ShowBiz

Zbulohen fotot/ Si ishte jeta e Xhisiela Malokut para ndarjes nga djali i deputetit të PS

Publikohet fotot e Xhisiela Maloku, vajza që denoncoi djalin e deputetit të PS-së për dhunë ndaj saj dhe më pas e tërhoqi këtë akuzë me arsyetimin e xhelozisë.

Nga disa foto të publikuara ne rrjetet sociale, Xhisiela shfaqet e lumtur teksa ka marrë si dhuratë një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, apo në një tjetër foto ku ka kaluar pushimet  e verës.

Nuk dihet saktë periudha se kur janë bërë këto foto, gjatë kohës që ajo ka qenë në lidhje me djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja apo pasi ata janë ndarë.

Megjithatë ajo çka vihet re nga këto foto është jeta e luksit që Xhisiela ka bërë, nisur që nga veshjet, (varëset e floririt, çanta Alviero Martini), e deri tek ambientet që ajo ka frekuentuar, pushimet verore në resorte klasi, apo studimet master në një universitet privat…

Zbulohen fotot/ Si ishte jeta e Xhisiela Malokut para ndarjes nga djali i deputetit të PS Read More »

Këngëtari shqiptar i jep fund beqarisë

Këngëtari Kristi Karkanaqe, fitues i ‘C’est la vie’, i ka dhënë fund beqarisë.

Kristi u martua me Ada Marinaj të shtunën.

Ka qenë vetë këngëtari që ka bërë publik lajmin me anë të postimeve në rrejtet sociale ku ka zbuluar disa momente nga dasma.

Ai ka publikuar një foto ku tregon unazat dhe shkruan ‘Zyrtarisht familja Karkanaqe’.

Gjithashtu edhe çifti i famshëm i këngëtarëve Venera dhe Lind Islami ka postuar disa foto nga dasma.

Këngëtari shqiptar i jep fund beqarisë Read More »

I arrestuan vëllain, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë nga shfaqja ‘Dance with me’

“Gjithçka që ndodh jashtë nuk interferon në muzikën e jetës këtu brenda”.

Kështu është shprehur moderatorja Alketa Vejsiu sapo ka nisur shfaqjen e mbërmjes së sotme të “Dance With me 3”, duke nënkuptuar mesazhin se pavarësisht se vëllai i saj është arrestuar, ajo do të vazhdojë normalisht me shfaqjen.

Një ditë më parë, vëllai i Alketa Vejsiut ra në pranga pasi iu gjetën 4 mina me telekomandë në automjet.

I arrestuan vëllain, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë nga shfaqja 'Dance with me'

I arrestuan vëllain, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë nga shfaqja ‘Dance with me’ Read More »

Rezarta Shkurta dedikim plot dashuri nipit të Enverit

Me sa duket çifti e ka lënë pas të kaluarën.

Prej pak javësh nipi i diktatorit Enver Hoxha dhe bashkëshorti i këngëtares Rezarta Shkurta, Ermali është liruar me kusht nga burgu.

Herë pas here Rezarta publikon caste me të duke treguar se tashmë i është rikthyer lumturia.

Mbrëmjen që lamë pas ajo ka publikuar një video ku shfaqet duke i kënduar Ermalit “Çelsi i zemrës” të Xhensila Myrtezaj, ndërkohë që ai është duke i dhënë makinës dhe Rezarta i puth dorën.

Ermal Hoxha u arrestua vite më parë për shkak të përfshirjes së tij në laboratorin e drogës të gjetur në Xibrakë.

Rezarta Shkurta dedikim plot dashuri nipit të Enverit Read More »

Alketa Vejsiu thyen heshtjen, reagon pas arrestimit të vëllait në mënyrë të pabesueshme

Ditën e djeshme lajmi për arrestimin e vëllait të moderatores së njohur Alketa Vejsiu bëri bujë të madhe në të gjitha portalet. Endrit Vejsiu, 29 vjeç u arrestua në aksin rrugor Milot-Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, pasi në mjetin e tij u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë.

Pak minuta më parë Alketa Vejsiu ka publikuar në Instagram një video ku njofton fansat se sonte është nata e tretë e spektaklit ‘Dance With Me’ dhe i fton që ta ndjekin. Moderatorja nuk ka bërë deri më tani asnjë sqarim për fansat lidhur me arrestimin e familjarit të saj pavarësisht se reagimet në lidhje me këtë lajm kanë qenë të shumta.

SHIKO POSTIMIN KETU

Alketa Vejsiu thyen heshtjen, reagon pas arrestimit të vëllait në mënyrë të pabesueshme Read More »

I vëllai kapet me mina me telekomandë, Paloka dhe Spaho: Alketa nën shërbimin e Ramës, hë se e liron…

Dy deputetët e PD, kanë komentuar arrestimin e vëllai të Alketa Vejsiut që u kap me mina me telekomandë në Lezhë. Deputetët Edi Paloka dhe Edmond Spaho kanë shkruar në rrjetet sociale se Alketa Vejsiu i ka shërbyer Ramës. “Si ka mundesi qe te gjithe ata qe i sherbejne ketij monstre kryeminister , heret e vone dalin te lidhur me krimin ne nje menyre apo nje tjeter…?!!”, shkruan Paloka.

Ndërsa Spaho shkruan se aq shumë sa i ka shërbyer Alketa Vejsiu Ramës “minat do i kthejne ne fishekzjarrë. “He se te liron Rama. i ka sherbyer aq shume Alketa sa minat do i kthejne ne fishekzjarre kurse kanabisin e bejne caj”, shkruan Spaho.

I arrestuari ishte Indrit Vejsiu, vëllai i moderatores Alketa Vejsiu. Ai u arrestua në aksin rrugor Milot-Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit. Minat e gjetura në makinën e tij ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban në mjetin e tij tip ‘Opel’ në një gomë rezervë në bagazh, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu në makinën e tij u gjetën 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje.

I vëllai kapet me mina me telekomandë, Paloka dhe Spaho: Alketa nën shërbimin e Ramës, hë se e liron… Read More »

Shifrat e çmendura/ Ja sa kushton 1 sekondë reklamë gjatë programeve te televizoneve shqiptare

E gjithë gara e ashpër për të tërhequr audiencën dhe ajo që është më e vështirë për ta mbajtur atë të mbërthyer pa ndërruar kanalin, në fund të fundit ka një qëllim: të tërheqë sa më shumë reklamues. Kjo po bëhet gjithnjë e më e komplikuar, teksa emisionet po shtohen, duke shpërqendruar audiencën, ndërsa reklamuesit sa vijnë e po ulin buxhetet.

Kjo vështirëson dhe rritjen e çmimeve, që prej disa vitesh nuk po shënojnë ndryshime të dukshme, ndonëse televizionet kanë nevojë për më shumë para përballë shtimit të investimeve e programeve. Programi më i shtrenjtë për të reklamuar është shfaqja e humorit “Portokalli”, që transmetohet në Top Channel dhe për vite me radhë mbërthen pjesën më të madhe të audiencës së të dielës.

Një sekondë transmetim kushton 8400 lekë, ose rreth 66 euro (tarifa e sezonit të kaluar, sepse këtë vit nuk janë bërë ende publike tarifat e reja). Tarifa të ngjashme kishte vendosur Vizion Plus për show-n televiziv “Dancing with the Stars” për sezonin e kaluar (7,700 lekë), ndërsa në ofertat zyrtare të këtij sezoni, mungon programi i vallëzimit, ndërsa pritet të fillojë një tjetër show televiziv të premten.

Politika, shtrenjtohet “Opinion”
E enjtja është jo vetëm dita e betejës së fortë politike në prime- time, – ku mbizotëron debati, ritmi dhe ndonjëherë dhe “sherret”, – por edhe e tërheqjes së sponsorëve dhe reklamuesve. Emisioni politik më i shtrenjtë është “Opinion” i Blendi Fevziut në Tv Klan, ku një sekondë kushton 50 euro (rreth 6,300 lekë me kursin aktual), ditën e enjte. Për transmetimet nga e hëna në të mërkurën tarifat e reklamës janë rritur ndjeshëm, me 74% në 40 euro për sekondë.

Në emisionin e Vizion Plus, “Top Story”, nga Sokol Balla, që konkurron në të njëjtin orar të enjten, një sekondë reklamë kushton, sipas tarifave zyrtare 6 mijë lekë. E njëjta tarifë është edhe të hënën në orën 21:00.

Më i lirë të enjten ka qenë programi politik i Top Channel. Në sezonin e kaluar, si tek “Top Story” ashtu dhe tek të “Pa Ekspozuarit”, një sekondë reklamë kushtonte 2,700 lekë.

Lajmet
Nga printi, tek online e deri në televizion, gara për lajmin e fundit është gjithnjë e ashpër. Media mbetet sipas një anketimi të INSTAT, të përpunuar nga Monitor, burimi kryesor i të mësuarit informal për shqiptarët, ku televizioni luan rolin kryesor.

Në Klan TV, tarifa arrin në 22 euro (rreth 2,800 lekë), e pandryshuar në krahasim me sezonin e kaluar, duke u renditur si më i shtrenjti.

Top Channel sezonin e kaluar kishte çmime prej 2,400 lekë për një sekondë, përpara transmetimit të lajmeve kryesore të orës 19.30

Pak më lirë është reklama në Vizion Plus, në 2,000 lekë për sekondë. Ky televizion i fillon lajmet gjysëm ore më parë se dy rivalët e tij.

Argëtimi
TV Klan ka shtuar programet me tematikë argëtimi, duke unifikuar çmimet në 40 euro për sekondë (rreth 5,100 lekë). Për “Zonë e Lirë”, të Arian Çanit dhe “Dance with Me”, të drejtuar nga Alketa Vejsiu, tarifat janë ulur nga 50 në 40 euro. Po 40 euro kushton një sekondë reklamë edhe për emisionet e reja “Duplex” dhe “Familja”. Përgjysmim të tarifave ka emisioni “Xing me Ermalin”, nga 50 në 25 euro për sekondë. E diela pasdite është e Ardit Gjebresë, me “E diela Shqiptare”, ku një sekondë reklamë varion nga 35-40 euro, e pandryshuar nga një vit më parë.

Në Vizion Plus, një sekondë në emisionin humoristik të së shtunës në “Al Pazar”, drejtuar nga Agron Llakaj, kushton 6,600 lekë, duke qenë më i shtrenjti në këtë televizion.

Teksa pritet të fillojë “Big Brother celebrity”, Top Channel në sezonet e kaluara të “Big Brother”, kishte tarifa prej 8,400 lekë për sekondë, njësoj me Portokalli.

Serialet
Telenovelat turke janë bërë magnet për audiencën shqiptare dhe po transmetohen nga TV Klan dhe Vizion Plus edhe në oraret e mbrëmjes.
Në TV Klan, më i shtrenjti është “Sulltanesha Kosem”, me 33 euro/sekondë (rreth 4,200 lekë), e ndjekur nga “Dashuri bardh e zi”, me 13 euro. Në telenovelën indiane “Bixhoz në dashuri”, një sekondë reklamë kushton 10 euro. Në Vizion Plus, serialet turke kushtojnë midis 1,400 dhe 2,200 lekë për sekondë.

Mëngjesi më i lirë
Më të lirat janë oraret e mëngjesit, teksa njerëzit nxitojnë për në punë dhe audienca është e shpërqendruar. Në “Aldo Morning Show” në TV Klan, një sekondë kushton 7 euro. Në Vizion Plus, në “7 pa 5”, reklama kushton 600 lekë për një sekondë. Në Wake Up në Top Channel gjatë sezonit të kaluar reklama kushtonte 420 lekë për sekondë dhe “Në shtëpinë tonë” 320 lekë. Tarifat e sipër përmendura janë sipas ofertave zyrtare, teksa është në politikën e televizioneve që të bëjë zbritje të ndryshme.

Shifrat e çmendura/ Ja sa kushton 1 sekondë reklamë gjatë programeve te televizoneve shqiptare Read More »

Violinistja me rrënjë shqiptare – prej Eminemit deri te neuroshkenca

Ishte njëra anë Kristina Dangas që shpërfaqej në festivalin “Boston Calling Music Festival” në maj të këtij viti, derisa ajo luante në violinë elektronike me muzikantët e “String Candy Music”, tek performonin për Eminemin.

Të gjithë të përfshirët ishin “aq modestë, aq të talentuar dhe ndodheshin aty për të kaluar kohë të mirë e për ta vënë në shfaqje”, ka thënë Danga, e cila ka marrë vëmendje të madhe kohëve të fundit, edhe nga profesionistët e muzikës, edhe nga adhuruesit, përfshirë edhe ndjekësit e shumtë në media sociale.

Eksperienca me Eminemin ishte kryesorja në Worcester, në kuadër të programit të këtij viti, nëse jo edhe në gjithë karrierën e saj muzikore.

Në skenë me ikonën e muzikës

“Ishte vërtet një moment surreal në karrierën time. Si artiste kaloni shumë kohë dhe energji duke u përgatitur për momente si ky, nganjëherë me idenë se kur apo sesi do të vijnë. Kështu që ta kesh rastin të performosh me një ikonë si Eminemi dhe kaq shumë muzikantë jashtëzakonisht të talentuar, ishte eksperiencë jetësore”

Violinistja me rrënjë shqiptare – prej Eminemit deri te neuroshkenca Read More »