Te fundit nga zona

Rama jep lajmi e shumëpritur/ Ja kur fillon puna për tunelin e Llogarasë

Kryeministri Edi Rama tha se, në listat e kandidatëve për deputet të PS-së, gjithkush mund të gjejë atë që ta përfaqësojë në skuadrën tonë.

Duke sjellë shembullin e Pranvera Resulaj, kandidates së PS-së për Vlorën, Rama theksoi se, “ajo i ka shërbyer në punën me përkushtim qytetarëve. Falë natyrës shumë bashkëpunuese të Pranverës, i është dhënë fund rr yshfetit në administratë nga ana e sipërmarrjes”.

Ndërsa për kandidatin Ilir Metaj, kryeministri u shpreh se “edhe për ata që janë të lënduar tashmë, me një familje të shpërbërë, tashme ne kemi Ilir Metajn e vërtetë këtu. Sepse edhe Ilir Meta i Tiranës, Metaj e ka, po thotë Meta. Ky është Ilir Metaj”.

“Pra gjithëkush mund të gjejë atë që ta përfaqësoj në skuadrën tonë”- tha Rama ndërsa vuri në dukje se “Natyrisht kjo është një shaka që është më shumë se gjysma e së vërtetës”.

Duke u ndalur në punën e madhe që është bërë, jo vetëm për skuadrën e Vlorës, por për të gjithë skalionin e këtij formacioni që janë në territor me rrjetin e kordinatorëve, me bërthamat organizative Rama shprehu falenderime për Fate Velaj, Ed Lekën, Vilma Bellon, dhe siç tha ai, “jo për faktin e thjeshtë se janë qytetarë me botëkuptim dhe aktivistë të përkushtuar në këtë skuadër, jo vetëm që nuk kanë shprehur asnjë rrudhje buzësh, por janë përfshirë plotësisht, për të vijuar ndeshjen dhe do të jenë me ne sigurisht, pas fitores së ndeshje”.

“Ndeshja jonë si forcë qeverisëse është në të gjitha frontet, duke filluar nga bashkia e Vlorës e duke vazhduar me të gjitha sfidat në sektorë të tjerë, sepse ne nuk mund të ndalojmë në vend, në asnjë nivel dhe do të shkojmë përpara të gjithë së bashku”- tha Rama.

“Me mbështetjen masive të qytetarëve të këtij qarku që nga sheshi i Flamurit deri lart në Kuç, nga Kuçi e deri poshtë në Sarandë, Delvinë e Finiq. Pa harruar të gjithë bregun, fshatrat e mrekullueshëm që kanë rilindur dhe do të vazhdojnë të mbështeten për të qenë një destinacion i shkëlqyer turistik dhe për të rritur ekonominë e tyre dhe natyrisht për të bërë të mundur qëllimin e madh të vizionit të Shqipërisë 2030, kthimin e syve të emigrantëve këtej, për të filluar të mendojnë se mund të investojnë masivisht kursimet e tyre në këto territore të mrekullueshme, në ato zona që falë veprës së madhe të shumëpritur të rrugës së lumit të Vlorës do të hapen për njerëzit dhe sigurisht do të kërkojnë investime. Ndërkohë që në ditët në vijim do të fillojmë edhe ndërtimin e rrugës së Selenicës, rruga e shumë përfolur dhe do të vazhdojmë hap pas hapi”.

Rama bëri të ditur se, javës tjetër fillon puna për tunelin e Llogarasë.

“Janë vepra që janë folur në çdo fushatë elektorale dhe të gjitha këto janë të përfunduara ose drejt përfundimit ose në proces të fillimit të punimeve, pasi janë përfunduar të gjitha procedurat dhe janë gati”- .

Kryeministri tha se “Vlora duhet të flasë fort më 25 prill si Vlorë. Vlonjatët, sarandiotët, minoritarët, çamët të rinjtë dhe të rejat, lebërit, vlonjatët myzeqarë, të gjithë duhet të flasin fort si një trup i vetëm si një forcë e bashkuar për Vlorën. Vlora nuk është e partive, Vlora është e Shqipërisë, është e Ismail Qemalit, fëmijëve tanë pa dallim dhe për fëmijët tanë pa dallim, ne jemi këtu dhe do të jemi pa diskutim zgjedhja më e mirë, pavarësisht kusureve tona që i dimë një pjesë, një pjesë që nuk e dimë, kemi aftësinë t’i dëgjojmë nga njerëzit t’i pranojmë, t’i reflektojmë në një proces ripërtëritje, përmirësimi të vazhdueshëm”.

Rama jep lajmi e shumëpritur/ Ja kur fillon puna për tunelin e Llogarasë Read More »

Tragjas-Denoncim për ndërtim paleje!

Nga Arben Shytaj

E keni vene re qe shpesh flamuri kombetar perdoret nga trafi kante e gra bitës? Ky është nje rast gra bitje prone. Kjo prone statusin juridik e ka prone Shteti, si prone e vjeter e ka gjyshi im Osmën Mete Shyti, ndërkohë qe e ka zaptuar familja Ormeni qe pretendimin per prone e ka me shume se 300 metra me poshte, ne kufi me gabajt, bratajt dhe adem tartarin, ne kufizohemi me hoxhajt nga veriu, perendimi me gjonajt, jugu dhe lindja me Beqir Lazen.

Çuditerisht ketu ka qene edhe policia dhe nuk e ka “pare” qe ka ndertim pa leje, ka pervetesim te prones se bashkise( e kam lajmeruar me 6 shkurt), biles kjo pjese eshte futur ne vijen e verdhe te fshatit. Me vjen keq edhe per bashkfshataret dikur miq qe investojne ne prone te botes, por me shumë me vjen keq dhe inat per organet qe nuk veprojne ne zbatim te ligjit.

Cfare ben administratori Selim Haskocelaj , neper Orikum, zoteri mbro pronen e Shtetit, mbro pronaret, mos na futni ne vllavrasje. Cfare ben bashkia? Po policia? Shikoni faktet. Ne vëmendje të Dritan Leli kryetar bashkie, Edmond Leka deputet zone, prefektit te vlores mamaj, ministrit te mjedisiti Blendi Klosi.

Me vjen keq qe te kerkojme zbatim ligji nga fb per pronen qe grabitet diten me diell, ndërkohë qe njoftimi eshte bere ne 6 shkurt e nuk ka asnje pergjigje, punimet vazhdojne. E si mundet te na kerkoni dhe voten?

Tragjas-Denoncim për ndërtim paleje! Read More »

6 kompani marrin pjesë/ Mbyllet gara për tunelin e Llogarasë

Sot në ora 12.00 (dt.1 mars 2021) ka skaduar afati i procedurës “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e Autostradës SH8 (Vloëe – Sarandë), me numër Ref-81916-12-11-2020, tunel ky aq shumë i trumbetuar nga qeveria Rama si një ndër akset dhe investimet më të rëndësishme për bregdetin jugor të Shqipërisë.

Burime për MCN TV thonë se në procedurë kanë marrë pjesë 6 operatorë ekonomikë, provë e interesit të madh nga investitorë të ndryshëm. Nga informacionet e para rezulton se janë 4 shoqëri të huaja dhe 2 shqiptare që kanë marrë pjesë në procedurë.

Shoqëria me vlerën më të ulët është Gjoka Konstruksion sh.a. e cila ka marrë pjesë me një fond rreth 14 miliardë lekë të reja, rreth 5 miliardë lekë më poshtë fondit limit prej 19 miliardë lekë, ose e thënë ndryshe rreth 25% më ulët se fondi limit. Ndërkohë ka patur edhe një ofertë me 19 miliardë lekë, pra në kufij të fondit limit (shoqëria Limak nga Turqia).

Qeveria Rama ka deklaruar më parë se kjo procedurë është prioritet për të, ndaj mbetet për t’u parë tani sa shpejt do të mbyllet ajo dhe sa shpejt do të shpallet fituesi.

6 kompani marrin pjesë/ Mbyllet gara për tunelin e Llogarasë Read More »

Vlorë/ Arr estohen në flagrancë 5 shtetas, njëri prej tyre banues në Tragjas

Një shtetas me banim në Vlorë u arr estua nga po licia pasi kan osi me ar më dy vëllezër në Orikum pas një ko nflikti për mot ive të dobëta.

Sipas pol icisë, shtetasi me iniciale K.A. kë rcënoi dy vëllezërit nga Orikumi me iniciale A.B. 54 vjeç dhe B.B. 46 vjeç.

Pol icia e Vlorës njofton dhe arr estimin e 4 qytetarëve të tjerë, për vepra të ndryshme pen ale, që përfshijnë mosk allëzimin e kr imit, traf ikimin e lëndëve nar kotike etj.

Njoftimi i plotë i pol icisë:

Arr estohen në flagrancë 5 shtetas dhe pro cedohet në gjendje të lirë një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Heti min e Kr imeve në Stacionin e Pol icisë Orikum bënë arre stimin në flagrancë të shtetasve: G. B., 44 vjeç, për veprën penale “Veprime që pe ngojnë zbulimin e të vërtetës” dhe E. B., 44 vjeç, për veprën penale ”Mosk allëzimi i kri mit”, (vëllezër), banues në Vlorë, si dhe shpallën në kë rkim për veprat pe nale “Ar m ëmbajtja pa leje” dhe “Kan osja”, shtetasin K. A., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi në datën 19.02.2021, në Orikum, pas një kon flikti për motive të dobëta, shtetasi K. A, ka kan osur me a rmë zj arri 2 vëllezër, shtetasit A. B., 54 vjeç dhe B. B., 46 vjeç, banues në Orikum.

Në vijim të veprimeve u pr ocedua në gjendje të lirë dhe shtetasi tjetër i përfshirë në ko nflikt, A. B., për veprën pen ale ”Mos kallëzimi i kr imit”.

Në cilësinë e provës materiale u sek uestrua një a rmë zja rri pi stoletë dhe një sasi muni cioni lu ftarak.

Specialistët për Het imin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin M. Sh., 26 vjeç, banues në Tragjas, pasi në lagjen “Hajro Çakërri”, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, Pol icia gjeti dhe sek uestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde nar kotike të dyshuar ca nnabis sa tiva.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor ar restuan në flagrancë shtetasit:

V. D., 41 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e P olicisë, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, duke drejtuar mjetin në gjendje të d ehur;

S. R., 21 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Pol icisë, në lagjen “29 Nëntori”, duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet iu dërguan Prok urorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Vlorë/ Arr estohen në flagrancë 5 shtetas, njëri prej tyre banues në Tragjas Read More »

Reshjet e dëborës kanë shtruar sërish ‘vellon’ e bardhë në Llogora/ Vizitorët shijojnë natyrën

Reshjet e dëborës të rëna një ditë më parë kanë shtruar sërish ‘vellon’ e bardhë në Llogora.

Duke përfituar nga rruga e kalueshme edhe pse jo të shumtë në numër vizitorët shijojnë bukuritë që ofron peisazhi duke kaluar një ditë ndryshe me familjen apo shoqërinë.
“Kam ardhur me familjen nga Saranda për të shijuar borën dhe panoramën”, thotë një një gjimnaziste e cila na tregon se sot ka marrë pushim edhe nga mësimi vetëm për të ardhur në Llogora.

“Kam ardhur me familjen të kalojmë një ditë ndryshe. Është pak ftohtë por na pëlqen këtu. Është hera e parë që vjen dhe motra e vogël”, thotë një tjetër.

Edhe pse ditë e hënë dhe temperatura nën zero sërish Llogoraja mbetet një nga destinacionet kryesor gjatë periudhës së dimrit jo vetëm për vlonjatët por edhe për të apasionuarit pas borës.

Reshjet e dëborës kanë shtruar sërish ‘vellon’ e bardhë në Llogora/ Vizitorët shijojnë natyrën Read More »

Bllokohet aksi Vlorë-Orikum, rrë shqet masivi shkëmbor

Si pasojë e bllokimit të një pjese të rrugës, aksi rrugor nacional Vlorë-Orikum kalohet me vështirësi.

Fatmirësisht rënia nuk ka shkaktuar probleme të tjera.

Masi shkëmbor bie në mes të rrugës te Uji i ftohtë, aksi Vlorë-Orikum kalohet me vështirësiMasivi shkembor ne rruge.
VLORË– Një masiv shkëmbor ka rënë në mes të rrugës pranë Kalasë në Ujin e Ftohtë.

Si pasojë e bllo kimit të një pjese të rrugës, aksi rrugor nacional Vlorë-Orikum kalohet me vështirësi. Fatmirësisht rënia nuk ka shkaktuar probleme të tjera.

P olicia është në vëndgjarje duke qëndruar në gadishmëri për ndonjë shkëputje të pjesëve të tjera të shkëmbit.

Bllokohet aksi Vlorë-Orikum, rrë shqet masivi shkëmbor Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com