ShowBiz

Blendi Fevziu publikon foto me të atin që e birësoi dhe ja si e quan atë/Foto

Ndërkohë që mediat po vlojnë për largimin e tij nga “Tv Klan”, moderatori i njohur Blendi Fevziu ka zbehur disi largimin e tij me një super foto.

Blendi na prezanton me babanë e tij përmes një fotoje të këndshme në Instagram, ku shkruan: “Me tim atë”.

Babë e bir qëndrojnë në një studio me libra, ndërsa në fytyrat e tyre vihet re buzëqeshja.

Komentuesit kanë vënë re ngjashmërinë mes Blendit dhe të atit teksa shkruajnë:

“Fisnikëri e trashëguar”.

Tashmë të gjithë e dinë që, Blendi është fëmijë i birësuar. Mbiemri i tij i parë nuk ka qenë Fevziu, por Bregasi, ndërsa ky lajm është bërë i njohur, që në vitin 2011.

Ai ka lindur në fshatin Çermë të Lushnjës nga prindërit biologjikë Hektor dhe Rezane Bregasi. Ka qenë Ali Fevziu, i njohur si daja i nënës së gazetarit, ai që e ka birësuar Blendin në një moshë të brishtë.

Sa i përket largimit nga “TV Klan”, Blendi bëri me dije pak ditë më parë se po e konsideron ofertën. Në një intervistë për emisionin “Provokacija”, Fevziu tregoi se është e vështirë të merret një vendim, pasi po e mban pezull tundimi emocional.

Blendi Fevziu publikon foto me të atin që e birësoi dhe ja si e quan atë/Foto Read More »

Shpallet më e bukura e Shqipërisë për vitin 2018, momenti kur vajza merr kurorën e Miss-it (foto+video)

Ajo ia ka dalë të rrëmbejë kurorën e me te bukures se Shqiperise per vitin 2-18. Trejsi Sejdini është shpallur fituesja e Miss Universe Albania 2018 e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në kompeticionin e bukurisë që do të organizohet në Amerikë. Nga tre vajzat që mbetën në fund të garës, vendin e dytë e mori Irene Dama, ndërsa e treta u rendit Ajli Hoxhaj.

Nga 20 konkurrentet, vlerësimi i jurisë përcaktoi vajzat finaliste: Irene Dama, Belinda Dragoti, Ajli Hoxhaj, Trejsi Sejdini, Enxhi Hida dhe Anisa Metuku.

Të gjitha kanë punuar për 3 muaj për të arritur në Finalen e Madhe, ndërsa Trejsi Sejdini do nisë përgatitjet për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Miss Universe.

Çmimet që u fituan nga vajzat e tjera:

Dardana Aliaj – Bursë studimi

Xhoi Kaso – Çmimi i produksionit

Xhesi Prendi- Miss Fotozhenia

Anastasia Sara Spahi -Çmimi i klinikës Keit

Anisa Metuku-Miss Eleganca

Trejsi Sejdini-Miss Social Media

https://www.facebook.com/VizionPlusTV/videos/10155273964145443/?t=0

Shpallet më e bukura e Shqipërisë për vitin 2018, momenti kur vajza merr kurorën e Miss-it (foto+video) Read More »

I hedhin flamurin rus në skenë, Dua Lipa mahnit me veprimin e saj

Këngëtarja më e suksesshme shqiptareprej kohesh ka filluar turneun në vende të ndryshme. Së fundmi, ajo ishte e pranishme në një koncert në Moskë i cili u mbajt para tre ditësh.

Teksa po këndonte këngën e saj “Hotter than Hell”, një nga fansat e këngëtares ia kishte hedh flamurin rus në skenë, ajo e mori flamurin dhe më pas e largoi. Siç duket, ky gjest i fansave nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares nga Kosova, edhe pse kjo e fundit mahniti me veprimin që bëri

Për më shumë ndiqeni videon nga minuta e 54:00.

https://youtu.be/hWcJykS1sWQ

I hedhin flamurin rus në skenë, Dua Lipa mahnit me veprimin e saj Read More »

Agron Llakaj sqaron njëherë e mire thashethemin për largimin nga Vizion Plus dhe rikthimin e tij në Top Channel

Një fotografi e shkrepur gjatë ditës së sotme të Agron Llakajt, moderatorit, aktorit dhe autorit të “Al Pazar” me Ben Blushin, drejtorin e Top Channel u interpreta si një lëvizje e mundshme e Gonit në këtë televizion. Ne të Tiranapost kontaktuam vetë Agronin për të mësuar diçka më shumë se sa supozimet që shkruheshin lart e poshtë.

“Një kafe, miqësi e vjetër, më bëri një propozim po ideja është kështu që mund të iki nga Vizioni mund të mos iki nga Vizioni. Jam duke vlerësuar propozimin”, tha Agron Llakaj për Tiranapost.

E teksa u pyet edhe nëse do të kishte largim a do ishte individual apo i gjithë programit dhe ai tha se është autor i spektaklit të humorit, duke nënkuptuar që nëse ka ndryshime, shpërngulet i gjithë emisioni.

Agron Llakaj sqaron njëherë e mire thashethemin për largimin nga Vizion Plus dhe rikthimin e tij në Top Channel Read More »

Bëhuni gati për festë! Një super këngëtar i famshëm do japë koncert pas Ermalit dhe Rita Orës në Tiranë

Tirana u elektrizua dy ditë rresht pas performancës së dy artistëve të njohur shqiptarë. Pamë të ngjitej në skenë përfaqësuesin e Italisë në “Eurovizion”, këngëtarin me origjinë nga Fieri Ermal Metën dhe dy ditë më pas në skenë u ngjit këngëtarja me famë botërore Rita Ora.

Mirëpo turi i koncerteve nuk do të ndalet këtu pas këtyre dy artistëve të mëdhenj një tjetër artist do të ngjitet në skenë për të ndezur sheshin “Skënderbej”.

Këtë herë do të jetë radha e këngëtarit shumë të dashur nga të gjithë të rinjtë, Noizy është menduar si artisti i radhës për të argëtuar qytetarët e Tiranës e jo vetëm. Ende nuk dihet data e koncerti të Noizyt, por me siguri shumë prej jush po e presin me padurim koncertin e tij.

Bëhuni gati për festë! Një super këngëtar i famshëm do japë koncert pas Ermalit dhe Rita Orës në Tiranë Read More »

Publikohen fotot: Ben Blushi nuk ndalet, në tentativë për të rikthyer këtë personazh të famshëm në Top Channel

Në vazhdimësinë e ndryshimeve të sezonit të ri televiziv duket se do të kemi edhe një rikthim të aktorit të njohur të humorit Agron Llakaj në televizionin “Top Channel”.

Burime pranë gazetës “Dita” dyshojnë për një bashkëpunim të ri të tij me “Top Channel”, pasi ditën e sotme Agroni dhe Drejtori i “Top Channel” Ben Blushi janë fotografuar bashkë teksa bisedonin në ambientet e një lokali.

Dihet se Blushi po kryen reformën e tij në “Top Channel” dhe ka ndërmend një ndryshim programesh, ashtu siç është mësuar se tashmë ai i ka ofruar Blendi Fevziut një pagë prej 45 milionë lekësh të vjetra që të vazhdojë programin e tij “Opinion” në këtë televizion.

Megjithatë asgjë nuk është e sigurt pasi  kohët e fundit Agron Llakaj ka firmosur për partinë që Blushi drejton “Libra” dhe  mund të kenë qënë në bisedime për këtë çështje.

Publikohen fotot: Ben Blushi nuk ndalet, në tentativë për të rikthyer këtë personazh të famshëm në Top Channel Read More »

egradon rëndë sherri: Moderatorja e çon në polici ish-banoren e Big Brother, Gerta: Ku**ë në shpirt dhe në gojë

Një video që po qarkullon së fundmi në rrjet ka hapur sherr mes Dasara Karaiskaj dhe ish-banores së Big Brother, Gerta Shinos. Në video Dasara shfaqet me Roza Latin gjatë një interviste dhe komentojnë një pastruese. Pas kësaj videoje, Gerta postoi një status ku i quante Dasarën dhe Rozën “Real bitches” (kurva të vërteta).

Dasara ja ktheu duke shkruar: “Unë mendoj që kjo e indinjuara e ka mamin pastruese per vete prandaj”. Gerta ka reaguar me një video live, e prekur pasi mamaja e saj është ndarë nga jeta 8 vite më parë. Gerta tregon në video se Dasara e ka denoncuar dhe i thotë se do veprojë siç i zgjidhin sherret shqiptarët.

“Une jam nje njeri qe kam te drejte te jap koment. Ja thashe dhe Dasares se me shkruajti, po me kercenon, do te coj ne polici tha, e para mua ajo s’me ben dot asgje se nuk jetoj ne Shqiperi qe te merret policia shqiptare me mua. Une dhashe mendimin tim, me preku ajo qe pashe dhe nuk kishte te bente me profesionin e mamase sime, gjyshes sime apo stergjyshes sime. Une jam thjesht nje njeri me ndjenja dhe dua te shpreh mendimin tim. Mendimi im Dasares i dogji, une ate as e njoh, as ajo s’me njeh mua. Mamaja ime nuk jeton me por une s’do filloj te qaj live se me perket mua. Por ne momentin qe ajo cenon familjen time, s’me duket aspak normale dhe i thashe qe ketu s’ka lidhje policia, po do ja tregoj une sa shqiptare jam dhe cfare do i bej une Dasares, si zgjidhet muhabeti shqiptar me shqiptar.Ne jemi fajtor qe ketyre njerezve i japim fame, i ndjekim, i bejme te kerkueshem nga mediat qe t’i marrin, t’i fusin ne pune. Real bitches nuk do te thote qe ajo ka pasur 100 milion dashnor, une thashe keto i quaj kurva te verteta sepse jane kurva ne shpirt, kurva ne mendje, kurva ne goje qe vajten e shane nje pastruese. Nuk me intereson edhe po te kene 100 milion dashnor, njerezit duan te kuptojne ate qe duan. Dasara do me denoncoje se thashe Real Bitches, ok te shohim ca do thote policia, une do iki ne Shqiperi se nuk me plas fare dhe te shohim ca do me beje policia. Ajo tha une kam familje, kam femije. Ajo burrin e ka italian, s’di shqip, femija i saj eshte 2-3 vjeç, nuk di te lexoje, si u lendua familja e saj? Cila familje lendohet e asaj apo e imja? Nese mamaja ime do ishte pastruese do e kisha per nder, por per faktin qe ajo ka vdekur duhet ta respektonte. Ajo te me shante mua por jo mamane time. Do ta ndeshkoj une ate”, shprehet Gerta.

egradon rëndë sherri: Moderatorja e çon në polici ish-banoren e Big Brother, Gerta: Ku**ë në shpirt dhe në gojë Read More »

Veliaj i përgjigjet PD-së: 0 lekë nga bashkia për koncertet e Ermalit dhe Rita Orës

Bashkia e Tiranës nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë nga buxheti i saj për të sjellë në Tiranë, këngëtarët me famë botërore, Rita Ora dhe Ermal Meta, të cilët perfomuan në sheshin “Skënderbej” në datat 1 dhe 3 qershor, duke dhuruar spektakël për banorët e kryeqytetit.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një lidhje telefonike në emisionin “Dita 8” të gazetarit Alfred Peza, ka sqaruar opinionin publik duke theksuar se për ardhjen e dy këngëtarëve në Tiranë nuk është shpenzuar asnjë qindarkë.

“Të gjitha kanë qenë falas sepse këtë kemi dashur të bëjmë që në fillim e këtë kemi bërë. Unë besoj se të rinjve shqiptarë duhet t’u jepet mundësia të shohin një koncert falas”, u shpreh ai./e.caushi/ATSH

Veliaj i përgjigjet PD-së: 0 lekë nga bashkia për koncertet e Ermalit dhe Rita Orës Read More »