Turjan Hyska është një nga prezantuesit dhe producentët e njohur që u komentua mjaft pas largimit të tij nga Vizion Plus për në Tv Klan. Ai nuk kishte reaguar deri më tani publikisht për këtë tranfsferim, ndërsa ka vendosur të flasë për herë të parë dhe të tregojë arsyet.
“Pas shumë kohësh kam gjetur stimuj të rinj. Unë lëviza nga një vend ku kisha gjithë komoditetin, gjithë mirësinë dhe dashurinë rreth e rrotull. Lëviza për adrenalinë dhe për sfidë, pastaj kur i hyn sfidës gjithmonë ka një risk dështimi, por nuk e kam menduar gjatë, sepse më shumë kam menduar largimin nga Vizioni, sesa të shkuarit në Klan. Kam shkuar 14 vjeç aty dhe aty jam thinjur” -është shprehur Turi.
Ndërsa në lidhje me jetën personale ka treguar së martesa me Orinda Hutën po shkon shumë mirë, madje po punon me tre turne për t’u bërë më fëmijë.
Këngëtari Arkimed Lushaj. I njohur ndryshe si Stresi njihet për prirjet e tij politike, ndërsa shpesh është bërë protagonist për shkak të problemeve me policinë. Stresi ka reaguar ashpër pas plagosjes së shokut të tij nga policia një ditë më parë tek Shkolla e Bashkuar në Tiranë pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.
Pas plagosjes, ai është dërguar në Spitalin e Traumës ku edhe është ruajtur me policë. Ndërkohë, në spital kanë mbërritur edhe këngëtari Arkimed Lusha dhe shokët e tij pasi Tabaku ishte pjesë e shoqërisë së tyre.
Këta të fundit janë konfliktuar me policët që gjendeshin për të ruajtur Tabakun duke përdorur edhe fjalë fyese.
Stresi pretendon se nuk është nxjerrë ende raporti i mjekëve për dëmtimet që ka Tabaku duke pretenduar se po fshihet ngjarja.
Juristja e njohur, Eni Çobani është shoqëruar në komisariatin e policisë së Gjirokastrës për t’u marrë në pyetje, pasi është kërcënuar gjatë një seancë gjyqësore në Gjykatën e Gjirokastrës.
Shkak eshte bere debati i forte qe ka pasur me ish-nusen e djalit te klientes qe mbron juristja Çobani.
Çobani eshte avokate e shtetases Merushe Makri, e cila në vitin 2016-të u përfshi në një konflikt me ish-nusen e djalit të saj, Rudina Islamaj.
Sherri mes tyre u bë publik edhe në rubrikën “Shihemi në gjyq” që drejton Çobani, ku vjehrra akuzoi nusen se e kishte rrahur dhe nxjerrë nga banesa.
Sot, kushërira e Rudina Islamajt tha se avokatja i është drejtuar asaj me fjalët “Deri në momentin që unë do jem gjallë nuk ke shpëtim, do më kesh nga pas gjithë jetën”.
Pas këtyre fjalëve Rudina Islamaj telefonoi policinë, të cilët shoqëruan në komisariat për sqarime Eni Çobanin.
Moderatorja Alketa Vejsiu ditët e fundit u vu në qendër të vëmendes për shkak të arrestimit të vëllait të saj, Endrit Vejsiu, pasi u kap me mina me sahat dhe drogë. Së fundmi Alketa Vejsiu ka folur në një intervistë për revistën ‘Who’ për familjen e saj dhe karrierën.
Moderatorja shprehet se familja është gjithçka për të dhe që 19 vjeç me fitimet e para ka arritur të blejënjë shtëpi për mamanë dhe vëllain.
“Menaxhoj shumë mirë kohën dhe prioritetet. Jam gjithmonë në shtëpi atëherë kur duhet.
Rregullisht çdo darkë me familjen përveç rasteve të transmetimit direkt dhe provave tëdielën. Mezi pres Krishtlindjet.
Janë vërtetë periudha më e bukur kur në dritat e pemës,muzikës së sezonit, zjarrit dhe gështenjave që piqen të kuptosh që Zoti të ka dhënë një tjetërvit për të gëzuar këtë moment magjik. Familja ka qenë gjithmonë gjithçka për mua. Kambërë të pamundurën që nënës dhe babait mos t’i mungojë asgjë.
Mamit dhe vëllait i blevashtëpinë me fitimet e para në moshën 19 vjeç. Dhe Zoti më shpërbleu duke më dhënëfamiljen që kisha ëndërruar; dy fëmijë që janë shpërblimi më i bukur i një dashurie të madhe!Familja është gjithçka për mua”, është shprehur Alketa.
Në vitin 2015, këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka u arrestua nga policia pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Tani që kanë kaluar tre vite nga ajo ngjarje, i ftuar në emisionin “Rudina”, ai rrëfeu se ka hequr dorë plotësisht nga alkooli.
Këngëtari i dashur për publikun shqiptar shtoi se po kujdeset për shëndetin e tij.
“Unë jam në dishezë tani, duhet të kujdesem për shëndetin se me aq sa kam pirë do i kem mbushur nja tre autobotë. Kam filluar të eci më shumë dhe të pi ujë. Ndihem më mirë dhe kam humbur shumë kilogramë”, tha Aleksandër Gjoka.
Ky i fundit ka shtuar se nuk ia mohon vetes një gotë verë një herë në javë. Gjithashtu edhe kolegu e miku i tij, Elton Deda pranoi se tani edhe ai e kishte reduktuar sasinë e alkoolit.
“Kujtuam se do të ndikonim tek Redoni për të pirë më shumë alkool se e pinte dhe ai me ne, por e gjeta veten duke pirë “Coca Cola’”, përfundoi Elton Deda.
Xhensila Myrtezaj ka studiuar për kanto te Liceu Artistik ‘Jordan Misja’. Ajo për herë të parë u bë e njohur për publikun te “Ethet e së Premtes”, por si shumë kogele të saj këngëtare nuk ja doli me sukses, asaj kohe ishte vetëm 14 vjeçe.
Por, pavarësisht dështimit të parë, Xhensila nuk iu ndal këngës, pasi ka marrë pjesë pothuajse në çdo event muzikor, në Top Fest, ku në vitin 2010 mori edhe një çmim, në vitin 2011 ka marrë pjesë te “Festivali i 50” i RTSH.
Xhensila si këngëtare ka një CV të pasur, por ajo çka neve na intrigon është se si një vajzë e thjeshtë, që lëvizte me urban me lekë borxh, sot është një princesh mbi bizele.
Të gjithë e dimë historinë e Xhensilës, e rritur jetime, edhe pse me baba gjallë, prej një skandali që e ëma kishte bërë. Kjo e ka detyruar Xhensilën të bëhet një “borxhlie” te mikeshat e saj dhe të kalonte një adoleshencë të vështirë.
Deri dje, këngëtarja blinte te byrektorja e Liceut byrekun me dhalle, apo kur dilte e lypte lekë për të siguruar një biletë për të parë “Portokallinë”, sepse një aktor i kishte hyrë thellë në zemër.
Por, asgjë nga këto nuk e pengoi atë të shndërrohej në një yll televiziv.
Xhensila ngjiti shumë shpejt shkallët e karrierës dhe u bë një ndër këngëtaret më të njohura të muzikës në Shqipëri. Mesa duket takimi me Bes Kallakun ishte uguri i mirë, që i ndyrshoi rrugën e zezë të jetës Xhensilës dhe i dha shumë sukses.
Këngëtarja nuk iu nda “Portokallisë”, derisa ia mori mendjen aktorit, që sot kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Besi një djalë fshati i ardhur nga Bupqi, Xhensila ishte ndoshta vajza më e bukur që kanë parë sytë e tij.
Me rritje në karrierë, Xhensilës filloi të mos i pëlqejë vetja, ndaj dhe ashtu si gjithë këngëtaret e tjera, edhe bukuorshja e Besit ra pre e manisë së plastikës. Xhensila e urbanit u zhduk, tani është një Xhensilë e re me një fytyrë të re pa borxhe e rrethuar me luks.
Por mënyra si ja arriti ajo sot vetëm 25 vjeçe të gëzojë dhe të ketë gjithë këtë pasuri ka shumë pikëpytje në mes. Të jetë familja nuk e besojmë, të jetë Besi kjo sjellë dyshime, pasi ne e dimë që ai vjen nga fshati dhe flinte rrugëve të Tiranës dhe me një rrogë aktori nuk mund të bëhesh i pasur, ashtu siç nuk u bë i pasur Robert Ndrenika, që ka një jetë në aktrim.
Po koncertet e kësaj a e justifikojnë dot dasmën madhështore mbi 65 mijë euro, apo dy vilat që gëzon çifti sa në Tiranë dhe sa te Gjiri i Lalëzit, aty ku bregdeti është ‘pushtuar’ nga politikanët? Në fakt, vetëm ndonjë budalla do ta besonte se Xhensila të jetojë mes luksit përmes të ardhurave të saj si këngëtare. Vajza qytetare dhe varfanjake, sot është një nuse fshati dhe e mbytur në lekë, që askush nuk mund ta di nga i mbijnë.
Tashmë ata kanë bërë 12 vjet të martuar dhe kanë dy vajza, Stinën dhe Ajrin, por historia e aktores Eni Jani dhe aktorit Genc Fuga është mbreslënëse. Ndryshe nga daljet e tjera televizive, çifti i aktorëve rrëfyen në emisionin “Rudina” në Tv Klan historinë e tyre të dashurisë. Eni Jani tregoi se pas studimeve ata punuan në një projekt së bashku, ku edhe nisën të pëlqenin njeri-tjetrin. Ajo tregoi po ashtu se nuk ka marrë një propozim klasik dhe se ka qenë ajo që e ka puthur për herë të parë Gencin.
“Ne jemi njohur shumë kohë më përpara se të lidheshim sepse Genci ka qenë pedagog dhe unë studente. Unë e shihja thjeshtë si pedagog dhe ai si studente. Pasi kam mbaruar fakultetin kemi rastisur në një film të dy bashkë dhe aty siç duket filloi të më shihte ndryshe. Unë vazhdoja t’i thoja profesor dhe ai në një moment më thotë: Mos më thuaj më profesor. Më pas gjërat filluan të ishin ndryshe, mbi të konsideruarit koleg.
Nuk ka patur një propozim klasik, por ne kemi qenë në një mbrëmje dhe unë ia thashë vetë e para. E putha unë e para. Tre vite më vonë ne jemi martuar. Dasma jonë ka qenë e përbashkët. Kemi bërë tre ditë dasmë. Pas një viti e pak lindi vajza e parë që quhet Stina dhe më vonë Ajri”, tha Eni Jani. Ndërkohë aktori Genc Fuga tha se nuk ka qenë e lehtë për të që të bënte për vete Enin. “Në fakt unë nuk kam dalë asnjëherë nga konseguenca ime e të qenit pedagog. Nuk përdora asnjë nga formulat e letërsisë apo dramaturgjisë. Doja të kisha formulën time dhe funksioni.
Unë kam qenë pedagogu i saj dhe shkoja në shkollë i veshur mirë, me kostum dhe kravatë. Marr vesh më vonë që një ditë Eni ka qenë duke më parë bashkë me një shoqen e saj dhe ajo i thotë: Nuk është i keq ky… Dhe citati i Enit ishte: Ku e ka të mirën ai. Tmerr, llogarit pastaj se çfarë pune duhej pastaj për t’i rrëmbyer një puthje aq më tepër vullnetare”, tha Fuga.
Vëllezërit kishin përgatitur një surprizë të këndshme për motrën e tyre të vetme.
7 vëllezërit e kanë befasuar motrën e tyre në pritje të martesës me këtë rutinë valle epike.
Me vetëm 6 orë prova ata e kanë dhënë një shfaqje të madhe për të. Vëllai më i ri është 15 vjeç dhe më i madhi është 46 vjeç.