ShowBiz

Letër e hapur/ Të vërtetat e hidhura te motrës së ‘Stresit’

Motra e rreperit Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, i cili u arrestua pak ditë më parë nga policia, ka reaguar ashpër ndaj komenteve të bëra nga gazetari Mentor Kikia.

Në komentin e tij Kikia theksonte se Stresi nuk është shembull për tu marrë. Pikërisht për këtë deklaratë ka ardhur dhe reagimi i Fatjona Lushajt, e cila ka renditur një sërë të vërtetash të hidhura, duke i treguar rinisë se nuk është Stresi ai i cili nuk duhet marrë shembull, por këta që po fundosin çdo ditë Shqipërinë.

Ja postimi i Fatjona Lushajt:
Nentor Kaka na paska quajtur Palaço ! Shembull i keq per rinine shqiptare dhe tre femijet e tij ! Rini e dashur mos merr shembull Stresin!

Behu si Anila , flliqsira e gazetarise Shqiptare , qe edhe shkronjat kane ndot prej saj sa here I shkruan! Rini vidh tendera si Ministrat tane!
Vidh burrat e tjereve e shitu me milionere si Ministre Olta! Ajo eshte vajze e mire mbaroi studimet ne Usa, nuk kendon RAP! Ani Pse ka kolege Tutore prositutash si Prenga, Roshi , asaj i justifikohen Telefonatat e orgjite me ta.

Rini behuni mjeke qe vjedhin e perdhosin bluzen e bardhe duke bere pazare me jeten e njerezve! Vidhet ilaci i dializes,bej nga 17 operacione per syte brenda dites! Vidh organe njerezish , bej pazare me agjensite funerale!

Rini behu farmaciste shitni doza kuajsh e qensh ,ti do jesh figure e paster gjithesesi! Dil pa breke neper plazhe te EU, ne fund te fundit kryeminister do behesh!

Rini merr shembull nga Belinda digj serverat , zhduk gjurmet e udhetimeve , vidh miljonat , do jesh e nderuar e rrespektuar!

Rini merr shembull analistet lerja gruan shokut beji nder ne fund te fundit shokut ja le ….. Rini mbillni parcela me hashash si Sajmiri ne fund te fundit ku ka bir k….qe e arreston ate !

Rini dashuroni vrases me pagese si Valbona, Inisi, Rudina,etj ….Pse Jo tashme edhe ato e pastruan figuren me nganje burre e femi! Rimbushja u krye me sukses! Tani jane zonja ????. Behu Ministre, vidh miliona, udheto neper bote, ulerit hoteleve, koken lart ka kush e ul per ty !

Ngjizu studiove, shitu per nje vend pune, flliq, baltos se ta kerkon shefi! im Zemra e motres ti duhej te studjoje Juridik ne Gjermani e Te shisje Droge stacioneve te trenave dhe te vije Te beheshe shef rendi e te te merrnin shembull!

Te shisje tonelata droge dhe te hapje Universitet! Te pastroje figuren me nje selfie me gruan e Kryeministrit! Te beheshe vasal e t ja fshije pluhurin xhaketes se ndonje shefi ! Duhej te dilje ne Foto me lali Erin e te kendoje per fushaten e pushtave, do ishe djale i mire jo çun i prape ! Gabove duke thene te verteten gjithemone, a e di ku jetojme!

Ti nuk duhet te flasesh me njerez Problematik mor Stres , bej Telefonata me Norah Jonson . Shko kendo ne shesh ,trego sa veshtire ja dole duke shite fiq! Mashtro bre sa te mundesh ne fund te fundit rrena ka vlere me shume .A nuk e kuptove asnjehere se te ligun nuk e vret me plumb! Nuk e kuptove asnjehere qe duhet te jesh legen, servil e spiun! Nuk e kuptove qe duhet te mos flasesh , ? po te duhet ty tu tregosh idealet e babes tone atyre qe duhet me thirre 20 jarana te nanave te tyre me ja u ba ADN!
Kuptoje tash qe e hengre nga ata qe ishin me te ndyre e me te kamufluar se ti! Lirine nuk ta ndalon njeri as ne 6 m2! Le te shkruajne hijenat, sot je ti neser ata e me rradhe!

Rinia ka ke merr shembull Mentor Kaka qe heq shishe bregut te detit e paguhesh me fondet e taksat e popullit! Hajdute e kriminela te shkolluar!

Letër e hapur/ Të vërtetat e hidhura te motrës së ‘Stresit’ Read More »

Habit Arjani Çani: Edhe unë pi kafe me …

Mbrëmjen e djeshme në “Zonë e Lirë”, ku i ftuar ishte kryeministri Edi Rama, gazetari Arjan Çani u ndal edhe akuzat që janë bërë nga PD ndaj Taulant Ballës, së ai ka udhëtuar 52 herë me Edmond Begon, i dënuar më parë për trafik droge, dhe se e ka favorizuar biznesmenin të marrë tendera.

Çani tha se edhe ai e njeh Begon.

Në të kaluarën ka pasur një dënim, por ai është një djalë shumë i mirë, tha Çani, unë pi kafte te lokali i tij. /Shkodranews/

Habit Arjani Çani: Edhe unë pi kafe me … Read More »

“Krimi te Blloku”, Rudina Xhunga reagon pas përqeshjes së Ramës që bëri xhiron e rrjetit: Kur më tallin…

Gazetarja e njohur Rudina Xhunga, që tashmë drejton emisionin “Dritaren” në Neës24”, dhe në puntatën e parë pati të ftuar kreun e qeverisë, Edi Rama, ka reaguar pasi videot e përqeshjes së këtij të fundit bënë xhiro në rrjetet sociale. Rudina i ka pritur këto me sportivitet me sa ka treguar për Tirana Post në një intervistë ku ndër të tjera ka zbuluar se emrin e emisionit “Shqip” ia ka gjetur pikërisht kryeministri Rama. E pyetur nëse pi kafe te Blloku, gazetarja është përgjigjur:

“Lëre, se boll meme kam parë këto kohë. Me Bllokuuuun. Disa prej tyre i vura edhe vetë në Instagram. Ishin shumë të bukura. Kam qeshur edhe unë si shumëkush i bëri dhe shpërndau, edhe pse isha personazh. Fuqia e komikes është magjike. Është e pakrahasueshme me mënyrën serioze të komunikimit. Tani njerëzit e duan në këtë mënyrë informacionin, përzier me humor, ironi. Ndaj i shijova memet “te Bllokuuuu”. Duke u kthyer te pyetja, unë nuk pi kafe te Blloku. Me ngjante emisioni këtë herë si Portokallia. Nuk reshtin memet. Çfarë talentesh kemi, që kanë pushtuar boten digitale. Unë rri dhe i gjej, i ndjek, i pëlqej, edhe kur më tallin mua”.

E ndërsa lidhur me emrin e emisionit Shqip zgjedhur nga Rama, gazetarja ka rrëfyer hapur: “Po, është e vërtetë. Qe një kërkim për emrin e duhur dhe asnjë nuk më pëlqente mua, ose Tanit të Topit, ose Bejtes, ose Pustinës, ose gjithë kolegëve të Topit të vjetër. Donim një emër shqip. Rama, që ishte njeriu i fjalës së duhur dha idenë, po quaje Shqip. U pëlqeu të gjithëve dhe pasi nisi emisioni, fjala ngjiti aq shumë, sa u përhap në media e logo të tjera”./korrieri

https://youtu.be/8p9zouDjWAU

“Krimi te Blloku”, Rudina Xhunga reagon pas përqeshjes së Ramës që bëri xhiron e rrjetit: Kur më tallin… Read More »

U shpall në kërkim bashkë me të dashurin pas ekzekutimit në Bllok, reagon për herë të parë Elvana Gjata: Do bëhesh hija ime?!

Ka reaguar për herë të parë Elvana Gjata pas shpalljes në kërkim nga policia, lidhur me ngjarjen e ndodhur më katër tetor në Blllok, ku mbeti i ekzekutuar një person dhe u plagosën dy të tjerë, ndërsa në kërkim u shpallën tre persona, mes tyre edhe i dashuri i këngëtares, shkruan ShkodraNews.

Ndërkaq, Elvana e cila deri më tani nuk kishte bërë asnjë deklaratë dhe asnjë reagim, ka publikuar këngën e saj më të re, me titull “Shade” (Hije), që vjen si bashkëpunim me Poo Bear.

Në një nga frazat e kësaj kënge, në refren, është dhe fjalia: A do bëhesh hija ime?!

Sigurisht kjo këngë nuk mund të ketë assesi një mesazh apo lidhje me situatën, pasi puna për këtë projekt ka nisur muaj më parë.

/ShkodraNews

Videon e gjeni këtu

U shpall në kërkim bashkë me të dashurin pas ekzekutimit në Bllok, reagon për herë të parë Elvana Gjata: Do bëhesh hija ime?! Read More »

Gruaja e Erion Veliajt i tregon të birit se çfarë duhet të bëj si i ati, por…

Ajola Xoxa ka postuar një foto të veçantë nga shtatzënia, pak orë para se të sillte në jetë të birin, Kajan. Ajo ka zgjedhur pikërisht këtë foto për t’i shkruar dy fjalë të birit, e duke i treguar se çfarë tipari duhet të marrë nga çdo familjarë i tij, shkruan Shkodranews.

“Kjo fotografi eshte marre 12 ore perpara se ti te vije ne jete Kajan, e te na e mbushje jeten plot me driten e bardhe te rrezes se pare te agimit.
Mami uron qe ti te rritesh i shendetshem, te behesh nje njeri i mençur, i mire dhe i drejte, te te udheheqi ne jete gjithnje dashuria dhe asnjehere inati; te behesh kurajoz si babi Eri, ta kesh zemren plot miresi si nena Valbona dhe plot dedikim si nena Shqipja, t’i duash librat si gjyshi Beni, te kesh buzeqeshjen gjithe drite si gjyshi Luani qe te mbron nga qielli, zemren te paqtë si stergjyshja Gano dhe te jesh cool si xhaxhai Arbi. Nga mami tashme ti e ke marre te gjithe zemren dhe zemra ime qendron e gjitha aty brenda zemres tende te vogel, pergjithmone.”,  ka shkruar ajo.

Gruaja e Erion Veliajt i tregon të birit se çfarë duhet të bëj si i ati, por… Read More »

“Më në fund gjeti burrë”, kolegia i nxjerr sekretin këngëtares

Marsela Çibukaj dhe Kamela Islamaj përveçse këngëtare të suksesshme, janë edhe mikesha të mira.

Me zërin e tyre të mrekullueshëm, ato shoqërojnë mbrëmjet e së mërkurave në “Top Channel”, gjatë emisionit “Soiree”.

Në fund të programit, dy vajzat iu bashkuan kolltukut së bashku me një gotë verë dhe folën për miqësinë mes tyre.

Pyetjes së moderatores Jonida Shehu, nëse ato ishin mikesha të mira, nuk nguroi t’i përgjigjen e para Kamela Islamaj, e cila tha: “Ndonjëherë”.

Kamela e argumentoi përgjigjen duke treguar se Marsela është një njëri shumë pesimist që ankohet gjithmonë për gjithçka.

“Po ja në fillim, thonte nuk kam burrë, e tani që gjeti burrë, ankohet për tjetër gjë” – tha Kamela, duke nxjerr kështu zbuluar lidhjen e Marselës.

“Më në fund gjeti burrë”, kolegia i nxjerr sekretin këngëtares Read More »

INTERVISTA/ Aktori i njohur turk e pranon: Jam me origjinë shqiptare

Së fundmi, aktori Sertan Erkaçan është kthyer në një yll në Turqi me perfomancën e tij në serialin “Koca Koca Yalanlar”.

Gjatë një interviste dhënë së fundmi për një media lokale, Erkaçan ka pranuar se është me origjinë shqiptare, shkruan Shkodranews.

“Ju jeni përfshirë në shumë projekte deri më tani, por shumë pak dihet për ju. Mund të na tregoni disi më shumë për vetën”, është një pyetjet që iu bë Erkaçan gjatë një intervistë transmetuar online dy ditë më parë,  shkruan Shkodranews.

Aktori u përgjigj: “Kam lindur në Stamboll, për u rrita në Antalya. Jam fëmija i tretë dhe i fundit i një familjeje emigrantësh shqiptarë. Kur isha 17 vjeç, pasi lashë gjithçka për të ardhur në Stamboll për të studiuar, jeta më solli në pikën ku jam tani”. /Shkodranews

INTERVISTA/ Aktori i njohur turk e pranon: Jam me origjinë shqiptare Read More »

Përgjimet që fundosën Stresin, zbulohet roli që kishte në grupin kriminal

Një ditë pas arrestimit të reperit të njohur shqiptar Arkimed Lushaj, detaje të tjera dalin në dritë.
Policia deklaroi mbrëmjen e kaluar se Stresi u arrestua pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit.

Ndërkohë mësohet se Arkimend Lushaj ishte prej 1 viti në përgjim. Ai është përgjuar teksa komunikon me disa persona për trafikun e drogës. Po kështu në përgjimet ambientale dhe ato telefonike Stresi është kapur duke orientuar shitësit të çojnë drogë në disa vende kryesisht lokale.

Po kështu mësohet se në grupin kriminal Stresi nuk ka rol drejtues por periferik.
Urdhër arresti ndaj tij u ekzekutua mbrëmjen e kaluar pasi kishte informacion se do ikte jashtë shtetit.

Ndërkaq burime nga policia bëjnë të ditur se në ditët në vijim të ketë arrestime të tjera në Tiranë, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal ku bënte pjesë dhe Stresi.

Ky grup dyshohet se vepronte me shitjen e drogës në zonën e bllokut, por edhe ne periferi të Tiranës. Policia po mban në vëzhgim edhe disa persona të tjerë./korrrieri

Përgjimet që fundosën Stresin, zbulohet roli që kishte në grupin kriminal Read More »