Sport

ytetet dhe oraret kur luan Kombëtarja jonë në Euro 2024

Emrat e skuadrave, të cilat përbëjnë Grupin B, nuk i kanë lënë rrugë tjetër UEFA-s sa i takon caktimit të orareve të transmetimit. Pak minuta pas mesnate ekspertët e UEFA-s, duke marrë në konsideratë edhe kërkesën e kompanive televizive, kanë ndarë oraret për të gjitha ndeshjet.

Kështu ditën e dytë të Europianit, më 15 qershor, Shqipëria dhe Italia do të ndeshen në Dortmund në një duel, i cili do të luhet në orën 21:00. Po atë ditë Grupi B ngre siparin me ndeshjen Spanjë-Kroaci, e cila starton në orën 18:00.

Ndeshja e dytë në grup e Shqipërisë do të luhet më 19 qershor në Hamburg ndaj Kroacisë dhe është planifikuar të zhvillohet në orën 15:00. Sfida tjetër e grupit mes Spanjës dhe Italisë, është vendosur të luhet një ditë më pas, më 20 qershor në orën 21:00.

Ndeshjet e fundit në Grupin B, Shqipëri-Spanjë dhe Kroaci-Itali, do të luhen të dyja në orën 21 të datës 24 qershor. Programi favorizon kuqezinjtë, të cilët do të ndeshen me Spanjën më të shplodhur pasi ndryshe nga rivalët do të ketë një ditë më shumë në dispozicion për të pushuar.

Më poshtë, edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në finalet e Europianit “Gjermani 2024”:

15.06.2024 Itali vs Shqipëri, “ BVB Stadion Dortmund”, ora: 21:00

19.06.2024 – Kroaci vs Shqipëri, “Volksparkstadion Hamburg”, ora: 15:00

24.06.2024- Shqipëri vs Spanjë, “Düsseldorf Arena”, ora: 21:00

ytetet dhe oraret kur luan Kombëtarja jonë në Euro 2024 Read More »

Fjalët e para të Silvinjos pas shortit: Grupi është i vështirë, por do të shkojmë të tregojmë forcën tonë në Gjermani

Fati nuk ishte me Shqipërinë, teksa në Euro 2024 gjejmë Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Nuk mund të ishte i kënaqur me goglat trajneri i kuqezinjve, Silvinjo, i cili duket se priste diçka tjetër.

“Është shumë bukur të jem këtu për Shqipërinë, jemi shumë të lumtur. A folët me Spaletin për shortin? Jo gjithçka ishte shumë e shpejtë, shkëmbeva disa fjalë me të.

Është grup i vështirë, nuk ka skuadra të lehta. Kam punuar në Itali. Siç kam jetuar dhe kam luajtur në Spanjë, i njoh edhe atje, mentalitetin e tyre”.

Armë plus që i njeh këto dy filozofi? E shoh të vështirë, të gjithë njihemi. Kam pasur një rrugëtim në Itali dhe Spanjë, por të gjithë njihen. Ata janë të fortë, por janë mësuar të luajmë në këtë turne. Do të shkojmë të tregojmë forcën tonë.

Grupi është i vështirë, por të gjitha janë të vështira. Kemi Kroacinë, Spanjën dhe Italinë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione. Do të provojmë është një sfidë e bukur. Mungon vetëm Brazili dhe Argjentina? Ndoshta luajmë në çerekfinale dhe gjysmëfinale”, – tha ai.

Fjalët e para të Silvinjos pas shortit: Grupi është i vështirë, por do të shkojmë të tregojmë forcën tonë në Gjermani Read More »

Trajneri i Spanjës me këmbë në tokë: Të gjithë flasin për Italinë dhe Kroacinë, por harrojnë Shqipërinë

Luis de la Fuente, trajneri i kombëtares spanjolle, pasi u njoh me shortin e Euro 2024, pohoi se Grupi B është më i vështiri. Ai përbëhet nga ekipe të mëdha që do t’i bëjnë të gjitha ndeshjet shumë të komplikuara.

Sigurisht që është një short i vështirë. Ky është një grup që do të na detyrojë të tregojmë më të mirën që kemi brenda”, u shpreh trajneri iberik.

Analiza e rivalëve

“Unë e di që të gjithë shikojnë Kroacinë dhe Italinë, por të mos harrojmë Shqipërinë, e cila ishte e para në grupin e saj. Sa i përket Italisë, mund t’ju siguroj se askush nuk donte të përballej me të. Pavarësisht nëse rezultatet e fundit nuk kane qenë të mira, e dimë që kanë shume talente dhe skuadra menaxhohet shumë mirë. Për Kroacinë mund të themi se është një skuadër që e njohim mirë nga Liga e Kombeve. Ka shumë vite që ofron rezultate spektakolare”, tha De la Fuente.

Rritja e Spanjës

De la Fuente konfirmoi se me shtatë muaj të mbetur deri në fazën finale, Spanja është ende në një fazë rritjeje në tërësi. “Ne po shkojmë në Europian me bindje të madhe dhe në një progres të qartë.

Jemi në formë të mirë, por kemi një rrugë të gjatë për të bërë. Ne duhet të mendojmë për Kroacinë, por gjëja themelore gjatë kësaj kohe është të vazhdojmë të rritemi dhe të demonstrojmë të madhen.

Ne kemi potencial. E dimë që jemi ndër më të mirët në botë”. Trajneri gjithashtu guxoi të komentojë se: “Jam i bindur se skuadrave të tjera në grup nuk u pëlqente të përballeshin me Spanjën”./ Panoramasport

Trajneri i Spanjës me këmbë në tokë: Të gjithë flasin për Italinë dhe Kroacinë, por harrojnë Shqipërinë Read More »

Grup ‘ferri’ për Kombëtaren, kampionët e Evropës i bashkohen ‘legjionarëve’ në grupin B

Prej orës 18:00, në Hamburg po hidhet shorti i fazës së grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku “legjionarët” e Komëbtares sonë do të mësojnë kundërshtarët e fazën finale, të këtij kompeticioni madhor, ku kualifikohen për herë të dytë në histori, kësaj radhe si koka e grupit të fazës kualifikuese.

Pasi mësuan kundërshtarin “Big”, që do të kenë në grup, të cilët janë spanjollët, 2 herë fitues të këtij kompeticioni, si dhe kundërshtarët e radhës, të cilët janë kroatët, tashmë grupi B ka marrë formën e plotë, teksa është mësuar edhe përfaqësuesja e fundit e këtij grupi, e cila do të jetë kampionja në fuqi e Evropës, Italia

Ndërkaq, përballjet e “legjionarëve” tanë janë planifikuar të zhvillohen më 15, 19 e 24 qershor, respektivisht, në Dortmund, Itali-Shqipëri, në Hamburg, Kroaci-Shqipëri e në Duseldorf do të zhvillohet përballja Shqipëri-Spanjë.

Grup ‘ferri’ për Kombëtaren, kampionët e Evropës i bashkohen ‘legjionarëve’ në grupin B Read More »

FIFA publikon renditjen, ja ku është Shqipëria

Pas diçka më shumë se 1 jave, që prej përfundimit të përballjeve të Kombëtareve, që ishin programuar për t’u luajtur në mujani nëntor, organi më i lartë i futbollit, në botë, FIFA ka publikuar listën e përditësuar, pas marrjes së pikëve të radhës, me Kombëtaren e Uruguajit, e cila ka bërë më mirë se gjithkush tjetër.

Përfaqësuesja “Celeste” arriti të fitojë të dyja sfidat e këtij muaji teksa fllimsiht mposhtën, skuadrën e Argjentinës, me rezultaitn e pastër 0 me 2 e më pas Bolivinë me rezultatin e thellë, 3 me 0, për t’u ngjitur nga vendi i 15-t, në të 11-tin.

Përsa i përket “Legjionarëve” tanë, dy barazimet ndaj Moldavisë e Ishujve Faroe na kanë kushtuar shumë, duke u pozicionuar tashmë në vendin 62-të të renditjes ose e thënë ndryshme kemi humbur 3 pozicione në tabelë, që nga përditësimi i fundit.

Në krahun tjetër, Kosova arriti të marrë 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, në 3 përballjet e nëntorit, respektivisht ndaj Izraelit, Zvicrës dhe Bjellorusisë, mirëpo humbja nuk është se ndikoi shumë, me “Dardanët” që janë ngjitur me plot 4 vende në renditjen e Kombëtareve.

FIFA publikon renditjen, ja ku është Shqipëria Read More »

FSHF nuk shet bileta për ndeshjet e kombëtares, ja mënyra se si mund ti siguroni

Federata Shqiptare e Futbollit nënvizon se nuk shet asnjë biletë për tifozët e Kombëtares, por biletat për ndeshjet e Kombëtares apo ndeshjet e tjera të finaleve të Europianit do të shiten vetëm online në faqen e UEFA-s, në linkun e lartpërmendur.

UEFA njofton të gjithë tifozët e Kombëtares shqiptare në mbarë botën se së shpejti nis procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Të gjithë të interesuarit për t’u pajisur me bileta për ndeshjet e vitit të ardhshëm në Gjermani, mund të hyjnë në faqen zyrtare të UEFA.com, duke përdorur linkun përkatës (https://ëëë.uefa.com/euro2024/ticketing/).

Federata Shqiptare e Futbollit nënvizon se nuk shet asnjë biletë për tifozët e Kombëtares, por biletat për ndeshjet e Kombëtares apo ndeshjet e tjera të finaleve të Europianit do të shiten vetëm online në faqen e UEFA-s, në linkun e lartpërmendur.

Tifozëve u kërkohet që të krijojnë një llogari në faqen zyrtare të UEFA-s dhe të aplikojnë për bileta për ndeshjet e preferuara të Kombëtares shqiptare. Regjistrimi nis në datën 4 deri më 12 dhjetor 2023, pasi Kombëtarja shqiptare të njohë kundërshtarët në grup dhe stadiumet ku do të luajë. Në momentin që regjistroheni, ju duhet të identifikoheni si tifoz i Kombëtares shqiptare, duke zgjedhur ndeshjet e Shqipërisë (flamur shqiptar).

Gjithashtu, ju duhet të përcaktoni edhe numrin e biletave që doni të keni në dispozicion. Me një llogari, ju mund të blini deri në 4 bileta për një ndeshje. Nëse kërkesat dhe aplikimet tejkalojnë disponueshmërinë e biletave që i jepet si kuotë tifozëve shqiptarë, UEFA do të hedhë një short për të gjithë personat që kanë aplikuar si tifozë të Shqipërisë. Fituesit do të njoftohen me e-mail për të paguar biletat e tyre në janar të vitit 2024.

Pasi të kryeni pagesën, ju do të merrni edhe konfirmimin që pagesa është kryer dhe bileta do të vijë në format elektronik vetëm në aplikacionin e UEFA-s (UEFA Mobile Tickets), që duhet ta keni të instaluar në telefonin tuaj. UEFA bën me dije se biletat nuk do të shpërndahen tani, por gjatë muajve në vazhdim. Kur biletat të jenë të disponueshme brenda aplikacionit, ju do të informoheni me e-mail. Ky e-mail do të përmbajë gjithashtu edhe një shpjegim të shkurtër të se si funksionon aplikacioni.

Shorti i turneut final të UEFA EURO 2024 hidhet të shtunën, më 2 dhjetor në Gjermani dhe Shqipëria do të njohë grupin dhe kundërshtarët e saj në këtë kompeticion. Kombëtarja shqiptare është e pozicionuar në vazon e dytë të UEFA-s, pas rezultateve fantastike në këtë fushatë eliminatore dhe renditjes në vendin e parë në grupin E me 15 pikë.

FSHF nuk shet bileta për ndeshjet e kombëtares, ja mënyra se si mund ti siguroni Read More »

111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, ja urimi i veçantë i Xherdan Shaqirit

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri ka uruar festën e Pavarësisë përmes një postimi në “Insta-Story”.

Ai ka publikuar një foto ku shfaqen heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu së bashku me Ismail Qemailin dhe Isa Boletinin, që shpallën Pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë,.

Shaqiri e ka përshkruar foton: “Urime 111 vjetorin”.

111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, ja urimi i veçantë i Xherdan Shaqirit Read More »

‘Zoti është shqiptar’, banderola në ‘Air Albania’ tërbon serbët: Mesazh i turpshëm

Shqiptarët kudo ku ndodhen mbrëmjen e kaluar kanë festuar pavarësisht rezultatit 0-0 që kuqezinjtë morën në “Air Albania” përballë Ishujve Faro.

Nata e mbrëmshme është historike, jo vetëm pse Shqipëria u kualifikua sërish në një tjetër kampionat Europian, por sepse zuri vendin e parë në grup me 15, po aq sa Republika Çeke, por me golavarazh më të mirë.

Megjithatë kjo gjë duket se nuk ju ka përlqyer aspak serbëve, të cilët kanë gjetur sërish një shkak për të komenuar për keq kombëtaren dhe tifoët shqiptarë.

As 15 pikët e grumbullurara, as vendi i parë dhe as supegolat e shënuar nga kuqezinjtë e të reklamuar nga UEFA nuk ju hynë në “sy” serbëve, por ajo që ju tërhoqi vëmendje ishte banderola në “Air Albania” ku shkruhej se “Zoti është shqiptar”.

“Një mesazh i turpshëm bëri xhiron e planetit” – lexohej në titullin e Kurir.

“Tifozët shqiptarë brenda një kohe të shkurtër krijuan një sërë skandalesh dhe para se të digjnin flamurin e Serbisë, kanë vendosur edhe një pankartë që sulmonte fenë, kishën dhe Zotin”, shkruan mediumi i njohur serb.

‘Zoti është shqiptar’, banderola në ‘Air Albania’ tërbon serbët: Mesazh i turpshëm Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com