ShowBiz

Erion Veliaj do të bëhet baba…“ Urime nga ne të tre” shkruan…

Kryebashkiaku i Tiranës  Erion Veliaj do të behët baba për herë të parë.

Veliaj ka zgjedhur pikërisht 1 qershorin, festën e fëmijëve për të bërë publikë këtë lajm të veçantë për të.

Ai ka publikuar një foto në profilin e tij në Facebook, ku shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij , Arjola Xoxën, ndërsa në dixhiturën e fotos uron festën e 1 qershorit.

“ Urime nga ne të tre” shkruan kryebashkiaku në foton e postuar.

Erion Veliaj do të bëhet baba…“ Urime nga ne të tre” shkruan… Read More »

Fatos Nano nuk i ndahet Ramës, e ndjek në çdo hap

Ish kryeministri Fatos Nano  mbahet mend si lideri historik i Partisë Socialiste, drejtimin e të cilës e ka mbajtur për rreth 13 vite. Edhe pse ka kohë që është tërhequr nga drejtimi i saj dhe nga politika në përgjithësi, si duket Nano nuk i ndahet pasardhësit së  tij, Edi Rama.

Mjafton një kontroll i shkurtër në Instagramin e tij zyrtar, për të kuptuar që Nano nuk i  ndahet Ramës, të cilin e ndjek së bashku me disa figura të tjerë të PS-së.

Fatos Nano nuk i ndahet Ramës, e ndjek në çdo hap Read More »

Fustanet e bardhë, tendenca e verës/Foto

driçojnë dhe i japin një hije elegante çdo veshjeje, vënë në dukje shumë mirë ngjyrën e marrë në plazh, janë një nga alternativat më në modë që kemi në dispozicion gjatë sezonit të nxehtë: fustanet e bardhë janë një element kryesor i veshjeve të verës dhe tani, pas disa muajsh pushim, kthehen të jenë zgjedhja jonë e preferuar në çdo moment të jetës së përditshme.

Të freskët dhe shumë të lehtë , të gjatë ose të shkurtër, do të jenë shoqet tona besnike që tani deri në fund të verës dhe do të bëhen veshja më klasike.

Të ngushtë dhe në model këmishe konfirmohen si zgjedhja më e mirë për ditë të gjata në zyrë dhe takime formale; fustanet e pambukut dhe të linosë janë zgjedhja e duhur për t’u përballur me temperaturat e nxehta të verës, si në qytet dhe në pushime; si për veshjet elegante të bardha, pëlhura të imta si dantella, të qëndisura ose të zbukuruara me frutulla, ose aplikime të çmuara, ato janë një domosdoshmëri me rastin e festave dhe ngjarjeve të tjera që kërkojnë një kod të veshjes më të rafinuar.

Ja një seleksionim i fustaneve të bardhë që nuk duhet të lini t’iu ikin./k.s/ATSH

Fustanet e bardhë, tendenca e verës/Foto Read More »

Vogue, Dua Lipa në listën e grave më me influencë në Britani

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është renditur në listën e 25 figurave femërore më me influencë dhe frymëzuese në Britani nga revista “Vogue”.

Emri i Dua Lipës është krah Meghan Markel, dukeshës së Sussex, JK Rowling, Amal Clooney.

Është lista e atyre njerëzve që përcaktojnë dhe ripërcaktojnë mënyrën si ne jetojmë.

Gratë e përzgjedhura në listë, variojnë nga mosha 22-vjeçare si Dua Lipa deri në moshën 73-vjeçare, Baroness Hale, Presidente e Gjykatës Supreme si dhe përfshin figura të politikës, arteve, modës, medieve dhe sportit.

Dua Lipa e cili fitoi dy çmime të “Brit Awards” këtë vit është gruaja e parë kandidate për 5 nominime për një natë dhe përshkruhet nga “Vogue” si një “definim i kulturës”.

“Hiti i saj më i ri New Rules, një himn i fuqizimit të femrës, ka paraqitur një model për jetën moderne të seksit dhe deri më tani, ka grumbulluar më shumë se 1 miliard shikime në YouTube,” shkruan revista. /a.a/ /a.g/

Vogue, Dua Lipa në listën e grave më me influencë në Britani Read More »

Vathët e mëdhenj, tendenca e verës 2018

Qofshin rrathë apo të varur vathët që duhet të vendosni sipas tendencave të modës për verën 2018 janë të mëdhenj.

Një aksesor i domosdoshëm i stinës së verës vathët e çmuar apo bizhu do të dominojnë të gjithë dekoltenë apo pjesën e shpatullave.

Modelet variojnë me stile të ndryshme nga ato në formë karficash, deri tek më të veçantat në forma gjeometrike dhe me thekë.

Por nuk mbeten pas dhe vathët që të kujtojnë vitet ’70 me rrathë të mëdhenj prej kocke me ngjyra dhe gjysëm transparentë. Gjithashtu stilstë si Isabel Marant, kanë marrë frymëzim nga diskot e viteve ’80. Ndërsa Saint Laurent ka preferuar vathë të mëdhenj, por më elegantë, prej mëndafshi.

Shfletoni galerinë më poshtë për të zgjedhur vathët më trendi të këtij sezoni./a.a//r.e/ATSH

Vathët e mëdhenj, tendenca e verës 2018 Read More »

Arian Çani për herë të parë bashkë në ekran me vajzën e tij/Foto

Arian Çani ka ditur gjithmonë si të rrëmbejë vëmendjen e audiencës me tematika nga më të ndryshmet që trajton në emisionin e tij.

Për këtë arsye mund të themi se ai është një ndër moderatorët më të ndjekur dhe të diskutuar në vend.

Përveç kësaj publiku ka qenë gjithmonë i interesuar të dijë diçka më shumë nga jeta e tij private, por Çani është munduar ta mbajë sa më hermetike.

Ai thuajse nuk ka bërë asnjë dalje publike me vajzën dhe bashkëshorten e tij.

Por këtë herë moderatori ka bërë një përjashtim dhe për herë të parë e shohim tek emisioni i ‘Rudinës’ në një intervistë lidhur me amfiteatrin i cili u inaugurua ditën e djeshme.

“Bukur shumë këtu po po, ja po presim të fillojë koncerti me Joanën edhe shyqyr që është koha e mirë dhe po e shijojmë , ka dal një gjë shumë e bukur, ja po e inaugurojmë sot me Joanën”, ka thënë moderatori duke i drejtuar mikrofonin vajzës së tij.

Arian Çani për herë të parë bashkë në ekran me vajzën e tij/Foto Read More »

Këngëtari ofendon Encën: e krahason me pulën e Eurovizion

Enca është një nga artistet e njohura shqiptare e cila daljen e saj të parë e ka pasur në disa kompeticione ku një ndër tyre ishte the spektakli ‘The Voice Albania’. Mirëpo pavarësisht se nuk arriti të kalojë fazën e parë, Enca sot është një nga këngëtaret më të pëlqyera nga publiku.

Por këngët dhe muzika e saj nuk pëlqehet nga të gjithë kolegët. Njëri prej tyre është edhe këngëtari Lorenc Hasrama, i cili gjithashtu është bërë i njohur në ‘The Voice’, por ndryshe nga këngëtarja ai arriti të kalonte disa faza në këtë kompeticion.

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Wake up’ ndërsa ishte duke folur me moderatorët për ‘The Voice’ ra fjala dhe tek fituesja e Eurovizion Netta Barzilai, të cilën Lorenci e krahasoi me Encën.

“Jo në Shqipëri nuk është se nuk ka dal njëra si puna e asaj, se është një që e kemi. E kam për Encën” , tregoi Lorenci duke qeshur.

Ndërsa nga ana tjetër dëgjohet Isli duke i thënë:’ Asaj i marrsh të keqe ti’ dhe Lorenci ja kthen batutën: “Jo nuk ja marr se ka shumë të këqija ajo”.

Këngëtari ofendon Encën: e krahason me pulën e Eurovizion Read More »

Kryeredaktorja e “Opinion” ju mbyll gojën të gjithëve: Nuk është problemi juaj ikja e Blendit

Prej disa ditësh ka qarkulluar lajmi se Blendi Fevziu do të largohet nga “Tv Klan” për të transmetuar emisionin e tij “Opinion” në “Top Channel”.

Ende nuk ka pasur një reagim nga gazetari për vërtetësinë e këtij lajmi, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen tek fansat e publiku i emisionit të tij.

Ndërkohë kur pritet edhe përgjigjja e Blendit, kryeredaktorja e ‘”Opinion”,  Desada Metaj, përmes një postimi të bërë në profilin e saj në Facebook, ka shkruar se “si pjesë “10 vjeçare” e stafit, jam e bindur që nuk ka patur kurrë rëndësi logo e tv që transmeton emisionin, krahasuar kjo me produktin që shikuesit kanë ndjekur dhe do vazhdojnë të shohin në vazhdim”, ndërsa shton se “Të gjithë kuriozët duhet të presin dhe pak për vendimin”.

Postimi i plotë i Desada Metaj:

Mes shume halleve që ka ky vend, na del problem dhe ekrani ku do transmetohet emisioni “Opinion”. Personalisht, si pjesë “10 vjeçare” e stafit, jam e bindur që nuk ka patur kurrë rëndësi logo e tv që transmeton emisionin, krahasuar kjo me produktin që shikuesit kanë ndjekur dhe do vazhdojnë të shohin në vazhdim.

Të gjithë kuriozët duhet të presin dhe pak për vendimin.

Ndërkohë që për shikuesit e rregullt te emisionit, jam e bindur se logo ku transmetohet emisioni i tyre i dashur nuk ka kurrfarë rëndësie.

Kryeredaktorja e “Opinion” ju mbyll gojën të gjithëve: Nuk është problemi juaj ikja e Blendit Read More »