ShowBiz

“Kush e ka rrogën më të madhe, ti apo Edi”? Linda Rama habit me përgjigjen e saj që askush nuk e priste

Bashkëshortja e Kryeministrit të Shqipërisë, Linda Rama, ishte sonte e ftuar ‘Në kurthin e Piter Panit’ në Tv Klan, ku u përball me pyetjet e sinqerta të fëmijëve, të cilët e vunë edhe në vështirësi.

Njëri prej vogëlushëve e pyeti atë se cili e kishte rrogën më të madhe, ajo apo Edi Rama. Linda u përgjigj se kjo nuk kishte fare rëndësi, pasi familja përbëhej nga dashuria dhe nuk kishte rëndësi se kush e kishte rrogën më të madhe.

Mirëpo vogëlushi insistoi disa herë për të marrë përgjigjen e pyetjes që kishte bërë

“Nuk ka rëndësi fare se kush e ka rrogën më të madhe. Përveç punës, familja ka dhe shumë punë të tjera që duhet të bëjë brenda. Të gjithë duhet të kontribuojnë në familje. Nuk është vetëm rroga kontributi, nuk ka rëndësi. Është dashuria gjëja më e madhe në familje.”- i thotë Linda atij.

“Këtë e kuptova, por pyetja është kush e ka rrogën më të madhe?”- e pyet sërish vogëlushi.

“Ja që unë nuk e di, sepse nuk e kam menduar kurrë ta llogaris, sepse nuk ka rëndësi fare për mua kush e ka rrogën më të madhe. Ka rëndësi se sa kontribuojmë të gjithë në familje, sa e duam njëri-tjetrin. Prandaj je ti gazetar kaq i mirë, sepse ti nuk mbaron, ti do patjetër përgjigjen tënde, por unë këtë përgjigje kam.”- e mbyll Linda.

“Kush e ka rrogën më të madhe, ti apo Edi”? Linda Rama habit me përgjigjen e saj që askush nuk e priste Read More »

Fevziu flet për largimin nga Klani: Do të jetë e dhimbshme shumë, nëse iki do të jetë vendim emocional, jo çështje pagese

Gazetari i njohur Blendi Fevziu duket më pranë se kurrë vendimit për të braktisur televizionin Klan për Top Channel.

E duket se pakënaqësitë me televizionin ku ka vite të tëra që moderon emisionin e tij Opinion, janë shkak i vendimit për t’u larguar. Fevziu ka lënë të kuptohet se nëse merr vendimin për t’u larguar, mund të shtyhet më tepër nga emocionet se sa nga racionaliteti. Sipas tij, televizionet në shqipëri tashmë dominohen kryesisht nga anti-vlerat, dhe kjo shkakton që të mos kenë peshë e sukses.

Pjesë nga intervista në emisionin “Provokacija”:

Sigurisht vendimi që marr, nëse do e marr do dhembi shumë. Nuk është se do të thosha që më keni parë 21 vjet në emision dhe nuk do më shikoni më. Kjo ka të bëjë me lëvizjen. Është një gjë që ka ndodhur rëndomë në botën e futbollit. Është një moment kur ti merr një vendim, e keqja është se vendimi këtu shikohet si financiar, por mund të jetë edhe një vendim emocional.

Nuk kam vendosur akoma. Ta thashë që nuk kam vendosur se po të kisha vendosur nuk do e zgjasja. Jam duke parë edhe atë tundimin e forcës për të më mbajtur. Nëse vendimi ka një dorë emocionaliteti brenda, vendimi është edhe më i paqartë. Nëse do ishte një vendim racional do ishte shumë më e thjeshtë. Racionaliteti krijon qartësi.

Ke lënë të kuptohet se Tv Klan nuk është më ai që ka qenë….

Kjo është një fakt, jo unë mendoj që Tv Klan është në ditët më të mira, por media funksionon nëse e jep goditjen apo suksesin afatgjatë. Kam 21 vjet në ekran. Kam një karrierë gati 30 vjeçare gazetareske. Ulesh një ditë dhe shef një gjë që nuk shkon, e më pas shikon një gjë tjetër që nuk shkon, dhe nuk ndihesh rehat.

Televizioni është mendim dhe pastaj formë. Pjesa bazike është media. Ka disa kode që janë universale, 70 për qind ështe e hapur. Nëse flasim për një televizion si ai më standarti në botë.

Ke patur vendimmarje në Tv Klan?

Kam pasur por nuk jam marrë direkt se nuk kam patur edhe kohë fizike për këtë. Klani ka mbajtur peshën dominuese të zhvillimeve politike në 2007-08-09, por jo gjithmonë pesha e televizionit shkon paralel me këtë. Ne po krijojmë një raport midis vlerave dhe anti-vlerave, zakonisht po dominohemi nga anti-vlerat. Ajo që po të them është që sot ne vijmë në një moment që shikon njerëz pa kulturë, injorantë, që nuk i meritojnë 45 minuta në televizion. Ndërsa shikon intelektualë, rektorë, që dalin një herë në vit.

Fevziu flet për largimin nga Klani: Do të jetë e dhimbshme shumë, nëse iki do të jetë vendim emocional, jo çështje pagese Read More »

Ermal Meta takon Rita Orën dhe mrekullojnë italjanët: Çfarë ju japin të hani në Shqipëri?!/Foto

Pas koncertit që mbajti në Tiranë, Ermal Meta u nis për në Itali, ku pati një takim vërtet interesant me këngëtaren shqiptare, Rita Ora.

Kjo e fundit mbajti një koncert në Verona dhe në të nuk mund të mungonte bashkëkombësi, Ermal Meta. Ky i fundit ka publikuar një foto të këndshme nga takimi që pati me Ritën.

“Shqiptarë”, shkruan Ermal Meta në Instagram, ndërsa fansat shqiptarë janë mrekulluar nga ky takim.

Ka dhe fansa italianë që çuditen me talentin dhe bukurinë e Ritës dhe Ermalin. Njëri prej tyre shkruan:

“Nga Eurovizioni, Amici e Sanremo! I bekuar mes femrash. Po çfarë ju japin të hani në Shqipëri”?

Ermal Meta takon Rita Orën dhe mrekullojnë italjanët: Çfarë ju japin të hani në Shqipëri?!/Foto Read More »

Pasi e quajtën kur_vë, reagon nëna e Rita Orës

Ardhja e Rita Orës në Tiranë mezi po pritej nga publiku shqiptar dhe ngjitja e saj në skenë u ndoq nga afër nga 250.000 njerëz.

Ajo i surprizoi të gjithë kur u shfaq me flokët e kuqe, ndryshe nga sa ishim mësuar që në fillim të karrierës së saj si bionde.

Ndërsa u shoqërua në Shqipëri nga e motra, nëna e saj Vera Ora reagoi pas performancës së të bijës.

Përmes publikimit të një fotografie në mes të cilës shihet ‘zemra’ e Tiranës ka thënë se koncerti i së dielës ka qenë i mahnitshëm.

“KJo është një foto e botës (qyteti i Tiranës gjatë koncertit të Rita Orës) dhe si duhet të jetë gjithmonë, e mbështjellë në zemër. Të lumtë Rita Ora për një natë të mrekullueshme. Nënë krenare”, shkruan Vera Ora.

https://instagram.com/p/BjnDJRcAXwO/?utm_source=ig_embed

Pasi e quajtën kur_vë, reagon nëna e Rita Orës Read More »

Linda tregon arsyet përse qan Rama: E kam parë lotin e Edit kur ka humbur…

Linda Rama e ngacmuar nga femijet e Kurthit te Piter Panit ka treguar edhe arsyet perse qan kryeministri i Shqiperise.

Fëmija: A qan ndonjëherë Edi Rama, se duket burrë shumë i fortë?

Linda Rama: E kam parë lotin e Edit kur ka humbur miqtë e tij shumë të ngushtë.

Fëmija: Në televizor është shumë nevrik po në shtëpi?

Linda Rama: Është i vërtetë, edhe kur qesh edhe kur këndon edhe kur i bie dajres.

Linda tregon arsyet përse qan Rama: E kam parë lotin e Edit kur ka humbur… Read More »

“Hall apo qejf të jesh gruaja e kryeministrit?”, ja si përgjigjet Linda Rama

Bashkëshortja e Edi Ramës është sonte e ftuar në emisionin “Piter Pan”, ndërsa nuk kanë munguar pyetjet thumbuese të fëmijëve.

Pjesë nga biseda me një prej fëmijëve të emisionit:

Fëmija: Si është të jesh gruaja e kryeministrit, hall apo qejf?

Linda: Ti mund të behësh kryeministër dhe gazetar mund të behësh, është super pyetje”.

Fëmija: Po unë s’të bëra këtë pyetje

Linda: Hall nuk është, e sigurt që nuk është. Se populli e zgjedh për të drejtuar vendin dhe është vlerësim, por është edhe peshë e madhe që duhet ta mbash çdo ditë e çdo natë, por kur ia vlen ta mbash

“Hall apo qejf të jesh gruaja e kryeministrit?”, ja si përgjigjet Linda Rama Read More »

Linda me Piter Panët e vegjël këndon këngët e Zahos

Bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka qenë pjesë e programit të Tv Klan “Në kurthin e Piter Pan”, ku së bashku me fëmijët ka kënduar disa nga ninullat të cilat ja këndon më të voglit të shtëpisë, Zahos.

Gjatë intervistës së saj me “Piter Panët” e vegjël, bashkëshortja e Kryeministrit, Linda Rama është përballur me disa pyetje sa “pikante”, aq dhe të sinqerta, ashtu siç vetëm fëmijët dinë t’i formulojnë.

Pyetjet e fëmijëve ishin të ndryshme por në qendër të tyre kishin edhe kreun e qeverisën Edi Ramën, ku fëmijët ishin kureshtarë të njihnin tipin e vërtetë të Kryeministrit.

E pyetur nga fëmijët nëse kryeministri i vendit është nevrik në shtëpi, pasi sipas tyre në televizor shfaqet pak nevrik, Linda Rama u shpreh se ai është i vërtetë në çdo çast të tij.

Fëmijët: Edi Rama në televizor është pak nevrik, po në shtëpi si është?

Linda Rama: Edi nuk është nevrik, është i vërtetë.

Është i vërtetë edhe kur qesh, është i vërtetë edhe kur gëzon, është i vërtetë edhe kur flet atje në Parlament, është i vërtet edhe kur këndon, edhe kur i bie dajres.

Fëmijët: Ju, a i bini pianos, se më dukeni si mësuese pianoje?

Linda Rama: Kam pasur një ëndërr të hershme fëmijërie që të luaja piano, edhe ndonjëherë kam marrë tek-tuk edhe ndonjë mësim si të luaj në piano.

Mirëpo ka mbetur akoma ëndërr që më shoqëron dhe ndonjëherë ulem në piano, atëherë kur dua ta zgjoj ëndrrën që të mos më ikë ëndrra dhe më bie në gjumë, dhe kështu kam edhe atë fëmijën brenda vetes që e mbaj me vete dhe është shumë mirë që të keni ndonjë ëndërr që nuk e realizojmë, pasi na mban ëndrra me vete dhe kemi edhe fëmijën me vete.

“Në kurthin e Piter Pan” Linda Rama nuk i “shpëtoi” pyetjes edhe për djalin më të vogël të saj, Zaho si dhe emocionet që ajo ka përjetuar gjatë ardhjes së tij në jetë.

Momenti më i bukur gjatë spektaklit ishte momenti kur Linda Rama këndoi një nga ninullat, të cilat ja këndon më të voglit të shtëpisë, djalit të saj, Zaho.

E ftuar në këtë mbrëmje finale të “Në kurthin e Piter Pan”, ajo tregoi se si është të jesh gruaja e Kryeministrit të Shqipërisë, por edhe se çfarë do të bënte ajo nëse do të ishte në një pozicion të tillë.

Fëmijët: Po të bëheshe ti kryeministre, çfarë do të bëje për popullin?

Linda Rama: Nuk do bëja sa bën Edi. Por po fantazoj si Piterpansat. Për një minutë mund të mendoni se do t’i jepja një vëmendje të madhe fëmijëve, që kur lindin, deri në moshën 10 vjeç.

Do të modernizoja sistemin e edukimit në kopshte dhe shkolla, sepse unë mendoj se fëmijët janë e vetmja Europë që kemi.

Fëmijët:Kur lindi Zaho, si u ndjeve, kishe emocione? Se mami im kur më pa mua qau…

Linda Rama:Të gjitha mamatë qajnë, kanë një lot që i rrjedh në momentin që lindin fëmijën, sepse fëmija është bekim. Është bekim dhe këtë e dinë të gjitha mamatë që kanë sjellë një fëmijë në jetë. I vetmi moment dhe e vetmja gjë që është e mrekullueshme është fëmija. /e.caushi/ATSH

Linda me Piter Panët e vegjël këndon këngët e Zahos Read More »

E quajtën “kurvë”, shpërthen gazetari: Spurdhjakë! Nëse jeni kaq të ”moralshëm” shihni si ju shkojnë në shkollë dhe në mejhanet e Bllokut vajzat

Po me Rita Orën ç’patët xhanëm?
Shkruan Mentor Kikia

Lexova sot shumë qëndrime të njërëzve të ndryshëm për koncertin e Rita Orës. E gjeta kohën dhe durimin në fakt, enkas për të mësuar se deri ku shkon mbrapështia e shumë njerëzve. Me pak fjalë, shumica e bënin Ritën fajtore se po u merrte shqiptarëve një shumë parashë që ishte e taksave të tyre.

Ca të tjerë, e bënin fajtore që vjen e bën aheng në Tiranë, kur njërëzit kanë halle të tjera e s’kanë bukë për të ngrënë një pjesë. Disa të tjerë e përçmonin se doli në skenë e veshur jo në mënyrë serioze, se me ato “breçkat” e verdha po na ç’edukonte fëmijët. Madje një kritik këngëtaresh e kishte quajtur edhe kurvë (nga pikëpamja estetike).

Po mirë more njerëz, nëse Rita Ora ju ka marrë paratë, mos ua vodhi apo grabiti gjë? Nëse jeni vërtet të revoltuar se paratë tuaja prishen vënd e pavend, dilni e protestoni. Tregoni sa të revoltuar jeni. Nëse jeni kaq të ”moralshëm” sa ua prishi moralin Rita Ora, shikoni se ashtu siç Rita doli të këndojë, vajzat po na shkojnë në shkollë, apo dalin për kafe mbrëmjeve nga mejhanet dhe aheng-hanet e Bllokut.

Rita Ora është një yll në rritje i këmgës botërore. Eshtë një vajzë që ka kapur majat e suksesit, që është e pasur, dhe sërish vjen e kërcën vallen e Rugovës duke u paguar në mënyrë modeste, dhe që nuk e mohon, por e pohon me zë të lartë që është shqiptare. Ndërsa këtu ka ca spurdhjakë, që dalin tre herë në televizor dhe i thonë vetës VIP e s’u flasin me gojë gjysmës së fisit e shoqërtsë dhe shesin dëngla tërë ditën nëpër rrjetet sociale.

Suksese Rita Ora! Ata që të adhurojnë të ndoqën dhe u kënaqën.
I lumtë bashkisë, që edhe pse me ato para mund të kishte hedhur noj dorë asfalt, e solli në Tiranë. Pasi njerëzi kanë nevojë edhe të argëtohen.

E quajtën “kurvë”, shpërthen gazetari: Spurdhjakë! Nëse jeni kaq të ”moralshëm” shihni si ju shkojnë në shkollë dhe në mejhanet e Bllokut vajzat Read More »