ShowBiz

‘Luizi ka lidhje me alienët’, çudit fansi: ‘Tiparet e tij po studiohen’

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 100 ditë që nga nisja e Big Brother Vip, ende vijon të jetë ndër më të shikuarit.

Duket se ky edicion i BBV2 përkufizohet me emrin e Luizit, i cili që nga nisja e këtij formati ka fituar zemrën e mijëra shikuesve.

Në “ftesë në 5” me Bieta Sulon është diskutuar me lsi Abazi, Albana Bejko, Eduart Deda, Diola Dosti dhe Gazmend Ujkashi, për disa ngjarje në BBV.

Mirëpo Gazmend Ujkashi ka habitur me deklaratën e tij, duke thënë se Luizi ka tiparet e një jashtëtokësori.

“Ndoshta kjo do t’iu duket si konspiracion, por Luizin e kanë marrë në studim jashtë se është bërë viral.

Është një dyshim se Luizi ka tiparet e një jashtëtokësori.

Unë s’ e them kot”, tha ai, ndërsa kjo deklaratë shkaktoi shumë të qeshura në studio

‘Luizi ka lidhje me alienët’, çudit fansi: ‘Tiparet e tij po studiohen’ Read More »

Keisi reagon keq kur lexoi komentet pas daljes nga BBV: ‘Mallkuat, shpifët, hodhët vrer’

Keisi Medini ka bërë një reagim në Instagram pak ditë pas daljes nga “Big Brother VIP”. Mesa duket pasi ka lexuar komentet dhe lajmet për marrëdhënien me Lorencin, Keisi ka vendosur të flasë.

Ish-banorja shprehet e mërzitur që njerëzit ja kanë marrë për sinqeritetin për dobësi dhe shprehet se nuk do lejojë më njeri të hedhë baltë mbi emrin e saj.

“Hodhët vrer mbi emrin tim, shpifët dhe gjykuat veprimet e mia, më shqetësuat ata që më sollën në këtë jetë, prindërit e mi, mallkuat e shpifët, më vendosët tituj dhe epitete, aq më tepër edhe “e lidhur”. Folët me aq kofidenca për gjërat e mia. Treguat gjithë urrejtjen që patët brenda vetes për një 22-vjeçare që s’bëri asgjë të shëmtuar në atë shtëpi, nuk ofendoi e lëndoi njeri. I dha përqafim çdo banori, u përpoq të falte sa më shumë dashuri dhe të ishte ajo vajza e vogël e shtëpisë, që sjell vetëm buzëqeshje. E morët për dobësi sinqeritetin tim, gjithashtu edhe naivitetin e tepruar. Unë prapë do të buzëqesh akoma më shumë dhe jam më e fortë se kurrë, por s’do të lejoj më njeri të hedhë baltë mbi emrin tim”.

Keisi reagon keq kur lexoi komentet pas daljes nga BBV: ‘Mallkuat, shpifët, hodhët vrer’ Read More »

Po e grimonte për ‘Prime’, parukieri ia plas në fytyrë ‘të vërtetën e hidhur’ Deas: Sa e keqe je, më frikëson se si…

Para çdo “prime” banorët e BBV kurojnë imazhin e tyre për një paraqitje sa më të mirë televizive.

Jo më larg se një natë më parë, një nga grimierët e future brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka komentuar sjelljen e Dea.

Me shaka ai është shprehur se e qeshura e saj e frikëson, ndërkohë që ndonjëherë i duket si vrasëse seriale.

“Sa e keqe je. Mënyra si qesh ti më frikëson. Ndonjëherë e qeshura jorte është si e vrasësve serial.”- tha grimieri.

Po e grimonte për ‘Prime’, parukieri ia plas në fytyrë ‘të vërtetën e hidhur’ Deas: Sa e keqe je, më frikëson se si… Read More »

‘Luizi ka lidhje me alienët’, habit fansi dhe tregon se çfarë po ndodh me këngëtarin jashtë vendit

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutuan disa nga ngjarjet më të komentuara nga Big Brother Vip. Të ftuar ishin Olsi Abazi, Albana Bejko, Eduart Deda, Diola Dosti dhe Gazmend Ujkashi.

Ky i fundit është i deklaruar si fans i Luizit prej kohësh dhe sot, ndërsa po komentonte mbi intuitën e tij në BBV bëri një deklaratë që habiti studion.

“Ndoshta kjo do t’iu duket si konspiracion, por Luizin e kanë marrë në studim jashtë se është bërë viral.

Është një dyshim se Luizi ka tiparet e një jashtëtokësori. Unë s’ e them kot”, tha ai, ndërsa kjo deklaratë shkaktoi shumë të qeshura në studio.

‘Luizi ka lidhje me alienët’, habit fansi dhe tregon se çfarë po ndodh me këngëtarin jashtë vendit Read More »

Kiara, tregon arsyen e vërtetë të rifutjes: Kisha frikë mos ftoheshin…

Duket se spektaklin e të martës Kiara nuk e ka përjetuar aspak mirë, teksa këtë gjë vijon ende ta reflektoj edhe sot.

Në një bisedë që ishte duke bërë me Jorin në dhomën e ndenjes, Kiara është shprehur që është e penduar për rifutjen e saj, teksa meraku i vetëm ishte nëse ftohej raporti me Luizin.

“Ndonjëherë pendohem që u rifuta. Por kisha frikën se kur ndodh që rri shumë larg me të dashurit, duket sikur ftohen gjërat, nga data 25 mars deri në maj ndërkoë që ne kemi vetëm 3 muaj bashkë.

Publiku thotë hajde të shikojmë si do zihet Kiara dhe Efi, po këtu e vuajmë ne se nuk jemi prej druri.”- tha Kiara.

Kiara, tregon arsyen e vërtetë të rifutjes: Kisha frikë mos ftoheshin… Read More »

Luizi apo Dea do të jetë finalisti i parë? Fituesi i ‘Big Brother Canada’ bën postimin e veçantë

Luizi dhe Dea, janë në nominim kokë më kokë për finalistin e parë të “BBVA”. Fituesi kanadez, Kevin Jacobs, nuk heziton ta mbështes asnjëherë Luizi. Pas këtij nominimi, ai ka kërkuar që të votohet këngëtari shkodran.

Luizi ishte shprehur në “BBVA”, se strategjitë i ka kopjuar nga Kevin.

Ndryshe, finalja e madhe do të mbahet me 6 maj, ku njëri nga katër finalistët do ta rrëmbejë çmimin e madh.

Luizi apo Dea do të jetë finalisti i parë? Fituesi i ‘Big Brother Canada’ bën postimin e veçantë Read More »

Luizi, Efit: ‘Unë të them ty p*rdhu, por jo nënës tënde dhe familjes tënde’

Është diskutuar në spektaklin e madh të së martës raporti mes Efit dhe Luizit.

Duket se dyshja tashmë nuk janë më në një marrdhënie shoqërie aq të ngushtë, teksa mes tyra ka patur dhe fyerje.

“S’kam punë as me familjen tënde, as me shoqet, as me të dashurin. Unë të them ty pirdhu po, por jo nënës tënde.”- tha Luizi.

Luizi, Efit: ‘Unë të them ty p*rdhu, por jo nënës tënde dhe familjes tënde’ Read More »

Plas keq në BBV, debat mes Efit dhe Kiarës, moderatorja shpërthen në lot: Paça këtë ditë Ramazani…

Miqësia e Efit dhe Kiarës jo vetëm që ka marrë fund, por vajzat mbrëmjen e djeshme, pas spektaklit kanë shpërthyer në ofendime ndaj njëra tjetrës, e më pas Kiara është parë dukë qarë në dhomën e grimit, ku i shkoi në mbështetje Luizi.

Arsyeja e konfliktit është fakti se Efi sipas Kiarës të gjithë inatin që ka kundrejt Luizit e kanalizon ndaj saj, edhe pse miqësia e tyre ka qenë më e hershme se ajo mes Efit dhe këngëtarit.

Efi: Të tolerova njëherë nuk ta fal më Kiara

Kiara: Më vjen shumë keq që gjithë nervin e Luizit ma nxjerr mua
Kiara: E di që për mua nuk të rruhet më fare, Luizit vazhdon dhe i flet se ke interes

Efi: Para se të futeshim më the që ‘kam besim te ty’. Paça këtë ditë Ramazani ma ke thënë…

Kiara: Mos më vër në gojë fjalë që nuk ti kam thënë, për kokë të atij Rajani që e kam gjënë më të shtrenjtë timen. Erdhe dhe doje që të na fusje spica. Më hodhe poshtë me debatin e parë që kemi bërë

Efi: Ju kam hedhur poshtë të dyve.

Kiara: Unë ty stë kam bërë asnjë gjë. Finalen merre që ta gëzosh, e meriton për lojën që bën

Efi: Paçim Kiara, vazhdoni jeni në rregull që të dy

Pas debatit Kiara ka shkuar në dhomën e grimit, ku ka biseduar me Luizin dhe është përlotur në lidhje me situatën e Efit, ku tha se jo më kot edhe në jetën e saj reale, ka zgjedhur që të ketë një rreth të ngushtë shoqëror. Luizi edhe në momentet e dobësisë emocionale të Kiarës po e pyeste atë nëse dëshironte që të ishte pjesë e finales.

E sigurisht që për ta arritur këtë, sipas tij ai do ti vinte në ndihmë, duke bërë gjithçka për të nxjerrë Efin nga shtëpia e Big Brother, teksa moderatorja iu kthye duke thënë se në atë moment loja nuk ishte në fokusin e saj.

Plas keq në BBV, debat mes Efit dhe Kiarës, moderatorja shpërthen në lot: Paça këtë ditë Ramazani… Read More »