ShowBiz

Kush është burri i martuar që po lë gruan për këngëtaren shqiptare

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, duke folur për fansat e çmendur që bëjnë çdo gjë për të, Tayna tregoi rastin e një burri i cili i kishte thënë se do linte gruan për të.

“Ishte një burrë, 45 vjeç mund të ishte, donte të bënte foto me mua në backstage. Nisi duke folur anglisht. ‘Unë dua të martohem me ty, dua të lë gruan për ty’, tha. Mendova se nuk e ka seriozisht dhe nisa duke qeshur. ‘E kam me gjithëmend’, tha. Ok i thashë ndaje gruan tëndë dhe as mua, as atë, mbetesh vetëm”, tregoi Tayna.

Kush është burri i martuar që po lë gruan për këngëtaren shqiptare Read More »

“Është si balenë, si fuçi uthulle”, aktorja shqiptare sulmon Fifin

Aktorja Ana Lika ka sulmuar dhe ofenduar publikisht këngëtaren Fifi. Ana Lika ka qenë e ftuar në emisionin radiofonik “Pop Sugar” në Radio Travel dhe moderatorët i kanë kërkuar asaj të jap nga një koment për një listë këngëtarësh emrat e të cilëve nuk do zbuloheshin për dëgjuesit. Një nga emrat në listë ka qenë edhe Fifi të cilën Ana e zbuloi që në fillim. Komentet e saj ndaj Fifit nuk ishin dhe aq miqësore madje ka kaluar edhe në fyerje.

“Kjo 11-a që është si balenë si fuçi uthulle. Kjo s’ka as stil. Këngëtare, repon, ka kënduar në disa produksione. Fifi le të themi se zihet kot me njerëzit sepse njerëzit nuk e llogarisin. Del Tayna bën këngë për qejfin e vetë del kjo shan gocën e botës ndërkohë që ajo nuk e llogarit fare. Kam dëgjuar pa dashje një intervistë, nuk është se futem dhe kontrolloj Fifin, s’më intereson fare. Kjo i thoshte kësaj këngëtares tjetër : më pëlqejnë këngët e tua por duhet të kesh disa vite karrierë. Jo dikush që është i talentuar bëhet direkt. Ti ke shumë vite karrierë por ti nuk po bëhesh asgjë. Nuk po e arrin vetë. Unë s’jam akoma këngëtare por po të bëhem ndonjëherë po të kishte gjë ndaj meje do të doja të vinte të ma thoshte në fytyrë dhe jo nëpër vargje këngësh. Filloreta ka patur një këngë shumë të bukur në “Këngën Magjike” por mund të kishte qëndruar në kuadrin e asaj vajzës që nuk plekset me njerëzit se u pleks me njerëzit e gabuar. Dëgjova që fliste për peshën trupore. Më mirë mos të lodhet që t’i humbi ato kile se nuk është se do i humbi se është genetike. Njerëzit e kanë dashur se ka qenë kështu“,- është shprehur Ana.

“Është si balenë, si fuçi uthulle”, aktorja shqiptare sulmon Fifin Read More »

Ndryshimi drastik i Aurela Gaçes, shihni si dukej para 21 vitesh (Foto)

Aurela Gace është një nga këngëtaret më të dashura për publikun jo vetëm për muzikën e saj, por edhe për karakterin dhe çiltërsinë që e karakterizon. Aurela është gjithmonë aktive në rrjetet sociale ku poston video dhe foto nga veprimtaria e përditshme.

Por ditën e sotme këngëtarja ka tërhequr vëmendjen me një foto të veçantë që ka postuar.

Aurela ka publikuar një foto të 21 viteve më parë, në kohën kur ka qenë 23 vjeçe, ndërsa vihet re ndryshim drastik i saj përgjatë kësaj kohe.

Ndryshimi drastik i Aurela Gaçes, shihni si dukej para 21 vitesh (Foto) Read More »

Largohet nga Top Channel, moderatorja e njohur i bashkohet stafit të Ramës

Një nga moderatoret më të dashura për publikun, Anjeza Maja duket se pas largimit nga emisioni  “Në shtëpinë tonë”, në Top Channel, do të jetë pjesë e stafit kryeministror.

Për revistën ‘Class’ moderatorja ka treguar se ka në dorë një projekt të ri.

“Së shpejti do të jem pjesë e stafit kryeministror. Është një projekt ambicioz i Endri Fugës dhe më pëlqen shumë si tokë e re në jetën time profesionale.”– ka rrëfyer moderatorja.

Largohet nga Top Channel, moderatorja e njohur i bashkohet stafit të Ramës Read More »

Fansat e masakruan për ngjarjen në Bllok, Elvana Gjata merr vendimin e papritur

Pas ngjarjes në Bllok, ku thuhet se ‘mollë sherri’ ka qenë ajo, këngëtarja e njohur Elvana Gjata është ‘masakruar’ me komente të shumta nga fansat në rrjetet sociale.

Në këtë situatë, këngëtarja ka vendosur të bllokojë të gjitha komentet në fotografinë e fundit të postuar në Instagram, ku ndaj saj janë bërë komente fyese, ku ndër të tjera e kanë quajtur edhe “vrasëse”.

Foto ku Elvana Gjata ka bblokuar komentet
Foto e fundit e postuar në Instagram nga këngëtarja, ku Elvana Gjata ka bllokuar komentet

Capture

I dashuri i saj, Ervin Mataj, është në kërkim si person i përfshirë në sherrin e armatosur brenda në lokal, që la një viktimë dhe dy persona të plagosur nga grupi rival.

Fansat e masakruan për ngjarjen në Bllok, Elvana Gjata merr vendimin e papritur Read More »

’Po për*dhunoni muzikën’’, shpërthen këngëtari i njohur: Kush u jep të drejtën mortjeve

Këngëtari dhe kantautori i njohur shqiptar, Saimir Çili ka reaguar ashpër për muzikën moderne në Shqipëri. Duke iu referuar një këngëtareje të re, e cila prezantoi mbrëmë tek Arian Çani këngën e saj “Ku ke ti moj Ajshe”, Cili shkruan  se muzika shqiptare është bastarduar.

“Të më falni, po degjenerimi vazhdon e vazhdon në përdhunimin e këngës së kënduar shqip, nga erdhëm e ku po shkojmë”, shkruan Çili.

Postimi i plotë:

Të më falni, po degjenerimi vazhdon e vazhdon në përdhunimin e këngës së kënduar shqip, nga erdhëm e ku po shkojmë.

A është nga Azerbaxhani, Turqia, Maqedonia, Bullgaria etj etj etj (vetëm teksti është shqip) përpos pornografisë së shtuar prej shumë vitesh në video-clipet.

Oooooo Tv çfarë po i bëni Kulturës Shqiptare?

Se kam vetëm me këtë këngë, por me shumë e shumë e shumë të tjera.

Oooooo producent, çfarë kulture po i servirni brezit të ri…?

O Shqipëri këta janë kriminelët e kulturës tënde të vyer.

Dita e zisë për muzikën shqiptare ka kohë që ka zbritur në Shqiprinë tonë të dashur.

Vetëm burgu për këto lloj monstrash mund të jetë zgjidhje.

Kush i jep të drejtën këtyre mortjeve të shrytëzojnë një këngë si “Ku ke ti moj Ajshe”, dhe ta përdhunojnë

’Po për*dhunoni muzikën’’, shpërthen këngëtari i njohur: Kush u jep të drejtën mortjeve Read More »

Nga Rudina Magjistari, tek Hygerta Sako e Inis Gjoni: Femrat VIP që u dashuruan me mafiozët në Shqipëri, dhe historitë e tyre

Mbrëmja e pardjeshme ka qenë tronditëse për kryeqytetin, pasi si pasojë e përplasjes me armë në zonën e ish-bllokut në Tiranë humbi jetën një person dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Shkak i sherrit thuhet se ka qenë Elvana Gjata, teksa i dashuri i saj është shpallur në kërkim.

Por rasti i Elvanës nuk është i vetmi, kur të fejuarit apo të dashurit kanë përfunduar në përplasje me armë.

I njejtë është edhe rasti i moderatores Rudina Magjistari.

Para shumë vitesh moderatorja e emisionit të pasdites në “Tv Klan”, Rudina Magjistari njihej në Tiranë si e fejuara e Denis Ginës, i njohur si kapo i grupit famëkeq të “Rruga e Kavajës”, një nga gangsterët më në zë të Tiranës.

27-vjeçarin e vranë më 22 qershor të vitit 1999-të, një krim i ndodhur në periferi të Tiranës.

-Gjithashtu edhe këngëtarja apo regjisorja Inis Gjoni, ka pasur një fat të tillë me të fejuarin e saj.

Në vitin 2002 Inis Gjoni njohu njeriun e zemrës Arian Selimin, i cili u nda nga jeta disa vite më parë pas një ekzekutimi mafioz në Tiranë.

Lidhja e saj me biznesmenin me origjinë nga Shkodra ecte shumë mirë deri në vitin 2004, Selimi përfundoi në pranga, i akuzuar si kapo i një rrjeti të fuqishëm droge.

Vajza e ekraneve dhe i ndjeri ishin në një lidhje dashurie prej 9 vitesh dhe me lirimin i tij nga burgu çifti rinisi bashkëjetesën, lidhje nga e cila erdhi në jetë vajza.

Një tjetër rast është edhe ai i gazetares sportive Hygerta Sako.

Sako me ish-bashkëshortin Artur Aligjoni kanë thuajse 6 vite të ndarë, martesë nga e cila kanë një vajzë. Ish-bashkëshorti i Miss Shqipëria, biznesmeni i njohur, vitin e kaluar u bë pjesë e kronikës së zezë pasi mbeti i plagosur në një nga club-et e Tiranës.

Gjithashtu edhe këngëtarja Fjolla Morina ka pasur një fat të zi, në lidhjen e saj të dashurisë.

Këngëtarja Morina pak kohë më parë u përfol se ka qenë në një marrëdhënie me personin që mbeti i vdekur gjatë një atentati në Sukth.

Në ngjarjen në fjalë humbën jetën ish-shefi i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj.

Triumf Riza ishte i dashuri i këngëtares së njohur Adelina Ismajli, i cili u vra në Prishtinë më 30 gusht 2007.

Vrasja e ificerit Triumf Riza para disa vitesh tronditi opinionin publik, dhe “shkatërroi” të dashurën e tij, Adelinën, e cila disa kohë më vonë i kushtoi edhe një baladë me titull “Trimit tim”.

Nga Rudina Magjistari, tek Hygerta Sako e Inis Gjoni: Femrat VIP që u dashuruan me mafiozët në Shqipëri, dhe historitë e tyre Read More »