ShowBiz

Breçani rrëfen intrigat mes këngëtarëve: Ja si ma kanë punuar kolegët mbrapa krahëve

Ajo është një nga këngëtaret më të kërkuara jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj.

Fatmira Brecani është shprehur se është përballur me ‘xhelozitë’ e kolegëve për suksesin që ka arritur, por kjo gjë i sjell lumturi.

E ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’, këngëtarja e muzikës popullore tha se është e kënaqur kur përballet me kundërshtarë sepse e sheh veten më lart.

Fatmira Brecani: “Me telefoni një person nga Gostivari dhe më tha se e kishte gjetur numrin me vështirësi. Kishte pyetur disa këngëtarë, mi tha edhe emrat, dhe më erdhi shumë keq sepse unë ia kam dhënë numrin e kolegëve kur ma kanë kërkuar, dhe asnjë njeri nuk ia kishte dhënë numrin tim. S’ka asgjë tjetër përveç xhelozisë por unë jam shumë e kënaqur kur e shoh se kam kundërshtarë sepse e shoh veten më lart. Ma rrisin mendjen ata që më kanë inat.”

Breçani rrëfen intrigat mes këngëtarëve: Ja si ma kanë punuar kolegët mbrapa krahëve Read More »

Rrëfimi prekës i aktorit të njohur te Rudina për gruan: Ajo donte të ndiqte jetën e atyre dhe ne…

Ai ka role të shumta në skenën shqiptare të humorit dhe padyshim prej vitesh i ka munguar publikut.

Bëhet fjalë për aktorin e talentuar Xhevahir Zeneli i cili ishte i ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku foli jo vetëm për karrierën si artist, por edhe për jetën private.

Disa vite më parë ai u shkëput nga aktrimi dhe u zhvendos në Amerikë me familjen dhe është rikthyer prej disa kohësh tashmë.

Aktori tregoi se ishin fëmijët e tij ata që kërkuan që babi i tyre ti rikthehej aktrimit, ndërkohë që bashkëshortja e tij ka zgjedhur të qëndrojë në Amerikë me djemtë e tyre.

“Unë kam dy djem të mrekullueshëm, Sardin dhe Anxhin. Ata kur u shkolluan të dy më dhanë leje të kthehesha sërish në profesionin tim. Ime shoqe nuk donte, donte të ndiqte jetën e atyre dhe bëmë këtë zgjidhje. Djemtë janë 28 dhe 26 vjeç.

Rrëfimi prekës i aktorit të njohur te Rudina për gruan: Ajo donte të ndiqte jetën e atyre dhe ne… Read More »

Një 18-vjeçar tallet me brezin 71-vjeçar, por i moshuari në plazh me një përgjigje të shkëlqyer e bën mbetet pa fjalë…

Në plazh, një djalë 18-vjeçar kalon përpara një 71-vjeçari dhe fillon të bëjë shaka me brezin e tij.

Përgjigja e mençur e njeriut e bën atë të heshtë.

Momentet e humorit të mirë janë gjithmonë shumë të pakta në krahasim me ditët e gjata dhe të lodhshme që ne të gjithë jetojmë çdo ditë.

Gjithmonë të rrëmbyer nga një mijë vështirësi dhe angazhime, gjithnjë që konkurrojnë për miliona arsye, shpesh harrojmë të buzëqeshim.

Dhe buzëqeshja dihet që është e mirë për shëndetin dhe zemrën.

Është për këtë arsye që kur ndodh të lexojmë një histori gazmore, ne gjithmonë e bëjmë me kënaqësi të madhe, shkruan ShkodraNews. Dhe nëse historia në fjalë na ofron edhe një moment reflektimi, e vlerësojmë edhe më shumë.

Ajo që ne ofrojmë sot, ofron si: Argëtim dhe një mesazh të rëndësishëm për të ndaluar dhe medituar.

Vazhdoni të lexoni!

Në plazh, një djalë 18-vjeçar dhe disa nga miqtë e tij shëtisin kur shohin një pensionist që po merr rreze dielli në heshtje.

Djali i ri i guximshëm, duke iu afruar, për t’i bërë përshtypje miqve të tij, fillon të tallet me plakun.

“Shikoni djema, është një njeri i egër, një primitiv …” – djali ilustron me zë të lartë për t’u siguruar që do të dëgjohet nga të gjithë .

Sot kemi telefona celularë, TV satelitor, internet, iPads, kompjutera, udhëtime në hapësirë ​​dhe shumë më tepër!”.

Pensionisti, duke u larguar nga banjo e diellit, vendos t’i përgjigjet të riut për t’i dhënë atij një mësim të mirë:

“Ju keni të drejtë, a e dini? Kur ishim fëmijë nuk kemi pasur të gjitha gjërat e bukura dhe të dobishme që renditët, prandaj i shpikëm ata!

Unë mund t’ju pyes në vend të kësaj, çfarë do të bësh dhe do të shpikësh për brezin e ardhshëm bukurosh?”.

18-vjeçari u skuq, uli kokën dhe u largua.

Të rinjtë e sotëm, shpesh sipërfaqësorë dhe arrogantë, nuk e pasqyrojnë faktin se gjithçka që ata mburren është rezultat i gjeneratave të mëparshme, shkruan ShkodraNews. Është e trishtueshme që në ta nuk ka këtë vetëdije, respekt dhe mirënjohje.

Përgjigja e shkëlqyer e pensionistit që ka heshtur arrogancën e 18-vjeçarit, na fton në një reflektim të rëndësishëm dhe përmban një mesazh edhe më të rëndësishëm: T’i ndihmojmë fëmijët tanë të reflektojnë, të motivojnë, të respektojnë.

Një histori për t’u ndarë për ju dhe për miqtë tuaj! /Përshtati: ShkodraNews

Një 18-vjeçar tallet me brezin 71-vjeçar, por i moshuari në plazh me një përgjigje të shkëlqyer e bën mbetet pa fjalë… Read More »

“Pastroja shtëpi”, Albërie Hadërgjonaj tregon vështirësitë e jetës në Amerikë

Këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj është një prej figurave më të dashura për publikun shqiptar. Mbrëmjen e sotme ajo ishte e ftuar në ‘Top Show’, ku ka rrëfyer vështirësitë e jetës së saj në Amerikë.

Këngëtarja tregon se ka bërë gjithçka që të mbijetojë në vendin e huaj. Albëria rrëfen se ka qenë periudha e para-luftës dhe pas 81-shit në Kosovë ishte periudhë e jashtëzakonshme, pasi nuk shkolloheshin dot.

“Në fillimet e mia kur kam shkuar në Amerikë kam qenë babysitter, kam pasur fëmijë të vegjël, kam pastru shtëpia. Kam bërë gjithçka që një njeri të mbijetojë në një vend tjetër.”- tregon këngëtarja.

https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10155468236956269/?t=0

“Pastroja shtëpi”, Albërie Hadërgjonaj tregon vështirësitë e jetës në Amerikë Read More »

Fevziu largohet nga Klan shkon tek Topi, ja se çfarë thotë Lori Hoxha për këtë ndryshim

Ka qenë kryefjala e mediave sot lajmi se Blendi Fevziu dhe emisioni i tij “Opinion” nuk do jenë më pjesë e TV Klan, por do të zhvendosen në Top Channel. Një ndryshim që u tha se ka ardhur për shkak të problemeve të gazetarit me Aleksandër Frangaj.

Fevziu tha se ka biseduar me Top Channel por akoma nuk ka vendosur.

Ndërkohë “Prive” na ka kthyer pak muaj më parë në festën e 20 vjetorit të Opinion, ku Lori ka qenë e ftuar dhe është pyetur mbi mundësinë e këtij ndryshimi, pra kalimit të Opinion në Top Channel.

“Opinioni është sinonim i Klanit. Kanë ecur gjithë kohës bashkë dhe është karakteristikë e Klanit. Siç kemi ne gjërat tona edhe ata po bëjnë të vetat. Më vjen mirë që televizionet në Shqipëri po bëjnë gjëra të bukura”, është shprehur Lori.

Ndërkohë një detaj tjetër që është vënë re orët e fundit është fakti që faqja e Opinionit në Facebook ka ndryshuar emrin nga “Opinion TV Klan” në “Opinion TV show” çka i ka shtuar akoma më shumë zërat.

 

Fevziu largohet nga Klan shkon tek Topi, ja se çfarë thotë Lori Hoxha për këtë ndryshim Read More »

Qenka e vërtet: Blendi Fevziu flet për largimin nga TV Klan

Ditën e sotme qarkulloi me shpejtësi në media lajmi se Blendi Fevziu dhe emisioni i tij shumë i ndjekur “Opinion” pas 20 vitesh në TV Klan, do të shkojnë në Top Channel.
Sipas “Gazeta Tema” kjo zhvendosje po ndodh pasi Fevziu ka probleme me Aleksandër Frangaj dhe fërkimet mes tyre kanë nisur pas disa intervistave të gazetarit ku është shprehur i pakënaqur dhe ka treguar ofertat e reja.

U tha gjithashtu se “Opinion” do të transmetohet në Top Channel nga e hëna në të enjte në orar prime time dhe se Fevziu ka siguruar një kontratë më të shtrenjtë se në Klan.

I kontaktuar nga “Aplenews.al, Blendi Fevziu është shprehur: “Ende nuk kam vendosur” duke lënë të kuptohej se zërat janë të vërtetë.

“Kam biseduar me Top Channel”, ka thënë gazetari i pyetur nëse ka patur një ofertë konkrete.

Qenka e vërtet: Blendi Fevziu flet për largimin nga TV Klan Read More »

Zbulohet piktura e rrallë e Edi Ramës e vitit 1987/Foto

Kjo është një pikturë e rrallë e realizuar në mur në Lushnjë e bërë në vitin 1987.

Përmes ngjyrave të errëta, ish-piktori Edi Rama, tashmë kryeministër i Shqipërisë, përmes ngjyrave të tij ka shprehur luftën e fortë të popullit në zonën e Myzeqenë.

Kujtojm se Edi Rama është i biri i Skulptorit të Popullit Kristaq Rama, skulptor i mirënjohur.

Zbulohet piktura e rrallë e Edi Ramës e vitit 1987/Foto Read More »

Ngrihet alarmi kudo në Shqipëri: Sëmundjet tumoriale po prekin frikshëm dhe moshat e reja, veçanërisht në këto qytete

Shëndeti i popullatës shqiptare po kalon një tranzicion të vështirë për shkak të përhapjes me shpejtësi të sëmundjeve që vrasin shpejt, sidomos kardiakeve dhe neoplazmave (tumoralet).

Nga viti 2012-2017 kanë humbur jetën nga sëmundjet tumoralë mbi 3500 persona çdo vit. Sëmundjet malinje ishin shkaktari i dytë i vdekjeve në Shqipëri gjatë vitit 2017 me një rritje 2.1 për qind në raport me vitin e kaluar.

Por teksa popullsia po tkurret dhe po plaket prej rënies së numrit të lindjeve dhe emigracionit, numri i personave që humbasin jetën nga kjo sëmundje janë në rritje, sidomos ne moshat e reja sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Në vitin 2017 numri i personave qe humben jetën nga sëmundjet tumorale ishin 74 më shumë se në vitin 2016.

Sëmundja zgjerohet te moshat të reja

Neoplazmat më parë ishin sëmundje karakteristikë për moshat mi 60 vjeç, sidomos ndër duhanpirësit, por gjithnjë e më shumë sëmundja po prek moshat më të reja. INSTAT raportoi se në vitin 2017 humbën jetën nga tumori 10 të rinj të moshës 10-14 vjeç me një rritje 66 për qind në raport me vitin 2016 ku kishin humbur jetën 6 të rinj të moshës se adoleshencës.

Gjithashtu të dhënat tregojnë se ka një rritje të vdekjeve nga tumoret për grupmoshën 40-60 vjeç.

Në vitin 2017 u ndanë nga jeta 68 persona të moshës 40-44 vjeç, 10 më shumë se në vitin 2016. Vdekjet u shtuan në grupmoshën 55-59 vjeç, ku humbën jetën 363 persona, 33 më shumë se një vit më parë (shiko tabelën).

Mjekët në klinikën onkologjike në QSUT, pohojnë se vitet e fundit ka një shtim të rasteve tumorale sidomos në moshat e reja. Femrat gjithnjë e më shumë po preken nga kanceri i gjirit dhe i uterusit, ndërsa meshkujt nga prostata.

Burimet në onkologjik pohojnë se rastet me kancer janë dhjetëfishuar vitet e fundit dhe statistikat nuk janë të sakta. Shumë persona operohen dhe diagnostikohen jashtë, ndërsa ka shumë raste nga Kosova që trajtohen në Shqipëri. Por, përpos numrit në rritje, mjekët janë të shqetësuar se po preket grup mosha e re 20-40 vjeç.

Sipas INSTAT, në 2017-n, vdekjet më të mëdha nga tumoret ishin te meshkujt, me 61% të totalit.

Të dhënat e INSTAT, të përpunuara nga Monitor për 1000 banorë tregojnë se në vitin 2017 është rritur prevalenca e vdekjeve nga tumori për grupmoshat 10-29 vjeç; 40-59 vjeç; ndërkohë që ka pasur ulje për grupmoshat 30-39 vjeç dhe mbi 60 vjeç.

Qarqet më të prekura, Gjirokastra dhe Korça

Numrin më të madh të jetëve të humbura nga sëmundjet e tumoralë e ka Tirana, për shkak edhe të numrit më të madh të banoreve, por prevalencën më të lartë të jetëve të humbura e ka qarku i Gjirokastrës, me 2.21 jetë të humbura për 1 mijë banorë. Gjirokastra ka më shumë jetë të humbura për shkak të plakjes së popullsisë me ritme më të larta se në qarqet e tjera. Pas Gjirokastrës vjen Korça me 1.66 të vdekur për 1000 banorë, më pas Shkodra me 1.64 për 1 mijë banorë, Vlora me 1,50 të vdekur.

Numrin për të ulët të jetëve të humbura për 1 mijë banore e ka Tirana me 0.99 të vdekur për 1000 banorë me 2017, më pas Lezha me 1.05 të vdekur për 1000- banorë, Durrësi me 1.11 jetë të humbura për 1000 banorë dhe Kukësi me 1.17 jetë të humbura për 1000 banorë.

Të dhënat nga administrata e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” QSUT, tregojnë se në repartin e onkologjisë u trajtuan 7 mijë raste të reja në vitin 2017 në raport me rreth 5 mijë raste të reja që ishin në vitin 2014.

Shkaktarët e sëmundjes dhe rekomandimet

Ekspertët në Spitalin Onkologjik pohojnë se, ndotja e mjedisit dhe dieta ushqimore janë faktorë përgjegjës për kancerin në rritje. Ata pohojnë se rastet më të shumta janë në zonat e ndotura të vendit sidomos në qytetet industriale, si Elbasani, Fieri dhe zonat kufitare të vendit, sidomos ato me Kosovën, ku ka pasur ndotje në kohën e luftës.

Në vendin tonë, kanceri mund të mbahet në nivele të ulëta nëse rritet kontrolli mbi sigurinë ushqimore, të frenohet duhanpirja dhe të ulet ndotja në mjedis, rekomandojnë mjekët. Nëse këta faktorë rreziku nuk frenohen, mjekët pohojnë se vitet e mëvonshme do të jenë një katastrofë në përhapjen e sëmundjes.

Ngrihet alarmi kudo në Shqipëri: Sëmundjet tumoriale po prekin frikshëm dhe moshat e reja, veçanërisht në këto qytete Read More »