Sport

Armand Duka: S’kemi luksin të shpërdorojmë një talent si Broja, ai ka sfidë ambientimin

Armando Broja vetëm dy ditë më parë reagoi qartë dhe tha se nuk ka asnjë mosmarrëveshje me trajnerin Sylvinho, duke i vendosur “vulën” thashethemeve të bëra publike së fundmi. I dëmtuar për 11 muaj, sulmuesi i Chelsea ka filluar të marrë minuta në Premier League dhe duket se po rigjen formën.

Në një intervistë për RTSH, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka tha se Kombëtarja s’e ka luksin të shpërdorojë një talent si Broja.

“Broja është një talent që nuk na vjen shpesh në Shqipëri. Ne nuk jemi vendi i prodhimit maksimal të talenteve dhe nuk kemi luksin të shpërdorojmë një të tillë. Ai është vërtet një talent i madh. Mos kontributi i tij në këto eliminatore nuk ka ardhur për fajin e tij, por fatkeqësisht për shkak të dëmtimit”, tha fillimisht kreu i FSHF-së.

Ndërkohë Duka shtoi se sfida është për Brojën, që pasi të lërë pas plotësisht dëmtimin do duhet të përshtatet me një Kombëtare që tashmë ka një grup të mirë.

“Kjo mungesë ia vështireson punën Brojës edhe në të ardhmen sepse e para e ka sfidën me veten e vet, me shendetin që ta kalojë problemin dhe të eci përpara. E dyta që të bashkohet dhe të jetë organik me nje skuadër që tashmë është vërtet nje grup shumë i mirë”, vijoi Duka.

Kreu i FSHF-së beson se Broja do e gjejë mënyrën që të gërshetohet me ekipin.

“Unë kam besim se një talent, një profesionist si ai, do ta gjejë mënyrën si të gërshetohet mirë me skuadrën. Por e ripërsëris, ne nuk kemi luksin që të shpërdorojmë një talent si Armando Broja”, tha Duka.

Armand Duka: S’kemi luksin të shpërdorojmë një talent si Broja, ai ka sfidë ambientimin Read More »

De Biazi lë në mes konferencën për shtyp pas përplasjes me gazetarët: Hera e parë në karrierë…

Aventura e Xhani De Biazit në pankinën e Azerbajxhanit mund të ketë marrë fund me ndeshjen e sotme të humbur me shifrat 5-0 përballë Belgjikës.
Edhe pse skuadra azere mori 7 pikë në grupin e saj kualifikues, De Biazi është kritikuar vazhdimisht nga mediat azere dhe kjo ka sjellë përplasje me ta.

Në konferencën e sotme për shtyp pas humbjes në Bruksel, trajneri italian nuk ka duruar më dhe ka lënë në mes konferencën për shtyp, duke mos iu përgjigjur shumë pyetjeve të gazetarëve, siç raportojnë mediat azere.

“Kjo është hera e parë në karrierën time që has në një situatë të tillë. Nuk është faji im. Unë punoj këtu dhe duhet t’ju takoj. Ju nuk doni të shihni zhvillimin tonë. Kemi bërë shumë punë. Po ndryshojmë mentalitetin”, ishin fjalët e De Biazit para se të largohej nga salla e konferencave në fund të ndeshjes.

De Biazi lë në mes konferencën për shtyp pas përplasjes me gazetarët: Hera e parë në karrierë… Read More »

Zbulohet filozofia e Sylvinhos qe po sjell sukseset e kombetares shqiptare..!

Në 7 ndeshjet e kualifikueseve “Euro2024”, Sylvinho i ka qëndruar besnik formacionit të tij tip, ose më saktë filozofisë: “formacioni fitues nuk ndryshon”. Me brazilianin në stol, ndryshimet kanë qenë me pikatore, jo vetëm kur bëhet fjalë për formacionin titullarë, por edhe zëvendësimet kanë qenë thuajse fotokopje. Dy lojtarët më shumë të aktivizuar me Sylvinho-n në stol janë Ylber Ramadani dhe Elseid Hysaj, plot 630 minuta për të dy lojtarët, 7 ndeshje, të 7 titullarë.

Në këtë statistikë shumë domethënëse, Ramadani-Hysaj ndiqet nga dyshja Gjimshiti-Mitaj, të dy lojtarët janë aktivizuar 540 minuta, por kanë luajtur 6 nga 7 ndeshje. Në vendin e katërt renditet Asllani me 505 minuta, i ndjekur nga Jasir Asani me 496 minuta dhe Nedim Bajrami me 490 minuta, Asani dhe Bajrami kanë zbritur titullarë në të 7 ndeshjet, por janë zëvendësuar.

Dy lojtarët me më pak minuta janë Qazim Laçi dhe Armando Sadiku. Në 7 ndeshje, në këtë fushatë kualifikuese, Sylvinho ka thirrur 35 lojtarë, ndërsa ka aktivizuar 25 prej tyre.

Zbulohet filozofia e Sylvinhos qe po sjell sukseset e kombetares shqiptare..! Read More »

LLogaritë, ja pse Shqipëria përfundon në vazon e dytë

Në shortin e 2 dhejtorit Shqipëria do të jetë në vazon e dytë, pra në fazën e grupeve në “Gjermani 2024” do të jetë e sigurt se do të ketë një ndeshje me një përfaqësuese të madhe.

Rregullorja për këtë short është e qartë, do jenë katër vazo me nga gjashtë skuadra. Skuadrat në këto vazo do të renditen sipas ecurisë në eliminatoret e Europianit dhe përjashtim bën vetëm Gjermania, e cila automatikisht është pjesë e Vazos së parë si vend organizator.

Në këtë vazo, e cila do të nxjerrë të gjitha kokat e grupeve në “Gjermani 2024” aspironte të futej edhe Shqipëria, e cila për shkak të pikëve të grumbulluara duket se do ta ketë të pamundur.

Shqipëria edhe nëse fiton nesër përballë Ishujve Faroe mbyll këtë fushatë eliminatoresh me 17 pikë. Në Grupin A skuadra e Spanjës ka 18 të tilla dhe ka ende një ndehsje për të luajtur atë kundër Gjeorgjisë.

Në Grupin B Franca ka 21 pikë ndërsa ka ende një tjetër takim për të luajtur pasi udhëton drejt Greqisë. Në Grupin C Anglia ka 19 pikë dhe pret të ndeshet me Maqedoninë e Veriut në transfertë. Në Grupin D Turqia e Montelës ka 16 pikë dhe luan ndeshjen e fundit në Uells.

Në Grupin F Austria ka mbyllur fushatën e saj të eliminatoreve me 19 pikë, por në këtë grup është ende në lojë Belgjika e cila ka dy pikë më pak dhe nëse fiton kundër Azerbajxhanit shkon plot 20 pikë.

Në Grupin G, Hungaria (15 pikë) sfidon Malin e Zi (11 pikë) në takimin e fundit ndërsa Serbia (13 pikë) pret Bullgarinë (3 pikë). Në Grupin H Danimarka (22 pikë) ka siguruar vendin e parë ndërsa pret të ndeshet me Irlandën e Veriut.

Në Grupin I, Rumania (19 pikë) dhe Zvicra (17 pikë) luajnë përballë njëra-tjetrës ndeshjen e fundit dhe do të vendosin se cila do të jetë e para. Në Grupin J Portugalia ka dominuar plotësisht me 27 pikë ndërsa mund të bëjë 30 nëse mund Islandën në nbdeshjen e fundit. Grupet H, I dhe J janw me 6 skuadra dhe sipas rregullores vendeve të para do t’iu zbriten 6 pikë.

Vazo 1: Gjermania (vend organizator), Portugalia (27 pikë), Franca (21 pikë)

LLogaritë, ja pse Shqipëria përfundon në vazon e dytë Read More »

Përgënjeshtron Broja per’zënkën’ me Sylvinhon:‘Unë e dua Kombëtaren, isha shumë i mërzitur..!

ANGLI – Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Broja, ka reaguar rreth zërave se atij nuk i intereson Kombëtarja shqiptare. Eshtë vetë sulmuesi i Chelsea që përgënjeshtron një situate që nuk ekziston.

Broja ka bërë të qartë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se nuk ka asgjë mes tij dhe trajnerit në këtë aspekt. Për më tepër, ai ka shpjeguar se tekniku nuk e kishte grumbulluar vetëm për shkak të dëmtimit që kishte pësuar dhe se kishte luajtur shumë pak në këtë periudhë.

POSTIMI I BROJËS

“Përshëndetje! I gjithë ky lajm i rremë që qarkullon duke thënë se nuk më intereson ekipi kombëtar dhe se unë dhe menaxheri (trajneri) jemi zënë është gënjeshtër e plotë. Unë e dua kombëtaren me gjithë zemër.

Isha shumë i mërzitur që m’u desh të humbja një vit të kombëtares për shkak të dëmtimit dhe më pëlqen të besoj se unë dhe menaxheri kemi një marrëdhënie shumë të mirë ku mund të flasim lirshëm dhe me respekt me njëri-tjetrin. Ai ka bërë një punë të mrekullueshme dhe jam personi më i lumtur që shoh Shqipërinë të kualifikohet për Gjermani.

Kam shumë respekt për të gjithë stafin dhe lojtarët dhe menaxherin në Shqipëri. Ai nuk më zgjodhi mua jo sepse u prishëm bashkë, por thjesht sepse u lëndova dhe nuk isha në formë. Nuk kam luajtur asnjë lojë që nga kampi i fundit. Ishallah me fitore nesër. Me respekt, Armando Broja”.

Përgënjeshtron Broja per’zënkën’ me Sylvinhon:‘Unë e dua Kombëtaren, isha shumë i mërzitur..! Read More »

Perfundon Delvina – Oriku! Gjithsej 11 gola ne Grupin B.

Sot u luajten ndeshjes e javes se shtate ne grupin B. Ekipi i Orikut luajti kunder Delvines dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 0 – 0 . Me poshte gjeni rezultatet e te gjitha ndeshjeve te grupit B te luajtura diten e sotme:

Laberia 0-0 Pogradeci
Delvina 0-0 Oriku
Devolli 3-2 Maliqi
Af Luftetari 1-0 Shkumbini
Turbina 3-1 Kelcyra
Murlani 0-1 Terbuni

Perfundon Delvina – Oriku! Gjithsej 11 gola ne Grupin B. Read More »

‘Xhindoset’ trajneri i Çeksë, përjashton 3 lojtarë në prag të “finales” me Moldavinë

Duket se situata është tejet e tensionuar në Republikën Çeke para duelit vendimtar me Moldavinë. Vetëm një ditë para sfidës që do të vendosë kualifikimin me dy skuadrave, trajneri i çekëve ka vendosur që të dërgojë tre lojtarë në shtëpi dhe bëhet fjalë për Jakub Barbec, Vladimir Soufal dhe Jan Kushta.

Të tre ata kanë thyer rregullat e vendosura nga trajneri, duke frekuentuar një klub nate të shtunën e 18 nëntorit. Kjo gjë e ka tërbuar teknikun dhe pjesën tjetër të stafit, me Çekinë që duhet t’ia dalë pa tre titullarë në këtë duel.

Çekia ndodhet në vendin e dytë në Grupin E me 12 pikë, 2 më pak se Shqipëria e vendit të parë dhe i duhet të paktën një barazim për t’u kualifikuar në fazën finale të Europianit.

‘Xhindoset’ trajneri i Çeksë, përjashton 3 lojtarë në prag të “finales” me Moldavinë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com