ShowBiz

Përfundon pas hekurave vëllai i prezantueses së njohur shqiptare

Një prej personave të ndaluar gjatë natës nga policia e Lezhës është Endrit Vejsiu, vëllai i prezantueses së njohur Alketa Vejsiu. Mësohet se 29-vjeçari, nga Tirana, lëvizte me mjet në aksin tij tip “Opel” në aksin rrugor Milot – Lezhë, kur në kryqëzimin e Shënkollit, gjatë kontrollit në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë, raporton ShkodraNews.

Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje. Arrestimi i Vejsiut u bë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”.

Ashtu siç mund të pritej 29-vjeçari ka një jetë sociale të pasur dhe në profilin e tij nuk mungojnë fotot me Jim Belushin apo Ronaldon./ShkodraNews

Përfundon pas hekurave vëllai i prezantueses së njohur shqiptare Read More »

Erion Braçe tregon cila është politikania që i heq trurin: Është edhe më e bukura nga pikëpamja…

Erion Braçe ka thënë publikisht se cila prej femrave në politik i duket atij shumë seksi. Në emisionin Pop Culture në Top Channel, Braçe ndër të tjera tha se, gruaja më e bukur në politikë ishte Majlinda Bregu, ish-deputetja e PD-së.

“Po më e bukura është ajo që ka kurajo të thotë gjithmonë të vërtetën. E kam thënë edhe njëherë më parë, por shkruajtën të gjithë: Ja kujt i nis zemra Erion Braçe. Majlinda Bregu është edhe nga pikëpamja estetike, por edhe nga pikëpamja ime e të thënit gjithmonë të vërtetën. Po të më pyesësh pastaj nga krahu tjetër është Arta Dade dhe shumë të tjera”, tha Erion Braçe.

Erion Braçe tregon cila është politikania që i heq trurin: Është edhe më e bukura nga pikëpamja… Read More »

Policia i kontrollon dhomën Bleona Qeretit, ja çfarë gjeti

E ftuar mbrëmë  në “Xing me Ermalin” ishtë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bleona e cila shkakton gjithnjë bujë në media e rrjete sociale me të rejat si nga ana profesionale, ashtu edhe me thashethemet nga jeta private. Duke folur për fillimet në Amerikë, Bleona kujtoi një histori komike që i kishte ndodhur në dhomën e hotelit ku po qëndronte me mamanë.

“Në fillim kur kemi shkuar kemi pasur gjithmonë incidente të vogla. Do doja të kujtoja vitin 2004. Shkova në Amerikë për 25-vjetorin tim. Mora edhe mamin. Kisha koncert në fund të javës. Vajtëm në Miami për të bërë ditëlindjen time me mamin dhe në momentin e parë që vajtëm në hotel donim të lajmëronim babin që kishim arritur. Mora recepsionin. Në Europë është që i bie 0 dhe del recepsioni ndërsa në Amerikë duhet t’i biesh numrit 9. I rashë dhe e pyeta si mund të marr Shqipërinë. Sepse nga Europa merr me 00355 Shqipëria kurse në Amerikë duhet të telefonosh me 011 për të dalë në linjën internacionale pastaj 355 që është kodi i Shqipërisë. Pasi ma sqaroi vajza e recepsionit që nuk është si Europa, unë e mbylla telefonin dhe shtypa 911 në vend të 011.

911 është linja emergjente e policisë në Amerikë. ‘911, çfarë emergjence keni?’, mu përgjigj. Unë që i thashë: ‘Nuk kam emergjenci’ dhe e mbylla. Pas 15 minutash bie dera e hotelit. Hapa derën dhe shoh 3 policë. Kemi marrë një telefonatë nga kjo dhomë tha. Mami duke thënë të hëngërt mortja, çfarë na bëre, do na burgosin. Unë duke qeshur i thashë që i kam rënë gabim. Mirëpo atje nuk e besojnë që mund t’i kesh rënë gabim se mund të kesh dikë tjetër në dhomë që të detyron të thuash ashtu. Kontrolluan komplet gjithë dhomën. Mbasi u bindën që ishte vërtet gabim i dy njerëzve të huaj që nuk kishin lidhje fare me Amerikën, e kuptuan dhe ikën”, tregoi Bleona duke shtuar në fund se nuk kishin çfarë të gjenin kur kontrolluan përveçse fustaneve të saj transparent

Policia i kontrollon dhomën Bleona Qeretit, ja çfarë gjeti Read More »

Rrëfimi befasues i Sinan Hoxhës: Si u bëra i famshëm për 24 orë

Këngëtari i njohur ka treguar se si detajet e bënë që të ngjitej në skenën e një festivali. Prej andej nisi një karrierë e suksesshme

“Unë jam bërë pak çuditshëm këngëtar, le të themi i famshëm për 24 orë”. Kështu është shprehur këngëtari i mirënjohur, Sinan Hoxha. Ai ka rrëfyer se si gjithçka ndodhi thuajse rastësisht.

“Jam marrë unë gjithë kohës me kurse në Greqi, kisha bërë shumë tentativa më përpara.

Vjen një i njohur nga Greqia kishim një dasmë në familjen time.

Gjatë dasmës një nga muzikantët që më njihte mua më fton të këndoj një këngë në greqisht. Në atë dasmë ishte i pranishëm edhe Alban Furtuna, kompozitor i famshëm, që ka realizuar dhe shumë këngë të miat, hite do të thoja. Albani ishte i famshëm për kohën dhe tani sigurisht vazhdon të jetë shumë i suksesshëm.

Alban Furtuna më merr dhe më thotë ‘dua të më vish te studio sepse kam një këngë dhe dua t’ma këndosh ti’. Ishte kënga ‘Fotografia’ dhe ishte greqisht. Shkoj te studio dhe këndoj greqisht. Në atë kohë nuk kishte këngëtarë shqiptarë që të këndonin greqisht.

Kurse mua në fakt më ndihmoi fakti që kisha jetuar në Greqi për pak kohë dhe nuk kisha vështirësi fare me gjuhën, kisha dhe aksentin në greqisht, isha si të thuash për veshin e kompozitorit më i duhuri. Mbaroj këngën dhe i them Albanit, ‘më duhet të iki sepse kam autobusin për Greqi’ dhe ai më thotë që ‘do të të përcjell unë’.

Më falënderon për këngën sepse i duhej për vete. Hipëm në autobusin e Kinostudios dhe zbritëm te ‘Banka’. Kur në atë moment sa dalim nga autobusi takojmë Bashkim Hoxhën përballë, që punonte te ‘Teuta televizion’, që nuk është më. I famshëm, i nderuar dhe intelektual si Bashkim Hoxha.

Po organizohej një festival, i pari privat në Durrës për të rinjtë në bashkëpunim me Alban Karabashin. Ai kishte në menaxhim dhe Flori Mumajesin e “The Dreams” në atë kohë. Kemi dalë në një ditë, në një orë, në një skenë. Pra ishte paraqitja jonë e parë.

Festivali bëhej në shesh në Durrës për herë të parë i këtij lloji, pra privat. Gjithashtu jepeshin tre çmime: i parë, i dytë, i tretë si në çdo eveniment.

-Aman Alban, i thotë Bashkim Hoxha në atë moment kur u takuam, kam festivalin nesër mbrëma e nuk ka prurje si festival privat që është sepse janë mësuar vetëm me këto festivalet e mëdha, na duhen urgjentisht këngëtarë të muzikës së lehtë, na duhen interpretues.

Dhe unë që gjithë kohës ia bëja, ua më iku autobusi dhe 10 minuta për Greqi. Ja ku e kemi, thotë Albani, këngëtarin dhe këngën e kemi. E dëgjon Bashkimi, perfekt thotë, thjesht duhet ndryshuar diçka, duhen shkruar fjalët shqip.

Shko te studio këndoje këngën shqip dhe nesër të pres në festival. Unë në festival? Po jo se mua po më ikën autobusi.

Shkuam e kënduam te studio dhe të nesërmen u realizua kënga ‘Fotografia’. Shkuam atje publiku nuk reagoi fare sepse s’i njihnin këngëtarët.

Më kishin thënë që do merrja një kitarë në dorë, por kitarës sime i mungonte rripi. Mora një tip spango dhe e vura në krah. Isha fëmijë, nuk dija fare si mbahej kitara.

Nuk kam ditur që shkeleshin tastierat dhe notat dhe vazhdimisht bëja gabime me duart sa nga njëra anë në tjetrën.

Si përfundim shpërthen publiku me ovacione në përfundim të këngës. Çmimi i parë thotë Alban Karabashi shkon për Flori Mumajesin, kurse çmimi i dytë për Sinan Hoxhën.

Me keqardhje them se kënga ime u bë hit se e njohu e gjithë Shqipëria. Për 24 orë më njohën të gjithë. U bë ‘Xakja’ i pasur pastaj”.

Rrëfimi befasues i Sinan Hoxhës: Si u bëra i famshëm për 24 orë Read More »

‘Digjet’ Tirana nga fishekzjarret, ja ç’ndodhi brenda 20-vjetorit të çmendur të vajzës së Majlinda Bregut

Vajza e ish-deputetes demokrate, Majlinda Bregu ka festuar 20-vjetorin e lindjes.

Kejda edhe këtë herë ka mrekulluar me organizimin e festës së saj, ku gjithçka duket e zgjedhur me shumë kujdes.

Ajo ka ndarë disa foto mjaft seksi ku bie në sy fustani I saj që i nxjerr në pah linjat e saj perfekte. Në postimet pasuese duket, se si fishekzjarret shumëngjyrësh dogjën qiellin e Tiranës.

‘Digjet’ Tirana nga fishekzjarret, ja ç’ndodhi brenda 20-vjetorit të çmendur të vajzës së Majlinda Bregut Read More »

‘Sa më dhemb’! Arian Çani pëson incident në emision

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë cirku francez “Transe Express”, i cili së bashku me Cirkun Kombëtar do të performojnë ditën e nesërme në sheshin “Skënderbej”.

Kur ata po largoheshin nga studio dhe anëtarët e cirkut po takonin Çanin, njëra prej tyre i ka shkelur gazetarit thoin e këmbës.

“Ajo vajza që kishte rolin e të çmendurës nga banda dhe sillej rreth e rrotull më shkeli padashje thoin e këmbës.

‘Sa po më dhemb”, u shpreh Çani.

‘Sa më dhemb’! Arian Çani pëson incident në emision Read More »

Nëse keni nevojë për jetë luksoze, telefononi këtë këngëtar shqiptar

Kengetari i njohur shqiptar 2Ton ka publikuar projektin më të ri muzikor “Shumë Telefona”, që është dedikim për femrat që kërkojnë dhurata nga ai.

Por këtë herë flitet për femrat që e telefonojnë për të marrë gjëra të shtrenjta dhe jetë luksoze.

Këtë herë, 2Ton ka suprizuar edhe me veshjen e tij pasi është shfaqur me kostum të zi. Shpesh herë jemi mësuar ta shohim me rroba të gjera të stilit rap.

Pritet që kjo këngë të jetë suksesi i rradhës për artistin.

Nëse keni nevojë për jetë luksoze, telefononi këtë këngëtar shqiptar Read More »

Kur nusja beson se ceremonia ka mbaruar, burri kërkon që ajo të kthehet dhe të shikojë lart. Ajo shpërthen në lot. Ja çfarë ndodhi aty

Të gjithë nxënësit kanë një mësues të preferuar, atë që i ndihmoi ata në rrugën e rritjes, më njerëzorin, ai që do të mbetet në zemër për një jetë.

Ka nga ata mësues që e bëjnë punën e tyre me gjithë shpirt.

Liz është një mësuese që e do punën e saj dhe e bën atë jo vetëm me profesionalizëm të madh, por me pasion, shkruan ShkodraNews. Dhe po ashtu ajo i do nxënësit e saj, është e shqetësuar që ata jo vetëm të mësojnë, por të qëndrojnë të qetë, të rriten të shëndetshëm.

E gjithë kjo është përftuar nga ana e nxënësve dhe Liz më shumë gjasa do të jetë një nga ata mësuese që kujtohet gjatë gjithë jetës, ata do të kujtojnë atë gjithmonë me respekt, admirim dhe dashuri.

Liz jep mësim në një shkollë kërcimi në Angli dhe kur ajo i komunikoi nxënësve të saj se kishte vendosur të martohej, ata u lumturuan shumë.

Dhe dita e dasmës më në fund arrin, shkruan ShkodraNews. Gjatë ceremonisë, në momentin menjëherë pas shkëmbimit të unazave, Liz dëgjon një zhurmë që vjen nga tavolinat e mysafirëve.

E hutuar, nusja shikon Ollien, burrin e saj i cili është duke buzëqeshur dhe e fton që të kthehet e të shikojë lart.

E befasuar dhe e prekur Liz sheh katin e lartë, ku duken të gjithë nxënësit e saj të cilët morën pjesë në ceremony.

Ollie-n, duke e njohur lidhjen e veçantë midis Liz dhe nxënësve të saj, i kishte kontaktuar ata për t’i bërë asaj një surprizë.

Një surprizë e suksesshme siç tregohet në videon më poshtë! /Përshtati: ShkodraNews

Kur nusja beson se ceremonia ka mbaruar, burri kërkon që ajo të kthehet dhe të shikojë lart. Ajo shpërthen në lot. Ja çfarë ndodhi aty Read More »