ShowBiz

Braktisi Shqipërinë, prezantuesja merr një post shumë të rëndësishëm në SHBA

Blogerja e njohur Estela Ujka e cila fillimish u bë e njohur si prezantuese u largua nga Shqipëria në fillim të shtatorit të këtij viti.

Image

Ajo nëpërmjet një postimi në Instagram njoftoi se po largohej duke menduar për të ardhmen e fëmijëve të saj.

Por ditën e sotme blogerja ka lajmëruar sërish me anë të një postimi në llogarinë esaj në Instagram se tashmë ka gjetur punë në një pozicion shumë të mirë në Shtetet e Bashkuara.

’Jam shumë e lumtur të njoftoj angazhimin tim për ‘Farran Real Estate’ si një specialiste e marrëdhënies me publikun.’Farran’ është një markë që operon prej shumë vitesh në Njew York në pasuri të patundshme, zhvillimin dhe investimin.Jam shumë e emocionuar t’i bashkohem këtij ekipi dhe e gatshme për t’ja dal me sukses’ shkroi Estela në njoftim.

Image

Braktisi Shqipërinë, prezantuesja merr një post shumë të rëndësishëm në SHBA Read More »

7 vite bashkëjetesë, shihni si ia shprehte Rudina Magjistari dashurinë Edi Ramës/Foto

Proverbat që thonë se njeriu mund të dashurojë vetëm një herë në jetë, janë hedhur poshtë në shumë raste. Dhe ai që e vërteton më së miri këtë fakt është kryeministri Edi Rama, i cili njihet për disa dashuri publike, martesa, dhe ndarje.


Një ndër të dashurat e kryeministrit Rama ka qenë edhe moderatorja e njohur shqiptare, Rudina Magjistari. Lidhja e tyre nisi në verën e vitit 1999 dhe Rudina ishte 11 vite më e vogël se ai. Në një intervistë të 4 viteve më vonë, Rudina Magjistari rrëfen njohjen dhe ndjenjat e saj për Ramën.

“Jam e dashuruar me çdo gjë të tijën, edhe me defektet”, ka shprehur ajo.

Historia me Rudina Magjistarin, një ikonë e ekraneve në atë kohë, u bë shpejt një histori publike nga më të komentuarat në Shqipëri.  Rudina Magjistari u shfaq në videoklipin “Tirona” të Edi Ramës, realizuar nga Liri Begeja, në vitin 2003.   Në fushatën e vitit 2003, ata u puthën në skenë.

“Dashuria mund të lindë, mund të transformohet, mund të rilindë… Jeta është shumë e gjatë vetëm për një dashuri”- ka deklaruar Rudina Magjistari në atë kohë.


Lidhja e tyre ka zgjatur plot 7 vite, lidhje e bashkëjetesë, dhe u ndanë pa vënë kurorë./pamfleti

7 vite bashkëjetesë, shihni si ia shprehte Rudina Magjistari dashurinë Edi Ramës/Foto Read More »

Publikohen foto nga e shkuara, “Kur s’kishe bukë të haje, sa u bëre kurvë”, reagon Genta e BB

Ajo është një nga personazhet e Big Brother më të përfolura ndër vite.

Për këtë Genta Gjalpi ka investuar duke bërë nga postimet më provokuese , të cilësuara sit ë ekzagjeruara nga ndjekësit t e saj. Genta ka ndarë një foto të vjetër në Instagramin e saj dhe një prej ndjekësve I ka lënë një koment ofendues.

‘Me mir ta shkruash te kjo foto skam pas buk me hanger deri sa fillove me lujt rolin e bitchit”, i shkroi ai.

“Po pse ta them kur un kam pas me henger me pi,e me plotsu qefet e mia gjith jeten”, ia ktheu ajo si gjithmonë me sportivitet.

Image

Publikohen foto nga e shkuara, “Kur s’kishe bukë të haje, sa u bëre kurvë”, reagon Genta e BB Read More »

Ja si ka qene ne moshen 15-vjecare Rike Roci/Foto

Nuk kishit parë 15 vjeçare kaq sexy. Dhe është pikërisht vajza e njohur shqiptare, Rike Roçi ajo që ka hapur arkivat. Me anë të një fotoje të vendosur në kornizë, ish banorja e Big Brother na ka surprizuar me pamjen e saj në adoleshencë.

‘Unë 15 vjeç’ shkruan Rikja në postimin e saj ku duket një bionde shumë sexy, që kishte në gjak pozat sensuale. Nga ajo që shohim sot, duket se bukuroshja ka qenë e njëjta prej kohësh me ndryshim të ngjyrës së flokut.

Image

Ja si ka qene ne moshen 15-vjecare Rike Roci/Foto Read More »

Eli Fara nuk e njeh plakjen, e bukur si 18 vite më parë (Foto)

Edhe pse një jetë në skenë, vitet kalojnë, Eli Fara vazhdon të mbetet më e bukur edhe se në të 20-at e saj. Këngëtarja shqiptare ka arritur t’i mbijetojë tregut edhe në ditët e sotme ku çdo ditë sa vijnë e shtohen këngëtare të reja.

Së fundmi këngëtarja e njohur ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” disa foto të 18 viteve më parë. Në to shfaqet këngëtarja me flokët e gjatë e të drejtë si gjithmonë dhe me nje fustan me rripa.

Sic e shihni koha për të duket sikur ka ndaluar sepse ajo edhe sot kur i ka kaluar të 50-at është po aq e freskët dhe e bukur si 18 vjet më parë. Eli Fara ka publikuar disa foto nga spektakli “12 ëndrra të një nate vere” ku ka performuar 18 vite më parë, ndërsa ka etiketuar producenten Vera Grabocka.

Rezultate imazhesh për foto eli fara

Eli Fara nuk e njeh plakjen, e bukur si 18 vite më parë (Foto) Read More »

Rudina Magjistari dedikim emocionues për bashkëshortin

Rudina Magjistari gjithmonë ka qenë diskrete për sa i përket jetës së saj private. Moderatorja shqiptare mundohet që bashkëshortin dhe vajzën e saj Mia t’i mbajë sa më larg mediave.

Kjo është një zgjedhje e saja që të mos e ndajë jetën private me çdokënd. Por kohët e fundit, Rudina e ka “lëshuar” pak dorën, ajo ka nisur të na tregojë të voglën e saj nga afër në rrjetet sociale.

Ndërsa ditën e sotme, moderatorja shqiptare ka vendosur të bëjë një dedikim plot ndjenjë për bashkëshortin e saj, Xhavit Bajrami. Bashkë me një foto të tijën, ajo ka shkruar disa fjalë zemre për të: “Dashuria e jetës time, miku im më i mirë, dashuria ime, bashkëshorti im”!

E ku ka më bukur se fjalët e shprehura publikisht për njeriun që i ka rrëmbyer zemrën, prezantueses shumë të dashur për publikun shqiptar.

Rudina Magjistari dedikim emocionues për bashkëshortin Read More »

U shoqërua në Komisariatin e Gjirokastrës, reagon Eni Çobani: E gjitha është një…

Juristja e njohur Eni Çobani ka mohuar të jetë shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës, për debatin që ka pasur në seancë gjyqësore me nusen e klientes së saj. E kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, juristja Eni Çobani e ka mohuar gjithçka, përkundrazi ajo ka bërë të ditur se në Gjykatën e Apelit është zhvilluar një seancë normale dhe nuk ka pasur asgjë nga ato që flitet nëpër media.

Eni Çobani e ka quajtur skandaloze një gjë të tillë, ndërsa thekson se po kthehet në Tiranë dhe se nuk ka pasur asnjë shoqërim në komisariat. “E gjitha është një dezinformim. Skandaloze, nuk e di se si ka dalë ky lajm që unë jam shoqëruar në komisariat. Është një lajm i rremë dhe se di se si mund të luhet me figura publike. Unë jam duke u kthyer për në Tiranë dhe një gjë të tillë e kam marrë vesh nga të tretë”, ka thënë Eni Çobani.

U shoqërua në Komisariatin e Gjirokastrës, reagon Eni Çobani: E gjitha është një… Read More »

Shpërthen Redon Makashi: Nuk dëgjoj muzikën e këngëtarucëve

“Tre Muskutjerët” e muzikës shqiptare, Redon Makashi, Aleksandër Gjoka dhe Elton Deda do të performojnë në një super koncert tek Liqeni Artificial i Tiranës. Mëngjesin e sotëm Redon Makashi ka qenë i ftuar special në emisionin e mëngjesit ‘Kafe In’. Teksa zbuloi disa detaje mbi koncertin që shumë shpejt do mbledhë adhuruesit e muzikës së mirë për të dëgjuar “Tre Muskutjerët”, nuk i shpëtoi as pyetjeve ngacmuese nga moderatori Flavio Qarri.

Si fillim ai e pyeti për televizonin, a i ndjek programet që transmetohen dhe Redoni përfitoi për të shprehur pakënaqësinë për faktin qe ka shumë politikë. Ndërsa kur u pyet për këngëtaret e reja, i ndjek apo jo, Redoni u tregua i prerë: “Jo”. Më tej përdori epitetin ‘këngëtarucet’ për të shprehur pakënaqësinë.

Shpërthen Redon Makashi: Nuk dëgjoj muzikën e këngëtarucëve Read More »