Një profil në Instagram me emrin e moderatorit Adi Krasta, ka postuar ditën e sotme një foto të vjetër, ku Krasta shfaqet me njërin sy të nxirë në pjesën e poshtme të tij. Nga personi , i cili ka postuar foton nuk ka një koment për foton, por janë komentuesit ata që kujtojnë historinë.
Fjala është për një histori rrahje e cila bëri shumë bujë në vitet ’90-të. Gjithsesi duhet të përmendim se nuk është ende e konfirmur nëse ky profil administrohet nga vetë Krasta, apo nga dikush tjetër.
Profili mund të mos jetë real, por historia e fotos është reale. Ngjarja ka ndodhur në një prej spektakleve të para të moderuara nga Krasta, ” 12 vallëzime pa një të shtunë”.
Sipas medias së atyre viteve motivi i rrahjes ishte një compliment nga ana e Adi Krastës drejtuar një vajze, e cila qendronte në publik. Siç u mësua më vonë vajza ishte në një marrdhënie me një të ashtuquajtur “tip të fortë”. Pas spektaklit moderatori u dhunua nga partneri i vajzës brenda një dyqani.
Mbrëmjen e djeshme koncerti i këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora në kryeqytet u komentua gjatë nga të gjitha mediat jo vetëm shqiptare por dhe të huaja. Rita mblodhi në sheshin ‘Skënderbej’ më shumë se 200 mijë njerëz dhe pas përfundimit të tij ajo mori një dhuratë speciale nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Ai përveç se i dorëzoi ‘Çelësin e Qytetit’ i dha edhe një çifteli të cilën Ritë e përdori menjëherë pas largimit të saj nga Tirana.
Ajo ditën e sotme udhëtoi drejt Veronës ku dhe do të mbajë koncertin radhës , por në aeroport i ka habitur të gjithë të pranishmit teksa ka filluar të kërcej valle ndërkohë që njëri prej miqve të saj po i binte çiftelisë.
Pasi e quajti Rita Orën kurvë, Olti Currin e kanë kryqëzuar fansat duke i dalë kundës asaj që ai ka thënë.
Teksa Olti ka quajtur kurvë Rita Orën ai është shprehur se më shumë i pëlqen këngëtarja Dua Lipa.
Ndërkohë fansat nuk kanë rreshtur së komentuari se ai ka këtë mendim për faktin se Rita është kosovare.
Mirëpo Olti u është përgjigjur menjëherë këtyrë komenteve.
“Rita Ora, Dua Lipa…por më parë ishte Madonna…Kylie Minoug…
Ça lidhje ka Kosova në gjithë këtë?! Pse Dua Lipa që unë pëlqej nuk është nga Kosova! Pseudonacionalistë idiotë”, shkruan Olti.
Elita 5, grupi i shumë hiteve si “Nuk jam Al Kapone”, po bën përgatitjet për një projekt të ri muzikor. Ata kanë nisur xhirimet për klipin e tyre më të ri në Tiranë ku shihen duke kënduar mbi një kamion në orët e vona të natës përgjatë disa akseve rrugore në kryeqytet.
Elita 5 është një nga grupet që na kanë shoqëruar ndër vite me muzikën e tyre rrok.
Mund të themi që janë grupi më i suksesshëm në Shqipëri dhe Kosovë. Ata numërojnë shumë këngë dhe çmime në karrierën e tyre të gjatë muzikore.
Koncerti i mbajtur mbrëmjen e kaluar nga Rita Ora në sheshin ‘Skënderbej’, u ndoq nga të paktën 250.000 persona. Këngëtarja me famë botërore e ngriti publikun peshë dhe bëri që të gjithë shqiptarët të krenoheshin me të duke bërë gjestet patriotike.
Koncerti i mbrëmshëm është përmendur edhe nga gjigandi DailyMail i cili ndër të tjera shkruan se 27 vjeçarja ka interpertuar hitet e saj në Shqipëri, këtë të dielë. ‘E veshur me një kostum të verdhë fosforeshent, Rita shfaqi mrekullisht linjat e saj trupore’, shkruhet në DailyMail.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora dhuroi mbrëmjen e djeshme një spektakël emocionues në sheshin “Skënderbej” ku u mblodhën me qindra shqiptarë. Performancat e saj, por edhe fjalimi dhe gjestet e saj patriotike i emocionuan të gjithë.
Mirëpo ka dhe nga ata të cilët nuk janë adhurues të Ritës, sikurse është blogeri Olti Curri. Ai ka postuar dy foto në Instastory ku tregon se është adhurues i Dua Lipës dhe jo Rita Orës.
“Meqë ra llafi…ju vjen keq që më pëlqen më shumë Dua Lipa? Rita është shumë kurvë(estetikisht) për shijet e mia”, shkruan Olti sipër fotos ku shfaqet Dua Lipa në një ndër performancat e saj.
Për të ndryshuar konotacionin me të cilin e ka cilësuar Ritën, Olti ka postuar një foto të dytë në Instastory ku shkruan:
“Bitch më mirë, se në shqip fjala kurvë tingëllon si kurvë…”.
Imami i njohur Elvis Naci ka shpërndarë një postim shumë prekës dhe që të rrëqeth mishin në rrjetet sociale, i cili të bën të kuptosh se në çfarë realiteti të hidhur jetojmë, ku në një vend kaq të vogël sa Shqiperia, brenda kësaj hartë të vogel, ende ngre krye mjerimi migjenian.
POSTIMI PREKES
Urgjente! Shperndaje!
Miq, vellezer e motra, sot kemi nevoje per ju! Udhetova ne fshatin Malvilez, per ata qe mund te kene degjuar, mund ta quash pa frike rruga mjerimit. Pas dy ore e gjysem udhetim, mes malesh e gropash ku shpeshhere makina qe na dergoi iu desh te humbte mes gropave dhe baltes. Mendoja se kurre pas atyre maleve ka jete. Nje familje e harruar, mes skamjes dhe mjerimit qe ma cau zemren dhe ma trishtoi shpirtin. I gjetem agjerueshem dhe falenderues, ne kushte qe cdo sekond i rrezikohej jeta ne ate shtepi, jetonin pese femije, Asllani djali qe shikoni ne foto, eshte 14 vjec i lindur me anomali, epilepsi dhe peshonte vetem 14 kg.
Plaget e atyre prinderve mes sakrificave te cilat i detyronin ta conin me furgona me jave neper spitale me bene te me lotoje shpirti. Asllani nuk flet, as nuk mund te ankohej, e kjo ua coptonte zemren prinderve e bashke me te tyren edhe timen. Shtepia ku banonin ishte kthyer ne nje makth, cdo dite qe zgjoheshin ishin falenderues qe Zoti u kishte dhene edhe nje dite jete! Nuk e di nuk kam fjale. Eshte nje rast urgjent per te cilin u nisa vete nga Tirana. Ishte nje familje punetore me bujqesi, por nuk mund te siguronin per te kursyer, mbi te gjitha jeta e tyre ishte ne rrezik! Nuk munda te prisja me, e ndava urgjent me ju Vellezer dhe Motra, qe te ndihmojme para se te jete vone dhe te shembet Shtepia dhe degjojme ndonje lajm tragjik. Le te behemi bashke, me lutje, me shperndarje te statusit, mbase beheni shkak dikush ta lexoje dhe ta nxjerrim kete familje nga ajo tragjedi dhe mjerim migjenian. Kam mbetur pa fjale, dora me dridhet kur po e shkruaj kete status, perpara kam fytyren e Asllanit te vogel dhe te dy femijeve te tjere, Marlindit 10 vjec dhe Elizes 8 vjec qe eshte ne foto me mua. Ajo vogelueshe kishte bere operacione ne zemer dhe ne kembe, hallet e asaj familje me trishtuan, e sot ata kane nevoje per ne… Zoti na ruajte dhe na begatofte!
Duket se të bësh joga nuk ka kufizime në moshë, dhe një 97-vjeçare është dëshmia e qartë. Tao-Porchon Lynch lindi nga babai indian dhe nëna franceze. Ajo u rrit në Indi dhe filloi të praktikonte jogan kur ishte 8 vjeçe. Ajo tani jeton në Nju Jork, ku zgjohet çdo mëngjes në ora 5 për t’i mësuar jogan studentëve të saj të moshave të ndryshme, transmeton Gazeta Express.
“Kur isha 8 vjeçe, pashë një grup meshkujsh duke performuar pozita të çmendura në një plazh në Indi. Halla më tha se duke qenë se jam vajzë, joga nuk ishte për mua. Por, unë dëshiroja ta bëja de i thash, “Nëse djemtë mund ta bëjnë atë, edhe unë mundem”.
Ajo thotë se joga është bashkimi i mendjes, trupit dhe shpirtit. “Është si natyra, çdo gjë reciklohet vazhdimisht. Kam zbuluar se mund ta shëroj veten nëse bëj çfarë bën natyra. Më ka larguar gjithmonë stresin dhe më ka ndihmuar t’i kaloj krizat”, thotë ajo.