Te fundit nga zona

O babi ynë i mirë, po të them lamtumirë. Qofsh i qetë në atë jetë, shpirti yt në xhenet – Banori krahinës thur vargje në kujtim të babait.

Babit Tonë

O babai ynë i mirë,
Keq e shkove fëmirinë,
dhe rinia s’kasmje halle,
nëpër male, dru e trare.

Ishte kohë e mallëkuar,
nga shtëpitë tuaja ju nxuarr.
Në kasolle ,seç jetuat,
shtëpitë shihnit kundruall.

Bëtë një tok fëmi,
Irrit me vështirësi.
sakrifica ,shumë halle,
natën ,ditë male vale.

Por veç këto , nuk mjaftonin,
nga fshati ,na mënjanonin.
Iku koha e mallëkuaf dhe gjërat ,
për mirë ndryshuan.

Shyqyr zotit jemi mirë ,
dhe pët ty për pleqërinë.
Pleqërinë e shijove ,
dhe nga barku s’ulëndove.

Thoshje zotit, i kërkoj,
që të mos më mundoi.
A’s ai ,as ti s’na mundove,
një godë uji, nuk na kërkove.

Për një gjë, jam zemëruar,
pse s’më prite edhe mua.
S’më le të prosja cingarë,
se ashtu e kisha hallë.

Por ti shumë ke bërë,
dhe pranë i pate të tërë.
Miq, shokë, fshati s’kanë pushuar,
të gjithë të kanë nderuar.

O babi ynë i mirë,
po të them lamtumir .
Qofsh i qetë në atë jetë,
shpirti ytë, në xhenet.

O babi ynë i mirë, po të them lamtumirë. Qofsh i qetë në atë jetë, shpirti yt në xhenet – Banori krahinës thur vargje në kujtim të babait. Read More »

Edi Rama ka një mesazh dhe një video nga Dukati i Vlorës

Kryeministri Edia Rama ka postuar ne faqen e tij ne facebook ne video me pamje te transformimit te qendres se fshatit Dukat.

Ja postimi i tij :

MIRËMËNGJES

dhe me këto pamje të transformimit dhe rilindjes urbane në Dukat të Vlorës, ju uroj një të dielë të bukur

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/385169002073421/?__tn__=kCH-R&eid=ARDTDN0YXYsqwA1b9hgx4eP5Et5GWqFzK6E-Y_c1VgUBEzeqUSPEFmjF9FCxK5bAl8OGdx91GR2wDyyk&hc_ref=ARRWkWkgiMFZ8yPwGR_AFbr4lR5DtgfI8g_0FdAMFMv0JgVokupV7bswkxS6ZLAOaY8&fref=nf&__xts__[0]=68.ARD93cw4WieduPQelYHQ7OnoWFPlu24J6nECPSiDiGzaMoLqlr8wJLEj4CA1fQ3gcc-OXLocmjPtLBg2YWHUTV0W7nV-LVuXGtXYEvPFWlSrUa2Vse36LV562XuQEIhiKQWd1lRjY799INOY6JZgpHh6VU3Dg5s9cO6ewVpA5aBNZW3FIzMDnpJ2Vn_NMNSz7DkZTNkCinXX9xp5YgmSE2jluzFiL4xV5yQGWQE8WYtvQMSDj-I6WWj1Oj2KxdhVFvgU2imrAGRvHYKEQ62dWRDz_EFzmXpD9NI1WZOlwItB_x-EzFI-c-BjjsLh399-ZFWg7wy-XHUvVuIga12Z_9NwRSU57u7fC3onDhbpXv6VIOtGjZ7ZuWCJMua9ksiRLqB6QyuNbldzJ5p_B6Pnh9AHHOOxXOThc1hNn9x1sbAaBqW6aHdTdhS6-R5CV1TiYudmzbhwC2WDT8n08JbhI2c3r-tyxdMKC2SeiVnF6lXeqWRI62mUrZu2SVNemaIO

Edi Rama ka një mesazh dhe një video nga Dukati i Vlorës Read More »

Peticion në Tragjas – Nis mbledhja e firmave. Do kalohet në të gjitha shtëpitë. Ja kush jane tre çështjet…

Faqja ne facebook  Solidarité Tragjas, Vlorë, Albanie e krijuar me qellim ngritjen e zerit per tre problemet kryesore qe perballet fshati Tragjas si uji, dritat dhe rruget e brendeshme, ka bere nje postim ku njofton nisjen e nje peticioni dhe mbledhjen e firmave per tre problemet kryesore qe ka fshati !

Lexoni me poshte njoftimin e plote:

Midis dates 20/06/19 gjeri ne 26/06/19 do kalojm nete gjitha shtepite per te firmosur nje peticion per te gjith ata qe duan te permirsojn situaten e ujit, korentit edhe te rrugeve ne Tragjas.
Sa me shume firma edhe aq me mire do jete per ne!

Lista do permbaj :
-Emer
-Mbiemer,
-Date lindje
– Nr kart indentiteti ose pasaporte
– Nr celulari

Ky eshte hapi i pare para se te trokasim deres te Bashkise Vlorë.

Per te gjitha sugjerimet edhe idet te tjera ju lutem me shkruani privatisht.

Ju faleminderit.

Peticion në Tragjas – Nis mbledhja e firmave. Do kalohet në të gjitha shtëpitë. Ja kush jane tre çështjet… Read More »

Vajza nga Tragjasi : “E hapa këtë faqe sepse situata në fshatin Tragjas është dramatike”

Nje vajze nga Tragjasi ka hapur nje faqe ne facebook me qellim per te luftuar per tre elemente bazike dhe esenciale te civilizimit qe sipas saj mungojne ne fshatin Tragjas.

Ajo quhet kreola Pulo dhe ja si shprehet ne postimin e pare te saj ne fqen e facebookut te quajtur “Solidarité Tragjas, Vlorë, Albanie

Miresetevini ne kete faqe!

E kam hapur sepse situat te fshatin Tragjas eshte dramatike per sa i perket elementeve bazike te jeteses qe jan UJE 24/24, KORENT 24/24 edhe akset rrugore qe jan premtuar por qe nuk jan fatkejsisht kurr realizuar gjeri me sot !

Une si banuese e ketij fshati do perpiqem, se bashku me mbeshtetjen tuaj, te luftoj per keto 3 elementet esenciale te civilizimit qe aktualisht te gjitha fshatrat qe na rrethojn i kan !

JU LUTEM shperdani kete faqe ne te gjith ata individet qe desherojn te mbeshtetin kete problematik thelbesor te Tragjasit.

Cdo informacion edhe cdo hap qe eshte bere edhe do behet do komunikohet ne kete faqe.

Sa me shume te jemi aq me shume do kemi shance te kemi pergjigjet ne pyetjet tona, te harijm ne nje projekt real edhe jo ne premtime qe i mer era…

E kam ven shpesh reh qe shpresa ne Shqiperi ka vdekur, por jam e sigurt qe SHUMICA ben FORCEN, edhe qe vetem po te behemi sebashku do mundemi te harijm dicka.

Shpresoj kjo iniciativ te mirekuptohet edhe te mbeshtetet nga te gjithe juve edhe nga personat qe do desherojn te solidarizohen bashk me ne.

Sic thot francezi edhe jeleket te verdh “L’union fait la force “
“ Uniteti është forca”

Me respekt,

Kreola PULO

Vizitoni dhe pelqeni faqen ne facebook duke klikuar te lidhja me poshte:

https://www.facebook.com/sebashkuperTragjasin/

Vajza nga Tragjasi : “E hapa këtë faqe sepse situata në fshatin Tragjas është dramatike” Read More »

Rilindja Urbane, transformim rrënjësor i qendrës së Dukatit në Vlorë

Programi i “Rilindjes Urbane” ka bërë që shumë qytete të dalin nga “korniza” e tyre e vjetër dhe të transformohen rrënjësisht, duke u kthyer në atraksione turistike, si dhe duke krijuar një impakt pozitiv në ekonominë e vendit.

Qendra e fshatit piktoresk të Dukatit, 30 kilometër larg qytetit të Vlorës, fal programit të Rilindjes Urbane është transformuar duke i kthyer dinjitetin kësaj zone me kaq histori dhe me natyrë mbresëlënëse.

Kryeministri Edi Rama shprehet, “me këto pamje të transformimit dhe rilindjes urbane në Dukat të Vlorës, ju uroj një të dielë të bukur”.

Fshati Dukat ndodhet në jug të Gjirit të Pashalimanit dhe kufizohet në verilindje me Tragjasin, në lindje me Tërbaçin, në jug me Palasën. Ky fshat piktoresk është i vendosur në këmbët e maleve Paliske e Qore, në një grykë të thellë e të thyer, me përrenj të shumtë. Ai ngelet në shekuj kështjellë e pathyeshme natyrore. /atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/385169002073421/?t=0

Rilindja Urbane, transformim rrënjësor i qendrës së Dukatit në Vlorë Read More »

Karaburun, nxirren nga deti 12 predha artilerie dhe 1 bombë aviacioni

Dymbëdhjetë predha artilerie dhe një bombë aviacioni, municione luftarake të Luftës së II Botërore janë gjetur në plazhin e Shën Vasilit në Karaburun.

Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka publikuar disa fotografi të këtyre municioneve.

“Zhytësit dhe xhenierët e Forcave të Armatosura nxorën nga deti 12 predha artilerie dhe 1 bombë aviacioni, të gjitha nga Lufta II Botërore dhe që rrezikonin jetën e pushuesve”, theksoi Xhaçka.

I shpallur në vitin 2010 Park Kombëtar Detar, Karaburun-Sazani është i vetmi i tillë në Shqipëri.

Parku ofron atraksione të shumta natyrore, kulturore, historike dhe turistike.

Ky park gjatë sezonit turistik veror në 2018, ishte destinacioni më mbresëlënës për 45000 turistë vendas dhe të huaj/atsh

Karaburun, nxirren nga deti 12 predha artilerie dhe 1 bombë aviacioni Read More »