ShowBiz

I thotë se ka dalë si aktore, Mariana Kondi i kthen përgjigjen që do ju bëjë të qeshni me lot

Aktorja e humorit Mariana Kondi na ka shoqëruar gjithmonë me rolet dhe batutat e saj. Prej disa kohësh aktorja është disi aktive në rrjetet sociale, aty ku sot ka ndarë një “shqetësim” për verën që po vjen.

“Duhet të punojmë se erdhi vera, deti, rrobat e banjos, shapkat, peshqirat, kremrat..Më përpara i hipnim trenit me bukë me vete dhe kaq”- ka shkruar aktorja në llogarinë e saj personale në “Instagram”.

Pas këtij statusi ndjekësit i kanë lënë shumë komente aktores, njëri prej të cilëve i thotë: “Ke dalë si aktore”. Kaq ka mjaftuar që Mariana ti kthejë përgjigjen epike dhe plot humor: ” Po si aktore, se profesioni im është traktoriste”.

I thotë se ka dalë si aktore, Mariana Kondi i kthen përgjigjen që do ju bëjë të qeshni me lot Read More »

E tradhëtoi 35 herë të dashurën, futbollisti shqiptar i “devotshëm” ndaj fesë Islame rikthehet sërish me të

Vitin e kaluar bënë bujë postimet në “Instastory” të të dashurës së futbollistit Mërgim Mavraj, një vajzë bjonde bukuroshe nga Gjermania. Dyshja ishin prej 4 vitesh në një lidhje, por u ndanë dhe shkak duket se ishte tradhtia.

Lisa, e dashura e Mërgimit shkruante se ai është mashtrues dhe e ka tradhtuar 35 herë.

Pas asaj kohe, futbollisti nuk u pa më me Lisën por duket se dyshja janë rikthyer.

“Prive” ka publikuar sot një foto ekskluzive të çiftit dhe burime shprehen se Mërgimi është prej disa vitesh i lidhur me një gjermane.

Duke qenë, gjermane, bjonde, prej disa vitesh të lidhur, kjo tregon se vajza në foto është Lisa, megjithatë kjo nuk mund të thuhet me siguri pasi ajo e ka mbuluar fytyrën me telefonin.

E tradhëtoi 35 herë të dashurën, futbollisti shqiptar i “devotshëm” ndaj fesë Islame rikthehet sërish me të Read More »

Policia serbe ndalon këngëtaren shqiptare në Merdarë, ja çfarë po i kontrollohet(Foto)

Një fotografi e Eliza Hoxhës që përmbante mbishkrimin UÇK dhe katalogu i saj janë ndaluar nga policia kufitare serbe, raporton Koha Ditore. Kufitarët serbë u druhen fotografive të Eliza Hoxhës.

Kufitarët serbë po kontrollojnë në detaje autobusin e ekipit nga Kosova që pritet të marrë pjesë në festivalin “Mirdita, Dobar Dan”.

Koha Ditore raporton se autobusi dhe fotografitë e Eliza Hoxhës po kontrollohen nëse ka ndonjë flamur të Kosovës.

Policia serbe ndalon këngëtaren shqiptare në Merdarë, ja çfarë po i kontrollohet(Foto) Read More »

Vlorë : 600 mijë euro investime për aparatura moderne në spital

Spitali Rajonal i Vlorës është pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë, duke ofruar një standard të ri të shërbimit për pacientët, falë investimit prej 600 mijë euro.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu pa nga afër investimet në këtë spital, ku janë instaluar mamografia e re, grafia dixhitale, grafia e lëvizshme, aparati i ri i anestezisë në sallat e operacionit, inkubatorë të rinj në neonatologji e një sërë aparaturash moderne me vlerë 608 mijë euro.

“Pas Durrësit, Gjirokastrës, Dibrës, jemi sot në Vlorë për investimet e mëdha që qeveria po ndërmerr për fuqizimin e spitaleve rajonale, sepse ne kemi një plan konkret për të mundësuar që qytetarët ta marrin shërbimin me cilësi, afër vendbanimit të tyre”, – tha Manastirliu.

Spitali i Vlorës është nga përfituesit më të mëdhenj të programit kombëtar të investimit në spitalet rajonale në aparatura të reja bio-mjekësore.

“4.5 milionë euro po investojmë për të rritur cilësinë e shërbimit në spitalet rajonale për diagnostikimin dhe trajtimin më të mirë përmes aparaturave të teknologjisë së lartë”, – tha Manastirliu.

Përveç investimeve në spital, këtë vit rikonstruktohet plotësisht Poliklinika e qytetit të Vlorës, e cila do të pajiset gjithashtu me aparatura të reja, me rreth 112 milionë lekë investim, çka sipas ministres do t’i ndryshojë faqe poliklinikës në zemër të qytetit të Vlorës.

/z.tosku//r.e/AtSH

Vlorë : 600 mijë euro investime për aparatura moderne në spital Read More »

Dikur nxirrte tufat me para në Instagram, sot reperi shqiptar i merr borxh babit

Reperi i njohur i muzikes shqiptare njihet për jetën luksoze, makinat e shtrenjta dhe tufat me apra të cilat shpeshherë i publikon në rrjete sociale.

Por se fundmi Noizy duket se ka mbetur pa para e këtë e ka treguar vetë me një postim në Instagram ku shihet se ka vendosur bast dhe shkruan se as babai nuk i jep më lekë. “Leku te leku shkon. Go Kosovë se kena ngel keq sonte. S’na jep as Baçi lek mo”, shkruan Noizy teksa në një postim tjetër shkruan “M’duket se i kapa të dyja”.

Dikur nxirrte tufat me para në Instagram, sot reperi shqiptar i merr borxh babit Read More »

Sonila Meço na prezanton me vajzën e saj, si dy pika uji: Kënaqësi sublime e jetës

Gazetarja e njohur, Sonila Meço që prej kohësh është larguar nga ekrani nuk nguron të ndajë me ne momente të veçanta nga jeta e saj private. Të njëjtën gjë ka bërë edhe sot, në ditën më të veçantë për të bijën, Amaris. E vogla e saj tashmë është rritur dhe sapo ka mbyllur klasën e parë. Ne jemi mësuar me të shkruarin bukur të Sonilës, por kënaqësi kaq të madh sa sot nuk besojmë se mund të merrnim. Krahas fotove të shkëputura nga dita më e bukur për të bijën, ‘Festa e Abetares’ ajo ka derdhur gjithë emocionet në disa rreshta.

“Është dita e saj, lamtumira e Abetares. Mbyllja e klasës së parë. Janë dashuritë e saj, ato të parat fare, që kujtesa do të kujdeset t’i ruajë pastër mësueset, shokët e shoqet. Është Dantja dhe Aria me të cilët vuri kusht të nisnin së bashku mësimin në të njëjtën shkollë, në të njëjtën klasë. Jam unë, që nuk arrita kurrë të emocionohem para daljeve televizive, siç u ndjeva sot, me Amarisin në skenë. Janë Drini, nënoli dhe gjyshërit, të lumturuar. Është Tante Rezi, që enkas mori një javë pushime (jo e zakonshme për gjermanët), për të mos humbur ditën e Amarisit. Janë kujtimet tona. Porse të ngjashme me tuajat i ndamë këtu për t’ju ngacmuar sadopak në një ushtrim të ëmbël kujtese. Këto janë thjesht kënaqësitë sublime të jetës”,- ka shkruar Sonila.

Sonila Meço na prezanton me vajzën e saj, si dy pika uji: Kënaqësi sublime e jetës Read More »

Fustanet e gjatë, freskia e verës

Në verë, sidomos në ato ditë kur ndihet më shumë i nxehti, komoditeti i fustaneve të gjata vërtetë nuk ka çmim: thjesht zgjidhni modele të freskëta dhe të lehta, i kombinoni ato me një palë sandale të sheshta dhe ja … uniforma perfekte e verës është gati.

Por, pse t’i veshësh ato vetëm me rroba dhe aksesorë të rastësishëm? Kjo veshje kaq femërore jep vetes një larmi të tillë kombinimesh, saqë do të ishte një turp që të mos përdoret siç duhet në çdo kohë të ditës!

E vërtetë, modele të caktuara, të bëra me pëlhura të çmuara, janë veçanërisht të rekomanduara vetëm në raste të veçanta, por duke u fokusuar në fustanet e gjata është e mundur t’i vishni në çdo rrethanë, të 7 ditët e javës.

Nga modelet si këmisha, për t’i veshur me një palë atlete dhe çantë praktike ditore, tek fustanet e gjatë të veshur me pantofla të sheshta ose me takë të lartë në varësi të rastit; pa harruar fustanet maxi në xhins ose lino, perfekte si në qytet dhe në plazh, të kombinuara me sandalet ‘espadrilles’.

Nëse jeni duke kërkuar ide për mënyrën më të mirë të kombinimit të fustaneve të gjata këtë sezon, këtu keni disa ide që mund të frymëzoheni!/k.s/

 

Fustanet e gjatë, freskia e verës Read More »

U tha se është lidhur me Albën, Alketa Vejsiu nxjerr bllof Albi Nakon

Ka disa javë që mediat shkruajne se koreografi Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha janë në një lidhje.

Dyshimet nisën kur Albi dhe Alba u panë në vende të njëjta, një herë në Bruksel e herë tjetër në Paris.

Albi e mohoi që lajmet të ishin të vërteta duke u shprehur se ndodheshin atje vetëm për punë.

Mirëpo i ftuar mbrëmjen e sotme “Në kurthin e Piter Pan”, Alketa e ka nxjerrë bllof koreografin. Gjatë emisionit ai e mohoi sërish që të kishte nisur një lidhje të re, por Alketa i tha të mos gënjejë sepse do i rritet hunda si e Pinokut. Koreografi nuk bëri më shumë koment lidhur me këtë pjesë.

U tha se është lidhur me Albën, Alketa Vejsiu nxjerr bllof Albi Nakon Read More »