ShowBiz

“Ta lypi shefi”/ Zbulohet arsyeja e largimit nga televizioni i Anjeza Majës, askush nuk e priste këtë

Largimi i saj nga televizioni ishte një vendim që i befasoi të gjithë dhe fansat e saj sigurisht që u mërzitën.

Anjëza Maja ka shumë vite në televizion, dhe ikja e saj ishte e papritur, ShkodraNews,

Edhe pse u aludua shumë për ikjen e saj, ku nuk u përjashtua edhe mundësia që ajo të ketë pasur ndonjë ngacmim nga shefi në punë, gjë të cilën e hodhi poshtë, e ftuar në emisionin ‘Rudina’, ajo foli për karrierën e saj dhe planet për të ardhmen.

Moderatorja rrëfeu se tashmë po meret me një projekt të ri dhe afatgjatë të kryeministrisë, si edhe tregoi se po përgatitet që të heqë dorë nga televizioni.

“Puna në televizion të merr shumë kohë, nga mëngjesi deri në darkë, aktivitetet, eventet, ato qokat që duhet të kryejmë. Je gjatë gjithë kohës i stërmunduar. Tani po mundohem shumë të shkëputem pak nga pak nga televizioni që të kem më shumë kohë për veten dhe për gjërat e mia personale”, tha ajo./ ShkodraNews

“Ta lypi shefi”/ Zbulohet arsyeja e largimit nga televizioni i Anjeza Majës, askush nuk e priste këtë Read More »

Në pranga reperi i njohur shqiptar, çfarë ju gjet në momentin e arrestimit

Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të mërkurë njërin ndër reperat e njohur në Shqipëri.

Fjala është për këngëtarin Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjitha fansat si Stresi.

Reperi mësohet se është arrestuar nën akuzën e armëmbajtjes pa leje, një krim i cili dënohet me disa vite burg./korrieri

Në pranga reperi i njohur shqiptar, çfarë ju gjet në momentin e arrestimit Read More »

Blendi Fevziu publikon foton me Ben Blushin, por komentuesit shkrihen së qeshuri me xhaketën e tij

Gazetari Blendi Fevziu ka postuar një foto nga arkiva e tij, teksa shihet në krah të Ben Blushit, Ilir Demalisë, Reis Çiços si dhe Donika Bardhës, një foto kjo e shkrepur në vitin 1995.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e ndjekësve të tij të Instagaranit, kaq qenë xhaketa e Ben Blushit, shkruan Shkodranews.

Siç shihet, Beni nuk e ka pasur shumë mendjen tek kopsat e xhaketës kur e ka mbërthyer. /Shkodranews.

Blendi Fevziu publikon foton me Ben Blushin, por komentuesit shkrihen së qeshuri me xhaketën e tij Read More »

Nga Luana tek Ilda, këta janë VIP-at tanë që bëjnë milionat vetëm me këto postime në Instagarm

Tashmë rrjetet sociale nuk janë vetëm për qejf, por ka shumë persona të cilët nxjerrin të ardhura dhe fitime të majme. Kështu, personazhe të njohur të showbizit shqiptar, parmes Instagramit arrijnë që të nxjerrin mjaft fitime.

Në listën botërore të “Pasanikëve të Instagramit” përfshihen një sërë të famshmish që kanë miliona ndjekës si Selena Gomez, Kim Kardashian apo Ronaldo, postimet teke të së cilëve kapin shifrën e 550,000 dollarëve.

Por nëse po vrisni mendjen sesa paguhen personazhet e njohur të ekranit shqiptar, kjo është lista e të famshmve që kanë zbuluar shifrat.

Luana Vjollca – 1.2 milionë ndjekës

Moderatorja shqiptare është një prej personazheve publikë që na tregon se, biznesi i rrjeteve sociale është një burim i mirë të ardhurash. Luana Vjollca është një prej të paktave të famshmeve që arriti 1 milion ndjekës këtë vit. Por nëse pyesni sa paguhet ajo për një postim, atëherë “iconstyle.al” arriti të merrte një informacion. Burime për median “iconstyle.al” treguan se moderatorja kërkon plot 1.200 euro për një postim dhe një “InstaStory” në rrjetin social të Instagram-it dhe duket se çmimi nuk është i diskutueshëm.

Roza Lati – 347 mijë ndjekës

Moderatorja Roza Lati ka qenë ndër të parat që ka folur troç se Instagramin e përdor edhe për qëllime fitimi. Në një intervistë në 2017-n, Roza ka treguar se merr 500 euro-600 euro vetëm me një postim, por mund të ketë edhe pagesë mujore. Mirëpo e ftuar dje në emisionin e pasditës “Rudina”, Roza ka treguar se është paguar edhe 1000 euro për një postim, sipas “Iconstyle”.

Arjon Muça – 44 mijë ndjekës

Arjon Muça ka zbuluar gjithashtu shumën e madhe që ka marrë për një postim në Instagram. I ftuar në Pop Culture, ish-banori i BB, ka ndarë disa sekrete nga jeta e tij private, mes të cilave edhe se është paguar 1000 euro për një publikim.

Ilda Bejleri – 333 mijë ndjekës

Burime për “iconstyle.al” kanë treguar se moderatorja simpatike paguhet afërsisht 500 euro për 5 postime, që i bie minimalisht 100 euro për një postim.

Rashel Kolaneci – 338 mijë ndjekës

Edhe pse e shkëputur tashmë nga ekrani, Rashel ka arritur të ketë 338 mijë ndjekës. Paga minimale që merr ajo për nëj postim në Instagram është 300 euro. Megjithatë rikthimi i saj në ekranin e televizionit “Klan” si konkurrente e “Dance With me”, pritet që të jetë një sukses i madh për ish-velinën edhe në këtë drejtim.

Olsi Bylyku – 263 mijë ndjekës

Aktori i humorit është i njohur ndryshe me pseudonim e rolit të tij, Kimikatit. Ai ka 263 mijë ndjekës dhe shfrytëzon famën e tij në televizion për të përfituar të ardhura nga rrjetet sociale. Nëse një biznes dëshiron që të bëjë një bashkëpunim me Olsin për të postuar një reklamë, burime për “iconstyle.al” treguan se duhet që t’i paguajë atij 500 euro.

Nga Luana tek Ilda, këta janë VIP-at tanë që bëjnë milionat vetëm me këto postime në Instagarm Read More »

Aktorja e madhe shqiptare feston 65-vjetorin, momente nga festa familjare

Aktorja e mirënjohur e skenës shqiptare Yllka Mujo, mbetet një nga aktoret më të dashura të publikut. Ajo ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e 65-të dhe ka qenë e bija Elia ajo që ka ndarë disa momente nga festa private.

Në oborrin e një shtëpie private, me një tortë me peta si para shumë vitesh, Yllka feston ditëlindjen krahë njerëzve më të dashur, fëmijëve, bashkëshortit etj

Nga atmosfera e ngrohtë familjare dy fëmijët e saj, Amosi dhe Elia kanë ndarë foto nga festa e nënës së tyre.

‘Gezuar ditelindjen Ylli jone i bukur qe na ndriçon shpirtin!’ shkruan Elia Zaharia krah fotove të realizuar.

Aktorja e madhe shqiptare feston 65-vjetorin, momente nga festa familjare Read More »

Sot jam 20 vjeç dhe jeta më thërret’, këngëtarja e njohur feston ditëlindjen

Dita e sotme është e veçantë për këngëtaren shumë të dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçen. Këngëtarja sot feston ditëlindjen. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Aurela me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Sot jam 20 vjeç, edhe jeta më thërret. Sot se si ndihem, si më e rritur, se edhe nxë njeriu me kalimin e kohës”, ka shkruar, ndërsa përshkrimit i ka bashkëngjitur një foto kur ishte e vogël. Në këtë postim këngëtarja ka marrë qindra urime nga fansat dhe miqtë e saj.

Sot jam 20 vjeç dhe jeta më thërret’, këngëtarja e njohur feston ditëlindjen Read More »

Princ Leka në gjendje të rënduar dhe i parruar, habit me pamjen në ditëlindjen e vjehrrës së tij

Princ Leka është shfaqur shumë ndryshe në disa foto të bëra publike nga kunati i tij, Amos Zaharia teksa shfaqen e gjitha familja duke festuar ditëlindjen e aktores së njohur, Yllka Mujo.

Siç shihet edhe në këtë foto, Princi rrezaton një lodhje në fytyrë, ndërsa duket se mjekra nuk i shkon edhe aq. /ShkodraNews

  

Princ Leka në gjendje të rënduar dhe i parruar, habit me pamjen në ditëlindjen e vjehrrës së tij Read More »

Ledioni dhe Sara rrëfejnë humbjen e fëmijës së tyre të parë: Papritur, zemra i ndaloi së punuari…

Një ditë më parë Sara Hoxha dhe Ledion Liço kanë bërë një rrëfim ndryshe të historisë së tyre dhe jetës familjare.

Ndër të tjera Sara ka treguar për herë të parë humbjen e fëmijës së tyre, në muajt e parë të shtatzënisë, para se të bëheshin prindër të Lonodnit. , shkruan ShkodraNews.

“ London ishte me vetëdije të plotë. Ne kemi patur një shtatzëni përpara London, që fatkeqësisht u ndërpre në mes, sepse zemra e bebit pushoi së rrahuri. Dua ta them këtë, sepse është diçka që u ndodh shumë njerëzve, është shumë e trishtë, por dua që të kuptojnë që nuk është përfundimtare ajo ndjesi. Ti e mban mend se sa u mërzitëm për një fëmijë që ishte sa një kikirik, që as nuk e njohëm, dhe aty e kuptuam sa shumë donim që të krijonim një familje tonën”, tha Sara për “Who”.

/korrieri

Ledioni dhe Sara rrëfejnë humbjen e fëmijës së tyre të parë: Papritur, zemra i ndaloi së punuari… Read More »