ShowBiz

Për të gjithë ata që janë kuriozë se ku i gjen lekët nusja e Berishës, Arminës duket se nuk ja mban më barku dhe na e thotë troç

Armina Mevlani është një nga personazhet më të përfolura të mediave rozë për shkak se është e lidhur me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ajo reklamon herë pas herë në profilin e saj në Instagram disa foto nga eventet ku është e pranishme.

Ditët e fundit blogerja ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto dhe komentet kanë vërshuar.

Një komentues i është hakërryer për mënyrën e saj luksoze të jetesës dhe i ka komentuar nën foto.

Ai i shkruan:

Kapardisu me lekët e popullit se herët a vonë Zoti nuk harron.”

Ajo i ka kthyer përgjigje:

“Me thënë të drejtën i gjithë eventi ka qenë i organizuar nga Moet & Chandon dhe meqë nuk e kuptoni, puna ime është e lidhur pikërisht me këtë gjë, reklamimin e brandeve ashtu siç ky udhëtim e shumë të tjera organizohen nga vetë firmat dhe financohen po nga ato.”

Për të gjithë ata që janë kuriozë se ku i gjen lekët nusja e Berishës, Arminës duket se nuk ja mban më barku dhe na e thotë troç Read More »

Fevizu e konfirmon: Jam në bisedime me Top Channel!

Pak ditë më parë në media u përfol largimi i mundshëm i Blendi Fevziut dhe stafit të tij nga Tv Klan drejt Top Channel.

Por, kjo lëvizje e mundshme nuk paska qenë thjeshtë një thashetheme, pasi ka vetë Fevziu në një intervistë për Panorama e ka  konfirmuar se është në bisedime me Top Channel dhe oferta i ka ardhur nga miku i tij Ben Blushi.

“Disa kohë më parë, në një bisedë me Ben Blushin, drejtorin e ri të Top Channel, kemi folur për disa pakënaqësi të miat në Tv Klan. Kanë qenë probleme që lidheshin me mënyrën konceptuale dhe funksionale të televizionit, për të cilat ka debate në çdo media. Ben Blushi më bëri një propozim për t’u bërë pjesë e Top Channel. Duke parë mënyrën se si ai Televizion po fuqizon linjën politike dhe gazetareske pas ardhjes së Blushit, u ndjeva i tunduar nga ky propozim. Deri tani nuk kam marrë asnjë vendim nëse do transferohem në Top, apo do të qëndroj në Klan”- thote ai./ I.M-Dritare.net

Fevizu e konfirmon: Jam në bisedime me Top Channel! Read More »

Ermal Meta shtang të gjithë, tregon fëmijërinë e tij të vështirë: “Shisja gazeta në semafor”/Foto

Ermal Meta këngëtari me origjinë shqiptare i cili karrierën e tij e ka zhvilluar në Itali ditën e djeshme ka mbërritur në Tiranë, ku dhe sot në 1 qershor do të mbajë një koncert në Sheshin Skënderbe.

Përpara performancës së tij Ermali ka vendosi që të bëjë një konferencë për mediat, ku dhe ka rrëfyer më shumë gjëra për jetën e tij private dhe për famën që ka fituar në Itali.

Por siç tregoi dhe këngëtari jeta e tij nuk ka qenë kaq e thjesht, pasi rruga drejt famës ka qenë e mbushur plotë me vështirësi.

Ermali tregoi se i është dashur të punojë që në moshë të vogël , por mendjen e tij gjithmonë e ka pasur tek pasioni i tij.

“Kur isha 14 vjeç shisja gazeta në semaforë dhe ngaqë nuk e dija që boja linte gjurmë, kur prekja fytyrën bëhesha sterrë i zi. Kur shkoja në shtëpi mamaja gjithmonë më pyeste, “ku ke qenë?”. Unë i thosha që isha në punë, por thoshte që nuk më besonte”, tregoi Meta.

Ndër të tjera këngëtari ka rrëfyer se pavarësisht vështirësive që ka hasur në jetën e tij kurrë nuk hoqi dorë nga muzika.

“Duart i kisha atje në punë, por mendja ishte në vend tjetër. Çfarëdolloj eksperience pune që kisha, mendja shkonte te muzika. Çdo njeri që takoja ishte një histori. Secili i ka historitë brenda, mund t’ia lexosh pak në sy, por jo gjithmonë. Kështu që pjesën tjetër e shpikja dhe pastaj e shkruaja. Shkoja në shtëpi e shkruaja këngë, e ndjeja urgjencën e krijimtarisë. Fillimisht kisha më shumë me pasion pianon sesa kitarën. Kur theva këmbën në basketboll, i thash një shoku të më sillte një kitare, ta mësoj. Aty zbulova një botë tjetër”, u shpreh Ermal Meta.

 

Ermal Meta shtang të gjithë, tregon fëmijërinë e tij të vështirë: “Shisja gazeta në semafor”/Foto Read More »

“Nuk e prisja të më gjuaje kështu”, Arian Çanit i ndodh e papritura në studio

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Zonë e lirë”.

Peristeri kishte ardhur tepër seksi me një fustan të shkurtër, ajo dukej në formë. Që në hyrje drejtuesi i emisionit Arian Çani e ka komplimentuar për dukjen e saj. Çani e ka pyetur Anxhelën nëse pse ishte kaq në formë, ajo është shprehur se ka filluar të ushtrohet në palstër dhe ndjehej më mirë pas kësaj.

Më tej Çani i ka i kujtuar kohën kur ishte tepër dobët, madje i ka thënë se atëherë e pëlqente atë më shumë.

https://www.facebook.com/Zoneelireofficial/videos/10157498374364196/?t=0

Teksa ishte duke biseduar me Çanin për videoklipin e saj të ri, Anxhela papritur i ka bërë një kompliment gazetarit të njohur, që e ka çuditur edhe vet këtë të fundit. “Je bërë shumë i bukur sot”, i ka thënë Anxhela Çanit, ndërsa moderatori ia ka kthyer “Po unë jam thinjur… Nuk e prisja të më gjuaje kështu në studio”, është shprehur ai, duke treguar habi.

“Tani çfarë duhet të bëj unë, të ngrihem të të puth sipas traditës?”, ia ka kthyer Çani. “Jo jo s’është nevoja, më ke puthur 7 herë në faqe deri tani”, ia ktheu duke qeshur Anxhela.

“Nuk e prisja të më gjuaje kështu”, Arian Çanit i ndodh e papritura në studio Read More »

Koncerti në Tiranë, Ermal Meta dhe Eugent Bushpepa ndezin sheshin Skënderbej

“Mezi pres. Ju dua shumë”. Këto kanë qenë fjalët e para të Ermal Metës për koncertin, i cili ka nisur pak minuta më parë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa konfirmonte ardhjen në Tiranë një muaj më parë. Aktualisht po performon rokeri që përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision”, Eugent Bushpepa i cili është pritur me ovacione nga mijëra spektatorë të pranishëm në sheshin “Skënderbej”.

Ermal Meta ka filluar koncertin e tij në sheshin “Skënderbej” që është i mbushur plot nga publiku shqiptar. Ai e ka nisur me këngët e tij italiane, por nuk dihet nëse do bëjë ndonjë interpretim të këngëve shqiptare. I veshur me xhaketë gold dhe me këmishë, Ermali po dhuron emocione për shqiptarët.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm ishte në konferencë ku rrëfeu për jetën e tij personale dhe për këngët që do të sjellë në vazhdim. Ai tha se ka shkruajtur disa këngë shqip, por duhet t’i studiojë mirë për ti publikuar./D.M-DRITARE.NET

Koncerti në Tiranë, Ermal Meta dhe Eugent Bushpepa ndezin sheshin Skënderbej Read More »

Pas divorcit të bujshëm, Jonida Maliqi flet për planet për martesën: S’ka jetë pa dashuri

Historia e saj e dashurisë përfundoi pas 17 vitesh lidhje me ish-bashkëshortin, Gent Prizreni.

Por edhe përse marrëdhënia e saj mori fund, Jonida Maliqi është shprehur se ende vazhdon të besojë në ndjenjën e dashurisë.

“S’ka jetë pa dashuri. Është ajo që të krijon vetbesim, të mbush shpirtin dhe besoj se askush nuk dëshiron të jetë i vetëm” – tregoi Jonida Maliqi në një intervistë për “Thumb” pak javë më parë.

Mirëpo këngëtarja jo vetëm që beson tek dashuria, por edhe mund të veshë sërish fustanin e bardhë. Jonida Maliqi, ishte e ftuar ditën e djeshme në një sfiltatë me fustane nusërie, ku u shpreh për mikrofonin e emisionit “Pop Culture” për fustanin e saj të ëndrrave.

“Unë nuk kam plan të martohem, por kurrë mos thuaj kurrë. Mua më pëlqen e bukura dhe fustanet e nusërisë kanë formën e madhështisë dhe që e vogël jam rritur me idenë e princeshave” – tregoi këngëtarja e hitit “N’errësirë”.

Jonida Maliqi dhe Gent Prizreni iu drejtuan Gjykatës për t’u divorcuar pas 10 vitesh martesë. Ata janë prindër të një djali, të quajtur Dan.

 

Pas divorcit të bujshëm, Jonida Maliqi flet për planet për martesën: S’ka jetë pa dashuri Read More »

Flamur Çelaj na njeh me familjen më 1 Qershor: Sytë nga perëndia, mbase më bekon edhe me 3 fëmijë të tjerë?!

Sot me rastin e 1 Qershorit, festës së fëmijëve, ish-deputeti i LSI njëherazi Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në LSI, Flamur Çelaj na ka prezantuar me familjen e tij, bashkëshorten dhe tre fëmijët.

Por duket se dëshira e Çelajt është të ketë edhe tre fëmijë të tjerë, dhe këtë nuk heziton ta thotë hapur për të gjithë miqtë e ndjekësit e tij.

“1 Qershor , Sytë drejtuar nga perëndia, mbase më bekon edhe me 3 fëmijë të tjerë?!
Gëzuar festën e fëmijve”, shkruan ish-deputeti.

Flamur Çelaj na njeh me familjen më 1 Qershor: Sytë nga perëndia, mbase më bekon edhe me 3 fëmijë të tjerë?! Read More »

Rrëfimi emocionues i Ermal Metës: Ja çfarë punoja kur isha fëmijë

Këngëtari dhe kantautori me origjinë shqiptare Ermal Meta ka mbërritur në Tiranë, ku do të mbajë një koncert sonte në mbrëmje në sheshin ‘Skënderbej’.

Pak më parë fituesi i festivalit të Sanremos ne Itali, beri një bashkëbisedim më të rinjtë tek Muzeu Kombëtar.

Meta iu përgjigj shumë pyetjeve, lidhur me karrierën profesionale, plane të tij në muzikë,  si dhe sukseseve që ai ka arritur deri tani.

Gjatë këtij bashkëbisedimi Meta ndau edhe disa moment të vështira të fëmijërisë së tij.

I pyetur nga rinjtë e pranishëm në konferencë se çfarë punësh ka bërë para se bëhej i famshëm, ai përgjigjet:

“Nuk lind njeri i famshëm, vetëm Jezusi ka lindur i famshëm. Si gjithë shqiptarët në Itali, kam bërë punë të ndryshme.

Kur isha 14 vjeç shisja gazeta te semafori, e nuk i shtypnin mirë e nuk kushtonin shumë. Nuk e kisha kuptuar dhe kur prekja fytyrën bëhesha sterr i zi. Mamaja ime kur kthehesha në shtëpi më pyeste: Ku ke qenë?

I thoja, në punë. Nuk është e vërtetë, thoshte, je sterr i zi. Shes gazeta. Si është e mundur, të janë bërë dhe duart sterrë, thoshte.

Pastaj filloi të më besonte pak nga pak. Kam bërë shumë punë, kamarier, barist, kam ngritur shumë pjata, kam bërë shumë stërvitje”.

Rrëfimi emocionues i Ermal Metës: Ja çfarë punoja kur isha fëmijë Read More »