Te fundit nga zona

Sot u ktheva nga Ohri drejt Orikumit -Tregim nga Agim Xhafka.

KATËR ERIONË DHE NJË VELIAJ.

Sot u ktheva nga Ohri drejt Orikumit. Në mëngjes sapo i thashë mirëutakofshim recepsionistit të hotelit më ze rrugën një makinë e Shqipërisë. Bëhu pak më anash,i thashë ,sa të kaloj. Më pa sikur isha vrasësi i babait të tij.
-Mos bëj fjalë,të lutem,-më tha gruaja. Po zjeja,por heshta. Prita e pas plot 6 minutash erdhi zonja e tij,vendosi valixhen prapa,mbylli bagazhin e ata u nisën. Ne pas tyre.
Në Qafë Thanë radhë e madhe makinash. U futëm dhe ne në atë varg. Kur anash si predhë kalon një benz i madh e na del i pari. Nuk durova,hapa derën e i bërtita policit. Por ai as më ktheu kokën. Një burrë ngjitur me makinën time më këshilloi:

-Mos u merr me mafiozët!
Hyra në makinë.Poshtë kufirit,ka plot lavazhe. Një çun i ri mbante një zorrë uji në dorë e lagte gjithë makinat që kalonin. E kishte si ftesë për t’u larë. I rashë borijes,i bërtita ta largonte ujin,por tamam në fund të fjalisë ma hodhi m’u para xhamit të parë. Ndalova e desha të zbrisja,kur m’ua frua një çun,shoku i vet e më tha:
-Lere se ka pirë ca dopjo raki. Heshta,ika përpara. Në rrugën e metalurgjikut në Elbasan më parakalon një fuoristradë tamam atje ku tabela e ndalon,por për fat të keq atij para i del një maune e s’kish ku të shkonte,ngjitet me mua. U shmanga,gati dola nga rruga. U nxeha,por nuk i fola se iku si predhë e më la glasën.
Ndëkohë në radio dëgjoj se do rritet çmimi i ujit në Tiranë.

  • Çfarë populli jemi kështu? Ujë s’kemi e çmimin e rritin. Veliaj as që merr mundimin të bëjë transparencë të problemit.Jemi pasivë sa më s’ka ,- foli gruaja.
    Aty nuk durova më,fola,por i nxehur.

-Pasivin gjithkush ta kërkojë te vetja,- ia nisa.- Katër Erionë na e nxinë jetën sot. Sa u nisëm një Erion na zuri rrugën. Hesht,më the. Në kufi hyri një Erion pa radhë. Lere se është i mafies,më tha dikush. Një Erion na lagu me zorë. Heshtëm se ishte i dehur. Tani Erioni i fuoristradës për pak na çoi në Sharrë e nuk ndaloi as të na shihte se mos kishim nevojë për mjek. Kështu jemi si popull.

I vemë drynin gojës e Erionët bëhen bashkë,prodhojnë monstrën Veliaj që rriti taksat,shtrenjtoi biletën e urbanit ,shtoi për pensionistët një pagesë që e quan shkollore,po rrjep troje e po jep koncesione. Quan qenër të gjithë ata që duan informacion për aferat e tij.Askush nuk u ngrit,askush nuk foli se sharra nuk na ka mberritur ende në kockë. Por po e hëngrëm këtë herë atëhere bast që ai do na shesë dhe ajrin që thithim. E do na e quajë oksigjen pylli,jo helm Tirane.
Doja të vazhdoja,por e pashë që po grija kot. Ajo kishte vënë kufjet e dëgjonte Rita Orën. Bjeri legenit byrazer,i dhashë zemër vetes. Ndaj i rashë borijes kot..

Sot u ktheva nga Ohri drejt Orikumit -Tregim nga Agim Xhafka. Read More »

Mit’hat Havari : Pashë gjykatës e prokurorë që spërdridheshin pa dinjitet para komisionit !

Ne nje status ne facebookun e tij ish drejtuesi i larte i Policise se Shtetit Zoti Mit’hat Havari reagon ashper ndaj gjykatesve dhe prokuroreve te cilet sipas tij jane sperdredhur pa dinjitet para Komisioni te Vleresimit.

Statusi i Plote:

Pash gjykates e prokurore para komisionit te vleresimit pa dinjitet e personalitet , gëk mëk duke u sperdredhur , per te justifikuar pasurin e pa ligjeshme qe ata zoterojne nder vite .

Nuk dallova dot ne ishin jugore apo veriore , roze apo blu , por nje gje dallova mire , ata ishin zyrtar te korruptuar te drejtesis Shqiptare qe per gati tri dekada i kane sjelle ketij vendi deme te konsiderueshme .

Askush nuk e ka luksin ti marre nen mbrojtje , ata thjesht kane shkelur betimin e bere mbi kushtetute .Rente mbi ta mallkimi i popullit !.

Mit’hat Havari : Pashë gjykatës e prokurorë që spërdridheshin pa dinjitet para komisionit ! Read More »

Moti i keq në Orikum, çadrat e plazhit dalin në rrugë (Video)

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në bregdetin e Orikumit.

Siç shihet nga pamjet, çadrat e plazhit kanë dalë në rrugë, ndërkohë që shezlongët janë dëmtuar.

Prishja e motit ishte lajmëruar nga sinoptikanët dhe pritet që reshjet të vazhdojnë edhe të martën pothuajse në të gjithë territorin e vendit./tch

Moti i keq në Orikum, çadrat e plazhit dalin në rrugë (Video) Read More »

Zona e Orikumit per me shume se 7 ore pa energji elektrike

Per me shume se 7 ore zona e Orikumit dhe fshatrat Dukat,Tragjas dhe Radhime ne terr te plote.

Moti i keq me shtrengata,shi dhe erera te forta kane shkaktuar probleme me furnizimin e energjise elektrike ne kete zone.

Dhe pse eshte tentuar disa here qe te rilidhet energjia elektrike ka qene e pamundur per shkak te difektit te rende qe ka ndodhur.

Koha e keqe ka shkaktuar deme te shumta materiale per shume biznese pergjate bregdetit Vlore-Orikum ./orikuminews

Fotografia e Lirim K Nezha

Zona e Orikumit per me shume se 7 ore pa energji elektrike Read More »

Moti i keq, në Orikum çadrat fluturojnë në rrugë

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në bregdetin e Orikumit.

Siç shihet nga pamjet, çadrat e plazhit kanë dalë në rrugë, ndërkohë që shezlongët janë dëmtuar.

Prishja e motit ishte lajmëruar nga sinoptikanët dhe pritet që reshjet të vazhdojnë edhe të martën pothuajse në të gjithë territorin e vendit.

https://dailymotion.com/video/x6pwtve

Moti i keq, në Orikum çadrat fluturojnë në rrugë Read More »

Njoftim për banorët e Njësisë Administrative Orikum!

Njoftim nga faqja zyrtare ne facebook e Njesise Administrative Orikum: 

Njoftim

Në zbatim dhe në përmbushje të ligjit 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” dhe ligjit 8102, datë 28.03.1996 i ndryshuar, Ujësjellës Kanalizime Vlorë, njofton zhvillimin e “Dëgjesës Publike” me qytetarët për tarifën e re të ujit të pijshëm, më datën 24 Korrik 2018, ora 11:00, në ambjentet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve pranë Parkut “Aulona”. Ftohen qytetarët të bëhen pjesë e këtij takimi për të dhënë mendime dhe propozime për tarifën e re të ujit të pijshëm që është miratuar nga Këshilli Bashkiak, përpara se të merret ne shqyrtim nga Enti Rregullator i Ujit.

Ju mirëpresim!
Ujësjellës Kanalizime Vlorë

Njoftim për banorët e Njësisë Administrative Orikum! Read More »

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për: “Restaurimin e Altarit në Parkun Arkeologjik të Orikut”

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për: “Restaurimin e Altarit në Parkun Arkeologjik të Orikut”, Vlorë.

Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë parashikon ndërhyrje restauruese në altar, të cilat konsistojnë në rikompozimin me anë të anastilozës të elementëve përbërës të altarit.

Instituti i Monumenteve të Kulturës mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje, e cila kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

#PunëKonkrete
#TrashëgimiaMotorZhvillimi

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për: “Restaurimin e Altarit në Parkun Arkeologjik të Orikut” Read More »