Loading...

ytetet dhe oraret kur luan Kombëtarja jonë në Euro 2024

Emrat e skuadrave, të cilat përbëjnë Grupin B, nuk i kanë lënë rrugë tjetër UEFA-s sa i takon caktimit të orareve të transmetimit. Pak minuta pas mesnate ekspertët e UEFA-s, duke marrë në konsideratë edhe kërkesën e kompanive televizive, kanë ndarë oraret për të gjitha ndeshjet.

Kështu ditën e dytë të Europianit, më 15 qershor, Shqipëria dhe Italia do të ndeshen në Dortmund në një duel, i cili do të luhet në orën 21:00. Po atë ditë Grupi B ngre siparin me ndeshjen Spanjë-Kroaci, e cila starton në orën 18:00.

Ndeshja e dytë në grup e Shqipërisë do të luhet më 19 qershor në Hamburg ndaj Kroacisë dhe është planifikuar të zhvillohet në orën 15:00. Sfida tjetër e grupit mes Spanjës dhe Italisë, është vendosur të luhet një ditë më pas, më 20 qershor në orën 21:00.

Ndeshjet e fundit në Grupin B, Shqipëri-Spanjë dhe Kroaci-Itali, do të luhen të dyja në orën 21 të datës 24 qershor. Programi favorizon kuqezinjtë, të cilët do të ndeshen me Spanjën më të shplodhur pasi ndryshe nga rivalët do të ketë një ditë më shumë në dispozicion për të pushuar.

Më poshtë, edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në finalet e Europianit “Gjermani 2024”:

15.06.2024 Itali vs Shqipëri, “ BVB Stadion Dortmund”, ora: 21:00

19.06.2024 – Kroaci vs Shqipëri, “Volksparkstadion Hamburg”, ora: 15:00

24.06.2024- Shqipëri vs Spanjë, “Düsseldorf Arena”, ora: 21:00

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com