ShowBiz

Vendosi të dilte nga Big Brother Vip? Bledi shkon në dhomën e rrëfimit sapo nis emisioni dhe…

Teksa të gjithë banorët ishin përgatitur për daljen e Bledit ditën e sotme nga shtëpia, gjërat kanë ndryshuar ‘papritur’.

Duket se deklaratat e Bledit për të braktisur shtëpinë kanë qenë një lojë dhe mision nga Vëllai i Madh për të fituar lirinë nga burgu.

Bledi foli më shumë në dhomën e rrefimit për misionin e dhënë nga Vëllai i Madh, kusht ky që ish të burgosurit të dilnin nga izolimi.

“Sinqerishit u befasuam nga njëri tjetri, mënyra si aktruam, kjo për vetë kërkesat që ka kjo shtëpi, për të zhdukur banorët.

Unë nuk kam parë pjesë kur kanë debatuar për mua, por kam dëgjuar kur i janë sulur Nitës.

Vendosi të dilte nga Big Brother Vip? Bledi shkon në dhomën e rrëfimit sapo nis emisioni dhe… Read More »

Nita bën reagimin e papritur për raportin e saj me Bledin

“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Kujtojmë, se nga nominimi i fundit u eleminua Kejsi. Ndërkohë, Nita është komentuar shumë nga banorët e tjerë, sa i përket raportit të saj me Bledin, por si ka reaguar ajo?!

“Nuk kam asnjë raport me Bledin. Nuk kam pse ju jap llogari”, shprehet ajo.

Nita bën reagimin e papritur për raportin e saj me Bledin Read More »

Cili është halli i madh i Qetsorit? E zbulon vetë ai!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme në një bisedë në oborr me Luizin dhe Kiarën, Qetsori shfaqej shumë në mendime dhe u shpreh se ajo çfarë e mundon shumë gjatë gjithë kohës është se si të nxjerrë Efin nga shtëpia e “BBV2”, por ajo çfarë është akoma dhe më interesante është se edhe ai vetë nuk e di pse është kaq i fiksuar pas kësaj.

Ditën e djeshme Top Channel ka vendosur të tregojë të gjithë të vërtetën duke sqaruar se Luizi me dëshirë të plotë ka firmosur një kontratë menaxhimi të imazhit dhe rrjeteve të tij sociale. Për vërtetësinë e kësaj, Top Channel ka publikuar video të Luizit, ku me dëshirën e tij të lirë e ka kërkuar këtë gjë dhe dnër të tjera ka cilësuar që menaxhimi i Instagramit të mos ishte në duart e askujt tjetër, madje as të familjarëve të tij, por të Top Channel.

Cili është halli i madh i Qetsorit? E zbulon vetë ai! Read More »

Historia e Kiarës do t’ju shkrijë së qeshuri: ‘E mora e hodha poshtë’

Kiara ka ndarë ditën e sotme një histori gazmore e ulur në oborrin e shtëpisë së bashku me Luizin.

Ajo ka treguar se gjatë një kompeticioni televiziv, teksa ishte çift me Sazan Gurin u kishte ndodhur një incident i papritur.
Teksa Sazan Guri kërkonte telefonin, ishte Kiara ajo që i ishte ulur sipër.

Kiara: Kam kërcyer me Sazan Gurin.

I humbi njëherë telefoni. Bënim prova dhe shkoja e merrja rrugës. Kishte një telefon të vogël dhe e kisha zënë unë, isha ulur sipër. Dil nga makina ai, kontrollo nëpër studio, mbas një ore se si u çova unë…

Luizi: Ti e more e hodhe poshtë

Kiara: Po, dhe i them shife shife ja ku është. Se më vinte turp t’i thosha që ta kisha zënë unë.

Historia e Kiarës do t’ju shkrijë së qeshuri: ‘E mora e hodha poshtë’ Read More »

Luizi pyet Kiarën si e dëshiron propozimin për martesë! Ja përgjigja epike e moderatores

Çifti më i përfolur i publikut, Luizi dhe Kiara kanë lënë pas për një moment lojën dhe kanë diskutuar për të ardhmen.

Këngëtari e pyet me shaka Kiarën se ku e do propozimin për martesë dhe sesi e ëndërronte.

Luizi: Vërtetë, si e do propozimin, të të ulem në gjunjë me unazë?

Kiara: Jo mo, nuk ka gjë. Varet nga vendi ku jemi.

Kiara: Në Shqipëri? Ku mo?

Luizi: Në “Myslym Shyr” në trotuar, në dhumë të gjumit, në sallon, ballkon…

Kiara: Nuk na zë në ballkon. Është pak i ngushtë. Jo aty jo. E di ti ku.

Kiara: Eh… të jetë pra pak vend i përshtatshëm. Të sfidoj ta bësh në Myslym Shyr, ta jap fjalën që nuk do qesh.

Luizi pyet Kiarën si e dëshiron propozimin për martesë! Ja përgjigja epike e moderatores Read More »

Ëndrra e Luizit është bërë realitet, do habiteni cila është

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme teksa ka ndenjur në oborr me Kiarën dhe disa banorë të tjerë, Luizi është shprehur se një nga ëndrrat e tij është bërë realitet dhe është momenti që ai po kalon me Kiarën.

Kam ëndërruar këtë moment. Por ka filluar bëhet i shpeshtë. Nuk është më ëndërr, është realitet…

. Ndërkohë, Luizi ka komentuar nominimin e sotëm dhe ka bërë hipoteza lidhur me eleminimin. E një ndër personat që mund të eleminohet mbrëmjen e sotme është edhe Jori.

Ëndrra e Luizit është bërë realitet, do habiteni cila është Read More »

A ndryshohen biletat e kthimit në prapaskenë? Banori i ‘BBVA’ nxjerr zbuluar sekretet, ja veprimi i papritur i produksionit

Një video ku banorët e “BBVA” kanë diskutuar biletat e kthimit është bërë virale në rrjet. Gjatë një diskutimi Kristi dhe Nita thonë se çdo banor ndaj i hap biletat e kthimit në studio para të gjithëve.

Nderkohë produksioni heq menjëherë audion nga banorët dhe mbyll lidhjen me shtëpinë.

Shumë kanë qenë dhe komentet në lidhje me biletat dhe bisedën e Kristit dhe Nitës, ku disa shprehen se nuk kishte lidhje me ndryshimin në prapaskenë dhe disa besojnë se gjithçka e ka në dorë produksioni, madje dhe biletat e kthimit.

A ndryshohen biletat e kthimit në prapaskenë? Banori i ‘BBVA’ nxjerr zbuluar sekretet, ja veprimi i papritur i produksionit Read More »

Efi acarohet me Nitën: Më vjen keq për kofidencën që u jap njerëzve

Efi dhe Nita, kanë patur një diskutim me tone të larta, në të cilin nuk mungon as emri i Luizit. Efi i kërkon Nitës të mos ia keqinterpretojë fjalët, ndërkohë Nita i thotë që kjo sjellje prej saj është e dobët, sakaq i tregon që fjalët që i ka thënë Efit më parë, nuk kanë patur tendencë të keqe. Sa për Luzin, i cili tërthorazi është shkak i kësaj bisede, Efi ka thënë se ai është më i afti në lojë dhe kjo është e padiskutueshme.

Efi: Më the mua ndërhyve te pjesa e Luizit, të thashë, Nita nuk ka lidhje fare të ndërhysh. Është aftësi e çdokujt ta bëjë. Merri gjërat me radhë, mos më ha fjalët.

Nita: Dëgjo çfarë jam duke folur, nuk është kështu.

Efi: Mos ma përmend më Prime-n, më vjen keq për kofidencën që u jap njerëzve.

Nita: A u çove, ike, shumë mirë.

Efi: Nuk merrem me njerëz që më hanë fjalët.

Nita: Po tregohesh e dobët që po e përdor. Nuk e bëra me të keq.

Efi: Nuk të thashë që e bëre me të keq. Diskutimi ishte në vend tjetër, ti e çove ku doje.

Nita: Ku e çova?

Efi: Unë sa fola, ti the ndërhyve te pjesa e Luizit. Luizi është më i afti në lojë dhe kjo është fakt.

Efi acarohet me Nitën: Më vjen keq për kofidencën që u jap njerëzve Read More »