Te fundit nga zona

Bujqësia në zonë:Ja kush është kultura kryesore

Pjesa më e madhe e tokës bujqësore ne Krahinen e Dukatit përbëhet nga fusha e Fushë-Dukatit si dhe nga toka e Tragjasit dhe Orikumit.

Fusha e Tragjasit dhe disa pjesë të tokës së Orikumit klasifikohen si tokë me cilësi të mirë dhe produktive, të përshtatshme për kultura të ndryshme bujqësore.
Zona karakterizohet nga kultivimi i vreshtarive, hortikulturës, agrumeve, kultura që gjjithnjë e më shumë karakterizohen nga tendencë rritje.

Ndryshe nga zona të tjera të vendit ku kultivimi i drithërave zë një vend të rëndësishëm në prodhimin bujqësor, në Njesine e Orikumit kultura kryesore është vreshtaria. Sipërfaqja e vreshtave arrin në 80 ha (vitis viniferasp). Varieteti mbizotërues është sheshi i zi në shkallën 80%, 20% Sangioveze, Merlot etj.

Kultivimi i vreshtarisë në zonë gjithnjë është karakterizuar nga një tendencë në rritje me afërsisht 10% në vit.

Një tjetër tendencë është kultivimi i ullirit, kulturë që zë një vend të rëndësishëm në zonë ku mund të përmendim: ullirin (Olea Euripea) me një sipërfaqe prej 100 ha. Varieteti 70% Kalinjot dhe 30% Frantoja.

Tendenca e rritjes së sipërfaqes është me nga 20 ha në vit. Agrumet e ndryshme si Citrus Deliciosa (mandarina) Klementina, Limoni (Citrus Limoni) varietete Santa Tereza, Interdonate, Mejer, Lukove, vendi lëkurëtrashe si dhe portokallen.

Sipërfaqja prej 20 ha është me tendencë rritje nga viti ne viti me rreth 1000 rrënjë. Kushtet klimaterike-tokësore në këtë zonë janë të shkëlqyra edhe për kultivimin e frutikulturës. Vlen të përmendim fiqtë, dardhat, kumbullat, pjeshkët, hurmat, bajamet, shegët etj.

Në zonën e Orikumit gjejmë toka të hinjta, kafe, livadhore skelektike me pehash 7-7.2. Nga bimët që favorizohen nga kushtet klimatiko-tokësore janë ato perimore, sidomos shalqini, patatja, pjepri, domatja, preshi, qepa e thatë me cilësi të lartë e prodhimtari. Në sasi më të vogla dhe më pak rezistente janë: speci, patëllxhani, bamja, barbunja.

Bujqësia në zonë:Ja kush është kultura kryesore Read More »

Qendra e fshatit piktoresk të Dukatit ndryshon tërësisht pamje

Qendra e fshatit piktoresk të Dukatit, 30 kilometër larg qytetit të Vlorës, është në fazën përfundimtare të rehabilitimit, duke i kthyer dinjitetin kësaj zone me kaq histori dhe me natyrë mbresëlënëse.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, gjatë inspektimit të punimeve theksoi sot se “Dukati përfshihet në projektin 100 fshatrat plus. Bashkia e Vlorës zgjodhi që të bëhej një financim, ku me ndihmën edhe të ambasadës së Zvicrës dhe Austrisë u bë i mundur një rikonceptim i sheshit kryesor të fshatit Dukat”.

“Pikërisht në këtë shesh kishte 4-5 objekte të ndërtuara pa leje, gërmadha të ngelura prej 25 viteve në qendrën e fshatit Dukat. Sot kemi një shesh që do t’ia kishte ënda çdo fshati në territorin e bashkisë së Vlorës”, – tha Leli.

Kryetari Leli theksoi se “për arsye të natyrës piktoreske të këtij vendi, të vizitorëve që vijnë, për ushqimin e jashtëzakonshëm që këta njerëz dinë të servirin dhe tavernave që janë pjesë e destinacioneve që njerëzit kanë zgjedhur të vijnë në Dukat, të gjitha këto ishin arsyet që vendosëm të rivitalizojmë me mbështetjen time personale për këtë zonë që ka bërë shumë histori. Sot jemi në fazën finale te kurorëzimit të këtij investimi të madh”.

“Shkolla e kuqe e fshatit është një nga emblemat e qytetarisë dhe arsimdashjes, që ishte një nga kërkesat e komunitetit të kësaj zone që kërkonte që kësaj shkolle t’i kthehej lavdia e dikurshme. Sot shkolla është shndërruar në një objekt social në përdorim të banorëve të zonës”, – nënvizoi Leli.

Kryebashkiaku Leli tha se “gjatë inspektimeve të punimeve dhe mesazheve që banorët dërgojnë në faqen e bashkisë apo në kërkesa të ndryshme ata kanë kërkuar që ky objekt të kthehet në muze të fshatit”.

Ai tha se kam lënë iniciativën të lirë, pasi është komuniteti që do të vendosë si do ta shndërrojë këtë objekt në favor të tij.

Leli bëri të ditur se një nga kërkesat e mëdha që banorët kanë pasur ka qenë ai i qendrës shëndetësore në qendër të fshatit.

“Kjo qendër ka pasur probleme me lagështirën, çatia ka qenë në gjendje shumë të mjeruar, investimi që në kemi bërë është rregullimi i fasadës dhe godinës me simbolikat e godinave historike të kësaj zone”.

Duke u ndalur tek monumentet historike të kësaj zone, Leli përmendi edhe kullën e Dervish Aliut.

“Kulla e Dervish Aliut ka qenë frymëzim për realizimin e këtij projekti dhe bashkia në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës po koordinojmë në mënyrë që të riparojmë monopatin në drejtim të kullës, që është objekti më i vizituar në luginën e Llogorasë aty ku kalojnë të gjithë turistët për të shkuar në Llogora dhe bregdet”, – theksoi Leli.

Gjithashtu, vijoi ai, jemi duke punuar me Ministrinë e Kulturës për të restauruar kullën e Dervish Aliut, jemi në hapat e parë të saj, por sot jemi në hapat finalë të këtij projekti.

Sipas tij, projekti ka filluar si një projekt i vogël dhe kemi shtuar gjëra të tjera, do të vazhdojë me segmente të tjera rrugore që të mos mbetemi vetëm tek qendra, por të kemi edhe projekte të tjera.

Kryebashkiaku tha se duhet të rritet edhe iniciativa e komunitetit që të bëhen pjesë e realizimit të investimeve për ta përshtatur qendrën e fshatit Dukat dhe jo vetëm qendrën, por të gjitha godinat që sot mund të përdoren si bujtina për të pritur njerëzit që pëlqejnë klimën malore, të gjitha këto janë në vëmendjen e punës sonë në të gjithë territorin e bashkisë së Vlorës.

“Në katër vitet që vijnë në mandatin e dytë në bashkinë e Vlorës për të pasur rimëkëmbje të qendrave të fshatit. Projekti i rilindjes urbane që ka filluar me qytetet shqiptare që ka ndryshuar faqe falë mbështetjes së jashtëzakonshme të qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama ka qenë shembulli pozitiv që ndiqet nga projekti 100 fshatrat dhe projektet e tjera që çdo bashki mund të zhvillojë për 100 fshatrat plus, ku një plus është Dukati që nuk ishte në projektin e 100 fshatrave”, – tha Leli.

Fshati Dukat ndodhet në jug të Gjirit të Pashalimanit dhe kufizohet në verilindje me Tragjasin, në lindje me Tërbaçin, në jug me Palasën, e në perëndim laget nga deti Adriatik e ai Jon. Ky fshat piktoresk është i vendosur në këmbët e maleve Paliske e Qore, në një grykë të thellë e të thyer, me përrenj të shumtë. Ai ngelet në shekuj kështjellë e pathyeshme natyrore.

Emrin “Dukat” ky fshat e gëzon nga viti 220 para erës sonë. Aty është zbuluar një varrezë ilire e mijëvjeçarit III para Krishtit. Më vitin 48 pas Krishtit, pikërisht aty, Jul Cezari kërkoi ndihmë për të sulmuar dhe shpartalluar Pompeun. Më 29 maj 1920 në Dukat u mbajt Kuvendi i Barçallasë që vendosi për të filluar luftën kundër pushtuesve italianë.

Dukati i Ri ose siç quhet ndryshe Dukat-Fushë u ndërtua pas vitit 1945 në të zbritur të grykës së Shën Thanasit, në të majtë të lumit të Dukatit e të rrugës automobilistike Vlorë – Himarë, nën këmbët e maleve të vetëtimës, ose siç quhet sot mali i Rimit./atsh

Qendra e fshatit piktoresk të Dukatit ndryshon tërësisht pamje Read More »

Njoftim : Ndahet nga jeta profesori nga Dukati.

Eshte ndare dje nga jeta ne moshen 73 vjecare Profesor Besim Isa Alushaj. Profesori i bio-kimise ka lindur ne 15/01/1946 ne fshatin Dukat.

Gjate kesaj kohe ai ka jetuar me familjen e tij ne Vlore ne Lagjen Qeriba Derri. Ishte nje baba shembullor i dy vajzave.

Percjellja per ne banesen e fundit behet neser ne date 07 Shkurt ne oren 10:00 ne Dukat Fushe

I paharruar jeta dhe kujtimi i tij.

Njoftim : Ndahet nga jeta profesori nga Dukati. Read More »

Fshatrat Dukat i vjetër, Dukat i ri, Tragjas dhe Radhimë prej 24 orësh pa energji elektrike

Qyteti i bukur bregdetar i Orikumit së bashku me fshatrat Dukat i vjetër, Dukat i ri, Tragjas dhe Radhime prej 24 orësh vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
Energjia është shkëputur për këtë zonë prej natës së mbëmshme por nuk është rikthyer ende ne shtepite e banoreve.

Me sa duket moti i përkeqesuar ka qenë shkaku kryesor për ndërprerjen kaq të gjatë të energjisë në këtë zonë, por edhe në të kaluarën kjo zonë e ka vuajtur shpesh mungesen e energjisë sidomos në kushtet e përkeqësuara të motit.-Laberianews

Fshatrat Dukat i vjetër, Dukat i ri, Tragjas dhe Radhimë prej 24 orësh pa energji elektrike Read More »

“Dukati me burrëri. Tragjasi me ideal Radhima me edukate. Të mirë burrat dhe gratë” – Nga Naile Lameborshi

Dukati

O Dukat me rrënjë shumë
O Dukat me burrëri
Jo krahina po as Vlora
Jo për besë nuk ka si ti
Si në luftën edhe në paqe
Dhe sot në demokraci
Ti o popull I Dukatit
Je për të paturpshme zili

Strehove në shtëpi tënde
Atë që quhej armik
Bëre burg me vite radhë
I dukati burr I rrallë
Për Karaburunin
Të dhunuan pasurinë
Dukati spranon mashtrime
Të lidhur me njëri tjetrin
Ne nuk bëjmë tolerove
Hiqu shtet mos bëj gabime
Nuk është jotja vatra ime
Lini pazaret e liga
Se Dukati nuk mba miza

I dukati refugjat
Punon dit e punon Nat
I ndodhi një taksirat
Puthi të voglin elat
E burgosën për një llaf.
Po ai nuk është bonjak
Se ka lindur në Dukat.
Se Dukati nuk ka vdekur
Nuk duam padrejtësi
Dhe u ngritën që të tërë
Fshace dhe prefekti I ri
Në Shqipëri e Itali
Në konsullatën e Vlorës
Se ishte një paturpësi

Po kur u vjen një I vdekur
Nga fqinjët në Itali
Me traget në Shqipëri
Grusht bashkuar vjen Dukati
Po e pret birin e tij
Qajnë burrat dridhet toka
Habitet në traget bota

Kënga jote e vecanta
As Radhima as Tragjas
Kënga dyshe kënga treshe
Ndryshe ishe ndryshe mbete

Dukati që lindi burra
Dhe traditat nuk harron
Të rroni degë më degë
Se jini popull me vlerë

Krahina quhej DUKAT
PO U NDRYSHUA MË PAS
LE TA MARRIM EMRI PRAP

Dukati me burrëri
Tragjasi me ideal
Radhima me edukate
Të mirë burrat dhe gratë
Dhe të mirë nga tabjat
Kultura suksese pati

“Dukati me burrëri. Tragjasi me ideal Radhima me edukate. Të mirë burrat dhe gratë” – Nga Naile Lameborshi Read More »

“Sot, 22 vjet që nuk jeton…” – Dedikimi i mbesës dukatase për gjyshin e saj .

Sot, 22 vjet që nuk jeton,
por në kujtesën time do mbetesh përjetë,
njeriu model, shembull për çdo brez,
i urtë e i mençur, kështu të mbaj mend.

Të bukurat kujtime të fëmijërisë
edhe pse të largëta, të ëmbela mjalt;
edhe pse trazira bëja shumë,
ti kurrë s’u mërzite, për ty isha e shenjtë.

Sa nostalgji për mëngjeset e arta,
kur frutat i gjeja te koka e shtratit,
e ditët me diell kur silleshim rreth bahçes,
gjysh e mbesë dashuri e pashtershme.

Marinela Velaj
23/1/2019

“Sot, 22 vjet që nuk jeton…” – Dedikimi i mbesës dukatase për gjyshin e saj . Read More »

Qarku Vlorë – Furnizimi me energji elektrike vazhdon normalisht

Furnizimi me energji elektrike ne Qarkun e Vlorës po vazhdon normalisht.
Pavarësisht motit të keq, në qytetin e Vlorës, në zonën e Mifolit, Novosel, Himarë, Orikum dhe Lumi i Vlorës furnizimi me energji elektrike po kryhet pa problem.

Me përjashtim të ndonjë shkëputjeje të vogël.

Ja disa nga defektet që janë konstatuar nga moti i keq:

Në fiderin 1 Radhimë, i cili furnizon me energji elektrike Dukat Fushë, Dukat Fshat, Tragjas dhe Llogara; në fiderin 4 Amonicë, i cili furnizon me energji elektrike Amonicë, Ploçë, Vajzë, Petë, Hysoverdh, Mallkeq dhe Lezhan; në fiderin 3 Kuç, i cili furnizon me energji elektrike zonën e Kuçit; në fiderin 2 Himarë, i cili furnizon me energji elektrike Livadh, Vuno, Jal.
Këto linja u vunë në punë në kushte shumë të vështira atmosferike.

Momentalisht jashtë pune është fideri 2 Kuç, i cili furnizon me energji elektrike Kallarat, Hor, Vranisht, Bolene. Për të cilin po punohet me ekipet në terren për të vënë në punë edhe këtë fider.

Qarku Vlorë – Furnizimi me energji elektrike vazhdon normalisht Read More »

Llogora – Reshje të dendura bore

Policia e Vlorës thirrje drejtuesve të automjeteve.

Moti i keq ka “mbërthyer” vendin,temperaturat e ulta janë shoqëruar me reshje bore.

Duhet të bëni shumë kujdes

Prej dy ditesh bora ka zbardhur qafën e Llogorasë në Vlorë.

Policia e Vlorës ka apeluar të gjithë drejtuesit e autometjeve që të bëjnë kujdes në këtë aks rrugor pasi kalohet me vështirësi.

Policia bën me dije se është ndërprerë lëvizja e mjeteve të rënda, për komionët dhe autobusë.

Policia ju bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirë, ndërsa theksojnë se aksi që të çon në jug të vendit është i qarkullueshëm.-laberianews

Llogora – Reshje të dendura bore Read More »