dëshirën e madhe që oficerë amerikanë të bashkëpunonin me Ballin Kombëtar për t’i përgatitur për aksione kundër gjermanëve, kur ata të lëviznin për t’u larguar nga Shqipëria. Mes lidhjeve të Hodos në Dukat, siguruam 2 litra vajguri që të karikonin baterinë për të çuar një mesazh me radio. Në darkën e datës 19 shkuam në shtëpinë e Xhelil Çelës. Ikëm në 2.30 të mëngjesit”. Gjithë ditën tjetër, 21 mars 1944, ndenjën duke parë shiun derisa një motobarkë e shpejtë italiane arriti aty rreth orës 11:30 të natës duke sjellë fundin e ditës së tyre të 135 në Shqipëri. Pas 8 ditësh, nga Bari u nisën për në atdhe, në SHBA. I shpëtuan Mit’hat Fashëri dhe Kadri Cakrani por me trima si Meto Hodo dhe Tare Shyti.
Nga Robert Papa   

Si e kryen tre tragjasjotët operacionin për shpëtimin e 3 infermiereve amerikane në Nëntor 1943! Read More »

Ju kujtohet Qetsori i Big Brother? E sigurte eshte qe nuk do ta njihni pas transformimit që ka bere

Me siguri të gjithë e kujtoni Qetsorin, konkurentin i edicionit të dytë të Big Brother i cili arriti të rrëmbente jo vetëm zemrat e publikut shqiptar, por edhe çmimin e fituesit të realityshow.
Pas përfundimit të spektaklit, daljet e tij në ekran kanë qenë të pakta. Ai ka vazhduar jetën në Vlorë, ku së fundmi është fotografuar nga ‘Panoramaplus’.

Siç e shohim, ish-konkurenti ka ndryshuar mjaft dhe në pamjen e tij vërejmë më shumë thinja dhe flokët më të gjatë se ç’i ka pasur. Ai shfaqet duke ecur pa mendje i zbathur në rrugët e plazhit.

Ju kujtohet Qetsori i Big Brother? E sigurte eshte qe nuk do ta njihni pas transformimit që ka bere Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com