ShowBiz

Pas Ilir Metës, për herë të parë presidente e Shqipërisë një grua/Foto

Në “Xing me Ermalin” mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar Ilva Tare e cila Prej më shumë se një viti është drejtuese e bordit të Soros e lidhur më këtë gazetarja ka folur sot ku ndër të tjera është pyetur se a është e vërtet që Soros vendosin kush do jetë kryeministër i ardhshëm.

“Thonë që këta njerëzit e Sorosit vendosin kush do jetë kryeministër, kë keni vendosur që do jetë kryeministër pas Edi Ramës?”, i tha Ermali Ilvës e cila iu përgjigj: “Nesër kemi lënë një mbledhje, mbarojmë emisionin dhe flasim, ke ndonjë sugjerim ti?”

“Unë do shpresoja që ta merrte një grua postin, për ty thonë që do marrësh presidencën”, i tha Ermali.

“Qyqja do thonë që vuri Soros presidentin pastaj, jo, jo nuk ndodh, nuk besoj se ndodh”, u shpreh Ilva.

 

Pas Ilir Metës, për herë të parë presidente e Shqipërisë një grua/Foto Read More »

Performanca e ‘magjishme’ e Rita Orës, spektakël dhe emocione në sheshin ‘Skënderbej/Foto

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora dhuroi spektakël dhe emocione mbrëmjen e kësaj të diele në sheshin “Skëndërbej”.

Atmosfera është ndezur nën ritmet e muzikës dhe performancës së shkëlqyer të Rita Orës ndërsa sheshi ishte i populluar nga qytetarë dhe adhurues të këngëtares.

Menjëherë sapo është ngjitur në skenë këngëtarja, publiku shqiptar e ka mirëpritur, duke brohoritur e kërcyer në ritmet e mrekullueshme të muzikës së saj.

Pas shkëlqimit të Ermal Metës në koncertin e 1 qershorit, është Rita Ora ajo që ndez skenën e sheshit “Skënderbej” në Tiranë.

Koncerti u realizua me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës. Koncerti ka filluar ne orën 18.00 me disa “DJ” të famshëm. Më pas performuan këngëtarët Kida dhe Yli Limani, për të mbërritur me performancën e Rita Orës.

Këtë verë, Tirana do të jetë stacioni i yjeve të muzikës botërore ./ATSH

Performanca e ‘magjishme’ e Rita Orës, spektakël dhe emocione në sheshin ‘Skënderbej/Foto Read More »

Prekëse: E braktisi kur ishte foshnjë, nëna gjen djalin pas 45 vitesh: Të kërkoj falje

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ditën e sotme ishin të ftuar Lumturia dhe Fatjoni, nënë e birë që për 45 vite nuk e kanë parë njëri-tjetrin. Lumturia është detyruar ta braktisë Fatjonin kur ai ishte 3 muajsh. Ajo kishte ardhur nga Palermo për të treguar historinë tek “E diela shqiptare”, por nuk e dinte që djali po e dëgjonte nga ana tjetër e murit.

Lumturia tregoi se kur ishte 16 vjeçe ishte dashuruar me një djalë nga Elbasani dhe kishte mbetur shtatzënë. Kur e mësoi, i dashuri i kërkoi ta hiqte fëmijën dhe e braktisi. Lumturia nga dëshpërimi kishte marrë armën e të atit i cili ishte ushtarak dhe kishte vendosur t’i jepte fund jetës. Babai e kishte kuptuar, kishte lajmëruar policinë dhe për fat të mirë tragjedia u parandalua. Prindërit e Lumturies mësuan se ajo është shtatzënë por nuk iu gjendën pranë sepse nuk mund ta pranonin këtë. Lumturia tregoi se kishte qëndruar 3 muaj në maternitet duke e ushqyer djalin me gji. Pas 3 muajsh duhej të largohej nga spitali, babai nuk e linte të merrte djalin dhe Lumturia u detyrua ta braktiste në jetimore.

“Vajta për ta parë çunin prapë në maternitet dhe ato ma nxorrën dhe ika prapë në shtëpi. Kur vajta herën tjetër e kishin larguar dhe nuk e gjeta sepse e kishin çuar në befotrof. Një komshia ime që ishte mami më tha që e kanë çuar në Shkodër. Vajti çuni i xhaxhait për ta kërkuar dhe vëllai im po ashtu por u thonin që ‘nuk kemi këtu Fatjon Bregu’ e nuk tregonin”, u shpreh Lumturia.

Ajo nuk ka rreshtur së kërkuari djalin të cilin e takoi sot tek “E diela shqiptare” pas 45 vitesh. “Jam e lumtur që e shoh. Më ka munguar por nuk e kam harruar dhe gjithmonë e kam kërkuar. Unë kërkoj që të më mirëkuptojë. I kërkoj falje që e lashë se nuk kisha mundësi ta mbaja për momentin”, tha Lumturia teksa nënë e bijë u përqafuan.

 

Prekëse: E braktisi kur ishte foshnjë, nëna gjen djalin pas 45 vitesh: Të kërkoj falje Read More »

Arbana Osmanit i ndodh surpriza që nuk e priste kurre, shfaqet duke u dridhur dhe qarë nga ajo që kaloi

Të gjithë e duan Arbanën! Stafi i programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i shprehur dashurinë dhe mirënjohjen drejtueses së këtij projekti, Arbana Osmani kishte përgatitur disa surpriza. Mënyra që ata kishin gjetur për ta surprizuar moderatoren ishte një klip me momentet më gazmore të Arbanës, të cilin e prezantoi regjisori Eduart Grishaj.

Ama kjo nuk ishte surpriza e vetme për moderatoren, pasi stafi kishte përgatitur edhe një klip në të cilën u shfaqën disa nga njerëzit më të afërt të Arbanës në vite.

Momenti që e përloti moderatoren ishte dedikimi i shoqes së saj të gjimnazit, Florena, e cila prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë. “Ti je një nga njerëzit më të çmuar të jetës time. Nuk është e vështirë të bëhesh shoqe me ty pasi ti ke aftësinë t’i bësh të gjithë për vete, me buzëqeshjen dhe zemrën tënde. Vazhdo të bësh të lumtur të gjithë ashtu siç di vetëm ti”.

Sakaq pjesë e klipit ishin edhe disa nga bashkëpunëtorët e parë të Arbanës, Artan Kristo, Bojken Lako e Alban Dudushi, të cilët treguan fillesat e një karriere të gjatë dhe të suksesshme.

Surpriza e fundit e stafit për Arbanën ishte këngëtari i saj i preferuar për momentin, Ylli Limani, i cili performoi këngët e tij dhe e falenderoi moderatoren që kishte qënë një frymëzim për të dhe për shumë njerëz të tjerë.

Në fund Arbana Osmani falenderoi publikun që si gjithmonë e ka mbështetur dhe e ka vlerësuar në çdo projekt të sajin. Surpriza që moderatorja kishte përgatitur për ta ishte një tortë e madhe, ku i ftoi të gjithë të ëmbëlsoheshin duke i lënë takimin tjetër sezonin e ardhshëm.

Arbana Osmanit i ndodh surpriza që nuk e priste kurre, shfaqet duke u dridhur dhe qarë nga ajo që kaloi Read More »

Mësoji djalit shqip ose mos hajde më në shtëpi, babai bën për një lek vajzën live

I ftuar sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ishte Nuredini i cili kishte ardhur nga Brindisi i Italisë për të shprehur një shqetësim mbi faktin që nipi i tij 6-vjeçar nuk flet shqip.

Vajza e tij, Ada është e martuar me një italian, Robertin me të cilin ka një djalë, Mikelen. Mirëpo 6-vjeçarit Ada nuk i ka mësuar shqip dhe kjo e shqetëson Nuredinin.

“Djali kupton shqip por nuk e flet. Ai reagon po të flasësh keq për atë por nuk na e kthen në shqip por në italisht. Dëgjoj një ditë një zonjë në një supermarket që i fliste italisht fëmijës. E njihja atë zonjën sepse ishte nga fshatrat e Kavajës. I thashë ‘me këtë italishten që flet ti, si mund t’i flasësh fëmijës? Fliti ore shqip! Kur do ta mësojë ky? Më tha që kështu jemi mësuar. I bëra një pyetje ‘ti si i shikon ëndrrat, në shqip apo në italisht’? Pse ma bën këtë pyetje, më tha. Jo i thashë unë, sepse atëherë njeriu është pa ndienja. ‘Shqip i shikoj’ më tha. ‘Atëherë je shqiptare puro i thashë, andej nga Kavaja ndaj fliti fëmijës shqip”, u shpreh Nuredini.

Ada, vajza e Nuredinit erdhi në studio dhe kur mori mesazhin e të atit u shpreh se “djali di shqip por nuk flet sepse ka frikë se gabon”. Nuredini i la afat deri në fund të vitit që Mikele të flasë shqip, përndryshe nuk jenë më të mirëpritur në shtëpinë e tij funjavave.

Mësoji djalit shqip ose mos hajde më në shtëpi, babai bën për një lek vajzën live Read More »

Bënë bamirësi, i ndërtuan shtëpi të re, shqiptari i pakënaqur: Dua dhe katin e dytë

Themeluesi i organizatës së bamirësisë ‘Fundjavë ndryshe’, Arbër Hajdari, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Xing me Ermalin’, ku tregoi për punën e palodhur dhe misionin e tij për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

I pyetur nga Ermali nëse ka patur njerëz që kanë mbetur të pakënaqur edhe pasi ‘Fundjavë ndryshe’ kishte bërë bamirësi për ta, Arbri rrëfeu një rast në qytetin e Fierit.

“Kemi një rast. Kishim lënë ditën e inagurimit, atë ditë po binte dhe borë. Marrim kryefamiljarin në telefon, ata nuk e kishin parë shtëpinë dhe i themi “Në këtë orë kemi lënë inagurimin e shtëpisë, kështu që mos harro.”

Në fillim fare ne po e prisnim familjen tek shtëpia, që ti dorëzonim çelësat. Vjen kryefamiljari vetëm, fëmijët dhe bashkëshortja po vinin mbrapa. I thashë “Pse je mërzit?”. Reflektonte ajo vetë, gjithë ajo shtëpi, 100 metra katror. Edhe tha:

“Mirë mirë duket kshu, po ku janë kto hekrat për të bërë katin e dytë ktu?” – tregon Arbri, ndërkohë që publiku shpërthen në të qeshura.

Bënë bamirësi, i ndërtuan shtëpi të re, shqiptari i pakënaqur: Dua dhe katin e dytë Read More »

Fevziu rrëfen bisedat dhe konfliktet me Frangajn, tregon ofertën tunduese që i bëri Blushi

Si njeri i medias, me eksperiencë të gjatë dhe të suksesshme, Blendi Fevziu e di mirë që kur përflitet shumë për një lajm, e mira do të ishte që vetë personi i thirrur në kauzë, të tregojë si qëndron e vërteta dhe Fevziu pranoi të japë një intervistë për “Panorama Plus” ku sqaron nëse do ta lërë Klanin për Top Channel, nëse ka pasur ndonjë konflikt me mikun e tij të hershëm Frangajn, sa ndikim ka pasur miku tjetër i tij Ben Blushi etj.

Fevziu pranon se për këtë lajm që tashmë është bërë publik, shumë njerëz e kanë pyetur atë dhe stafin e tij, ndaj pranon të jetë i hapur dhe i drejtpërdrejtë.

Zoti Fevziu, hyjmë direkt e në temë me pyetjen e parë, a është e vërtetë se do ikni nga televizoni Klan? Nëse po, cila është arsyeja?

Meqenëse ky lajm është bërë publik dhe shumë njerëz më kanë pyetur mua dhe stafin tim, do jem shumë i hapur dhe i drejtpërdrejtë me ju. Disa kohë më parë, në një bisedë me Ben Blushin, drejtorin e ri të Top Channel, kemi folur për disa pakënaqësi të miat në Tv Klan.

Kanë qenë probleme që lidheshin me mënyrën konceptuale dhe funksionale të televizionit, për të cilat ka debate në çdo media. Ben Blushi më bëri një propozim për t’u bërë pjesë e Top Channel. Duke parë mënyrën se si ai Televizion po fuqizon linjën politike dhe gazetareske pas ardhjes së Blushit, u ndjeva i tunduar nga ky propozim.

Deri tani nuk kam marrë asnjë vendim nëse do transferohem në Top, apo do të qëndroj në Klan. E kam biseduar me disa nga njerëzit e mi të afërt dhe vendimin do ta marr shpejt, në përputhje me shumë ndjesi dhe fakte që kanë rëndësi për mua dhe stafin tim. Dhe natyrisht që të jenë të pranueshme për televizionin ku do punoj.

Por, sipas meje, kjo s’ka ndonjë interes për publikun. Largimi i “Opinion” nuk e dobëson Klanin. Mund të jetë një humbje që ka lidhje me pjesën emocionale dhe historike të Tv, por jo me të ardhmen. As shkuarja e “Opinion” në Top nuk e fuqizon atë.

Televizioni është një harmonizim i shumë programeve dhe një emision më shumë apo më pak nuk luan asnjë rol në të.  Për shikuesit, ata që e ndjekin prej 21 vitesh, besoj se “Opinion” do të vijojë.”

Siç dihet, pronari i Klan, z. Frangaj nuk ka qenë thjesht punëdhënësi juaj, por edhe një mik i ngushtë. Çfarë ka ndodhur mes jush?

Mes meje dhe Aleksandër Frangajt nuk ka ndodhur asgjë konkrete. Vijojmë të jemi miq, por kohët e fundit unë kam pasur një objeksion timin lidhur me linjën programore dhe fenomene të tjera në Klan. Nuk është se i kam folur shumë me Frangajn gjatë kësaj kohe, por i kam diskutuar gjatë së fundmi.

Si çdo debat që lidhet më punën, ka gjëra me të cilat kemi rënë dakord dhe gjëra për të cilat nuk mirëkuptohemi. Por ky është diskutimi i një njeriu që është pronar i Televizionit dhe një personi që thjesht shpreh idetë e tij, duke besuar se kështu do të ishte më mirë për vetë TV. Vendimmarrja i takoj Frangajt dhe besoj se ai e di këtë më mirë se kushdo.

Këtu dua të shtoj një gjë. Emisioni im, në 20 vite thuajse, nuk ka pasur kurrë keqkuptime në Klan dhe as probleme me Frangajn. I vetmi problem, i qershorit 2013, u tejkalua shpejt. “Opinion” ka vendosur ashtu siç ka besuar se ka qenë më mirë. Çdo produkt i mirë apo i kontestuar mund të gjykohet si çështje profesionalizmi, por jo influence të jashtme.

Foto/ “Frangaj letër publike Fevziut: Të përgjërohem mos ik, u ndamë kot për një telenovelë turke”

Dhe në mediat shqiptare ky është një aset i rrallë dhe shumë i vlefshëm që ka ardhur nga drejtuesit e TV.”

Çfarë keqkuptimi ka për linjën programore?

Një debat i gjatë që lidhet me raportin e vlerave dhe qëndrimeve në TV. Nuk dua ta bëj publike sot, sepse nuk e shoh me vend. Ajo që më bën përshtypje, është se në parim të dy mendojmë njësoj, por në ekran korrigjimi nuk po vjen ende.

Lajmi i largimit nga Klan u shoqërua edhe me specifikimin e destinacionit të ri ku mund të shkoni, në Top Channel.”

Në çfarë faze bisedimesh jeni me drejtuesit e këtij televizoni? Sa ndikim ka pasur miku juaj i hershëm Ben Blushi, i cili është drejtor në këtë televizion, që ju të vendosnit për të ndërruar kanal pas shumë vitesh në Klan, pra, a është ai kumbari i këtij vendimi

Me Topin kemi diskutuar detaje që janë kryesisht programore. Blushi ka qenë i hapur. Pa dyshim që nëse do të marr një vendim për t’u transferuar në Top, është kryesisht falë tij. E njoh që fëmijë dhe në thuajse 30 e ca vjet, kemi ndarë ide të ngjashme për politikën, mediat dhe shoqërinë. Kohët e fundit kam parë se në Top ai po mundohet të ndërtojë një projekt mediatik dhe kjo është shumë tunduese. A do ta arrijë këtë, nuk mund t’ju a them. Por jo të gjitha varen prej tij, padyshim.”

Fevziu rrëfen bisedat dhe konfliktet me Frangajn, tregon ofertën tunduese që i bëri Blushi Read More »

Trashëgimtarja e Top Channel shpërthen keq ndaj gazetares së njohur: Një portal që drejtohet nga një femër, na vjen turp…

Blogerja e njohur Lori Hoxha duket se është revoltuar pas një lajmi që ka lexuar në portalin e drejtuar nga gazetarja Mira Kazhani, ku bëhet fjale për format trupore të këngëtares Afërdita Dreshaj.

Në foton e fundit e postuar nga koka te këmbët na i kujtoi. Të gjata dhe pak si çun. Madje po të mos kishim parë fytyrën do mendonim se është djalë. dhe ç’është më e keqja s’ ka palestër në botë e ushtrim që rregullon formën e kovkës së këmbës por pak rëndësii ka”, ka mjaftuar ky lajm që Lori Hoxha të reagojë ashpër ndaj këtijj portali dhe drejtueses së tij.

Mesa duket Lorit i ka dhembur që ky portal ka shkruar në këtë mënyrë për një femër.

“Një portal i drejtuar nga një femër që përcjell këtë lloj mesazhi tek ndjekësit e tij. Dhe kërkojmë që femrat të ndihen të forta, të pushtetshmë të barabarta kur jemi në ato që femrën e ulim çdo ditë”, shkruan e revoltuar Lori në një postim në Instagram.

“Bjonde elegante, tërheqëse i ka thuajse të gjitha Aferdita Dreshaj, veç këmbëve. Do thoni ju i ka të gjata? I ka vërtet po mbase busti dekolteja, por edhe takat që çoç i rregullojnë defektet nuk na kanë lënë të shikojmë më poshtë, për të parë këmbët, madje ta themi troç ja kemi vënë re prej kohësh, po ndoshta gjthë ata që linin kokën pas saj nuk e kanë kuptuar.

 

Trashëgimtarja e Top Channel shpërthen keq ndaj gazetares së njohur: Një portal që drejtohet nga një femër, na vjen turp… Read More »