ShowBiz

“Frangaj letër publike Fevziut: Të përgjërohem mos ik, u ndamë kot për një telenovelë turke” / Foto

Ngjarjet më dinamike të jetës publike në vend, gjejnë hapësira edhe në faqet e njohura të humorit që pasqyrojnë anën komike të tyre. Edhe këtë javë, ato kanë ironizuar disa prej zhvillimeve kryesore.

Më poshtë do të shihni memet pikante të ditëve të fundit, ku jeta publike vjen nën një objektivë humoristike.

Hidhini një sy, koha për të qeshur.

“Frangaj letër publike Fevziut: Të përgjërohem mos ik, u ndamë kot për një telenovelë turke” / Foto Read More »

Aktorja shqiptare rrëfen xhelozinë e ish-bashkëshortit: “S’le vend pa e puthur Timo Fllokon”/Video

Ajo është një ndër aktoret shqiptare që ka luajtur disa role në teatër dhe në film, të cilët kanë ngelur në mendjen e të gjithëve ne. Bëhet fjalë për aktoren e njohur Monika Lubonja. Ajo ishte e ftuar sot në emisionin “Thumb” ku tregoi dhe një ndër situatat më të sikletshme gjatë xhirimit të filmit “Përdhunimi” me aktorin e njohur Sheri Mita, por edhe disa prej skenave me aktorin Timo Flloko.

“Kisha në krah Timo Fllokon, këtu kishte një problem tjetër. Timo ka qenë mik i familjes sime. Darkonin në shtëpinë time dhe i thoja ti do më futësh në shkollë teatri. Unë u bëra aktore dhe do luanim bashkë. Timoja ja bënte: ‘Bobo kjo është dhe goca e mikut tim si ta puth këtë.’ Dikush në prapakuint i thoshte ‘Timo të pa Genci’, bashkëshorti im dhe Timo u bë akull. Që në atë kohë sa herë shikonte Gencin i thoshte : ‘Përshëndetje si je (me siklet).’

Skena e ‘përdhunimit’ u bë vetëm njëherë. Dhe tani që e kujtoj dridhem. Kisha veshur një fund të gjatë dhe e ngrita pak, një bluzë pak të hapur. Kur më vjen një operator më ngre fundin lart. Hajde se s’do rrimë me ty tha. Ndërkohë Sheri që thotë ‘si je mirë?’ Mirë Ii them ke të fala nga babi, edhe ai ishte miku i babit. Dhe pastaj ishte momenti që Sheri do më hiqte sytjenat.  Ishte e madhe në atë kohë.  “, rrëfeu Monika.

Mirëpo sikleti më i  madh për aktoren duket se ishte se çfarë do të mendonte bashkëshorti i saj për këto skena.

“Sigurisht që ne kishim bërë një pakt me bashkëshortin që në fillim që secili do bëjë të pamundurën për karrierën e vet. Kur kemi vajtur në premierën e filmit unë sikletin më të madh e pata kur ai të më shikonte në skenën e përdhunimit. E pyeta: Hë si t ‘u duk? ‘Hec mo si mu duk s’le vënd pa e puthur Timo Fllokon.’

Unë me vete time u ndjeva e lehtësuar thashë ky se paska mendjen se më ka dalë kofsha. Do t’i ribëja ato skena, por jo duke abuzuar me trupin tim. Jam e gatshme të bëj skena shumë të bukura”, shpreh Monika.

Aktorja shqiptare rrëfen xhelozinë e ish-bashkëshortit: “S’le vend pa e puthur Timo Fllokon”/Video Read More »

E akuzon si një gazetare të papërgatitur, Ilva Tare flet për herë të parë për sherrin me Ramën

Dy vite më parë i ftuar në “Tonight” të Ilva Tares, kryeministri Edi Rama iu drejtua gazetares se është e papërgatitur duke u shprehur se fakti që është me fëmijë të vogël, nuk i lë kohë të informohet.

“Kështu është kur interviston kryeministrin e papërgatitur po edhe s’keni faj se keni fëmijë te vogël”, i tha Rama.

“Mos kini merak se kjo s’më ka penguar aspak të përgatitem, por je ti qe duhet të kishe ardhur para dy javësh këtu”, ja ktheu Ilva Tare.

Gazetarja ishte e ftuar dje në “Xing me Ermalin” ku e pyetur lidhur me këtë moment, Ilva u shpreh se kjo është taktikë e kryeministrit.

“Unë e mbaj mend shumë mirë edhe pyetjen për të cilën bëhej fjalë. Ka qenë një pyetje që lidhej me kriteret e pakuptueshme të heqjes së ndihmës ekonomike. Dhe kryeministri dihet i ka ato gjetjet e tij që kur nuk do të përgjigjet, devijon dhe e zhvendos bisedën në një plan tjetër. Këtë bëri dhe ai dhe ja doli se nuk u bë lajm mospërgjigja e tij për ndihmën ekonomike, por u bë çfarë më tha mua. Ishte thjesht një taktikë”, u shpreh Ilva Tare.

E akuzon si një gazetare të papërgatitur, Ilva Tare flet për herë të parë për sherrin me Ramën Read More »

Pas zënkës së tyre Agron Llakaj dhe Rudina Dembacaj përballen në prapaskenën e Piter Pan, ja se çfarë ndodhi

Ja ç’ndodhi në prapaskenën e Piter Pan mes Agron Llakaj dhe Rudina Dembacaj

Dihet tashmë që Agron Llakaj dhe Rudina Dembacaj nuk i kanë marrëdhëniet fort të mira me njëri-tjetrin e këtë e kanë shprehur edhe në intervista duke deklaruar se një konflikt mes tyre ka bërë që gjërat të shkojnë në këtë pikë.

Llakaj ishte i ftuar pak javë më parë “Në kurthin e Piter Pan” e teksa të gjithë po prisnin që ai të përballej me Rudinën në skenë, kjo nuk ndodhi.

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, aktorja ka treguar se në prapaskenë, është përballur me Agronin, por nuk i kanë folur njëri-tjetrit.

“Unë kalova aty, se kisha rrugën, po ai bëri nga dy hapa mbrapa, më shmangu, mirë bëri, për çfarë mos më shmangte. Unë si flas kurrë, edhe po të më vijë të më lutet, nuk i flas”, u shpreh Rudina.

javascript:;

Pas zënkës së tyre Agron Llakaj dhe Rudina Dembacaj përballen në prapaskenën e Piter Pan, ja se çfarë ndodhi Read More »

Ilva Tare tregon si e gjuanin eprorët në fillimet e karrierës së saj

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin”, ishte gazetarja e njohur të cilën prej vitesh e keni parë në ekran edhe si spikere e lajmeve, edhe si moderatore të emisionit të saj “Tonight”.

Ashtu si të gjithë të ftuarit, edhe Ilva Tare sot u përball me pyetjen pikante të Kejvinës së cilës i dha një përgjigje diplomatike.

“Në fillimet e tua të ka gjuajtur ndonjëherë ndonjë nga eprorët?”, ishte pyetja e Kejvinës për gazetaren.

“Edhe mbase më kanë gjuajtur, por unë s’kam kuptuar gjë”, u përgjigj Ilva.

Ilva Tare tregon si e gjuanin eprorët në fillimet e karrierës së saj Read More »

Tjetër zë kundër koncertit të Ermal Metës: Patriotizëm hipokrit! Pse nuk këndojnë falas për bashkëatdhetarët

Një këngetar grek vjen në Tiranë ne një koncert teresisht privat dhe me cmim biletash teresisht transparent pa detyruar askend te paguajë. Kjo quhet antishqiptarizem. Madje turmat u turren për ta bojkotuar, mes te tjerash edhe për çmimin e lartë të biletes.
Shkruan Klodian Tomorri

Nje kengetar shqiptar vjen ne Tirane i paguar nga para publike, te kamufluar ne kanale private ne menyre teresisht jo transparente. Askush nuk di sa dhe si. Ky quhet patriotizem.

Pasneser do vije nje tjeter kengetare shqiptare, po me dore të rende, por patriote aman, qe do te paguhet qindra mije euro nga taksapaguesit e saj te varfer, serish permes nje skeme te kamufluar me kanale private. Prape, edhe ky quhet patriotizem.

Tek kengetari grek paguan vetem ata qe donin te shkonin ne koncert. Nuk u detyrua askush te paguaje jashte vullnetit te tij. Tek kengetaret shqiptare pagoi dhe fakir fukarai qe nuk i bie mendja kurre per koncert se nuk e lene hallet.

Ja ky eshte patriotizmi hipokrit.

Te gjithe ne ndihemi shume krenar nga kengetaret shqiptarë qe bejne fame dhe nderojne emrin e Shqiperise neper bote. Ata i japin shume Shqiperise. Por dikush me te drejte mund te pyese;

A nuk munden, qe qofte edhe nje here te vetme, te vijne ne Memedhe pa u kujdesur per perfitimet ekonomike? A nuk munden qofte edhe nje here te vetme, ne shenje mirenjohje te kendojne falas per bashkeatdhetaret e tyre, njerezit me te varfer te Europes?

Ky popull dhe keta njerez do vazhdojne t’i duan dhe te krenohen me ata pergjithmone, pavaresisht cdo gje. Por po ashtu edhe ato dy pyetjet me siper do te jene te drejta gjithmone, pavaresisht cdo gjeje.

Tjetër zë kundër koncertit të Ermal Metës: Patriotizëm hipokrit! Pse nuk këndojnë falas për bashkëatdhetarët Read More »

Merr vendimin më të vështirë e të pakthyeshëm, çfarë njofton Turian Hyska

“Pas 14 vitesh dhe më shumë se 13 programe të realizuara, sezoni i ri televiziv nuk do të më gjejë më në Vizion Plus!”. Këtë lajm e ka dhënë vetë prezantuesi Turjan Hyska, mes një postimi të gjatë në faqen e tij ne Facebook, duke njoftuar ndarjen me televizionin ku punoi per shume vite me radhe.

Postimi Turjan Hyskes

Pas 14 vitesh dhe më shumë se 13 programe të realizuara, sezoni i ri televiziv nuk do të më gjejë më në Vizion Plus! Një vendim i vështirë, por i pakthyeshëm, i ardhur natyrshëm pas një eksperience që mund ta quaj fantastike në tërësinë e saj!

Në Shqipëri thonë që është pothuajse e pamundur të shkëputesh pa mëri apo inate! Epo ky është një ndër ato rastet që ndodh!

Së pari, dua të falenderoj Genc Dulakun, i cili më dha mundësinë të provoj çdo rol në atë kompani, nga drejtues programesh me fëmijë deri tek të qënurit drejtor ekzekutiv në Vizion Plus.

Une u rrita ne familjen “Vizion Plus” duke punuar, duke gabuar, mësuar, dështuar apo duke shijuar suksese! Duke marrë vet vendime të drejta apo të gabuara. Dhe kjo eshte fantastike!

Termi “familje” shpesh duket klishe, por nuk gjej fjalë tjetër për grupin e Vizionit, pasi të qënurit familje ka qënë forca më e madhe e atij institucioni dhe uroj me shpirt mos ta humbasë kurrë këtë tipar dallues!

Dua të falenderoj pa përjashtim të gjithë njerëzit (edhe ata që s’më duan hiç) me të cilët u rrita në atë kompani, sepse të gjithë kanë punuar dhe ndihmuar për të ndërtuar “Turin e Vizionit”. Kam marrë shumë nga të gjithë dhe uroj që t’i kem dhënë po aq shumë!

Rrjedhimisht mbas më shumë se 8 vitesh më duhet të largohem edhe nga Tring! Një kompani që nisi me një grusht njerëzish ëndërrimtarë, të “çmendur”, që nuk dëgjuan për asnjë sekondë ata që u thoshin se ajo kompani nuk kishte të ardhme!

Tring, është rasti tipik ku pasioni, dëshira dhe puna 24/7 sjell sukses dhe unë jam krenar që kam vendosur tullën time modeste në atë sipërmarrje tashmë të konsoliduar, e cila vetëm zgjerohet në tregun televiziv! Të gjithë stafin e kam xhan dhe ata e dinë.

Në fund dua të them dy fjalë për një zonjë që më ka mësuar shumë! I dha formë energjisë, dëshirës sime shpesh kaotike për të drejtuar!

Me urtësi dhe kujdes më ndihmoi te kuptoj sesi një drejtues i zoti, nëpërmjet shembullit personal dhe besimit, mund t’i nxjerrë më të mirën stafit që e rrethon! Mund të flisja më gjatë por e di që nuk i pëlqen t’i bëjnë komplimenta ndaj po e lë me kaq! Thnx Rida

Embëlsira për në fund!

Publik i dashur që më keni parë çerr në ekran dhe tashmë plot 33 vjeç, kam vetëm një mesazh: “Taksirat do më duroni dhe ca! Do bëni, çdo bëni, kemi netë të gjata përpara!”

Mos harroni, fantazia është pasuria më e madhe që kemi.

Ju dua,

Turjan Hysko.

Merr vendimin më të vështirë e të pakthyeshëm, çfarë njofton Turian Hyska Read More »

Më në fund Saimir Tahiri i lirë, gruaja poston foto, ja si duket ai

Familja Tahiri duket se po shijon lirinë e kryefamiljarit, pasi e shoqja Fatlinda Berisha, Saimir Tahiri dhe djali i tyre shihen në natyrë. “Jo thjesht ne të tre”- shkruan bashkë me foton bashkëshortja e Tahirit.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, edhe pse është nën hetim ai arriti që të fitonte lirinë,  pas vendimit nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.

Tahiri në fillim i vendos në arrest shtëpie, pas vendimit të shkallës së parë, por me apelimin e vendimit ai u la sërish i lirë.

Më në fund Saimir Tahiri i lirë, gruaja poston foto, ja si duket ai Read More »