ShowBiz

Kapet pas 7 muajsh në kërkim, “specialisti” i grupit kriminal të Sarandës

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 31-vjeçar të shpallur në kërkim për trafik droge. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar në flagrancë shtetasi Ervis Veizi, 31 vjeç, banues në fshatin Metoq të Sarandës.

Veizi ishte në kërkim prej muajit shkurt të këtij viti.
Në datën 9 qershor 2018 Gjykata e Sarandës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” me akuzën për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Veizi ishte i kërkuar si pjesë e një grupi kriminal prej 16 personash të goditur nga policia e Sarandës në shkurt 2018, të cilët kryenin trafik droge drejt Greqisë
Veizi akuzohet si transportues i lëndës narkotike nga fshati i Shalës drejt kufirit të gjelbër.

Kapet pas 7 muajsh në kërkim, “specialisti” i grupit kriminal të Sarandës Read More »

Erion Veliaj bëhet baba, Ajola Xoxa sjell në jetë djalin e tyre

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë baba. Bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, ka sjell sot në jetë djalin e tyre. Ajo lindi në maternitetin “Koço Glozheni” në kryeqytet nën kujdesin e doktor Orion Glozhenit.

Burime thonë se fëmija ka pasur disa komplikacione të vogla, por është në gjendje të mirë. Djali, emri i të cilit do të zbulohet nesër, ka lindur me një peshë 3 kg e 400 gramë. Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa u martuan rreth 5 vjet më parë në një dasëm shumë të përfolur në Kalanë e Gjirokastrës.

Erion Veliaj bëhet baba, Ajola Xoxa sjell në jetë djalin e tyre Read More »

‘Ke një gjë të mirë, dhe ke frikë’, çfarë thoshte Elvana Gjata për të dashurin

I dashuri i këngëtare Elvana Gjata, Ervin Mata është shpallur sot  në kërkim nga Policia e Shtetit, pas ngjarës në Ish Bllok ku mbetën një i vdekur dhe dy të plagosur. Por ereth 8 muaj më parë në një intervistë në “Xing me Ermalin”, Elvana Gjata ka pranuar publikisht se është në një lidhje dashurie.

Ajo nuk e ka treguar emrin e të dashurit të saj, biznesmentin, Ervin Mata, i cili u shpall sot në kërkim nga Policia e Shtetit.

Intervista me Ermal Mamaqin u zhvillua në shtëpinë e Elvanës dhe moderatorit dëgjohet teksa i thotë: Po mirë mi goc vajte 62-vjeç edhe ngele gjithë jetën beqare….

“Mesa duket gjërat kanë ndryshuar,”- iu përgjigj Elvana: “E ke parasysh kur ke një gjë të mirë dhe s’do që ta…ke frikë. Unë mendoj që Zoti është treguar shumë i mirë me mua, më ka sjellë një fat shumë të mirë,”- shtoi këngëtarja.

Ermali e uroi: “Hajde në dasmë o Zot” dhe e pyeti: “A është familje e mirë?”

“Ah sa e bukur ishte kjo,”- e përmbylli bisedën Elvana për të mos zbuluar më shumë./korrieri

‘Ke një gjë të mirë, dhe ke frikë’, çfarë thoshte Elvana Gjata për të dashurin Read More »

Një shqiptare në listën e femrave më të fuqishme të BBC,cila nga të treja?

Një shqiptare është listuar si një nga femrat më të fuqishme në botën e muzikës, dhe ajo është Dua Lipa. Lista është bërë nga BBC, ku në të përfshihen 20 femrat më të fuqishme në fushën e muzikës.

Ndërkohë që BBC shkruan për 23-vjeçaren shqiptare:“Ajo ka bërë një fjalim të mrekullueshëm, të fuqishëm në BRIT Awards. Ajo është shumë e re dhe shumë e guximshme.

Njihet në gjithë botën dhe inspiron shumë të rinj. Ylli i popit ka etikë të fuqishme të punës, vlera femërore dhe një ndikim të madh te femrat.

Ajo ishte femra më e ndjekur e vitit 2017 në Spotify dhe u bë femra e parë që u nominua për çmimin BRIT Awards.”Sigurisht që pas vlerësimit ka reaguar edhe vetë këngëtarja , ku Dua shkruan:“Është nder të jesh në listën e fuqishme të BBC, në mesin e femrave më të talentuara dhe të mrekullueshme të muzikës. Faleminderit shumë për vlerësimin, është ndjenjë e mrekullueshme të jem pjesë e kësaj”.

Një shqiptare në listën e femrave më të fuqishme të BBC,cila nga të treja? Read More »

Gjithçka në rozë, brenda festës së ditëlindjes të Alis Fevziut

Për gazetarin Blendi Fevziu dhe familjen e tij dita që lamë pas ka qenë një nga më të bukurat pasi vogëlushja e tij Alis ka festuar 3-vjetorin e lindjes.Në një festë të organizuar në shtëpinë e tij e vogla duket mjaft e rritur dhe gjithashtu shumë e bukur.Në këto foto të publikuara nga vet gazetari i njohur duket marrëdhënia shumë speciale që ai ka me të voglën e tij.Përvec Alis, Fevziu ka dhe një vajzë adoleshente, e cila kërkon që të qendrojë kryesisht larg vëmendjes së mediave.

Gjithçka në rozë, brenda festës së ditëlindjes të Alis Fevziut Read More »

Me duart kapur me Albanin, Çiljeta sapo tregoi unazën shkëlqyese

Këngëtarja Ciljeta Xhilaga po komentohet mjaft kohët e fundit për shkak të lidhjes së saj me portierin e Partizantit Alban Hoxha.

Marrëdhënien e tyre ata kanë zyrtarizuar vetëm së fundmi. Para një muaji, Çiljeta zbuloi gjatë një interviste planet për martesë që ëndërronte ti realizonte në të ardhmen.

Madje ajo tregoi se dëshironte shumë një ceremoni buzë detit. Pas këtyre detajeve, sot këngëtarja ka treguar për të gjithë unazën me gur të madh që mban në gisht.

Në “Instastory”, Xhilaga ka postuar një foto të ëmbël të duarve të saj dhe Albanit të kapura bashkë. E sigurisht që vëmendjen e ka tërhequr unaza shkëlqyese në gishtin e saj, gjë që tregon se gjërat mes çiftit janë bërë tepër serioze.

Me duart kapur me Albanin, Çiljeta sapo tregoi unazën shkëlqyese Read More »

Habit aktori: Në Shqipëri s’jam ndjerë asnjëherë si në shtëpi, nesër largohem

Ai është nga aktorët e rinj që ka guxuar edhe në disiplina të tjera të artit, si muzikë, dublim, parodi muzikore. Bëhet fjalë për Aleks Seitaj, i cili ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina”, ku rrëfeu se do të largohet nga Shqipëria.

Ai ka deklaruar se do e lerë aktrimin dhe Shqipërinë, për të punuar dhe udhëtuar me kroçerë, një udhëtim që në fakt do e nisë nesër.

“Në Shqipëri nuk jam ndjerë asnjëherë si në shtëpi dhe kjo është një nga arsyet përse kam vendosur të largohem. Kam kaluar një periudhë depresioni si pasojë e bulizimit dhe si pasojë e realitetit ku jetoj. Unë gjithmonë kam qenë larg realitetit shqiptar”, tha Aleks Seitaj.

Habit aktori: Në Shqipëri s’jam ndjerë asnjëherë si në shtëpi, nesër largohem Read More »

Gabimi i Turit që prishi magjinë e dasmës, Orinda Huta përlotet në emision

Në korrik të vitit të kaluar, Orinda Huta dhe Turjan Hyska i dhanë fund beqarisë me një dasmë madhështore që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. E ftuar tek “Rudina”, pasditen e sotme Orinda zbuloi të pathëna nga dita më e rëndësishme e jetës së saj. Moderatorja u shpreh se numri 7 është numri i saj me fat prandaj dasma e tyre u mbajt më 27.7.2017. Orinda tregoi që gjithçka dëshironte ta bënte në orën 7, por Turi e “prishi paksa magjinë”.

“Dhëndri u vonua. Donte të vinte në kohë, por nuk erdhi dhe unë e kam pritur poshtë kalasë së Petrelës. Doja që gjithçka të ishte në vendin e duhur në orën 7, por nuk erdhi, erdhi në 7 e 30”, u shpreh Orinda.

Më pas në ekran u shfaq një video me fotot nga dasma e çiftit shoqëruar me një muzikë romantike. Teksa ndiqte videon, Orinda u përlot./Xing.al

Gabimi i Turit që prishi magjinë e dasmës, Orinda Huta përlotet në emision Read More »