ShowBiz

Tumankuqja këndohet në Turqi, të gjithë njëzëri: Dil moj dil ti në dritare, vajzë çame lozonjare

Tumankuqja” këndohet e kërcehet thuajse në çdo festë familjare shqiptare apo dasmë, të gjithë ia dinë fjalët.

Vajzës çame lozonjare, këtë herë i kanë kënduar në Turqi gra e vajza shqiptare shoqëruar nga këngëtarët Hysni Allushi e Enkeleda.

Edhe pse shteti grek do ta fshi camërinë nga harta apo sikur ska ekzistuar kurrë,  po historia tregon të kundërtën përderisa ekziston një popull i tërë i shpërndarë në të gjithë botën që ruajnë zakonet dhe kulturën çame.

Dëgjoheni këtë këngë aq të bukur nga Hysni dhe Enkeleda Alushi perla të muzikës çame.

https://www.facebook.com/nsepit/videos/10156356645694931/?t=5

Tumankuqja këndohet në Turqi, të gjithë njëzëri: Dil moj dil ti në dritare, vajzë çame lozonjare Read More »

Notis Sfakianakis ndërpret papritur koncertin dhe bën një deklaratë të fortë për shqiptarët

Në një sallë të mbushur plotë në Pallatin e Kongreseve, pavarësisht çmimit të kripur të biletave, këngëtari grek me famë Notis Sfakianakis mbajti koncertin e tij recital mbrëmjen e së enjtes.

Foto/ I tërboi organizatorët me tekat e tij psikopate, ja se çfarë ndodhi dje në koncertin e Sfakianakis

Ky koncert u parapri nga një debat i fortë, sidomos në rrjetet sociale për qëndrimet e këngëtarit ndër vite si mbështetës i partisë së ekstremit të djathtë në Greqi, “Agimi i artë”. Këngëtarit i janë faturuar edhe disa deklarata kundër shqiptarëve që sipas asaj që shkruhet online ai ka thënë se janë “racë inferiore”.

Ky debat duket se nuk e ka lënë indiferent as vetë këngëtarin 58-vjeçar që mbrëmjen e së enjtes e ka ndërprerë koncertin për gati 5 minuta për të mbajtur një fjalim para të pranishmëve në sallë. Sfakianakis është shprehur se nuk ka folur kurrë kundër shqiptarëve dhe për më tepër t’i ketë ofenduar ata.

“Nuk i kam fyer kurrë shqiptarët. Kanë shtrembëruar fjalët e mia. Ju jeni një komb i lashtë dhe me histori. Veçoj një nga vlerat e kombit tuaj, “besën” – citohet të ketë thënë ndër të tjera Sfakiankis.

Notis Sfakianakis ndërpret papritur koncertin dhe bën një deklaratë të fortë për shqiptarët Read More »

Zbulohet emri super i veçantë që Eno Popi i ka vendosur vajzës së porsalindur në SHBA

Pritjes i ka ardhur fundi dhe sot Eno Popi është bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij Antea ka sjellë në jetë një vajzë dhe të dyja ndodhen aktualisht në SHBA.

Eno e ka quajtur vajzën Liv, një emër shumë i veçantë dhe me një kuptim shumë të bukur.

Liv është emër tradicional skandinav dhe do të thotë “mbrojtje, përkrahje” ndërsa në gjuhën moderne norvegjeze, suedeze dhe daneze do të thotë “Jetë”.

Eno ende nuk ka arritur ta mbajë në duar vogëlushen e tij pasi ai ndodhet në Shqipëri, por më vonë edhe moderatori do të shkojë në SHBA për të marrë partneren dhe vogëlushen e për t’u rikthyer në Shqipëri.

Zbulohet emri super i veçantë që Eno Popi i ka vendosur vajzës së porsalindur në SHBA Read More »

“Mbylli sytë përgjithmonë”, Sali Berisha preket për humbjen e njeriut që ka bashkëpunuar për vite me rradhë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka ndarë ditën e sotme një lajm të hidhur me ndjekësit e tij në Facebook. Një prej njerëzve të tij të afërt, me të cilin ka bashkëpunuar për vite me radhë, akademiku Kolec Topalli, ka ndërruar jetë.

Berisha kujton në statusin e tij vitet e punës së tyre së bashku dhe shpreh vlerësime të mëdha për ish-kolegun që ndërroi jetë.

“Te dashur miq, akademiku i njohur, gjuhetari i madh, personaliteti i shquar dhe ish bashkepuntori im i i çmuar ne vitet 1991-1997, sekretar i pergjithshem i presidences ne vitet 1992-1997, Kolec Topalli mbylli syte pergjithmone.

Pasardhes i nje familje shkodrane te shkelqyer dhe ne ze per virtutet, ndershmerine, suksesin e saj, Koleci qe ne femijerine e tij do te provonte barbarite e kampeve te perqendrimit te regjimit hoxhist dhe me pas diskriminimin dhe persekutimin e eger klasor.”

“Ai do bashkohej me levizjen demokratike qe ne javet e para te vitit 1991. Njeri i mrekullueshem, civil, i matur, i ditur dhe demokrat i vendosur, Koleci gjate vitit 1991 do drejtonte kabinetin tim. Pas zgjedhjeve te vitit 1992 ai do te ishte sekretar i pergjithshem i presidences dhe si ikone ndershmerie dhe perkushtimi do te jepte ndihmese te çmuar ne veprimtarine e saj. Pas vitit 1997 Koleci do ti perkushtohej me pasion te madh gjuhesise. Si akademik, kalores i gjuhes tone, me veprat e tij themelore ai do te jepte nje kontribut te pavdekshem ne kete fushe.

Me ndarjen nga jeta te tij familja ka humbur njeriun e saj te dashur, Partia Demokratike veprimtarin e saj te çmuar, bota akademike shkencore shqiptare kollosin e mendimit te saj gjuhesore. I lehte qofte dheu i tokes mbi ty i dashur Kolec, miku im! sb”- ka shkruar ish-kryeministri në postimin e tij.

“Mbylli sytë përgjithmonë”, Sali Berisha preket për humbjen e njeriut që ka bashkëpunuar për vite me rradhë Read More »

Rrahu dy greke se i shanë Shqipërinë, këngëtarja: Më erdhi në majë të hundës

Këngëtarja Anxhela Peristeri e cila për vite qëndroi në Greqi, ka pasur mjaft suksese dy vitet e fundit pasi u bë fituese e “Your face sounds familiar” dhe “Kënga Magjike”.

Ajo ka qenë e ftuar dje më Top Show ku ka rrëfyer edhe fillimet e saj në Greqi, kur ishte vetëm 20 vjeç.

Ndër të tjera Anxhela ka thënë se përreth 6 muaj ka punuar me Eleni Foureira, këngëtaren shqiptare që përfaqësoi Qipron në Eurovizion. Duke diskutuar për origjinën shqiptare, Alban Dudushi zbuloi se Anxhela kishte rrahur dy grekë pasi kishin sharë Shqipërinë.

Dudushi e pyeti:
“Kjo jo vetëm që nuk e mohoi origjinën, por më kanë thënë që ke rrahur dy grekë që e shanë Shqipërinë, është e vërtetë?”
Dhe Anxhela duke qeshur u përgjigj:
“Jo grekë, greke. Fillimet e mia në shtetin fqinj ishin të këqija pasi gjithmonë paragjykohesha që isha shqiptare. Në një moment thjesht më erdhi në majë të hundës dhe reagova në atë lloj mënyre. Megjithatë nuk them që nuk e meritonin, por nuk them dhe që ishte veprim i bukur nga ana ime. Kam qenë dhe më e vogël, vetëm 20 vjeç dhe nuk është se e mendova shumë.”

Rrahu dy greke se i shanë Shqipërinë, këngëtarja: Më erdhi në majë të hundës Read More »

“10 vite pa babin…shumë! Tmerri i tij ishte që unë…”, e shohim rrallë, por Lori i Tanit të Top-it flet sot hapur

Teksa sot mbushen 10 vite nga vdekja tragjike e themeluesit të Top Medias, sic shume e njohin, Tanit te Top-it, Lori Hoxha ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Show”, ku u shpreh se për të është privilegj që është vajza e Dritan Hoxhës.

“Për mua është privilegji më i madh në jetë të jem fëmija i tij. Por sigurisht që ka edhe një lloj presioni. Je gjatë gjithë kohës në luftë që të bësh atë që do të donte të bënte ai, por pa e humbur veten tënde”, tha Lori.

Më tej, Lori thotë se në fillim nuk e konceptonte dot Tanin si gjeniu për të cilin flisnin njerëzit. “10 vite pa babin është një mungesë shumë e madhe. Unë nuk e dija kush ishte Tani, gjeniu për të cilin flisnin njerëzit. Unë kam qenë vetëm 14 vjeç kur ai iku. Unë e dija që punonte, pasi bënim një jetë të mirë, por nuk e dija që ishte njeri kaq i madh. Pasi ai iku, atëherë e kuptuam”.

Lori zbulon edhe një pjesë të karakterit të Dritan Hoxhës. “Pak njerëz e dinë, por ishte shumë fanatik. ‘Tmerri’ i tij ishte që unë po rritesha”, tregon Lori.

Por si e përkufizon ajo Dritan Hoxhën? “Një njeri i papërsëritshëm. Nuk vjen më as në familjen time, as në shoqërinë shqiptare. Nuk bëhen dy”, tha Lori.

https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10155453516451269/?t=0

“10 vite pa babin…shumë! Tmerri i tij ishte që unë…”, e shohim rrallë, por Lori i Tanit të Top-it flet sot hapur Read More »

Njihuni me dashnorët e Princeshës Diana, por ja kush ishte dashuria e jetës së saj vërtetë/Foto

Marrëdhënia jo e mirë e princeshës Dajana (Diana) me bashkëshortin e saj princin Çarls (Charles) ishte vetëm maja e ajsbergut. Kronikat e të dashurve të saj para dhe pas divorcit mbretëror, vazhdojnë të shfaqen edhe 17 vjet pas vdekjes tragjike në aksidentin automobilistik në Paris.

Filmi më i fundit i titulluar “Diana” tregon për dy vitet e fundit të jetës së saj dhe për marrëdhënien e dashurisë me kirurgun e zemrës Hasnat Khan dhe më pas me miliarderin Dodi El-Fayed. Ja cilët janë burrat që marrosën princeshën e Uellsit.

  1. Princi Çarls

Ata patën një dasmë që e pa e gjithë bota mbarë. Mbretëria e Bashkuar e bëri 29 korrikun e vitit 1981 një ditë kombëtare pushimi, kur princi i Uellsit dhe 20-vjeçarja Diana Spencer u martuan në Katedralen e Shën Palit.
Por përralla nuk zgjati shumë. Me vetëm disa vite martesë, pasi lindën dy djemtë e tyre Uilliam dhe Herri, çifti mbretëror filloi nga tradhtia, duke u bërë personazhe kryesore të skandaleve në gazeta. Ata u ndanë në vitin 1993 dhe divorci u përfundua në vitin 1996, nga ku Dajana mori një përfitim prej 17 milionë paundësh.

  1. James Hewitt

Vetë Dajana e pranoi se kishte kryer tradhti me flokëkuqin Hewitt, i cili në atë kohë përmendej si babai biologjik i princ Herrit. Lidhja e tyre zgjati pesë vite, pas së cilës ai mendoi të vriste veten. Megjithatë, James hapi disa biznese dhe u përpoq të shiste letrat e Dajanës për të, për 10 milionë paund.

  1. James Gilbey

Përflitet se ka qenë i dashuri i Dajanës gjatë martesës së saj dhe është qendra e skandalit “Skuidxhigejt”. Gilbey, atëherë një shitës makinash, u regjistrua teksa bënte biseda intime në telefon me princeshën. Pas bërjes publik të lajmit të lidhjes së tyre jashtëmartesore, stresi dhe presioni për ta ishte aq i madh, saqë besohet se princesha i dha fund marrëdhënies vetëm prej këtij shkaku.

  1. Barry Mannakee

Një nga dashuritë e hershme të Dajanës, ai ishte truproja dhe i besuari i saj. Mannakee ishte i martuar dhe punoi në Pallatin Kensington për një vit, derisa u spiunua se po ngushëllonte Dajanën në depresion dhe u lirua nga detyra në vitin 1986. Një vit më pas, kur vdiq nga një aksident me motor, rrethanat u mbuluan me teori konspirative.

  1. Oliver Hoare

Shitësi i artit islamik dhe një mik i princit Çarls, thuhet se u bë i afërt me Dajanën në vitin 1992, pas vdekjes së babait të saj. Gjashtëmbëdhjetë vjet më i vjetër se Dajana, Hoare ishte një aristokrat i kamur dhe revista People raportoi se princesha ishte e fiksuar pas tij. Ndonëse kohëzgjatja e marrëdhënies së tyre nuk është e qartë, Hoare u vu re nga një prej truprojave të Dajanës “gjysmë i zhveshur pas një peme në korridor të Pallatit Kensington, duke pirë një cigare”, sipas Daily Mail.

  1. Hasnat Khan
    Kirurgu pakistanez i zemrës që Dajana i vuri nofkën “Zotëria i Mrekullueshëm”, konsiderohet të ketë qenë dashuria e jetës për princeshën. Marrëdhënia e tyre dyvjeçare u mbajt sekret, ngaqë Khan kishte frikë vëmendjen e medias, të cilën do e merrte pashmangshmërisht si i dashuri i Dajanës. Ata vizituan edhe familjen e Khan në Lahore. Por presioni e çoi ngjarjen shumë larg: Khan mendohet se i ka dhënë fund marrëdhënies në një takim natën vonë në parkun Hyde. Përflitej se Dajana ishte shtatzënë me fëmijën e Khan, në kohën e vdekjes së saj.

  1. Dodi El-Fayed
    Dajana nuk priti shumë pas ndarjes me Khan. Një muaj më vonë, ajo po dilte me Dodi El-Fayed. Por marrëdhënia nuk zgjati shumë. As dy muaj më vonë, pas një pushimi së bashku në një jaht në rivierën franceze, të dy u përfshinë në një aksident me makinë në Paris që u kushtoi atyre jetën. Babai i El-Fayed, miliarderi Mohamed El-Fayed, pretendoi për shumë kohë se aksidenti ishte një ekzekutim konspirativ nga organizata britanike e inteligjencës MI6.

Njihuni me dashnorët e Princeshës Diana, por ja kush ishte dashuria e jetës së saj vërtetë/Foto Read More »