ShowBiz

Plas keq në BBV, debat mes Efit dhe Kiarës, moderatorja shpërthen në lot: Paça këtë ditë Ramazani…

Miqësia e Efit dhe Kiarës jo vetëm që ka marrë fund, por vajzat mbrëmjen e djeshme, pas spektaklit kanë shpërthyer në ofendime ndaj njëra tjetrës, e më pas Kiara është parë dukë qarë në dhomën e grimit, ku i shkoi në mbështetje Luizi.

Arsyeja e konfliktit është fakti se Efi sipas Kiarës të gjithë inatin që ka kundrejt Luizit e kanalizon ndaj saj, edhe pse miqësia e tyre ka qenë më e hershme se ajo mes Efit dhe këngëtarit.

Efi: Të tolerova njëherë nuk ta fal më Kiara

Kiara: Më vjen shumë keq që gjithë nervin e Luizit ma nxjerr mua
Kiara: E di që për mua nuk të rruhet më fare, Luizit vazhdon dhe i flet se ke interes

Efi: Para se të futeshim më the që ‘kam besim te ty’. Paça këtë ditë Ramazani ma ke thënë…

Kiara: Mos më vër në gojë fjalë që nuk ti kam thënë, për kokë të atij Rajani që e kam gjënë më të shtrenjtë timen. Erdhe dhe doje që të na fusje spica. Më hodhe poshtë me debatin e parë që kemi bërë

Efi: Ju kam hedhur poshtë të dyve.

Kiara: Unë ty stë kam bërë asnjë gjë. Finalen merre që ta gëzosh, e meriton për lojën që bën

Efi: Paçim Kiara, vazhdoni jeni në rregull që të dy

Pas debatit Kiara ka shkuar në dhomën e grimit, ku ka biseduar me Luizin dhe është përlotur në lidhje me situatën e Efit, ku tha se jo më kot edhe në jetën e saj reale, ka zgjedhur që të ketë një rreth të ngushtë shoqëror. Luizi edhe në momentet e dobësisë emocionale të Kiarës po e pyeste atë nëse dëshironte që të ishte pjesë e finales.

E sigurisht që për ta arritur këtë, sipas tij ai do ti vinte në ndihmë, duke bërë gjithçka për të nxjerrë Efin nga shtëpia e Big Brother, teksa moderatorja iu kthye duke thënë se në atë moment loja nuk ishte në fokusin e saj.

Plas keq në BBV, debat mes Efit dhe Kiarës, moderatorja shpërthen në lot: Paça këtë ditë Ramazani… Read More »

Luizi i vë shkelmin miqësisë me Efin: ‘Me dy javë doli e preferuar…’

Marrëdhënia e Luizit me Efin duket të ketë qënë e komplikuar prej disa ditësh.

Luizi i ka thënë ne sy Efit se ajo ka luajtur rolin e viktimës ndaj u zgjodh si e preferuara e publikut.
Luiz: Duke marrë parasysh marrëdhënien me Efin dhe videon që pashë, pasi u rikthye, kam parë në sy Efin dhe Kiarën. Kjo është një lojë që do mbarojë. Kjo vajzë (Kiara) do jetë në shtëpi me mua, nëse më gënjen mua këtu nuk do jetë më me mua jashtë. Sa hapi gojën e kuptova që është në rregulll Kiara dhe jo Efi.

Mënyra se si po silllej Efi me mua ishte shumë e dashur, kërkoi të dalë, nuk doja të isha unë ai që do ta bëntë të dilja. E kam dashur Efin këtu brenda. E kam ndaluar të ikë, i kam thënë rri. Unë e vëzhgova me syrin tim dhe më bëri përshtypja dalja e saj e preferuar, ku ka banorë të tjerë që duhet të jenë të preferuar. Erdhi Efi me dy javë dhe doli e preferuar. Nga kjo arrita në konkluzionin që ka bërë një lloj viktimizimi që publiku e do këtë gjë. Mua si Luiz nuk më bën keq, por dua Kiarën finaliste.
Kiara: I thashë Luizit që Efi nuk ka asgjë me ty,për sa i përket finalës do shkojë ajo që e meriton. Nuk dua ta hedh Efin poshtë për një lojë.

Efi: I kam thënë Luizit nëse kalon limitet do të heqë vizën. Nëse ky njeri arrin mua të më ulë, unë nuk e llogarisë se kush është, këtë kam thënë dhe në video. Por, për aq kohë sa e kam respektuar dhe prapë do e respektoj unë e mirëkupoj lojën tënde. Nëse nuk respekton miqësinë me mua, nuk tolerojë.

Luiz: Je personi i fundit që mund ta ofendojë.

Qetsori: Nuk e kuptoj si do faktorizojë Kiarën, kur me këtë që po bën po faktorizon Efin. E do Kiarën në finale?

Luizi: Të dua dhe ty në finale.

Luizi i vë shkelmin miqësisë me Efin: ‘Me dy javë doli e preferuar…’ Read More »

Misioni i fshehtë i Vëllait të Madh, ‘çmendet’ Luiz Ejlli pasi doli bllof

Pasi Efi çoi në burg Dean, Qetsorin, Kristin dhe Bledin me anë të Kutisë së Pandorës,

Vëllai i Madh u dha si mision “ të burgosurve” të bindnin banorët e tjerë që Bledi dëshironte të largohej nga shtëpia.

Të gjithë banorët e besuan dhe nuk dyshuan në asnjë moment që ishte një mision.

Që prej daljes nga burgu, Bledi shprehu dëshirën të largohej duke qëndruar larg banorëve të tjerë.

Gjatë prime-t të sotëm banorët zbuluan misionin e tij.

Misioni i fshehtë i Vëllait të Madh, ‘çmendet’ Luiz Ejlli pasi doli bllof Read More »

Luizi dhe Dea përballë! Kush do të shpallet finalisti i parë i BBV?

Finalisiti i parë i Big Brother VIP 2, do të shpallet të shtunën në prime-n e ardhshëm.

Në dhomën e rrëfimit secili banorë zgjodhi dy emrat që ata dëshironin për t’i parë finalistë. Me shumicë votash nga banorët, më të votuarit kanë qënë Luizi, Dea Mishel dhe Kristi.

Banorët me më shumë vota kanë qenë Dea dhe Luizi, të cilët do të përballen me njeri tjetrin në një televotim që u hap gjatë mbrëmjes së sotme, ku do të jetë publiku ai që do të zgjedh me anë të votave finalistin e parë.

Luizi dhe Dea përballë! Kush do të shpallet finalisti i parë i BBV? Read More »

Elvis Pupa flet pas eliminimit nga Big Brother VIP Albania: ‘Mu duk vetja si një nga motrat Kardashian’

Elvisi Pupa u eliminua mbreme nga “Big Brother VIP 2”, duke hequr dorë përfundimisht nga gara për çmimin e madh.

Aktori i humorit, Elvis Pupa, hyri si konkurrent në shtëpinë më të famshme në Shqipëri vetëm pak javë më parë. Rikthimi në ekran i artistit që tashmë jeton me familjen në Australi, u mirëprit nga publiku që ka pëlqyer humorin e tij kur ishte pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”.
Në nominim përballë Deamishel, Qetsorit, Efit dhe Nitës, Elvisi ishte më pak i preferuari i publikut.

Në intervistën e parë në studion e “Big Brother”, Elvisi u shpreh se lojtarët nuk janë të vërtetë. Madje, me batutë, ai tha se “iu duk vetja si një nga motrat Kardashian”.

“Ashtu si u bënë punët, m’u duk vetja si një nga motrat Kardashian. Nuk kishte asgjë reale. Për mua ishte sfidë të hyja aty dhe të dilja pranë real. Aty, asnjë bisedë nuk ishte reale. 99 për qind e bisedave ishin jo reale. Aty vetëm ‘mirëmëngjes’ dhe ‘natën e mirë’ ishte e vërtetë”.

Elvis Pupa flet pas eliminimit nga Big Brother VIP Albania: ‘Mu duk vetja si një nga motrat Kardashian’ Read More »

Dea Mishel shfaq një tjetër talent, do habite nga ajo që mund të bëjë

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes.

Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Mëngjesin e sotëm Nita dhe Dea nën shoqërinë e Bledit në oborr kanë kënduar së bashku dhe mund të themi se përveç Nitës, e cila është këngëtare edhe Dea kishte një zë shumë të bukur. Pas shumë talenteve që Dea ka treguar brenda shtëpisë së “BBV2”, duket se ky mund të jetë i pazbuluar prej saj.

Kohëve të fundit debatet mes opinionistëve dhe banorëve të “BBV2” kanë qenë pak më të shumta. E ditën e sotme duke biseduar me banorët e tjerë në obor, Luizi është shprehur rreth rolit të Arbrit dhe Zhaklinës dhe vështirësive që ata hasin jashtë nga mbështetësit e banorëve dhe për ta nuk është një detyrë e lehtë.

Dea Mishel shfaq një tjetër talent, do habite nga ajo që mund të bëjë Read More »

Luizi e shqetëson me gërhimë, ja çfarë e ‘tmerron’ këngëtarin te Kiara: E keqja është se…

Vëllai i Madh ka njoftuar dje banorët se kanë mundësinë që të organizojnë një koncert me orkestrën e Top Channel.

Secili nga banorët duhet që të përzgjedhë këngën që dëshiron të këndojë dhe ta tregojë në dhomën e rrëfimit. Më pas Vëllai i Madh do t’u mundësojë atyre tekstet e printuara dhe tonalitetin që ata dëshirojnë të këndojnë.

Kiara Tito teksa ishe e shtrirë pranë partnerit të saj, Luiz Ejlli, po këndonte një këngë në italisht dhe shprehet se e gjeti këngën për koncertin.

Kur moderatorja po këndonte këngën e Lucio Dalla-s, “Ti voglio bene Assai”, Luizit duket se nuk i pëlqen mënyra se si ajo këndon dhe bën humor e thotë:

“E kam për grua. E keqja është se e kam marrë pa të drejtë kthimi”.

Elvis Pupa, i cili ndodhej aty me çiftin, duke qeshur i thotë se ‘ashtu e kemi të gjithë’.

Luizi e shqetëson me gërhimë, ja çfarë e ‘tmerron’ këngëtarin te Kiara: E keqja është se… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com