Protagonistët e sotëm të seancës së ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” ishin dy vëllezër, Rolandi dhe Arbeni, të cilët ndodhen prej vitesh në konflikt për shkak të biznesit familjar. Në studion e emisionit “E Diela Shqiptare” ndodheshin e ëma, motrat si dhe bashkëshortja e Arbenit, Fatimja, të cilat u përfshinë në debatin e ashpër mes vëllezërve.
E gjithë problematika e familjes Resuli nis me blerjen e 100 krerë deleve në vitin 1992, duke krijuar në këtë mënyrë një fermë si biznes familjar. Protagonistët e seancës thanë se paratë për të blerë këto 100 krerë dele i ka dhënë Rolandi, i cili kishte punuar disa kohë në Greqi.
Fillimisht krerët e bagëtive i kishin të ndara, por babai i tyre Ismaili propozoi që tufa të bashkohej dhe të dy vëllezërit bashkë me të atin ta kenë të përbashkët këtë biznes, edhe pse Rolandi nuk ishte dakord.
Pas dhjetë vitesh punë tufa e bagëtive u shtua nga 200 në 1200 krerë. Me paratë e fituara nga ky biznes u ra dakord nga të gjitha palët që të ndërtohen 2 shtëpi; në njërën nga shtëpitë do të jetonte Arbeni me familjen, ndërsa në shtëpinë tjetër do të jetonte Rolandi bashkë me të atin.
Krizat në biznesin familjar u krijuan kur Rolandi u kthye nga Greqia dhe u punësua në Policinë e Shtetit, ku paga ishte shumë e ulët. Arbeni akuzoi Rolandin se është ushqyer me paratë e biznesit, por pa punuar asnjë ditë aty.
“Ti nuk e di se çfarë është ruajtja e deleve. Ke ardhur vetëm 1 vit sa më prishe mua të gjithë pasurinë!”, i tha Fatimja kunatit të saj.
Ndërsa ky i fundit ngriti pyetjen se përse i kalonin të vëllait të gjitha fitimet e biznesit për t’u menaxhuar, ndërkohë që ai nuk ishte më në certifikatën familjare dhe kishte krijuar familjen e tij. Ai pretendoi se në vitin 1992 ka dhënë 2 milionë e 200 mijë lekë të vjetra për biznesin familjar, ndërsa Arbeni dhe e ëma e tyre këmbëngulën që ka dhënë vetëm 1 milion e gjysmë lekë të vjetra.
“Mama mos u përdor, të lutem! Më ke djalë, e ke djalë! Ne këtu kemi ardhur që po mundëm ta zgjidhim, do ta zgjidhim, po nuk mundëm, gjithkush në rrugën e vet, nuk ka asnjë problem. Unë kam ardhur me dëshirën më të madhe për ta zgjidhur!”, u shpreh Rolandi, duke i mohuar të ëmës pretendimin që as ai nuk ishte më pjesë e certifikatës familjare.
Nga ana tjetër Arbeni shpjegoi se ka patur më pak bagëti, ndaj dhe vitin e parë ka marrë vetëm fitimin e shitjes së qumështit. Kur është barazuar sasia e bagëtisë atëherë janë ndarë edhe fitimet në mënyrë të barabartë.
Pas largimit nga puna në polici në vitin 2000, vëllai dhe babai i propozuan Rolandit që të punojë me ta me delet, duke i caktuar kështu një rrogë mujore, por Rolandi iu kthye: “Unë jam investitori. Babai më ka thënë: ‘Roland pse ikën në Greqi, ti ke pjesën tënde këtu’“.
Arbeni – Pusho more qen, pusho të thashë! Mos të të dëgjoj më harbut i qelbur! Qepe gojën!
Rolandi – Mos ofendo!
Arbeni – Pusho të thashë, të mbaroj unë!
Për shkak të gjithë konfliktit, Arbeni vendosi që të ndahet nga biznesi, duke i thënë babait dhe Rolandit që kur të shiteshin bagëtitë, ai donte pjesën e tij. Brenda vitit delet u zhdukën dhe atij i thanë që ngordhën, por ai pretendoi se i kanë shitur. Rolandi bashkë me të ëmën thanë se pas një përmbytjeje që ndodhi në zonën e tyre, dhentë u mbytën.
Arbeni – Ti u dole zot atyre, ti dhe babai. I shiti dhentë i ka dhënë me fajde lekët, i di unë me të dëgjuar nga njerëzit, 60-70 milionë lekë.
Rolandi –E kuptoni që ky merret me thashetheme.
Një tjetër çështje për të cilën konfliktohen dy vëllezërit është blerja e një magazine që në vitin 1995, por procesi i legalizimit të saj është bërë më vonë. Rolandi tha se në vitin 2016 vëllai i tij shkoi në hipotekë dhe nëpërmjet një ryshfeti prej 10 milionë lekësh ka marrë dhe pjesën e tij.
Por konflikti i vëllezërve nuk përfundon me kaq. Testamenti që ka lënë babai i tyre është kthyer në sherr jo vetëm për vëllezërit, por për të gjithë familjen.
Më 17 Prill të vitit 2010, Ismail Resuli, babai i djemve ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë që ai vuante. Ndërsa testamenti është nënshkruar në datën 15 Prill 2010, pra dy ditë para se i ndjeri të ndërronte jetë.
Juristja Çobani shtroi pyetjen se si është e mundur që të shkohet përpara një njeriu me sëmundje të rëndë dhe të merret një testament. “A ka qenë ai në gjendje të dëshifrojë ato që janë shkruar në testament?”, u shpreh ajo.
Në 15 Prill, më vjen ky (Rolandi), pa lajmëruar fare, më solli aty testamentin të përgatitur”, tha zonja Krisanthi, mamaja e djemve, duke u shprehur se ka firmosur qorrazi, pa ditur se çfarë është shkruar në testament.
Eni Çobani iu drejtua zonjës duke thënë: “Zonjë po thoni një të vërtetë shumë të rëndë, nëse testamenti është hartuar përpara dhe është sjellë përpara zotërisë për të firmosur, ky është një gabim shumë i rëndë, një paligjshmëri shumë e madhe, një vepër penale e kryer nga noterja në fjalë, kështu që ju lutem bëni kujdes për gjërat që thoni. Noterja Arjana Dodi mban përgjegjësi për këtë testament të hartuar në datën 15 Prill, para një njeriu që jepte jetë sepse në datën 17 Prill ai ka ndërruar jetë.”
Me anë të këtij testamenti Ismail Resuli ka lënë si trashëgimtar të tij të vetëm, djalin Roland Resuli, duke përjashtuar nga trashëgimia çdo person tjetër të mundshëm. Motrat në studio replikuan duke thënë se janë gjashtë fëmijë dhe jo vetëm një, ndaj dhe ato duhet të ishin pjesë e kësaj trashëgimie.
“Kjo është një pasuri nga gjyshi
ynë, nuk ka as Beni e as Landi të drejtë. Ata çfarë kanë të dy, le ta zgjidhin”, tha motra Alma.
Eni Çobani vijoi duke lexuar testamentin: “Testatori nuk është në gjendje të nënshkruajë për shkak të sëmundjes, por është në gjendje të kuptojë dhe të komunikojë shumë mirë. Për këtë shkak aktin ia lexon me zë të lartë dhe të kuptueshëm e besuara e tij, bashkëshortja Krisanthi Qako Resuli. Testatori pasi e dëgjoi aktin nga zonja dhe e gjeti në përputhje me vullnetin e tij të lirë, e miratoi dhe e nënshkroi me gisht, duke autorizuar të besuarën e tij, bashkëshorten për të vërtetuar nënshkrimin”.
Por Krisanthi këmbënguli që ka firmosur qorrazi, pasi Rolandi i solli njerëzit pa e lajmëruar, ndërkohë që bashkëshorti i saj ishte duke vdekur.
Ardit Gjebrea ndërhyri duke pyetur trashëgimtarin: “Roland pse mendon se babi ta ka lënë ty pasurinë?” Rolandi iu përgjigj: “Sepse të gjithë i ndihmoi, unë isha më i vogli i shtëpisë. Vazhdimisht thoshte: ‘Landi janë të tuat, këta t’i ndihmojmë e t’i rregullojmë!’”
Zonja Eni u shpreh: “Gabimi i parë dhe i vetëm është hartimi i këtij testamenti. Forma në të cilën është marrë ky testament është totalisht e paligjshme dhe detyrimisht i pavlefshëm sepse testamenti është vullnet i brendshëm. Nuk mund të jetë prezent asnjë anëtar i familjes apo trashëgimtar, që mund të përfitojë nga kjo trashëgimi. Ligji shikon firmën e zonjës Krisanthi dhe që normalisht ky testament është totalisht i vlefshëm nga ana formale. Por në momentin që ky testament është hapur gjykata ka patur për detyrë të verifikojë që a ka ndalesa nga rezerva ligjore që ky testament të qëndrojë në fuqi”.
Si përfundim vetë Rolandi propozoi një zgjidhje. Ai kërkoi 100 metra katrorë nga magazina, për të cilën ai dhe vëllai janë bashkëpronarë dhe nëse bëhet kjo, atëherë Rolandi do të shikojë mundësinë e rindarjes së pasurisë që ka përfituar nga testamenti.
Publiku i emisionit “E Diela Shqiptare” i dha të drejtë Arbenit, i cili nuk pranoi marrëveshjen nga i vëllai. Ndërsa Rolandi tha: “Më ke grabitur aq vjet, më rrope. Më ke katandisur si një zot e di!”
Debati vazhdoi deri në momentin e fundit të seancës së ndërmjetësimit, ndaj dhe juristja Çobani u shpreh se kjo çështje do të vijojë të ndiqet në zyrën e saj.
Personazhi i javës në programin e mirënjohur “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme ishte Ertisa, një nënë e cila kishte humbur djalin e saj kur ishte foshnje.
Historia kishte nisur kur Ertisa ishte njohur me Edionin në një bar. Ata kishin rënë në dashuri me njëri-tjetrin dhe me kalimin e kohës ishin lidhur. Një lidhje e cila më vonë u kthye në martesë. Por në momentin kur Ertisa kishte lindur djali kishte pasur probleme shëndetësore.
Pas disa javësh fëmija nuk ia kishte dalë të jetonte dhe kishte ndërruar jetë. Ertisa e kishte përjetuar shumë keq. Ishte pikërisht Edioni ai që i kishte qëndruar pranë duke mos e lënë asnjëherë vetëm e duke i dhënë forcë për të jetuar.
Për të falenderuar Edionin për forcën që i kishte dhënë, Ertisa i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur”. Ertisa i premtoi Edionit që do të vazhdonte jetën e saj bashkë me të duke i thënë: “Ajo që ne kaluam do të qëndrojë pas dhe do të vazhdoj që të eci përpara. Dua të të kem pranë sepse pa ty nuk ia dal dot. Jeta na përplasi më një vështirësi të madhe por ne do t’ia dalim. Të premtoj që do të shikoj vetëm përpara”.
Edioni i emocionuar dhe i përlotur tregoi se çfarë kishte ndodhur atë ditë kur kishte marrë lajmin se djali i tij kishte probleme shëndetësore. Por Ertisa dhe Edioni treguan gjithashtu momentet që kishin kaluar pranë djalit deri në momentet e fundit.
Për ta bërë sadopak të lumtur Edionin, Arbana Osmani i kishte sjellë surprizë aktorin e njohur të “Portokallisë”, Ledio Lakon. Ledio erdhi me rolin e “Kapos” dhe krijoi situata gazmore.
Pas skeçit që zhvilloi Ledio iu drejtua çiftit me këto fjalë: “Kjo ngjarje është një ngjarje që mund t’i ndodhë çdokujt, por të ngelet gjatë në memorie. Ju duhet të shikoni përpara dhe të jeni më kurajozë. Unë jam i bindur se tashmë ju nuk do të bëni një fëmijë, por do bëni binjakë”.
Ajo ka hyre ne nje konkurs me synimin per te fituar vendin e pare duke u perzgjedhur si vogelushja e cila do jete pjese e nje reklame. Edhe kater dite na ndajne nga perfundimi i konkursit ndaj kush ka deshire ta mbeshtese Marianxhelen, mund ta ndihmoje duke pelqyer foton e saj te linku me poshte ne facebook dhe te beje nje koment.
Ftojme gjithe banoret e krahines dhe ndjekesit e orikuminews te klikojne te lidhja e vogelueshes dhe te pelqejne (LIKE) foton e saj si dhe te bejne nje koment per Marianxhelen bukuroshe.
Ajo është një prej balerinave më të njohura shqiptare, e cila së fundmi ishte pjesë e “Dancing with the Stars”, si trajnere e Niko Komanit. Adel Lami, e ftuara e radhës në emisionin “Thumb”, ka rrëfyer për ndjekësit se sjumë shpejt do të largohet për në Amerikë.
Ajo i ka habitur të gjithë kur duke treguar arsyet për të cilat mund të kthehej në Shqipëri, tha se njëra prej tyre ishte që të bëhej kryeministre. E pyetur nëse këtë e kishte seriozisht apo me shaka, Adela i është përgjigjur.
“E kam shumë seriozisht, kam mbaruar shkollën për Shkenca Politike, për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Por që, po, nëse do të kthehem ndonjëherë në Shqipëri, do të jetë për tu bërë 4 vjet kryeministrja juaj.”- ka thënë balerina.
“Por që 4 vjet këtu do vij, e do më hidhni votën kështu ‘tak-tak-tak’.- shton Adela duke buzëqeshur.
E ftuar këtë mbrëmje në ‘Xing me Ermalin’, Albërie Hadërgjonaj rrëfeu me pasion për vendlindjen e saj, Deçanin. Ajo dhe Ermal Mamaqi shkuan për të vizituar vendet ku Albëria u rrit dhe u shkollua, përpara se të largohej përfundimisht prej vendlindjes.
Albëria i tregoi Ermalit shkollën dhe oborrin ku ajo luante kur ishte fëmijë. Mirëpo, përveç vendit ku u shkollua, këngëtarja e çoi Ermalin edhe në një fermë, ku i la të githë pa fjalë me aftësitë e saj.
Albëria jo vetëm që çau dru në pyll, por edhe moli lopët në fermë pa asnjë vështirësi. Gjatë videos së transmetuar në emision, ajo u shfaq me shami në kokë dhe çizme të gjata, teksa ndiqte lopët për ti mjelë, gjë që i habiti të gjithë.
Ardhja e Notis Sfakianakis në Shqipëri është shoqëruar me një debat të ashpër në vendin tonë dhe kjo pasi këngëtari grekë është një mbështetës i partisë nacionaliste greke’ Agimi i Artë’ dhe më parë ka bërë thirrje kundër shqiptarëve.
Kjo temë u hap sot edhe në emisionin ‘Zonë e lirë’ ku Arian Çani ishte të ftuar në studio aktorin dhe regjisorin Leart Vasilin, i cili ka jetuar në Greqi për 20 vjet.
Gazetari i ka bërë pyetje Leartit se përse u tërbuan shqiptarët me ardhjen e Sfakianakis në Shqipëri dhe përgjigja e tij i ka shokuar të gjithë.
“Kur u sulmova në Athinë para disa vitesh, nuk pash asnjë patriot që të vinte dhe të më ndihmonte. S’ka pse të tërbohen me Notisin, le të tërbohen me shqiptarët që janë pjesë e Agimit të Artë”, është shprehur Laerti, duke habitur gazetarin dhe publikun me deklaratë e tij.
Shkelzen Berisha ka thyer të gjitha rregullat ekonomike e financiare, duke dërguar “prapa diellit” të gjithë “baballarët” që themeluan teorinë e kapitalit, vlerës dhe mbivlerës.
Madje dhe filozofi Karl Marks, i cili themeloi teorinë markiste dhe që e kopjuan shumë keq në vendet ish komuniste, nuk e kishte menduar se të punosh sa te kesh takat dhe të marrësh sa të të nevojitet, do të realizohej ndonjëherë.
Por nuk e mendon kështu situatën Shkelzen Berisha, djali i ish kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha.
Babai i Zenit para se të hynte në politikë 28 vite më parë ishte si të gjithë shqiptarët e tjerë pa brekë në bythë, tani ka vila, para pa hesap, biznese në emër të fëmijëve që prodhojnë lekë dhe aty ku nuk e mendon njeri.
Fundja të parët e Sali Berishës kanë jetuar në majë të malit dhe ia kanë dalë mirë, jo më i biri që ka jetuar në “majë” të arkës së shtetit shqiptar, pse mos t’ia dalë akoma më mirë.
Shumëkush pyet se ku punon dhe me çfarë jeton Shkelzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha, i cili bashkëjeton me Armina Mevlanin, një ish modele që ka qënë “kothere” nga ana e ekonomisë e të ardhurave familjare dhe nuk mendon njeri se i ka sjellë ndonjë lek bashkëjetusit.
Askush në këtë vend nuk mund të thotë se Shkelzen Berisha punon ndokund, pasi nuk i ka thënë njeri deri më sot asnjëherë “punë e mbarë”.
Për të gjetur se me çfarë merret djali i ish kryeministrit duhet të hysh në internet dhe të shohësh se ai ka në emrin e tij një studio ligjore, megjithëse është vështirë të besohet se ka ndonjë të lënë nga mendja që merr këshilla ligjore nga Shkelzen Berisha. Aq më tepër se nuk gjendet asnjëherë në vit në zyrë.
Madje mendje të “mbrapshta” thonë se në këtë studio ligjore Shkelzen Berisha pastron paratë e drogës së fortë kokainë dhe heroinë që lëviz bashkë me Agron Kuliçin.
Por ta zëmë për një moment që Shkelzeni jeton bashkë me Arminën vetëm me të ardhurat e kësaj studioje ligjore dhe herë pas here me “striptizën” e Arminës, bashkëjetueses së tij.
Shkelzen Berisha për 360 ditë afërsisht rri jashtë vendit, dhe nëse besojmë deklaratën e tij që thotë se nuk ka asnjë banesë jashtë Shqipërisë por dhe nëse ndjek internerarin e lëvizjes së Arminës bashkë me të në rrjetin social, i bie që të qëndrojë në hotelet më luksoze.
Nëse e llogarisim shumë shtrënguar shpenzimin ditor me të gjitha, transportin, hotelin, të ushqyerit në 8 mijë euro minimumi, hotelet që reklamon Armina janë 10 mijë euro nata minimumi vetëm fjetje, i takon që të shpenzojë në një vit 2.8 milionë euro vetëm për të lëvizur dhe jetuar jashtë vendit.
Këte para, llogaria është shumë e shtrënguar, nuk përfshijnë rrobat luksoze apo gjëra të tjera që janë ekstra për Shkelzenin dhe Arminën. Apo dhe ndonjë vilë të blerë në Shqipëri.
Ndërkohë që sikur të ketë ngrënë vetëm bukë e gjizë, sërish në llogarinë e tij ka miliona lekë të depozituara dhe të ardhura të deklaruara.
Atëherë gjithkush bën llogarinë, ku i gjen gjithë këto para për të shpenzuar Shkelzen Berisha bashkë me bashkëjetuesen e tij Armina.
Pasi nuk besojmë që fitimi vjetor është dhe kaq i madh, për ta ndihmuar atë që ti vijë rrotull botës gjatë gjithë vitit dhe të dalë sërish me fitim. Thjeshtë dhe vetëm duke bërë turizëm pa shkuar asnjë ditë në punë, duke shpenzuar më shumë se sa fituar.
Po ta dëgjonin një përllogaritje të tillë baballarët e ekonomisë, që nga Marksi e deri tek më i miri do të binin “përmbys” në varr, aty ku janë.
Pasi Shkelzen Berisha ua ka rrëzuar të gjitha teoritë e kapitalit bashkë me bashkëjetuesen Armina Mavlani, që vetëm për të konsumuar di.
Besojmë se është e nevojshme verifikimi i të ardhurave dhe shpenzimeve të Shkelzen Berishës, nga Ganaj i Inspektoratit të pasurisë ose nga organet ligjzbatuese shqiptare dhe të mbështetura nga ato të partnerëve ndërkombëtarë.
Në këtë rast jo vetëm do të zbatohej ligji, por do të dilte dhe Berisha nga lista e njerëzve që po “treten” për të varfërit shqiptarë. Mjaft kemi Petrit Vasilin dhe Monika Kryemadhin për këtë./Pamfleti