Te fundit nga zona

“Smile Albania” për një Shqipëri të pastër në Parkun Kombëtar Llogara

Të rinjtë e “Smile Albania” tashmë përveç promovimit të turizmit dhe mirëpritjes së vizitorëve, po punojnë që t’i tregojnë turistëve edhe një Shqipëri të pastër.

Kjo nismë e ndërmarrë bën të mundur që turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë të shohin një Shqipëri të pastër, turistike dhe ambientale.

Së fundmi grupi i të rinjve “Smile Albania” Vlorë kanë bërë një punë të shkëlqyer të cilët së bashku me punonjësit e adzm Vlorë pastruan Qafën e Çezarit, një prej shtigjeve më të vizituara të Parkut Kombëtar Llogara.

Pra të rinjtë e “Smile Albania” i mirë presin turistët jo vetëm me buzëqeshje, por edhe me pastrimin e zonave të mbrojtura./ATA

“Smile Albania” për një Shqipëri të pastër në Parkun Kombëtar Llogara Read More »

Guzhinë me kushte skandaloze e produkte të skaduara, AKU bllokon 2 lokale në Llogara (Foto)

Gjatë aksionit që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka evidentuar 2 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Piceri” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare.

Ndaj dy subjekteve janë marrë masë administrative gjobë (për kushte të rënda higjieno-sanitare dhe produkte të skaduara), si dhe bllokim të pjesshëm të aktivitetit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Guzhinë me kushte skandaloze e produkte të skaduara, AKU bllokon 2 lokale në Llogara (Foto) Read More »

Siguria ushqimore, AKU bllokon 2 lokale në Llogara

Gjatë aksionit që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka evidentuar 2 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Piceri” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare.

Ndaj dy subjekteve janë marrë masë administrative gjobë (për kushte të rënda higjieno-sanitare dhe produkte të skaduara), si dhe bllokim të pjesshëm të aktivitetit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore./atsh

Siguria ushqimore, AKU bllokon 2 lokale në Llogara Read More »

Humor fshati – nga Kondi Laberia Songs Kosta

Humor fshati nga  Kondi Laberia Songs Kosta

Edhe që thatë ju xha F….. ikte me fugonin e fshatit na Vlora për në Bolenë. Rrugës e zu keq dhe i therret shoferit – Oooo filan, maje të keqen se kam një nevojë personale.

Ja xha F…. ja kthen shoferi se jam në malore e se naloj dot.

Morpo maje i thot xha F… se më plasi ko..ja….mirpo shoferi snaloi.
Kur she për njëçik i kërrceu shurra te këmët shoferit.

Aman xha F… çna bëre i tha.

Po ti në malore e se majte dot,po u që e kam në dishezë qish ta maja??.

Humor fshati – nga Kondi Laberia Songs Kosta Read More »

Mbërrin në Qendrën Shëndetësore Orikum pajisja dhuratë! Doktor Enriku suprizon me veprimin e tij!

Sot u dorezua ne Qendren shendetsore ne Orikum nje defibrilar i blere me ane te contributit te nje shoqate ne Tavarnelle val di pesa, ne Itali dhe nje pjese e kontributit te ngelur nga transportimi i Ambulances Nentorin e kaluar .

Per kete kontribut i cili nuk eshte i pari nga kjo shoqate, Drejtori i Qendres Shendet Shendetesore Orikum i ka dhene certifikate mirenjohje Zonjes Emiljana Shaho (Sulejmani) e cila eshte nje nga nismetaret dhe kontributoret me te medha te ketyre donacioneve per Qendren Shendetesore Orikum. 

Drejtori i Qendres Shendetesore Orikum ka shprehur falenderimet e tij ne kete menyre: “Në emër të stafit të Qëndrës Shëndetësore Orikum, në emër të banorëve të zonës Orikum Vlorë dhe më gjerë, si edhe në emër të të gjithë atyre që marrin shërbim shëndetësor pranë qëndrës tonë :Ju shprehim nga zemra falenderimin tonë !Misericordia di Tavernelle, Lions Club Barberino Montelibertas, nën kujdesin e veçantë të znj. Emiljana Shaho.

 

Ja si shprehet Emiljana Shaho me nje status ne facebook:

Shume here duhet shume pak nga te gjithe per te bere shume por qe u duhet te gjitheve !
Sot u dorezua ne Qendren shendetsore ne Orikum nje defibrilar i blere me ane te contributit te nje shoqate ketu ne Tavarnelle val di pesa dhe nje pjese e kontributit te ngelur nga transportimi i Ambulances nentorin e kaluar . Falenderoj shume te gjithe kush kontribuoi e kush jo dhe ju uroj pune te mbare te gjithe personelit te kesaj qendre .

Mbërrin në Qendrën Shëndetësore Orikum pajisja dhuratë! Doktor Enriku suprizon me veprimin e tij! Read More »

Ky Tragjasi në një brinjë si qytet, është i ndarë në katër lagje me lezet ! Nga Agim Xhuveli

Nga Agim Xhuveli :

TRAGJASI

KY TRAGJASI NE NJE BRINJE
SI QYTET
ESHTE I NDARE NE KATER LAGJE
ME LEZET
KATER LAGJE TE BASHKUAR
JANE MBRET
KATER KODRA TE RRETHUAR
PLOT LEZET
NE MES TE FSHATIT NJE KRUA
BURON VETE
JANE DY RREPE SHEKULLORE
TREGON VETE
KARSHI FSHATIT ESHTE SAZANI
PLOT ME DET
MALET KARABURUNIT
PLOT LEZET
ORIKUMI DHE RADHIME
PLOT ME JETE
TOKA TE SHUMTA PJELLORE
BEREQET
JANE NDARE NE PARCELA
PLOT LEZET
JANE TAMAM PORSI QILIMA
SI DO VETE
EDHE FSHATI NE RADHIME
NE BREGDET
PLAZHET EBUKURA STOLISUR
JANE DOVLET
VIJNE PUSHUES NGA GJITHE BOTA
ESHTE JETE
EDHE DETI SHUME I BUKUR
JODIO VETE
EDHE DIELLI SHUME I NXEHET
NXIN VERTETE
FRESKIA QE KA DETI
SHIJON VETE
POLLONA DHE GJINIVA
VARIDET
PRONA TE BUKURA SHUME
JANE SHKRETE
GROPA E ZHUPEVEPLOT STANE
PLOT ME JETE
BARCALLA DHE SIROTICE
BURIM VETE
ALI MAC E GRYKE E SHKALLES
JANE MONETE
TRAGJASI NDERTUAR RISHTAS
KA LEZET
RRUGET JENE NDERTUAR ME ASFALT
JANE JETE
PER TRAGJASIN E URUAR
RROFTE PER JETE

KUJTIMET E FEMIJERISE TIME
KUKAM LINDUR DHE RRITUR
NE KETE FSHAT TE MBREKULLUESHEM
QE QUHET
T.R.A.G.J.A.S.

DT.19/07/2018

Ky Tragjasi në një brinjë si qytet, është i ndarë në katër lagje me lezet ! Nga Agim Xhuveli Read More »

Dukati ka djem gjërpënjë ! Shpërthen në vargje Servet Xhelili

Nga Servet Xhelili

DUKATI KA DJEM GJERPENJE

I jeni turrur ju,fshatit tim,
Si qeni,gjahut kur i qepet,
Per ta shqyer me terbim,
Ju te kollarisurit,o fare e keqe.

Ju horra te piste te politikes,
Qe s’ka ndergjegje qe ju vret,
Ju qe me nje te rene te thikes,
Si torte e ndat Shqiperin e shkret.

Jeni mesuar te gllaberoni,
Prona,pasuri,para dhe toka,
Edhe ne Dukat po provoni.
Pa e ditur se do lini kockat

Nga e tuajemave me origjine,
Dhe turri per prona ne Dukat,
Kush u ka lene,te ne pasurine,
Joteme more horr apo ytat.

Po çi kujtoni ju more,dukatast e mi,
Brekneperkembe dhe te pa zot,
Tu merrni atyre,toka e pasuri,
Thoni se vertet ju do mundni dot?

Degjoni mire dhe mos beni grenje,
Dhe me presh ne b.. mos fluturoni,
Se djemte e Dukatit,jane gjerpenje,
Qe ju bejne dhe emrin te harroni.

Larg nga Dukati ato duar te pista,
Larg prej tij me ato bemat e zeza,
Ju gjembaçer mos u matni me lisa,
Se ata lisa i kane rrenjet e thella.

Harrojini ju paudhesite ne Dukat,
Orekset tuaja si te qenet ne kerme,
Kujdes me mend ti mbani larte,
Sepse posht bythes i paskeni vene.

Dukati eshte yni,dhe per te dukat,
Nuk eshte shkretetire,as tok pa zot,
Nuk eshte as torte,per qente atje lart,
Qe ta ndajne dhe copetojne ca idiot.

Kujdes se tamaja do ju marre ne qafe,
Do shkoni per lesh,e si qeni ne vesht,
Ju nuk keni shance,dhe as behet llaf,
Se çdo centimeter toke,e jona eshte.

Prandaj mblidhni mend e hiqi,
Edhe mos na behi peshqesh,
Dukati nuk eshte si tule mishi,
Por nje kocke qe te ngecet keq.

SERVET XHELILI

Dukati ka djem gjërpënjë ! Shpërthen në vargje Servet Xhelili Read More »

Vizitorët ‘pushtojnë’ Tragjasin. Grand Hotel Tragjasi fton këngëtaret më të njohur të muzikës shqiptare. Ja dyshja fantastike që do performojë në 7 Gusht !

Nje rekord i ri eshte shenuar kete vit ne Tragjas sa i perket numrit te vizitoreve dhe turisteve qe e kane vizituar kete fshat piktoresk ne zhvillim.

Grand Hotel Tragjasi ka luajt dhe po luan nje rol shume te madh ne kete drejtim duke terheq vizitore te shumte ne ambjenet e tij me organizimet, festimet, aktivitetet dhe per shkak te kengetareve me ne ze te muzikes shqiptare te cilet ftohen dhe deputojne ne ambjenet relaksuese te ketij hoteli. 

Ylli Baka dhe vellezrit Endri e Stefi kane performuar ditet e fundit ne kete hotel duke grumbulluar nje numer te madh vizitoresh.

Ne daten 7 Gusht dyshja fantastike Devis Xherahu dhe Vaske Curri do te performojne ne Grand Hotel Tragjasi dhe prenotimet kane nisur tashme.

Prenotoni tavolinen tuaj duke telefonuar ne Cel 0696434802/0699778302

Vizitorët ‘pushtojnë’ Tragjasin. Grand Hotel Tragjasi fton këngëtaret më të njohur të muzikës shqiptare. Ja dyshja fantastike që do performojë në 7 Gusht ! Read More »