Sport

Turqia mund Gjermanine brenda ne shtepi!

GJERMANI – Gjermania vazhdon të shfaqë një fytyrë shumë të zbehtë rreth 7 muaj para organizimit të Kampionatit Evropian 2024. Të shtunën ‘mannschaft’ humbi (2-3) ndaj Turqisë, në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Berlin.

Julian Nagelsmann, i cili luajti ndeshjen e tretë në krye të kombëtares gjermane (e para kundër bashkatdhetarëve të tij), po përpiqet t’i lajë fytyrën një skuadre, që nuk mund të shkundë rezultatet e këqija dhe të shfaqet sërish po aq dominuese sa ishte në e kaluara.e kaluara.

Për sa i përket lojës, skuadra gjermane kaloi në epërsi falë Havertz (5′), por nuk mundi të ndalonte vrullin e turqve, të cilët barazuan dhe kaluan në avantazh që në pjesën e parë me Kadioglu (38′) dhe Yildiz (45’+2). “Mannschaft” reagoi me Fullkrüg (48’) që barazoi, ndërkohë që Sari garantoi vërtet triumfin e mysafirëve (70′) nga pika e baraadhë e penalltisë.

Duhet pranuar, që kjo ishte vetëm një miqësore, por skuadra e Nagelsmann ka fituar vetëm dy nga nëntë të fundit. Askush nuk mund ta fshehë shqetësimin e tij menjëherë pas organizimit të kompeticionit më të rëndësishëm kombëtar në nivel europian.

“Disa lojtarë nuk arritën nivelin emocional të nevojshëm për të fituar një ndeshje si kjo. Ata nuk arritën kufirin e tyre. Nëse do ta kishim përfunduar ndeshjen në dhjetë minutat e para, rezultati do të ishte ndryshe,” tha Nagelsmann, trajneri i Mannschaft.

Turqia mund Gjermanine brenda ne shtepi! Read More »

Fiton 14-0 dhe hyn re rekordet Guinnes! Ja kush eshte shteti euroipian !

FRANCE – Mbrëmje historike për kombëtaren franceze. Skuadra e trajnerit Didier Deschamps, mund Gjibraltarin 14-0, duke regjistruar kështu edhe fitoren me diferencën më të madhe në historinë e “gjelave”. Për më tepër, është hera e parë që kombëtarja franceze shënon më shumë se dhjetë gola në një ndeshje.

Rekordi i mëparshëm ishte i vitit 1995 dhe ishte një fitore 10-0 kundër Azerbajxhanit. Franca tashmë është kualifikuar në Kampionatin e ardhshëm Evropian, ndaj ish-trajneri i Juventusit kishte pushuar edhe disa emra të mëdhenj. Por tashmë në minutën e katërt francezët kaluan në avantazh 2-0. Ndërsa në fund të pjesës së parë u shënuan shtatë gola.

Një autogol i Ethan James Santos e theu ngërçin, por një çerek ore më vonë ai u përjashtua për një faull ndaj Zaire-Emery. Një minutë më vonë vjen dhe goli i Thuram. Në minutën e 16-të mesfushori i PSG-së shënon (faulli që shkaktoi kartonin e kuq ishte i drejtë me rastin e golit). Katër gola arritën brenda shtatë minutave: fillimisht Mbappè me penallti, pastaj Clauss, Coman dhe Youssouf Fofana, i cili hyri në vend të Zaire-Emery të dëmtuar.

I pari që shënoi në pjesën e dytë ishte Adrien Rabiot. Dy minuta pas tij, Coman gjen rrjetën, i ndjekur nga Dembélé dhe një dygolësh nga Mbappè, i cili shënon trigolëshin e tij personal. Në këtë mes, Giroud-it iu anulua edhe një gol, por ai e kompensoi duke shënuar dy gola të tjerë për të arritur në 14-0

Fiton 14-0 dhe hyn re rekordet Guinnes! Ja kush eshte shteti euroipian ! Read More »

Tirane/ Situata jashte kontrollit: 30 tifozë futen në ring, rrahin boksierin kolumbian.

Ndeshja mes Denis Nurja-s në peshën 71 kg, ndaj kolumbianit Placido Ramirez nuk ka shkuar si duhet.

Kur Nurja ra në ring (qëndronte te litarët), Ramirez përfitoi, duke e goditur atë në fytyrë. Kjo mjaftoi që rreth 30 tifozë të futen në ring, duke shkaktuar kështu një kaos.

Objektivi ishte gjuajtja ndaj Ramirez, pas një situate aspak të mirë në këtë sfidë.

Pavarësisht ndërhyrjeve, duke qenë se ishin shumë tifozë, Ramirez nuk ka shpëtuar pa pësuar goditje. Sa i takon ndeshjes, ajo është ndërprerë, e për të cilën nuk ka fitimtar.

Vendimi përfundimtar rreth fatit të ndeshjes u mor disa minuta pas episodit të shëmtuar.

Takimi do të merret parasysh si i pazhvilluar, ndërsa ajo çka pamë me siguri që nuk i shkon aspak përshtat këtij sporti.

Video tashmë është bërë virale, teksa po shpërndaret gjerësisht në rrjetet sociale! Gjithashtu, vlen të përmendet se do ketë edhe sfida të tjera, Nelson Hysa përballet me Viktar Chvarkou për titullin WBC në eventin special të “BS Boxing”.

Tirane/ Situata jashte kontrollit: 30 tifozë futen në ring, rrahin boksierin kolumbian. Read More »

kombetarja e shqiperise

Habit trajneri i Moldavise: Ja cfare me ngeli ‘PENG’ nga ndeshja me Shqiperine.

Moldavia është vetëm një fitore larg arritjes në Euro 2024. Mjafton një sukses ndaj Çekisë në aktin e fundit kualifikues, për të prerë biletën për në Gjermani.Trajneri i moldavëve, Serghei Clescencos pati vetëm fjalë të mira për skuadrën e tij, edhe pse barazoi 1-1 mbrëmë ndaj Shqipërisë.

“Nuk fituam, por luajtëm me një energji të jashtëzakonshme dhe dhamë më të mirën tonë në fushë. Kjo do të thotë se fitorja do të vijë në ndeshjen e radhës. Sigurisht që u bë më e vështirë pas penalltisë së Shqipërisë, por në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë se në të parën. Djemtë dhanë gjithçka kishin, u jam shumë mirënjohës. Skuadra ishte e vendosur për fitore, një gjë e tillë u dallua në pjesën e dytë. Për fat të keq, në të parën na munguan vertikalizimet, nuk ishim shumë aktivë në sulm. Por, në fraksionin e dytë djemtë u çliruan, nisën të sulmonin dhe arritëm të shënonim. Gjithsesi, ne e kemi në duart tona çështjen e kualifikimit.

Shqipëria? Ata nuk krijuan aq sa ne në pjesën e dytë. E pranoj, Shqipëria na vuri në vështirësi me disa kundërsulme të shpejta, por rastet më të pastra i kishim ne. Nëse do të kishim patur pak më shumë fat, do të kishim shënuar edhe golin e dytë. Ne nuk pritnim të ‘shtypnim’ ekipin kundërshtar. Pjesa e parë nuk ishte pozitive, por ne gjithmonë luajmë më mirë në pjesët e dyta” – Tha ai.

Habit trajneri i Moldavise: Ja cfare me ngeli ‘PENG’ nga ndeshja me Shqiperine. Read More »

Shqipëria shkruan histori, kualifikohet për Euro 2024

Është mbyllur me rezultatin 1-1 përballja mes Moldavisë dhe Shqipërisë.

Në minutat e para të takimit, ishin vendasit ata që dominuan lojën, ndërkohë, ishte minuta e 24’ e sfidës ku Taulant Seferi fitoi një penallti e cila u ekzekutua nga Cikalleshi, duke i dhënë avantazhin Shqipërisë.

Në pjesën e dytë, ishte përsëri Seferi ai cili ka tentuar të nga distanca dhe nga një pozicion i prirët, por nuk gjen kuadratin

Në minutën e 62, një aksion i gjatë i Shqipërisë me Mitajn që fton Seferin, ky i fundit pason për Dakun, por zgjatja e sulmuesit nuk mjafton me topin që kontrollohet nga portieri moldav.

Në minutën e 87, ishte Baboglo ai i cili përfitoi nga rrëmuja në zonë dhe mposhti mbrojtjen kuqezi, duke barazuar rezultatin.

Shqipëria shkruan histori, kualifikohet për Euro 2024 Read More »

Fitorja në tavolinë/ Shqipëria shkon në finalet e Euro 2024 edhe me humbje, UEFA tregon skenaret

Moldavi – Shqipëri do luhet më 17 nëntor në orën 18:00, për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E. Ndeshja është e rëndësishme për Kombëtaren, që me një pikë siguron kalimi në fazën finale të “Gjermani 2024”. Hapja e shampanjës së kualifikimit mund të vijë edhe me një humbje të kuqezinjve, nëse disa orë pas ndeshjes së Kombëtares Polonia mund Çekinë në ndeshjen direkte.
Në grupin E kualifikues, Shqipëria me 13 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Çekia me 11-të, Polonia me 10-të, Moldavia me 9-të dhe Ishujt Faroe me vetëm një pikë. Për polakët ndeshja me Çekinë është e fundit në grup, ndërsa shanset për kalimin më tej janë të vakëta. Me fitoren e polakëve kundër çekëve dhe humbjen e Shqipërisë në Moldavi, tanët do kalonin më tej dhe më pas në ndeshjen e fundit Çekia dhe Moldavia do diskutonin ekipin e dytë që do shkonte në Euro 2024 nga grupi E me ndeshjen direkte mes tyre. Ky është vetëm një nga variantet, me tanët që shkojnë në Moldavi për tri pikë, duke nisur edhe nga historiku mes skuadrave. Të dyja skuadrat janë takuar gjashtë herë në fushë, me tanët që kanë fituar pesë duele dhe kanë barazuar një (në miqësore). Të pesta takimet e fituara nga kuqezinjtë janë në kuadër të kualifikueseve europiane, me të parë që daton më 29 marsin e 1995, 3-0.

Fitorja në tavolinë/ Shqipëria shkon në finalet e Euro 2024 edhe me humbje, UEFA tregon skenaret Read More »

‘Lorik Cana si Dwamena’, gazetari shqiptar tregon historinë e panjohur të ish-kapitenit: Edhe sot merr ilaçe…

Gazetari Sokol Bregu ka folur në lidhje me vdekjen e futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena pas një ataku kardiak gjatë sfidës së fundit kundër Partizanit. ftuar në “Top Story”, Bregu theksoi se një gjë të tillë kishte përjetuar dhe ish-kapiteni i kuqezinjve Lorik Cana gjatë ëndrrës së Europianit, moment i cili e la me pasoja të mëdha: mjekime për zemrën edhe sot.

“Dwamena intervistën e tij të parë e dha për kolegun Endi Tufa. Ishte një material ekskluziv ku fliste Dwamena dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Ai aty shprehte një keqardhje shumë të madhe se po të futeshe në Google për Dwamena-n gjeje gjatë gjithë kohës vetëm problemet e zemrës së tij, por asnjëherë golat që ai shënonte dhe asgjë që ai bënte në fushë.

Ishte shumë koshient që mund t’i ndodhte vdekja në fushë, por pasioni i tij për futbollin nuk e lëshonte. Në të njëjtën kohë edhe kapiteni i Kombëtares tregoi një histori të vetën se kishte probleme me zemrën. Cana luajti me problemet e zemrës vetëm për një ëndërr, për të qenë pjesë e Kampionatit Evropian.

Nuk ia tregoi askujt, edhe klubi i tij e la të luante në Francë, vetëm dhe vetëm që të ishte në Evropian. “Rrezikova shumë jetën time”, tha Cana, “Dhe që nga ai moment çdo ditë në orën 08:00 pi një ilaç për sforcon që i dhashë vetes në fushë”.

Dwamena në vetvete jepte atë që ne duhet të shohim në të vërtetë. Një mesazh dhe më vjen keq që në mediet shqiptare ngrihen akuza. Ne duhet ta shohim si një moment shprese për të gjithë ata që mund të kenë probleme në futboll. Dwamena luante futboll para se të vinte këtu. Luante për një ekip amator në Zvicër. Ekipet profesioniste nuk e merrnin për shkak të problemeve me të cilat do të përballeshin në rast se u ndodhte diçka e tillë. Por ai luante për ekipe të kategorisë së 5-të në Zvicër”, -tha Bregu.

‘Lorik Cana si Dwamena’, gazetari shqiptar tregon historinë e panjohur të ish-kapitenit: Edhe sot merr ilaçe… Read More »

Silvinjo publikon listën e Kombëtares për ndeshjet e Euro 2024, lihet jashtë Broja

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka publikuar listën e futbollistëve të thirrur për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2024.

Ajo që bie në sy është mungesa e Armondo Brojës, i cili nuk është thirrur në kombëtare. Shkak dyshohet që të jenë mosmarrëveshjet mes tij dhe trajnerit Silvinjo.

𝐋𝐈𝐒𝐓𝐀 𝐄 𝐊𝐎𝐌𝐁𝐄̈𝐓𝐀𝐑𝐄𝐒

Trajneri Sylvio Campos Mendes Junior ka përzgjedhur lojtarë për ndeshjet kualifikuese të #Euro2024

Moldavi

𝟏𝟕 𝐧𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫, 𝟏𝟖:𝟎𝟎

Ishujt Faroe

𝟐𝟎 𝐧𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫, 𝟐𝟎:𝟒𝟓

Silvinjo publikon listën e Kombëtares për ndeshjet e Euro 2024, lihet jashtë Broja Read More »