Në postimin e ditës së djeshme, Will Smill, e etiketoi Era Istrefin me flamurin e Kosovës, ndërsa sot ka bërë një ndryshim në postimin e tij, duke zëvendësuar flamurin e Kosovës me atë të Shqipërisë.
Ky detaj është nuk i ka shpëtuar mediave, dhe aktori dhe këngëtari i famshëm është duke fituar zemrat e shqiptarëve me gjestin e tij. Me siguri për Serbinë, ky veprim do quhet “provokacja”.
Ditën e djeshme deklarata që Robert Berisha bëri në emisionin ‘Rudina’ ku për herë të parë zbuloi arsyen se përse familja e tij nuk flet me Tunën, bëri bujë në të gjitha mediat. Ai u shpreh se për shkak të Tunës ai nuk do të jetë i pranishëm në asnjë ditëlindje të nipit.
“Me Tunën as nuk dua që të takohemi. Nuk e di, për Patrisin dhe Tianin edhe jetën e jap. Të mbarojnë një herë e mirë këto thashetheme, Nora me asnjë artist në estradën shqiptare nuk ka pas problem. Tuna është ajo që me krejt estradën ka problem. Të gjithë janë gabim vetëm ajo e ka mirë. Unë i kërkojë falje Patrisit që nuk ishim në ditëlindjen e Tian dhe nuk do kemi mundësi të shkojmë në asnjë ditëlindje të familjes së tij, për shkak të Tunës”, ka treguar Roberti gjatë emisionit duke sqaruar një herë e mirë marrëdhënien e tij me familjen e të vëllait.
Mirëpo ditën e sotme në media të ndryshme ka qarkulluar lajmi se shkaku i zënkës mes Robertit dhe Tunës është vajza që Roberti ka jashtë martese.
Sipas burimeve pranë ‘Blitz.al’ Tuna në ditëlindjen e Tianit kishte ftuar edhe vajzën e Robertit së bashku me mamanë e saj. Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga ana e Robertit dhe thuhet se ka pasur një sherr mes dyshes.
Siç dihet Roberti nuk e ka pranuar asnjëherë që ka një vajzë jashtë martese, por burimet shprehen se ajo në fakt ekziston dhe Tuna me nënën e saj janë shumë mikesha të mira.
Ndër të tjera Blitz.al shprehet se ky veprim i Tunës nuk ka qenë më kot. Shumë vite më parë Nora në ditëlindjen e saj ka ftuar Tunën dhe ish bashkëshortin e saj së bashku me të dashurën e re. Kjo gjë nuk është pëlqyer aspak nga këngëtarja dhe e acaroi aq shumë sa që prishi dhe marrëdhëniet e tyre.
Pak ditë më parë u përhap me shpejtësi lajmi se bashkëshortja e kryebashkiaut të Tiranës, Erjon Veliaj, ishte në pritje të ëmbël të fëmijës së tyre të parë.
E megjithatë, këto mbetën thjesht aludime, pasi lajmi nuk mori asnjë konfirmim nga çifti.
Sot, Ajola Xoxa ka pubikuar si rrallëherë një foto të sajën në Instagram. Ajo shfaqet në natyrë, e veshur me një fustan jeshil dhe me kokën e kthyer nga qielli.
Me siguri të gjithëve i ka tërhequr vëmendjen pamja e saj elegante dhe tepër në formë, e cila me linjat e saj perfekte, i ka shuar të gjitha dyshimet që lindën për një shtatzëni të mundshme.
Avokati i njohur Saimir Vishaj ka postuar një foto në profilin e tij në rrjetet sociale, të motrës së tij, me postimin prekës “do te kujtoj perjetesisht motra ime Eva..”.
Avokati ka perkujtuar humbjen e të motrës, e cila është gjithashtu edhe e ëma e këngëtares shqiptare Elsa Lila./Pamfleti
Bledi Mane ka zbuluar arsyen pse del rrallë në televizion.
I ftuar në emisionin Ditë e Re, gazetari i njohur tha duke qeshur se kjo ndodh për shkak se nuk ka rregulluar ende dhëmbët.
“Rrallë dal në televizor për shkak të dhëmbëve që ende nuk i kam rregulluar,”-tha ai.
Mane është një gazetar investigativ dhe për shkak të shkrimeve të tij ka marrë kërcënime e shantazhime, por ai tha se nuk i bëjnë përshtypje.
“Unë jam 45 vjeç. Dhe shyqyr që kam zgjedhur në jetë që më ka përplasur nga ekstremi në ekstrem. Kam provuar burgun e vërtetë. Jam regjur nga kërcënimet dhe shantazhet. Nëse e ka me pasion të bëjë diçka ja arrin qëllimit.
Gazetaria e shkruar ishte bërë monotone, rrjetet sociale po ecnin. Në treg ekziston dhe vazhdojnë të mbjetojnë dhe sot. Nga biznes informimi në biznes qokash. Nëse shkruaj diçka pro apo kundër teje do të takoj përballë.
Dua ta takoj dhe infromoj kushdo qofsh. Takova një politikane dhe i thashë që kam këtë lajm. Të gjithë jemi nevojtarë. Për momentin jo, por ndoshta mund të prishem dhe unë.”/Pamfleti
Zakonisht Edi Ramën jemi mësuar kohët e fundit, ta shohim me “shallvare” të gjera. Por, dje ai është shfaqur me një veshje serioze, ndërsa ka marrë pjesë në një ekspozitë.
Rama shoqërohej nga bashkëshortja Linda, që duket se i kishte “vjedhur” stilin e veshjes.
Modertaorja shqiptare është përfolur gjatë lidhur me jetën e saj private.
Ka apo nuk ka të dashur Roza Lati, pyetja që duket se mundoi të gjithë tashmë e ka një përgjigje. Për të gjithë ata që dyshuan se ajo nuk ishte në një lidhje dashurie , moderatorja e ka vërtetuar të kundërtën.
Duke mbuluar fytyrën e partenrit të saj, Roza ka shkëmbyer puthje pasionanante. Nga ana tjetër ajo është përfolur se është në një lidhje me reperin Ferro, të cilit i ka dhënë një puthje live në emision e cila nuk mund të kalohej pa komentuar.
Djali të cilin Roza puth me kaq dashuri në postimin e fundit mendohet të jetë ai me të cilin ajo ka pohuar se është në lidhej prej 8 muajsh. Ndërkohë ai vazhdon të mbetet misterioz.
Valbona Selimllari ish –miss Shqipëria ka treguar shpeshherë se është një aktiviste e zonja dhe një shembull për t’u marrë.
Ajo herë pas herë poston foto dhe video nga aktivitet e saj dhe sot Selimllari është futur në një video “live” në Instagram ku ishte e pranishme bashkë me disa të rinj vullnetarë për të pastruar bulevardin e ri në Tiranë.
Kjo zonë mjaft e ndotur ka nevojë të mbahet pastër edhe pse nuk mungon pastrimi nga Bashkia dhe Valbona ka dhënë një mesazh gjatë kohës që rinjtë pastronin dhe ajo i filmonte.
“Kemi ardhur në bulevardin e ri, edhe pse Bashkia e pastron tre herë në ditë, kjo nuk mjafton sepse ju vini dhe i hidhni plehrat këtu. Kam një mesazh edhe për të gjithë të rinjtë që ulen në këta stola dhe hanë fara. Merrni dy qese me vete dhe mos i hidhni në tokë, bulevardi është i të gjithëve. Nuk ështe vetëm i Bonës. Uroj të kem sensibilizuar ndopak dhe herë tjetër ta gjejmë më të pastër këtë vend”-ka thënë Selimllari në videon e saj “live”.