ShowBiz

Brenda shtëpisë së Blendi Fevziut: Kjo është e diela fantastike e moderatorit në pishinën e tij gjigande

Teksa ju hedhim një sy rrjeteve sociale, duket se ditën sotme pamja të cilën shohim më shumë është deti. Të famshëm ose jo, pjesa më e madhe e njerëzve kanë zgjedhur të kalojnë këtë të dielë jashtë temperaturave të larta të Tiranës. Por moderatori Blendi Fevziu ka zgjedhur që këtë të dielë ta kalojë në shtëpi. Nuk ka pasur nevojë të dalë jashtë Tiranës, pasi në vilën e tij ai ka gjithçka i duhet për një ditë si kjo. Një pishinë me përmasa të mjaftueshme për t’u freskuar, gjelbërim nga të gjitha anët dhe mbi të gjitha pranë familjes.

Blendi ka ndarë me ndjekësit e tij disa foto në ‘Instagram’ ku i tregon mjaft qartë elementet që përshkruam më lartë.

Brenda shtëpisë së Blendi Fevziut: Kjo është e diela fantastike e moderatorit në pishinën e tij gjigande Read More »

Daniela nga Kuksi e ‘The Voice Kids’ i bën surprizën që nuk pritej Miriamin: Ti je si nëna ime(Foto)

‘The Voice Kids’ këtë vit dhuroi shumë emocione, jo më kot i mungon shumë publikut pavarësisht se nuk ka shumë kohë që ka përfunduar. Miriam Cani që triumfoi me skuadrën e saj, shpesh ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me të gjithë fëmijët që ka trajnuar. Daniela, njëra prej vajzave që ishte në skuadrën e saj ka dalluar si një nga zërat më të veçantë dhe mbështetja e publikut për të ka qenë shumë e madhe.

Për të treguar mirënjohjen e saj, vogëlushja i ka dërguar Miriamit një dhuratë. Një foto në formë kujtimi për momentet e mrekullueshme që kanë kaluar si një skuadër dhe një dedikim të bukur. “Kjo letër është për ty. Të dua shumë. Ti gjithmonë ke qenë, je dhe do jesh si nëna ime. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për mua dhe për të skuadrën”,-shkruan Daniela. Ndërsa Miriami e emocionuar e falënderon vogëlushen për surprizën.

Daniela nga Kuksi e ‘The Voice Kids’ i bën surprizën që nuk pritej Miriamin: Ti je si nëna ime(Foto) Read More »

Valbona Selimllari tregon fobinë e saj më të madhe: “Më ka penguar për mjaft gjëra në jetë”

Edhe pse duket një grua mjaft e guximshme, Valbona Selimllari duket se si të gjithë ne e paska një fobi, prej të cilës paska hasur mjaft telashe.

Për këtë ka folur me Rudina Dembacaj në emisionin e të shtunës në Ora News, “Mos i fol shoferit”.

“Pas lindjes së fëmijëve e kisha fobi avionin se më dukej sikur do ndodhte diçka dhe i kisha me vete, e ishte një gjë jo shumë e këndshme. Mirëpo e kam kaluar, por me makinë e kam unë në kontroll gjënë dhe ndjesia është e ndryshme. Jam e qetë, se e kam unë timonin. Kemi shkuar në Spanjë, në Barcelonë se i kisha premtuar Denit që nëse do dilte me nota të mira në shkollë, i kisha thënë gjej një gjë që do të bësh. Dhe ai më thotë dua të shkoj të shikoj stadiumin e Barcelonës. Marr makinën, ikim unë, motra Deni dhe Kevi”.

Epo, e rëndësishme është fakti që e paska lënë pas krahëve këtë fobi dhe gjërat qenka kthyer në normalitet.

Valbona Selimllari tregon fobinë e saj më të madhe: “Më ka penguar për mjaft gjëra në jetë” Read More »

Trashëgimtarja e Top Channel bën përsëri një blerje të “çmendur”, shikoni se çfarë është ajo dhe sesa shumë i ka kushtuar

Bukuroshja Lori Hoxha është një prej femrave më të pëlqyera e më të komentuara të shoëbizit shqiptar. Ajo vjen gjithmonë në qendër të vëmendjes për postimet e ndryshme në Instagram, ku tregon jetën e saj luksoze.

Lori bie shpesh në sy edhe për shkak të veshjeve e kombinimeve plot stil, duke u kthyer në inspirim për shumicën e femrave. Mirëpo, nuk do t’ju besohen shifrat marramendëse që ajo paguan për veshjet e saj.

Në njërën prej fotove të publikuara në faqen ‘whattheywearin’, mësohet se çanta e Lorit, Dior, ka kushtuar plot 2,865€. Xhaketa me të cilën ka kombinuar veshjen sportive kushton 1,065€, ndërsa tutat kushtojnë 565€./Pamfleti

Trashëgimtarja e Top Channel bën përsëri një blerje të “çmendur”, shikoni se çfarë është ajo dhe sesa shumë i ka kushtuar Read More »

“CultureTrip”: Bota është mbushur me artistë shqiptarë

Bota është e mbushur me artistë të njohur dhe të famshëm nga Shqipëria ose me rrënjë shqiptare, shkruan për “CultureTrip”, Francesca Masotti, transmeton KultPlus.

Zbuloni disa prej artistëve, piktorëve dhe këngëtarëve shqiptarë më të famshëm, punët e të cilëve njihen në të gjithë botën:

Onufri

Onufri është piktori i ikonave më i famshëm nga Shqipëria. Ai ishte aktiv në shekullin XVI në jug të Shqipërisë, në perëndim të Maqedonisë dhe veri të Greqisë. Mendohet se Onufri ka lindur në Berat, një qytet i bukur që ndodhet në jug të Shqipërisë.

Sot, Berati ka një muze shumë interesant të Onufrit, ku vizitorët mund të mësojnë për artistin dhe të admirojnë pikturat e tij. Vepra të tjera arti të Onufrit mund të gjenden në Muzeun Mesjetar në Korçë dhe në shumë kisha përmes vendit.

Kolë Idromeno

Nikolla Kolë Idromeno, i njohur si Kolë Idromeno, ishte një piktor, artist, skulptor, kinematograf, fotograf dhe arktiekt shqiptar gjatë epokës së Rilindjes në Shqipëri (periudha historike nga viti 1870 deri në shpalljen e pavarësisë në vitin 1912). Idromeno kishte lindur në Shkodër, qyteti më i madh në veri të Shqipërisë. Ai kishte bërë studimet në Venecia në Akademinë e Arteve të Bukura, udhëtoi nëpër Europë dhe më pas u kthye në Shkodër, ku zbukuroi tavanin e Katedrales së Shën Stefanit. Shumë prej pikturave të tij tani ndodhen në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Ibrahim Kodra

Ibrahim Kodra është një prej piktorëve më të famshëm shqiptarë të të gjitha kohërave. Ai studioi art në Milano dhe ishte mik me artistë të famshëm si Pablo Picasso. Punimet e tij prestigjioze ndodhen në Muzeun e Vatikanit, në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin italian në Romë, në Galerinë e Arteve të Kosovë në Prishtinë dhe në shumë koleksione private.

Adrian Paci

Adrian Paci është një prej artistëve bashkëkohorë më të famshëm në Shqipëri dhe Europë. I lindur në Shkodër, ai u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe më pas vajti në Milano, Itali. Punimet e tij, që shpesh herë prekin tema si nostalgjia, ndarja dhe paraja, mund të admirohen në shumë muze dhe galeri artesh në botë. Paci ishte artisti i parë shqiptar që përfaqësoi Vendin e Shqiponjave në Bienalen e Venecias në vitin 1999.

Rita Ora

Rita Ora është një këngëtare britanike, aktore dhe modele e lindur nga pridnër shqiptarë në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës. Prindërit e saj u larguan nga Kosova kur ajo ishte vetëm një vjeç dhe vajtën në Londër, ku ajo u rrit me familjen e saj. Ajo u bë e famshme në vitin 2012 me këngën në bashkëpunim me “DJ Fresh”, “Hot Right Now”. Që prej asaj kohe ajo ka nxjerrë shumë hite që janë me famë botërore.

Dua Lipa

Një tjetër yll me origjinë shqiptare është e bukura Dua Lipa. Prindërit e saj migruan në Britani të Madhe në vitin 1990 për shkak të dhunës dhe shtypjeve dhe Dua u lind në Londër. Dua Lipa ka nxjerrë shumë këngë të bukura dhe të famshme në bashkëpunim me artistë të mëdhenj, si Sean Paul dhe Calvin Harris. Pa asnjë dyshim ajo është një nga artistet femër më premtuese në botë.

Anna Oxa

Ilirjana Hoxha, që njihet si Anna Oxa, është një këngëtare shqiptare, aktore dhe prezantuese televizive në Itali. Ajo u bë e famshme me pjesëmarrjet dhe çmimet e marra në festivalin prestigjoz të Sanremo, festivali më i famshëm i muzikës në Itali.

Bebe Rexha

Këngëtarja, kompozitaroja dhe producentja amerikane, Bleta “Bebe” Rexha ka rrënjë Shqiptare. Prindërit e sajë janë me origjinë etnike shqiptare nga dy qytete të ndryshme në Maqedoni. Ata vajtën në Bruklin, Nju Jork, ku Bleta lindi në vitin 1989. Ajo ka shkruar shumë këngë për këngëtarë të famshëm, përfshirë Rihanna dhe Eminem. Ajo ka publikuar gjithashtu shumë hite si “Meant to Be” dhe “I Can’t Stop Drinking About You.”

Era Istrefi

Era Istrefi është një këngëtare shqiptare dhe kompozitore e lindur në Prishtinë, Kosovë. Motra e saj Nora Istrefi është gjithashtu një këngëtare. Era Istrefi bëri debutimin e saj pesë vite më parë në vendin e saj dhe më pas në vitin 2016, ajo u bë e njohur në të gjithë botën me këngën “Bon Bon”, një këngë e shkruar në anglisht me fjali në shqip.

Ermal Meta

Ermal Meta është një këngëtar italo-shqiptar dhe kompozitor i lindur në qytetin jugor të Shqipërisë, Fier. Ai fitoi festivalin prestigjoz të Sanremos në shkurt 2018 me një këgë të bukur që i dedikohet viktimave të luftës. Ai morri pjesë edhe në festivalin e Eurovizionit duke përfaqësuar Italinë.

Action Bronson

Arian Asllani, i njohur ndryshe si Action Bronson, është një reper amerikan, yll i “reality show” dhe shef kuzhine që ka lindur në vitin 1983 në qytetin e Nju Jorkut nga një baba shqiptar mysliman dhe një nënë amerikane hebreje. Gjatë karrierës së tij, ai ka punuar me artistë të famshëm si Eminem, Wiz Khalifa, Prodigy, dhe Kendrick Lamar.

“CultureTrip”: Bota është mbushur me artistë shqiptarë Read More »

Ledina Çelo i ‘vardiset’ burrit të aktores së njohur

Këngëtarja shqiptare Ledina Çelo, e cila eshte terhequr nga tregu muzikor dhe i eshte perkushtuar familjes, duket seksi edhe pas lindjes. Por pervec saj, eshte e famshmja Victoria Beckham e cila është nënë e katër fëmijëve por gëzon linja perfekte trupore.

Ledina i ka zbuluar një ‘sekret’ Victorias, të cilës duket se ia simpatizon burrin. Sipas Ledinës ajo ka arritur të ketë linja të lakmueshme trupore pasi duke parë që shumë gra po ia ngacmojnë burrin asaj i humbet oreksi.

‘’Zonja Victoria si arrini të jeni kaq në formë pas 4 fëmijëve?!… Zgjohem në mëngjes, shoh kë kam burrë, lexoj sa miliona gra duan të ma marrin dhe më ikën oreksi’’, ka shkruar ajo përkrah fotos në të cilën shihet Victoria.

Ledina Çelo i ‘vardiset’ burrit të aktores së njohur Read More »

70 vjeçarja më e bukur në botë na dëshmon që mosha nuk përbën një barrierë për bukurinë

Ne jemi rritur dhe jemi edukuar me idenë se sa më shumë të rritemi në moshë aq më shumë jetë pasive do të bëjmë dhe aq më pak do të kujdesemi për veten. Mirëpo nuk është gjithmonë kështu dhe kjo mund të vërtetohet nga gratë e mëposhtme.

Chrissy Sparks, 35 vjeç nga Birmighami transformon 70-vjeçaret në gra vërtet të bukura duke treguar se mosha është thjesht një numër.

Këto gra janë të gjitha grave rreth të 70-ave por siç e shihni mosha nuk përbën një barrierë për bukurinë.

Fotografitë e mëposhtme  zbulojnë se si makijazhi, stilimi i duhur i flokëve dhe një ndriçim i mirë, mund ta kthejë çdo femër në një yll të vërtetë.

Sparks u ofron të gjithë klientëve të studios fotografike “DollHouse” të ndjehen të bukura dhe seksi, pavarësisht përmasave apo moshës së tyre me anë të seteve me të brendshme.

70 vjeçarja më e bukur në botë na dëshmon që mosha nuk përbën një barrierë për bukurinë Read More »

Eneda Tarifa humb njeriun e saj të dashur, përlot të gjithë me dedikimin qe ben (Foto)

Këngëtarja e njohur shqiptare ka humbur një nga njerëzit e saj më të dashur.
Gjyshja e këngëtares Eneda Tarifa është ndarë nga jeta. 40 ditë pas vdekjes së saj Eneda ka bërë në rrjetet sociale dedikimin për këtë humbje.

“40 ditë pa ty…t’u prehtë shpirti në paqe. Shihemi në parajsë e dashur gjyshe” – ka shkruar Eneda në postimin e bërë në rrjetet sociale.

Eneda Tarifa humb njeriun e saj të dashur, përlot të gjithë me dedikimin qe ben (Foto) Read More »