Te fundit nga zona

Kuvendi i Krahinës së Dukatit pranon të njohë Parkun Kombëtar Detar Karaburun Sazan në territoret e Krahinës së Dukatit vetëm me një kusht…

Projekti i 120 Resorteve me 5 yje.

Kuvendi i Krahinës së Dukatit pranon të njohë Parkun Kombëtar Detar Karaburun Sazan në territoret e Krahinës së Dukatit, me kusht që të njihet e drejta e dukatasve për të realizuar Projektin e 120 Resorteve me 5 yje në bregdetin prej 53 kilometrash që është pronë shekullore e dukatasve.
Projekti i 120 Resorteve me 5 yje është projektuar nga Lideri i Kuvendit të Krahinës së Dukatit, Udhëheqësi Shoqërizhvillues Themeltar Edviol Kulluri dhe konsiston në alokimin e burimeve njerëzore dhe financiare të Krahinës së Dukatit dhe jugut të Shqipërisë drejt biznesit të turizmit e agroturizmit i cili në 50 vitet në vazhdim do të jetë prodhuesi kryesor i të ardhurave për jugun e Shqipërisë.

Projekti planifikon që të ndërtohen 120 resorte me 5 yje në pronësi të dukatasve, resorte të cilat përfshijnë barin, restorantin, hotelin, plazhin dhe çdo kapacitet tjetër turistik për tju shërbyer turistëve të huaj të nivelit mbi mesatar në ujërat dhe malet e bregdetit të Dukatit.

Resortet do të ndërtohen çdo 400-500 metra distancë nga njëri tjetri, me materiale natyrëdashëse dhe në formë të tillë që të mos dëmtojnë mjedisin, florën, faunën dhe peisazhin. Resortet do të ndërtohen në format të tillë që të gjenerojnë minimalisht 1 milion euro fitime në vit dhe fitimet do të ndahen : 70% do t’i marrë pronari i tokës (si familje ose si fis) dhe investitori, 20% do t’i marrin dukatasit e tjerë kudo që ndodhen që nuk kanë pronë në bregdet dhe as pronësi mbi këto resorte, 5% do t’i marrin bashkëkrahinorët e tjerë nga Tragjasi, Radhima dhe Orikumi dhe 5% do të jepen për zhvillimin dhe ndihmimin e shqiptarëve që kanë nevojë.

Për të zhvilluar resortet të cilat do të kenë secili jo më pak se 100 dhoma për akomodimin e turistëve do të ndërtohet infrastukturë ndihmëse si rrugë, mole për ankorimin e kroçierave, stalla për mbajtjen e kuajve e mushkave që do të shëtisin turistët në male, stane për të furnizuar resortet me bulmet, mish dhe mjaltë, impiante energjie diellore për furnizimin e resorteve me energji falas, etj.
Në rast se pushtetarët nuk njohin këtë projekt madhor dhe të drejtën e Krahinës së Dukatit mbi pronësinë e territorit historik të kësaj krahine, atëherë do të kenë përballë Kuvendin e Krahinës së Dukatit dhe mijëra djem, burra e gra të vendit tonë të cilët do tju a bëjnë ferr jo vetëm hyrjen në Krahinë por edhe mendimin mbi vendin tonë.

Kuvendi i Krahinës së Dukatit

Kuvendi i Krahinës së Dukatit pranon të njohë Parkun Kombëtar Detar Karaburun Sazan në territoret e Krahinës së Dukatit vetëm me një kusht… Read More »

Njoftim – Ndahet nga jeta ne moshen 62 vjecare banorja e krahines!

Njoftojme gjithe banoret e Njesise Administrative Orikum se eshte ndare nga jeta ne menyre te parakoheshme ne moshen 62 vjecare banorja e fshatit Tragjas Merzai Gjata (Bitri).

Merzai ishte nene e kater femijeve.

Percjellja per ne banesen e fundit behet ot ne oren 11:00 ne Tragjas.

Ngushellime familjes dhe te afermve.

Orikuminews

Njoftim – Ndahet nga jeta ne moshen 62 vjecare banorja e krahines! Read More »

Leli – Në Orikum fillojmë në vjeshtë projektin 4.5 milion Euro. Ja investimet e tjera që do kryhen për zonën !

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi takime me banorët në njësinë administrative Orikum ku prezantoi Dritan Lelin dhe skuadrën e kandidatëve për këshillin bashkiak.

Kryebashkiaku Leli në fjalën e tij para banorëve u ndal tek projektet e investimeve që do të realizohen në 4 vitet e ardhshme dhe që prekin territorin e kësaj njësie administrive.

“Në Orikum fillojmë nga vjeshta projektin 4.5 milion euro për garantimin e furnizimit me ujë 24 orë të të gjithë territorit. Landfilli që është një investim rreth 25 milion euro do të zgjidhë përfundimisht problemin e plehrave në të gjithë territorin e bashkisë së Vlorës. Projekti që kemi realizuar bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe që do të fillojë të financohet së shpejti nga zona e tunelit deri në 3 kilometrat e para në drejtim të Radhimës. Do të vazhdojë me dy bypass-e të tjera nga 3 kilometra secili në rrugën nga Radhima deri në Orikum për të lënë të qetë zonën turistike”, theksoi Leli.

Ndërkaq, drejtuesi politik i socialistëve në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri teksa garantoi se investimet do të vazhdojnë jo vetëm në Vlorë por edhe në Orikum, u ndal dhe tek situata politike.

“Zgjedhjet do të bëhen se pa zgjedhje nuk do ti lemë bashkitë. Do të shkojmë përditë, do të takojmë njerëz, do të bindim njerëzit pse duhet të votosh për ne. Patjetër strukturat e partisë i kemi të tilla që thonë ‘po, ne presim të marrim kaq vota’ dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Investimet do të vazhdojnë, jo vetëm në Vlorë por në të gjithë Orikumin”, nënvizoi Gjiknuri.

Ja si shprehet Leli nepermjet statusit ne facebook :

Me banorët e njësisë Orikum, rajon i cili do të shndërrohet në polin e ri turistik të qytetit. Në mandatin e ardhshëm synojmë investimin në shëtitoren bregdetare në Radhimë. Po ashtu është financuar projekti 4.3 mln € i ndërtimit të ujësjellësit të Jonufër, Radhimë, Dukat, Tragjas. Ky projekt që do të përfshijë edhe trajtimin e ujërave të përdorura të Tragjasit, nis nga puna javën e ardhshme. Kemi zgjidhur furnizimin me energji të zonës falë investimeve në këtë fushë. Kemi shumë për të bërë. Ecim sëbashku më 30 Qershor.

Leli – Në Orikum fillojmë në vjeshtë projektin 4.5 milion Euro. Ja investimet e tjera që do kryhen për zonën ! Read More »

Transformim i segmentit nga tuneli deri në Orikum

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Vlorës dhe njëkohësisht kryebashkiak, Dritan Leli zhvilloi takime me banorët në rajonin nr. 4 të qytetit dhe në njësinë administrative Orikum.

Në fjalën e tij para banorëve Leli u ndal tek projektet e investimeve që do të realizohen në 4 vitet e ardhshme dhe që prekin territorin e kësaj njësie administrative.

“Në Orikum fillojmë nga vjeshta projektin 4.5 milion euro për garantimin e furnizimit me ujë 24 orë të të gjithë territorit. Landfilli që është një investim rreth 25 milionë euro do të zgjidhë përfundimisht problemin e plehrave në të gjithë territorin e bashkisë së Vlorës.

Projekti që kemi realizuar bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe që do të fillojë të financohet së shpejti nga zona e tunelit deri në 3 kilometrat e para në drejtim të Radhimës.

Do të vazhdojë me dy bypass-e të tjera nga 3 kilometra secili në rrugën nga Radhima deri në Orikum për të lënë të qetë zonën turistike”, theksoi Leli./atsh

Transformim i segmentit nga tuneli deri në Orikum Read More »

Dukati dhe Orikumi, bukuritë natyrore pikënisje e së ardhmes turistike

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, zhvilloi sot një takim me banorët e Dukatit dhe Orikumit, me të cilët bisedoi për investimet e kryera në 4 vitet e fundit dhe për projektet e reja që do të transformojnë edhe më tej këto dy fshatra.

Gjatë takimit banorët e Dukatit u shprehën se në këto 4 vite ky fshat është kthyer në identitet, pas rikonstruksionit të qendrës së fshatit dhe rehabilitimit të shkollës së kuqe.
Ndërsa në Dukat fushë, banorët presin në mandatin e ardhshëm më shumë investime në bujqësi.

Kryetari Leli tha se “në Tragjas këtë vit do të nisi rikonstruksioni, pasi ky fshat është pjesë e projektit ‘100 fshatrat’”.

“Për fshatin e Radhimës, guesthouset do të jenë e ardhmja. Bukuria e këtyre fshatrave është pikënisja e të ardhmes turistike të zonës”, tha Leli.

Po ashtu Leli zhvilloi një takim edhe në njësinë administrative Orikum.

“Synimi ynë gjatë 4-vjeçarit të ardhshëm është që ta bëjmë po kaq të frekuentuar sa Vlora”, tha Leli.

Kreu i bashkisë së Vlorës u shpreh se “investime të reja na presin, nisim me shëtitoren bregdetare Radhimë-Orikum, aksin Orikum-Llogora dhe krijojmë infrastrukturë e akses për çdo plazh të zonës. Së bashku në 30 qershor, për më shumë vëmendje e investime në njësitë administrative. Pas Bulevardit të Vlorës është radha e atij të Orikumit për ti ndryshuar faqen qytezës e për ta bërë atë “shtëpinë” e pushuesve familjarë”./atsh

Dukati dhe Orikumi, bukuritë natyrore pikënisje e së ardhmes turistike Read More »

Dritan Leli takim me banorët e Dukatit!

Krybashkiaku i Vlorës Dritan Leli zhvilloi takim me banorët e Dukatit.

Në Dukatin me qendër të rikonstruktuar dhe shkollën e kuqe të rehabilituar.

Në një bisedë në sheshin e rikonstruktuar të tij, nën hijen e rrapit dhe burrave të këtij vendi që besojnë në ndryshimin e këtyre 4 viteve.

Në Dukat fushë, banorët presin në mandatin e ardhshëm më shumë investime në bujqësi.

Ndërsa më Tragjas këtë vit do të nisi rikonstruksioni pasi ky fshat është pjesë e trasformimit 100 fshatrat.

Për fshatin e Radhimës, guesthouset do të jenë e ardhmja. Bukuria e këtyre fshatrave është pikënisja e të ardhmes turistike të zonës.

Dritan Leli takim me banorët e Dukatit! Read More »

Vargje për babain – Nga banori i krahinës

Per babain Zaho Hamiti – Nga djali Nori Hamiti

Po kalojne ditet
Po kalojne muajt
Por lotet e mia
Akoma nuk jane larguar

Me la marre malli
O babe te te perqafoj
Me ka marre malli
Zerin te ta degjoj

Me mungon shume
Po askujt nuk i tregoj
Keto fjale me thoje
Dhe une i kujtoj

Me le shume brenga
Me le shume kujtime
Por dhurata me e bukur ishte
Kur te degjoja zerin tek flisje

Tani o baba im
Me mall te perqafoj
Do te largohem ngadale
Me gjate smund te qendroj

Nga djali Nori Hami

Vargje për babain – Nga banori i krahinës Read More »