ShowBiz

Fier / Dasmorët marrin nusen me kamion

Shiu i rënë gjatë mëngjesit të ditës së sotme nuk i ka ndaluar disa dasmorë të vijojnë pregatitjet për të marrë siç e do zakoni, një nuse në Fier.

Madje, ata kanë rënë në sy të të gjithëve, pasi në ndryshim nga shumë dhëndurë, të cilët mburren me makinat e shtrenjta e mundësisht edhe me helikopterët që marrin në dispozicion, familja e këtij djali ka vendosur të marrë nusen në një mënyrë origjinale.

Ata kanë pregatitur disa kamionë të mëdhenj për të shkuar tek shtëpia e fatlumes së re. Disa kamionë të zbukuruar bukur qëndrojnë në radhë njëri pas tjetrit, ndërsa makinat e tjera të vogla i shoqërojnë nga pas.

Boritë e tyre çajnë Fierin e në sfond nuk mungojnë as këngët e shumta. Ky veprim u ka bërë përshtypje kalimtarëve të rastit, të cilët nuk kanë nguruar të nxjerrin telefonat e të bëjnë edhe video, njërën prej së cilës e shikoni më poshtë./joq

 

Fier / Dasmorët marrin nusen me kamion Read More »

Fundjava e Tahirit, i tregon të birit për ‘rilindasin’ por ai…

Pas shkëputjes nga politika, ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka zgjedhur të eksplorojë Shqipërinë duke i shijuar në maksimum vendet turistike së bashku me familjen e tij. Së fundmi, ish ministri i akuzuar për lidhje me Habilajt të arrestuar për trafik droge në Itali, ka postuar një foto me djalin e tij në Instagram.

Tahiri ka eksploruar zonën e Kolonjës në Ersekë, një zonë nga ku kanë dalë shumë rilindas të mëdhenj, siç është Petro Nini Luarasi.

Tahiri është duke i rrëfyer të birit pikërisht për këtë rilindas, por siç thotë ish-ministri “nuk e kishte mendjen”.

“Duke i shpjeguar rilindasin e madh Petro Nini Luarasi por nuk e kishte mendjen’’- shkruan Tahiri në rrjetet sociale.

Fundjava e Tahirit, i tregon të birit për ‘rilindasin’ por ai… Read More »

U zunë në emision, Roza Lati e thotë troç mendimin për Luana Vjollcën

Pas një debati mes tyre gjatë emisionit të Luanës, Roza Lati u shpreh e pakënaqur nga pritja që i kishte bërë moderatorja dhe kushtet që i kishte vënë në emisionin e saj.

“Sherri me Luanën ndodhi sepse më shau Marilyn Monroe. Jam fanatike e Marilyn-it, ndaj ja ktheva siç unë di ta kthej. Më thanë që Luanës aq ia priti mendja dhe e tha. Por kur ti e fton personazhin që të imitojë Marilyn Monroe dhe ti e shan personazhin para se të ndizet kamera, tani çfarë pret?”- u shpreh Roza pas sherrit.

Megjithatë, e ftuar ditën e sotme në emisionin “Seven Bizz”, Roza e ka treguar troç mendimin që ka për Luana Vjollcën.

“Oh, Luana seksi. Gjoks, vithe, bel, bjonde, buzëqeshje 24-karatëshe, shumë e qeshur, shumë e shkathët. Shumë inteligjente, sepse të bësh shumë gjëra si Luana do të thotë që të kesh shumë guxim.”- është shprehur Roza.

U zunë në emision, Roza Lati e thotë troç mendimin për Luana Vjollcën Read More »

Deklarata e fortë e Eneda Tarifës: Në Portokalli ka njerëz që hanë bukë kot!

Ish prezantuesja e Portokalli, këngëtarja Eneda Tarifa ka habitur me deklaratën e saj të fundit kur është pyetur se kë do të pushonte nga puna nëse do të ishte një ditë drejtoreshë e Portokalli.

E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” të Rudina Dembacajt, Eneda Tarifa ka thënë se në Portokalli ka njerëz që hanë buk kot.

“Nuk besoj se dua të krijoj dhe të bëj armiq në këto momente kështu që besoj se do mbetet për të ta thënë në kafe. Ka njerëz që hanë bukë kot”, u shpreh Eneda.

Edhe pse këngëtarja preferoi të mos përmendte një emër nga personat që do të pushonte nga puna, na tregoi se kë pëlqen më shumë.

“Vend të veçantë mban Flori, i cili është shumë i talentuar, një njeri me shumë dimensione që di të krijojë karaktere dhe pse nuk ka bërë një shkollë për aktrim. Këta njerëz që ecin vetë dhe vetëm me punën e tyre, unë i adhuroj. Me një respekt dhe mall të veçantë, ne vazhdojmë miqësinë me familjen e tyre”, përfundoi Eneda.

Deklarata e fortë e Eneda Tarifës: Në Portokalli ka njerëz që hanë bukë kot! Read More »

Habit ‘polici’ i Portokalli: Si e kapa të dashurën duke u puthur me një tjetër

Ai është një nga aktorët më të dashur, sidomos me rolin e policit në ‘Portokalli;, Bëhet fjalë për aktorin e humorit, Florjan Binaj, i cili ishte i ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’.

Gjatë lojës “Ndaje ose haje”, aktori duhet t’i përgjigjej një pyetjeje, përndryshe duhet të konsumonte një prej ushqimeve.

Florjani duhet të tregonte emrin e një vajze që i ka pëlqyer shumë dhe aktori vendosi të përgjigjej duke treguar një histori. Florjani rrëfeu se dy të rinjtë kishin nisur pëlqimet ndaj njëri-tjetrit, madje aktori i kishte blerë një arush për ditën kur do takoheshin tek kodrat e Liqenit. Mirëpo kur mbërriti atje u habit kur pa vajzën që pëlqente duke u puthur me një tjetër.

Nga kjo ngjarje kanë kaluar shumë vite, megjithatë Florjani e tregon me humor.

Habit ‘polici’ i Portokalli: Si e kapa të dashurën duke u puthur me një tjetër Read More »

Historia e pabesueshme e shqiptares: Lashë të dashurin se u martua për letra, u lidha me tjetër por…

Është e vështirë për t’u besuar se si një ven i vogël si i yni prodhon një larmishmëri të tillë ngjarjesh, ku brenda një harku të shkurtër kohor kategoria e kronikës mbushet plot.

Por, shqiptarët nuk prodhojnë vetëm lajme vrasjesh, përdhunimesh, vjedhjesh e kësisoj, pasi qytetarë të shumtë dërgojnë pranë JOQ.al edhe histori personale e sentimentale. Një grua ka shkruar rreth “aventurës” së dashurisë, të nisur që në moshën 16-vjeçare dhe tani pas vitesh e gjen veten mes dy zjarresh.

Gruaja, e cila shprehet se dëshiron të ruajë anonimatin, shkruan : Doja të ndaja me ju një histori të jetës time. Një histori jo normale dhe e vështirë për t’u besuar, por ja që jeta më vuri në të tilla sprovash, ose isha unë që e vura veten në këtë situatë…nuk e di.Në moshën 16-vjeçare dashurohem marrëzisht me një djalë. Ndenja plot 5 vite më të, për t’u ndarë pasi ai u martua jashtë shtetit për letra, dhimbja ishte e madhe.

Më tha të prisja pasi do të ndahej, por unë nuk e bërë, u lidha me dikë tjetër dhe u martova me të. I tregova gjithçka për të dashurin tim të parë dhe më pranoi me të gjitha të “metat” që kisha. U martova me të dhe pas një viti ish-të dashurit i dalin letra dhe më kërkoi. Më tha që më donte akoma dhe donte që të ndahesha nga burri e të martohesha me të. Pas shumë mëdyshjesh dhe netësh pa gjumë, në debat e sipër, i them burrit që:unë nuk të dua tu, por dua filanin! Ndahemi dhe kthehem te ishi. Familja nuk e priti mirë, por unë kisha krijuar ëndrra me të dashurin, kisha imagjinuar një jetë me të dhe kisha rastin që ta bëja realitet. Nuk bëra dasmë dhe thjesht erdhi në shtëpi, më mori dhe ikëm. U celebruam dhe po jetonin bashkë. ”Por, historia e kësaj vajze që të mban të mbërthyer ndër rreshta nuk përfundon me kaq.Ajo vijon:Gjithçka po shkonte mirë e bukur, por magjia mbaroi. Po më mungon shumë burri im (ish burri), aq shumë sa nuk e keni idenë! Burri tani ka ikur në Angli dhe ka shumë besim te unë pasi unë për të lashë gjithçka, madje edhe familjen. Por unë kam filluar të flas sërish me ish-burrin. Jam takuar me të dhe kam kuptuar që ai është dashuria e jetës time. Ajo e para paska qenë vetëm një fiksim adoleshence. A ia vlen të rri gjithë jetën me këtë person që jam tani edhe pse nuk e dua? Apo të kthehem tek burri i parë, tek dashuria ime e vërtetë? Më ndihmoni ju lutem se po çmendem…”

Historia e pabesueshme e shqiptares: Lashë të dashurin se u martua për letra, u lidha me tjetër por… Read More »

Pas largimit për një kohë të gjatë, këngëtarja shqiptare kthehet në vendlindje

Ka mbi një vit që këngëtarja kosovare Vesa Luma është larguar së bashku me bashkëshortin e saj Big Basta dhe djalin e tyre në Zelandën e re.

Këngëtarja edhe pse larg ka qënë shumë aktive ne llogarinë e saj në Instagram duke na treguar nga përditshmëria e saj.

Kurse sot me anjë të një fotografie të publikuar në Instagram tregon se po kthehet në vendlindjen e saj, Prishtinen.

‘Përshendetje Prishtina’ shkruan Vesa në foton publikuar.

Pas largimit për një kohë të gjatë, këngëtarja shqiptare kthehet në vendlindje Read More »

Televizioni një “strofull kurvërie”, lakuriqësi banale për karrierë

Vajza të bukura, që ekspozojnë hiret e tyre në ekran dhe që komentohen nga shumica vetëm për pamjen e tyre. Kjo është e vetmja gjë që po shohim ditët e sotme në televizion. Për pak famë dhe për të fituar një vend pune janë gati të përdorin imazhin e tyre për t’ia arritur qëllimin e të qënit i suksesshëm.

Kështu janë katandisur televizionet shqiptare, për të pasur sa më shumë shikueshmëri harrojnë etikën profesionale dhe se persona të grupmoshave të ndryshme i ndjekin emisionet e tyre. Shumë herë është ngritur si shqetësim nga personazhe publikë, janë ankuar se në ditët e sotme po shohin vetëm pornografi në ekrane por mesa duket të gjitha bien në vesh të shurdhët.

Jo të dashura vajza e gra shqiptare, të fitosh një punë nuk është e nevojshme të zhvishesh në intervistën tënde të parë për të lënë përshtypje të mirë tek ‘shefi’, të drejtosh një emision familjar nuk është e nevojshme që pjesë të argëtimit të ekspozosh gjoksin e shalët e tua për të thyer rekorde në shikueshmëri.

Publiku të zgjedh e të do për atë që je, për talentin që ke dhe sigurisht për pamjen por jo në këtë lloj mase. Populli ynë i dashur thotë ‘Gjella me kripë e kripa me karar’. Çdo gjë e ka një kufi, ndaj reflektoni!

Televizioni një “strofull kurvërie”, lakuriqësi banale për karrierë Read More »