Te fundit nga zona

Rudina Xhunga viziton Tragjasin, publikon artikullin fantastik “Plazhi në Radhimë e dreka në Tragjas” !

Rudina Xhunga ka vizituar pak dite me pare fshatin Tragjas ku me pas ka pergatitur dhe publikuar nje artikull te vecante te titulluar “Plazhi në Radhimë e dreka në Tragjas” ! Lexoni me poshte artikullin e plote:

Nga Rudina Xhunga

Kur shkon në Tragjas, fshatin 10 minuta nga Vlora, të thonë të ndalosh në të vetmin hotel buzë rruge.

Po ti ec fare pak dhe qëndro veç te lulishtja e fshatit.

Aty kur të shohesh Zonja Curren në bronx, mos lëviz më.

Hyr në një kopësht plot zogj që fshihen poshtë tavolinave të drurit dhe shtro një mbulesë pikniku nën rrepet e Izvorit.

Një ndërtesë që duket sikur kafja e fshatit, dikur, është ne fakt shtëpia e një çifti të rinjsh. Ai punoi vite në Bolonja si restaurator kishash dhe u kthye te fshati i fëmijërisë të ngrejë shtëpi e ndërtojë familje.

Trazon saçin dhe kur e pyes a është hapur restoranti dhe a mund të hamë diçka, më thotë me nje ton që me shumë përzë se fton: Mish nuk kemi. Të tjera ka.

Duhet të dalë Ela të të rrëmbejë e të largojë zogjtë nga tavolina e drurit, buzë burimit dhe ta mbushë me te tjerat që kishte pasur fjalën i shoqi fjalëpakë; gjizë shtëpi e domate të bahçes, kulaç në saç e gjalpë bërë ne mëngjes.

Pastaj Ela të merr prej dore të mbledhësh patatet që do skuqë për ty e kur i thua i dua me vezë si dikur, ajo të tregon kotecin. Aty i ke, qesh.

Kur e pyet pse nuk ka mish të thotë se klientët i telefonojnë më parë, se aq mundësi ka. Ata vijnë kur saçi është ende i ngrohtë dhe byreku me lakra fshati, gati, ndërsa ajo ve zogun të piqet.

Nëse presim 45 minuta ajo e bën edhe për ne, mjafton të zgjedhim zogun qe duam.

Sa dëgjon ime bije që do hamë shokët e saj të lojës ne lëndinë, ulërin dhe nuk pranon të hamë veçse kulaç me djathë e gjalpë në mes.

Pastaj Ela të çon te frigoriferi i shtëpisë të marrësh vetë dhallën. E ka bërë mëngjes dhe e ruan të ftohtë te burimi.

Ime bije do edhe një lëng dhe kur zgjat dorën, trembet nga e ftohta e përroit dhe kutia i ikën nga duart, nëpër rrjedhë.

Ela vrapon nëpër ujin brisk dhe ia sjell.

Ka dy fëmijë, gatuan bashke me ta, të katërt kanë ndërtuar këtë oaz qetësie Tragjasi që nuk ka çmim.

Kur paguan drekën, ajo faturën ta sjell mes një tufe çaj mali dhe qeseje letre me rigon.

Dhe ty të vjen turp që e paguan aq pak.

Kur e pyet si ia dalin, të thotë, me ëndrra.

Ëndërrojnë të katërt qe një ditë do ngrenë dhe dy kate e do bejnë ca dhoma, do presin e përcjellin njerëz, do blejnë frigorifer e do kenë drita.

Një dite. Unë i them qe atë ditë nuk do jete kurrë aq bukur sa sot.

Ky vend nuk do jetë më parajsa e harruar e rrepeve të Izvorit dhe Ela nuk do vrapojë në përrua të marrë bostanët, a dhallën a birrat, që ftohen në burim, si dikur.

Ela buzeqesh. E di qe të ankohesh, të largon klientët, por Emiljani me fytyrën e kuqe nga prushi, të thote nga lart; të më vijnë dritat pa do e bej edhe më bukur këte vend.

Do vish e do e shohesh. Vetem me jep nje mendje.

Kam qëkur nisa këtu e 6 vjet më parë, pa drita. Nuk m’i sjellin. Më thone, ca s’më thonë. I provova me ankesa e gjyqe dhe tani e kuptova. Duan të me përzënë. E duan për vete këtë truall. Ndaj i shkrova kryeministrit.

Në mes të nates më erdhen ata të dritave dhe më thane do ta zgjidhim, po ti mos e shqetëso më të gjatin.

Punë është që nuk ma zgjidhen. Si thua, t’i shkruaj prape?

Kur e degjoj të flasë, ashtu të dorëzuar, i them, mos ik, mos e lër fshatin tënd.

Edhe kur dritat të vijnë, bëje prape kulacin në saç si sot dhe kthejë këtë tokë në lulishte pikniku për plazhistët e vaposur të Radhimës.

Ai tund kokën, me përcjell te ura e vjetër mbi kallamishte dhe pastaj e shoh tek përzë pulat që kanë rrethuar monumentin e Zonja Curres

Ps.Emiljani ka këtë numër;

069 529 8168

Porosit të mos vesh i paftuar, por edhe ne shkon me buke me vete, për piknik, Ela do vije te të sjellë dhallë e rigon mali.

/dritare.net

Rudina Xhunga viziton Tragjasin, publikon artikullin fantastik “Plazhi në Radhimë e dreka në Tragjas” ! Read More »

OSHEE vendos në funksion të plotë fiderin 3 në Radhimë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka vendosur në funksion të plotë fiderin numër 3 të nënstacionit të Radhimës duke furnizuar me energji elektrike zonën.

OSHEE ka ndërhyrë në këtë zonë pas dëmtimit të një prej shtyllave në orët e para të mëngjesit nga një automjet transporti pranë urës së Ivzorit, e cila si pasoj solli ndërprerje të energjinë elektrike.

OSHEE bën me dije se ka stakuar energjinë elektrike në këtë zonë për 1 orë (10-11 të mëngjesit) e cila ishte dhe koha e nevojshme për riparimin e dëmit të shkaktuar.
Tashme zona turistike e plazh Radhime dhe Orikum furnizohet normalisht me energji elektrike./atsh

OSHEE vendos në funksion të plotë fiderin 3 në Radhimë Read More »

Aksident në Radhimë/ Përplaset me shtyllën e tensionit, lë pa energji Orikumin. (Foto)

Një aksident qe ende pritet te sqarohet ka lënë pa energji elektrike një pjesë të Orikumit në Vlorë mengjesin e kesaj te diele.

Rreth orës 06.00 të mëngjesit një automjet ka goditur shtyllën e tensionit të mesëm, pjesë e fiderit 3, në Radhimë. Siç duket edhe nga fotot, dëmet kanë qenë të rënda. Ndërkohë për drejtuesin e mjetit nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen e tij.

Punonjësit e OSHEE nuk kanë gjetur njeri në makinë, dhe morën masat për riparimin e dëmit. Aktualisht zona e Orikumit furnizohet me energji elektrike.

Aksident në Radhimë/ Përplaset me shtyllën e tensionit, lë pa energji Orikumin. (Foto) Read More »

“Smile Albania” për një Shqipëri të pastër në Parkun Kombëtar Llogara

Të rinjtë e “Smile Albania” tashmë përveç promovimit të turizmit dhe mirëpritjes së vizitorëve, po punojnë që t’i tregojnë turistëve edhe një Shqipëri të pastër.

Kjo nismë e ndërmarrë bën të mundur që turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë të shohin një Shqipëri të pastër, turistike dhe ambientale.

Së fundmi grupi i të rinjve “Smile Albania” Vlorë kanë bërë një punë të shkëlqyer të cilët së bashku me punonjësit e adzm Vlorë pastruan Qafën e Çezarit, një prej shtigjeve më të vizituara të Parkut Kombëtar Llogara.

Pra të rinjtë e “Smile Albania” i mirë presin turistët jo vetëm me buzëqeshje, por edhe me pastrimin e zonave të mbrojtura./ATA

“Smile Albania” për një Shqipëri të pastër në Parkun Kombëtar Llogara Read More »

Guzhinë me kushte skandaloze e produkte të skaduara, AKU bllokon 2 lokale në Llogara (Foto)

Gjatë aksionit që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka evidentuar 2 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Piceri” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare.

Ndaj dy subjekteve janë marrë masë administrative gjobë (për kushte të rënda higjieno-sanitare dhe produkte të skaduara), si dhe bllokim të pjesshëm të aktivitetit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Guzhinë me kushte skandaloze e produkte të skaduara, AKU bllokon 2 lokale në Llogara (Foto) Read More »

Siguria ushqimore, AKU bllokon 2 lokale në Llogara

Gjatë aksionit që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka evidentuar 2 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Piceri” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare.

Ndaj dy subjekteve janë marrë masë administrative gjobë (për kushte të rënda higjieno-sanitare dhe produkte të skaduara), si dhe bllokim të pjesshëm të aktivitetit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore./atsh

Siguria ushqimore, AKU bllokon 2 lokale në Llogara Read More »

Humor fshati – nga Kondi Laberia Songs Kosta

Humor fshati nga  Kondi Laberia Songs Kosta

Edhe që thatë ju xha F….. ikte me fugonin e fshatit na Vlora për në Bolenë. Rrugës e zu keq dhe i therret shoferit – Oooo filan, maje të keqen se kam një nevojë personale.

Ja xha F…. ja kthen shoferi se jam në malore e se naloj dot.

Morpo maje i thot xha F… se më plasi ko..ja….mirpo shoferi snaloi.
Kur she për njëçik i kërrceu shurra te këmët shoferit.

Aman xha F… çna bëre i tha.

Po ti në malore e se majte dot,po u që e kam në dishezë qish ta maja??.

Humor fshati – nga Kondi Laberia Songs Kosta Read More »

“Princi i Vogël ” zbriti ne Fontanën e Orikut te lashtë

Princi i Vogël zbriti si Yll nën Interpretimin e magjishem të Yllka Mujos dhe regjinë e Armand Bora me muzikën time interpretuar në piano në në një ambjent mistik, në fontanën e Orikut të lashtë. Të shumtë ishin spektatorët për të cilët ishte hera e parë që vizitonin parkun arkeologjik të Orikut. Kryetari i Bashkisë Z. Dritan Leli, si dhe Drejtori i DRTK, Z. Orgest Feimi duke falenderuar artistët theksuan faktin që monumentet e Kulturës të promovuara nëpërmjet artit marrin një rëndësi të veçantë. Nuk munguan personlitete si Ambasadori I Italisë në Shqipëri Alberto Cutillo, Konsullja e Konsullatës Italiane në Vlorë Luana Micheli, Piktori i mirënjohur vlonjat Skënder Kamberi etj.

 

“Princi i Vogël ” zbriti ne Fontanën e Orikut te lashtë Read More »