Loading...

Nxehet supersfida Oriku-Albpetroli. Albpetroli kërkon të nisë dy autobuzë me tifozë por Oriku i tregon rregullore!

Nxehet super sfida e Orikumit. Albpetroli kerkon te nise nga Patosi dy autobuse per ne Oikum por nga ana tjeter Oriku ka kerkuar ne FSHF qe te zbatohet rregullorja dhe Patosit do ti vihet ne dispozicion 5 % e vendeve te stadiumit qe nuk shkon me shume se 30 vete. Nje sfide qe do te luftohet ne te gjitha drejtimet..!

Futemi ne javen e fundit te kampionatit ne Kategorine e Dyte duke bere nje analize te saj. Si rralle here ky kampionat ka gare deri ne javen e fundit.
Ne Elbasan , ekipi vendas pret Maliqin pa objektiva dhe mjafton qe Elbasani te marre nje barazim dhe siguron vendin e pare. Nuk besojme se Elbasani do gaboje ne kete ndeshje sepse si gjithmone ka mbeshtetjen e te gjitheve.
Ne Orikum , Oriku dhe Albpetroli luajne sezonin me njera tjetren. Barazimi i buzeqesh Orikut qe siguron vendin e dyte ndersa Patosit i duhet vetem fitorja qe te shpetoje gjithe sezonin dhe investimet qe ka bere lart e poshte, te shpetoje gjithe ato penallti te mara ne pothuajse cdo ndeshje. Pritet nje ndeshje e bukur dhe e luftuar, te shpresojme qe mos ndikohet nga faktore te jashtem...
Persa i perket fundit te tabeles , mjafton nje fitore e Gramozit kunder Permetit dhe gjithcka zgjidhet duke bere qe Domozdova e 1001 halleve me mister Kariqin te renditet e fundit dhe te bjere nga katg.
Nje super duel pritet edhe ne Delvine aty ku trajneri-lojtar kerkon me patjeter te shpallet golshenuesi me i mire i sezonit. PRiten te pakten 4 gola nga ana e tij, megjithese FSHF kete titull keshtu sic shkoi duhet ta anulloje fare.
Nje ndeshje interesante luhet ne Kelcyre aty ku Saranda dhe vendasit kane ” inate” te vjetra. Pritet nje fitore e Kelcyres.
Domozdova luan me syte nga Erseka,duke shpresuar ne nje rezultat pozitiv te Permetit per ti shpetuar renies por ka pak gjasa qe kjo te ndodhe.

Kategoria e Dyte

Rezultatet e Javes 25
Butrinti.6-0 Domosdova
Alpetroli.2-0 Këlcyra
Maliqi 2-3 Gramozi
Memaliaj 0-1Elbasani
Skrapari 7-5 Delvina
Tepelena 2-1 Devolli
Përmeti 1-3 ORIKU

Renditja aktuale :

RENDITJA Pas jave 25të
1)ELBASANI 65Pike
Klub Futboll Oriku 63Pikë
3)Alpetroli 62
4)Devolli 38
5)Delvina35
6)Butrinti 35
7)Maliqi 34
8)Këlcya 29
9)Skrapari 29
10)Tepelena 28
11)Memaliaj 25
Përmeti 24
Gramozi 21
Domosdova 19

Java 26 (Java e Fundit)

13 Maj ora 17:00

ORIKU -ALPETROLI
Devolli-Memaliaj
Elbasani -Maliqi
Gramozi-Permeti
Kelcyra -Butrinti
Domosdova-Skrapari
Delvina- Tepelena

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com